Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kriteriet e PTSD

Shko poshtë 
AutoriMesazh
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kriteriet e PTSD Empty
MesazhTitulli: Kriteriet e PTSD   Kriteriet e PTSD EmptySat May 30, 2009 8:49 am

Kriteriet për dhëniën e diagnosës se Çrregullimit të Stresit Post-Traumatik sipas DSM-IV.



A. Personi i është ekspozuar një ngjarjeje traumatike, në të cilën kanë qenë të pranishme të dy situatat e mëposhtme:




  • Personi ka përjetuar, ka qenë dëshmitar, ose është përballuar me një/disa ngjarje ë përfshinin vdekje aktuale apo kërcenim për vdekje apo një dëmtim serioz, apo kërcënim ndaj integritetit fizik të vetes dhe të tjerëve
  • Reaksioni i personit përfshinte frikë të thellë, ndjenjë pamundësie për të dhënë ndihmë, apo ndjenjë tmerri. (Shënim shtesë: Tek fëmijët kjo mund të shprehet përmes një sjellje të çorganizuar dhe të ngacmuar)

B. Ngjarja traumatike ripërjetohet vazhdimisht në një (apo më shumë) mënyrat e mëposhtme:




    <LI class=MsoNormal style="MARGIN: 0cm 0cm 0pt; tab-stops: list 36.0pt">
    Rikujtime stresuese dhe të vazhdueshme të mendimeve, imazheve apo perceptimeve, që lidhen me traumën. Shënim: Në fëmijët e vegjël, mund të shfaqet loja e përsëritur në të cilën shprehen aspekte të ndryshme të traumës

  • Ëndrra të vazhdueshme mbi ngjarjen. (Shënim shtesë: Fëmijët mund të kenë ëndrra të frikshme pa një përmbajtje të njohur apo të kuptueshme)
  • Të vepruarit apo të ndjerët sikur ngjarja traumatike po përsëritet (përfshin një ndjenjë ripërjetimi të përvojës, iluzioneve, halucinacioneve dhe episodave disociative të së kaluarës, duke përfshirë edhe ato që ndodhin kur zgjohen, ose kur janë të intoksinuar). (Shënim shtesë: Tek fëmijët e rritur mund të ndodhë një riaktivizim specifik i traumës)
  • Stres intensiv psikologjik, si pasojë e ekspozimit ndaj stimujve të jashtëm dhe të brendshëm, të cilat simbolizojnë apo ngjajnë me një aspekt të ngjarjes traumatike
  • Reagueshmëri fiziologjike (trupore) si pasojë e ekspozimit ndaj stimujve të brendshëm apo të jashtëm, të cilët simbolizojnë apo ngjajnë me një aspekt të ngjarjes traumatike

C. Evitimi i vazhdueshëm i stimujve të shoqëruara me traumën dhe mpirje të reagueshmërisë së përgjithshme (jo të pranishme para traumës), siç tregohet nga tre (apo më shumë) situata në vijim:




  • Përpjekje për të evituar mendimet, ndjenjat apo bisedat të lidhura me traumën.
  • Përpjekje për të evituar aktivitete, vende apo njerëz, që risjellin ndërmend traumën
  • Paaftësi për të rikujtuar një aspekt të rëndësishëm të traumës
  • Rënie e theksuar e interesit apo pjesëmarrjes në aktivitete domethënëse
  • Ndjenja largimi apo tu huajtësimi nga të tjerët
  • Nivel i kufizuar emocionaliteti (si p.sh.: paaftësi për të pasur apo provuar ndjenja dashurie)
  • Ndjenja të një ardhmeje të shkurtër (si p.sh.: nuk mendon se mund të bëjë karrierë, të martohet, të ketë fëmijë, apo të ketë një jetë normale)

D. Simptoma të qëndrueshme të nxitshmërisë së lartë (jo e pranishme para traumës), siç tregohet nga dy (apo më shumë) situata si vijon:




  • Vështirësi në rënie apo ndjenjën në gjumë
  • Irritim ose shpërthim zemërimi
  • Vështirësi në përqendrim (koncentrim)
  • Hipervigjilencë
  • Gjendje alarmi e ekzagjeruar

E. Kohëzgjatja e shqetësimit (simptomat në kriteret B, C dhe D) është më shumë se një muaj.




F. Shqetësimi shkakton stres klinikisht domethënës apo dëmtim në fushat sociale, të punësimit apo në fusha të tjera të rëndësishme të funksionimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kriteriet e PTSD
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Psikologji-
Kërce tek: