Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit



 
ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Dy regjisorë shqiptarë, provojnë tregun e huaj të produksionit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
H.iT
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

MesazhTitulli: Dy regjisorë shqiptarë, provojnë tregun e huaj të produksionit   Sat May 30, 2009 1:11 pm


Bujar Alimani dhe Robert Budina në Festivalin e Selanikut paraqesin projektet e para për film të gjatë artistik

Festivali
Ndërkombëtar i Filmit në Selanik ka qenë gjithnjë një portë e hapur për
kinematë e vendeve të vogla apo e kinemave në tranzicion të Rajonit.
Nëpërmjet programeve të posaçme aty kanë përfituar edhe regjisorë
shqiptarë. Një skenar cilësor, një grup pune i formuar dhe disa mundësi
fillestare për produksionin e filmit të ardhshëm dhe qoftë edhe
regjisorit me pak karrierë i jepet shansi për të konkurruar me ide dhe
për t’u mbështetur financiarisht kundrejt disa “sanksioneve”.

Në edicionin e 49-të TIFF që mbahet 14-23 nëntor, në
seksionin Forumi i Kooproduksionit i quajtur “Crossroads” do të
paraqiten 15 projekte. Më 17-19 nëntor, ndër vende si Bullgaria,
Greqia, Franca, Izraeli, Italia, Jordania, Palestina, Rumania, Serbia
dhe Turqia, është edhe Shqipëria. Më saktë janë dy artistë shqiptarë,
Robert Budina nga Tirana dhe regjisori Bujar Alimani që prej vitesh
jeton në Greqi.

Prezantimi i projekteve do të bëhet nga producentët
përballë profesionistëve të industrisë filmike që vijnë nga e gjithë
bota. Është një lloj tregu i kinemasë ku marrin pjesë distributorë,
agjentë shitjeje, këshilltarë. Qëllimi i “CROSSROADS” është mbështetja
e producentëve për projektet e filmit të gjatë artistik që janë të
lidhura me Mesdheun dhe rajonin Ballkanik.

Projekti shqiptar me regji të Robert Budinës dhe
producente Sabina Kodrën që paraqet nëpërmjet Kompanisë “Erafilm”, mban
të njëjtin titull të këtij programi të festivalit, “Crossroads”. Për
çiftin Budina kjo është tentativa e parë ndërkombëtare për një projekt
për film me metrazh të gjatë. Deri tani Robert Budina e ka provuar
veten në teatër dhe në metazhin e shkurtër. Filmi “Luleborë” u shpall
dy vjet të shkuara filmi më i mirë shqiptar në TIFF.

Bujar Alimani shkon me “Përtej faljes”, si regjisor
dhe si kooproducent në bashkëpunim me Thanos Anastopoulos, Kompaninë 90
Productions Albania dhe Fantasia Audiovisual SA. Edhe për Alimanin ky
është projekti i parë për film të gjatë artistik. Ka mbyllur me sukses
një kapitull në karrierën e tij të shpejtë si regjisor me filmin e
shkurtër dhe provon sërish me një temë shqiptare.

Ka të ngjarë që ky të jetë projekti që Alimanit iu
refuzua nga bordi i Qendrës Shqiptare Kombëtare Kinematografike vitin e
shkuar. Me pjesëmarrjen e mëparshme në “Crossroads 2006”, Alimani
përmendet si element i një brezi të ri dhe dinamik i kinemasë greke,
brez që ka lënë gjurmë me filmin e shkurtër dhe është hedhur tek
metrazhi i gjatë.

Për projektin fitues jepet Çmimi “The Crossroads
Nokia N Series” me vlerë 10.000 €. Për herë të parë ky çmim iu dha
Yesim Ustaoglu’s për projektin “Kutia e Pandorës” fitues i Golden Shell
si Filmi më i Mirë dhe i Çmimit për Aktoren më të Mirë në Tsilla
Chelton, në Festivalin e San Sebastianit të këtij viti. Më 2007 projekt
fitues ishteNadav Lapid me “Polici” i cili u prezantua më pas në
Atelier du Cinéma, Kanë 2008.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
 
Dy regjisorë shqiptarë, provojnë tregun e huaj të produksionit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Plisi shqiptar- Lashtësia e kapeles bardhë-PLISIT
» Përse Enver Hoxha e kritikonte Çe Guevarën
» Sylejman Aliu:Përse Dik Marti nuk përmend krimet serbe mbi shqiptarët?
» Niko Stylos: Gjuha e ilirëve – gjuhë e shqiptarëve
» Ramiz Dërmaku: Kadri Mani - Personaliteti me rëndësi kombëtare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: V.I.P & Show Biz-
Kërce tek: