Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit



 
ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Rilindja

Shko poshtë 
AutoriMesazh
ScientisT-BoY
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 217
Filloi me : 27/05/2009

MesazhTitulli: Rilindja   Sat May 30, 2009 3:12 pm

Letërsia shqiptare e Rilindjes Kombëtare lindi dhe u zhvillua si pjesë
e pandarë e lëvizjes politiko-shoqërore e kulturore për çlirimin e
vendit nga zgjedha e huaj. Kjo lëvizje, që nis nga mesi i shekullit XIX
dhe arrin deri në vitin 1912, quhet Rilindje Kombëtare, prandaj edhe
letërsia e kësaj periudhe quhet letërsi e Rilindjes Kombëtare. Kjo
është kryesisht një letërsi patriotike me frymë demokratike e
popullore. Tema kryesore e saj ishte dashuria për atdheun dhe popullin,
evokimi i së kaluarës heroike dhe lufta për çlirimin kombëtar e
shoqëror.
Kushtet historike që përcaktuan zhvillimin e saj, ishin
kryengritjet e vazhdueshme kundër pushtuesve osmane, lufta për pavarësi
dhe për ruajtjen e tërësisë tokësore të vendit nga synimet grabitqare
të imperialisteve dhe të qarqeve shoviniste fqinje.
Letërsia e
Rilindjes pati një drejtim iluminist e në periudhën e fundit edhe vepra
realiste, por në thelbin e vet ajo ishte një letërsi romantike. Në
veprat më të, mira të saj u shprehen ideale të larta kombëtare, malli
dhe dashuria e zjarrtë për mëmëdheun, krenaria për të kaluarën e
lavdishme të popullit shqiptar dhe ëndërra për ta parë Shqipërinë e
lirë, të pavarur e të lulëzuar.
Figura më e shquar e kësaj
periudhe është padyshim, Naim Frashëri, autor i poemës "Bagëti e
Bujqësi„ i "Historisë së Skënderbeut„ dhe i shumë poezive të tjera
patriotike, lirike e filozofike. Figura të tjera të shquara janë
Jeromim De Rada, A.Z.Cajupi, Gavril Dara i Riu, Ndre Mjeda, Asdreni etj.
Letërsia
e Rilindjes shënon një etapë të re në historinë e letërsisë shqiptare.
Ajo shënon kalimin nga letërsia me brendi fetare e karakter didaktik,
në letersinë e re shqiptare, në letërsinë e mirfilltë artistike, duke
hedhur në të njëjtën kohë edhe bazat e gjuhës sonë letrare kombëtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Rilindja
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Letërsia shqipe dhe botërore-
Kërce tek: