Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit



 
ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Vjollca Hoxha: Një vit pas ikjes së Tanit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
ScientisT-BoY
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 217
Filloi me : 27/05/2009

MesazhTitulli: Vjollca Hoxha: Një vit pas ikjes së Tanit   Sat May 30, 2009 3:36 pm


Bashkëshortja e Dritan Hoxhës, themeluesit të Top-it, në 1-vjetorin e vdekjes së gjeniut që jetonte me 300 km në orë...
Bashkëshortja e Dritan Hoxhës, themeluesit të "Top"-it, në 1-vjetorin e vdekjes së gjeniut që "jetonte me 300 km në orë"

Një
vit më parë i ra një barrë jo e vogël mbi supe. Bashkëshorten e Dritan
Hoxhës, Vjollcën, bashkëpunëtorët e njohin si nënën e katër fëmijëve,
si partnere dhe këshilltare të themeluesit të "Top Medias", por, vitin
e fundit, ka ditur të jetë edhe një afariste e shkathët dhe krijuese.


këtë përvjetor të dhimbjes, pasi falënderoi të pranishmit në sallë, dhe
ata që "nuk mundën të jenë, por që me mendje e zemër janë në këtë takim
përkujtimor për Tanin, znj. Hoxha tha:

"Edhe pse një vit më pas,
ky mbetet një moment i vështirë. Nuk ka qenë e lehtë për të gjithë ne.
Dimensioni publik i figurës së Tanit u pa qartë vetëm pas ikjes së tij.
Nuk është e lehtë të mbushësh boshllëkun e krijuar, energjinë dhe
dimensionet e themeluesit të "Top Medias".

Kur Tani mbushi dyzet
vjeç, në tetor, u drejtova të gjithëve, me fjalët se: "Ëndrra vazhdon".
Shtatë muaj më vonë dhe një vit pas ikjes, të gjithë e dimë, e shohim
dhe e ndjejmë se kjo është e vërtetë...

Kjo tregon një meritë
tjetër të Tanit. Ai ishte i aftë të ndante me ne ëndrrën dhe pasionin e
tij. Ndaj, ndarja fizike me Tanin, nuk e zbeh ëndrrën e tij. Derisa
vepra e tij është gjallë, gjallë është edhe Tani..."

THANË:

Pirro Milkani, kineast dhe regjisor:


"Gjithnjë
kam dashur ta takoj e t'i thosha disa fjalë, t'i shprehja admirimin tim
si kineast, si njeri i thjeshtë... Si për koincidencë, dy herë që kam
pasur mundësi të jem përballë me të, edhe pse nuk jam i turpshëm në
natyrë, e deshi fati që të mos e takoja kurrë.

Kur mbarova
filmin tim të fundit dhe pata vështirësi (sepse unë nuk isha si Tani, i
përkisja një gjenerate tjetër dhe nuk dija të manovroja si duhet për të
realizuar filmin), dikush, ose më shumë se dikush, më tha se këtë
problem mund ta zgjidhte Tani. Kam komunikuar me këtë njeri, të cilin
sot e kujtojmë të gjithë me admirim dhe dashuri, vetëm përmes sms-ve.

Për
më shumë se dy vjet ruajta një përgjigje të tij shumë të ngrohtë dhe
shumë njerëzore, ku ai më premtonte se do të më ndihmonte. Fati e solli
që më vonë problemet financiare dhe teknike u zgjidhën, por më ka
mbetur në mendje respekti i tij për të tjerët dhe për punën.

Edmond Leka, partner biznesi i Dritan Hoxhës:

"Tani
që unë njoha, ishte një lider i lindur, një njeri që synonte të ishte i
pari, njeri që dinte të ishte vetëm i pari, njeri që nuk kënaqej të
ishte vetëm i pari. Ishte një njeri i dashuruar me punën, i dashuruar
me atë që krijonte.


Ai nuk ngopej me perfeksionin e asaj që
krijonte. Tani i bënte edhe bashkëpunëtorët e tij të dashuronin
krijesën e tyre. Ishte një shqiptar krenar, një vrapues i pandalur".

Rudina Xhunga, emisioni "SHQIP" në "TCH":

"Një
vit më parë, kur fola për Tanin, isha shumë e emocionuar. Në fakt isha
më shumë e frikësuar. Për një kohë të gjatë pasi Tani iku, më ngjante
sikur binte tërmet, teksa isha zgjuar dhe isha në gjumë.

Kur
Tani iku mendova se do t'i merrte të gjitha me vete, prandaj u
frikësova. Por gjatë një viti pa të, nisa të kuptoj diçka, që Tani ma
mësoi pas ikjes së tij, me ikjen e tij: Për njeriun, ndonjëherë është
fat të ketë në krah njeriun e duhur.

Të ndash me të ëndrrën
tënde, ta bësh të ëndërrojë në sinkron me ty, ky ishte sekreti i Tanit.
Ëndrra e tij vazhdon, pikërisht sepse ishte edhe ëndrra jonë".

Veton Surroi, publicist dhe politikan:

"Para pesë vjetësh, do të uleshim në një fshat në Jug të Shqipërisë për një darkë bisede, Tani, unë dhe bashkëpunëtorët.


atë bisedë kaluam shumë territore; kaluam nga Çamëria në Kosovë, kaluam
nga teknologjia në teknologji digjitale, kaluam nga një formë e të
bërit politikë në formën tjetër, kaluam edhe aspekte të ndryshme të
shijes së kafesë.

Rreth orës 4-5 të mëngjesit, kur ajo bisedë
vazhdonte akoma, konstatova në kokën time se kisha të bëja me një njeri
të pasionit të madh, me një njeri që pasioni e kishte kaluar në delir,
ose duhet të ketë qenë diçka e tretë.

Tani nuk ndalej as në 5 të mëngjesit dhe priste të kalonim në temën tjetër të radhës që mund të diskutonim...
Tan
Hoxha është pjesë e theksuar e një Shqipërie, e cila vetë kërkon të
dalë jashtë kontekstit të historisë, kontekstit që e ka paragjykuar
deri tani".

Biks Aliu, përfaqësues i Ambasadës së USA-së në Tiranë:

"Unë
nuk kam qenë këtu që të njihesha me të dhe të shihja ndryshimet, por
shumë miq të mi shqiptarë më thonë që Shqipëria është një vend ndryshe
sot edhe falë punës së palodhur të Dritanit.

Nga ajo që kam
dëgjuar mund të them se Dritani ishte një udhëheqës i vërtetë,
këmbëngulës, i fortë, por edhe me një ndjenjë padurimi. Sot nuk është
aspak e vështirë që të shohësh frytet e punës së tij të palodhur,
këmbënguljes dhe imagjinatës së tij.

Po citoj fjalë që iu
atribuuan një prej themeluesve më të mëdhenj në Shtetet e Bashkuara të
stacionit "ABC", David Sarnof. Ai shpesh quhej vizionar, sepse kishte
një aftësi të veçantë, që të mund të shikonte të ardhmen. Mendoj që
fjala vizionar është fjala më e mirë që përshkruan zotin Hoxha".

JETËSHKRIM I SHKURTËR

Njeriu që jetonte me "300 km në orë..." *
Dritan
Hoxha ka lindur në një familje të thjeshtë në Laprakë, në Tiranë. Ka
humbur të atin që foshnje, është rritur nga nëna e tij, Zyraja, dhe me
afeksionin e atij që do të kthehej në atin e tij shpirtëror, baba Jahon.

Shumë
shpejt do të fillonte të njihej për pasionin e tij për "shpikjet
televizive", antenat e lëvizshme që sfidonin muret, me të cilat kishte
rrethuar mendjet e shqiptarëve diktatura. Nisi studimet për mjekësi,
por shpejt do t'i braktiste ato. Në vitin 1991 emigroi, duke u larguar
nga Shqipëria me eksodin e anijeve, drejt Italisë. Por u rikthye shpejt
në Tiranë, tashmë i bashkuar me nënën e fëmijëve të tij të ardhshëm,
Vjollcën. Ishte baba i tri vajzave dhe një djali, Itanit.

U njoh
fillimisht për biznesin e kafesë, ose siç e pëlqente ta quante,
"biznesin e një malli që kushton pak, por konsumohet shumë". Ishte
biznesi i parë i tij, që jo rastësisht do ta identifikonte edhe me
vajzën e tij të parë, Lorin.

Por kafeja ishte vetëm fillimi.
Teknologjia dhe media ishin dy ëndrrat në sirtar të Dritan Hoxhës.
Ëndrra e tij zuri të ngjizej pikërisht atëherë kur shumë shqiptarëve iu
thyen ëndrrat, në vitin e mbrapshtë 1997. Një vit më vonë lindi Redia,
vajza e tij e tretë, po në të njëjtën ditë lind edhe "Top Albania
Radio" (14 shkurt). Edhe sfida radiofonike ishte pak për ta kënaqur.

Fakt
i kësaj sfide të madhe, kryesisht me veten, është krijimi më pas i "Top
Channel"-it, ose siç e quajti një nga bashkëpunëtoret e tij në këtë
1-vjetor, "aseti më i madh që na ka lënë Tani, por edhe ngushëllimi më
i madh pas humbjes së tij".

Dritan Hoxha humbi jetën në një
aksident automobilistik, në orët e para të mëngjesit, mes 22 dhe 23
majit 2008, pas një darke me një grup miqsh të ngushtë dhe kolegësh.
Aksidenti tragjik ndodhi në orën 01.50 minuta në bulevardin "Bajram
Curri" në Tiranë, përballë ish-ekspozitës "Shqipëria Sot". Bashkë me
Hoxhën humbi jetën edhe 28-vjeçarja Entela Hysko.

*SHËNIM I REDAKTORIT: Të dhënat e jetëshkrimit të Dritan Hoxhës, përdorur në këtë material, janë marrë prej fjalës hyrëse në 1-vjetorin e vdekjes. Të cituarit në artikullin e mësipërm ishin të gjithë pjesëmarrës në këtë ceremoni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Vjollca Hoxha: Një vit pas ikjes së Tanit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Skënder R. Hoxha: Toponimia e Dushkajës (I)
» Përse Enver Hoxha e kritikonte Çe Guevarën
» Vjollca Pasku:Nje takim miqesor me miken time Briliana ..., (suprize per mua) !
» Sylë Mujaj:TURQIT NUK JANË ARMIQ POR HOXHA ËSHTË MATRAPAZ I RREZIKSHËM
» Skënder R. Hoxha: Gjerdan vargjesh për Dushkajën (Poemë)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: V.I.P & Show Biz-
Kërce tek: