Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit



 
ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Të pathënat e Blerim Destanit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
ScientisT-BoY
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 217
Filloi me : 27/05/2009

MesazhTitulli: Të pathënat e Blerim Destanit   Sat May 30, 2009 3:37 pm


Për
shumë sh qiptarë është i njohur si aktor me famë dhe pjesëmarrjen e tij
në mjaft filma në Hollivud, ndërsa për shumë të tjerë më tepër famë
mori nga pjesëmarrja e tij ekskluzive në klipin më të fundit të Soni
Malajt ‘Shpirti im binjak’.
Ky
është Blerim Destani, aktori kosovar që ka fituar zemrën e shumë
vajzave, mijëra fansave ndërsa vetë ndihet ‘i përkëdhelur’ nga suksesi
që po korr. Në një intervistë për ‘Bluetooth’ Blerimi tregon gjithë
angazhimet e momentit, bashkëpunimin me Sonin, duke zbuluar pak dhe nga
jeta e tij private.

Ç’po bën së fundmi Blerimi. Ndonjë projekt në duar?

Momentalisht
jam në fazën përgatitore për filmin belg “Dossier K”, ku unë luaj
njërin nga rolet kryesore. Fazën e mësimit të gjuhës flamande e kalova
dhe tani po vazhdoj provat intensive me kolegët belg dhe regjisorin.
Për këtë rol edhe ushtrimet fizike që jam duke i kryer në mënyrë
intensive janë pjesë përbërëse të përgatitjeve.


Je një aktor shumë i mirë dhe me mjaft famë. Çfarë të pëlqen më shumë nga profesioni që ke zgjedhur?

Shumëçka.
Por më esencialja është se ky profesion më mundëson që në mënyrë
permanente të hulumtoj vetveten. Ashtu siç thotë aktori ynë i madh
Bekim Fehmiu - “Aktori është një minator që përherë gërmon brenda
vetes”. Jam shumë dakord me këtë thënie të aktorit tonë të madh pasi
pikërisht kjo edhe më jep kënaqësinë më të madhe.


Filmi i fundit që ke xhiruar? Na zbulo diçka rreth tij?

Unë
do të kisha thënë: Filmi im më i ri që kam xhiruar është filmi “Get
low”. Për mua ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme pasi pata
mundësinë të luaj përkrah një ikone të aktrimit siç është Robert
Duvall. Në “Get low” ishin të angazhuar edhe yjet: Bill Murray, Sissy
Spacek, Scot Cooper, Lucas Black dhe Bill Cobbs. Filmi trajton jetën e
një njeriu të moshuar, Felix Bush (Robert Duvall) i cili pas 45-vjetëve
jetë në izolim në kasollen e tij në mes të pyllit, trondit qytetin me
idenë që dëshiron të organizojë funeralin e tij. Dëshiron që vetë të
jetë prezent gjatë funeralit të tij dhe ti dëgjojë gjithë fjalimet që
do të mbahen për jetën e tij. Kjo, e ndan qytetin në përkrahës dhe
kundërshtarë të idesë për një ceremoni të tillë. Gary, roli të cilin e
luajta unë, është në anën e kundërshtarëve dhe mundohen ta pengojnë
Plakun Bush.


Për shkak
të punës që ke, udhëton mjaft në shtete të ndryshme. Cili është
sadisfaksioni që ndjen, nga njëri shesh xhirimi në tjetrin?


Është
një kënaqësi e pashpjegueshme. Që kur e lexoj skenarin dhe më pas kur
përmbyllet marrëveshja e angazhimit unë në vete krijoj një imazh të
procesit të punës që më pret, duke u nisur që nga sheshet te xhirimit e
deri tek ekipi i produksionit. Deri më tani asnjëherë nuk më ka
ndryshuar ai imazh me vet prezencën time fizike në sheshin e xhirimit.
Më duhet të pranoj që përvoja ime paraprake në filmat: “Truth About
Men” dhe “At World’s End”, ishte shumë dobiprurëse pasi ishin
produksione më të vogla kështu që në mënyrë graduale u njoftova me atë
industri kinematografike hollivudiane. Për mua të gjithë sheshet e
xhirimit kanë një pikë të përbashkët, më mundësojnë që të udhëtoj në
kohë dhe të përjetoj gjëra të ndryshme. Kjo është një satisfaksion i
mrekullueshëm për aktorin.


Ju
kemi parë pak ditë më parë në klipin më të fundit të Soni Malajt, ku
vërehet prezenca ekskluzive e juaja. Si do ta cilësoje këtë bashkëpunim?


Ishte një kënaqësi e veçantë. Respekti që kisha për Soni Malajn para këtij bashkëpunimi vetëm sa është thelluar edhe më shumë.

Si vendose të jesh pjesmarrës në këtë klip?

Soni
Malaj është një artiste që me punën e saj është imponuar në skenën
muzikore duke dëshmuar vlera të mirëfillta artistike. Duke mos bërë
shumë koketime me gjëra komerciale që zakonisht sjellin beneficione të
tjera. Kjo më ka pëlqyer përherë. Këngën “Shpirti im binjak” e kisha
dëgjuar dhe më pëlqente shumë. Ofertën e pranova me shumë kënaqësi pasi
në vet ofertën ndjeva respekt reciprok që Soni kishte për mua.


Çfarë të pëlqeu më tepër nga Soni dhe me pak fjalë si do ta përkufizoje atë?

Soni
është shumë e përkushtuar në punën e saj, kjo është dhe ajo që e mban
atë në karrierën e saj. Me shumë kujdes i ruan ato që vet i ka krijuar.
Është artiste me një ndjeshmëri të thellë, për ç’ka unë kam shumë
respekt.


Duke qenë se
klipi është mjaft i ndjekur këtu në Shqipëri, shumë fanse të tuat
dëshirojnë të dinë diçka më tepër rrete teje. Si është e organizuar
jeta e përditshme e Blerimit?


Çdo
gjë varet nga ajo se në cilën fazë të përgatitjeve për punë jam. Pasi
angazhimi im në punë është prioritet kryesor. Por, përherë gjej kohë
për miqt e mi.


Mund te na zbulosh dicka me shume nga jeta private?

Unë
nuk dua që para publikut të ofroj asgjë tjetër veçse punës dhe
profesionit tim. Nuk më pëlqen që në opinionin publik të flitet për
gjëra personale të mijat. Preferoj që jeta ime personale të ngelet
vërtetë personale dhe vetëm e imja. Kuptohet përderisa nuk ka ndonjë
lëvizje në kuptimin e asaj që do të më ndryshonte statusin që e kam
tani - single. Në këtë drejtim është duke fryrë një erë, dhe ndoshta së
shpejti me shumë kënaqësi edhe do i dorëzohem asaj ere që të më marrë
me vete. Ndoshta... Atëherë kuptohet kjo do të bëhet publike.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Të pathënat e Blerim Destanit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bajrush Morina:BLERIM SHALA OSE “SEKRETARESHA” E THAÇIT DHE NËNKRYETARI I RAMUSHIT
» Blerim Latifi i përgjigjet Jakup Krasniqit: Mos shit patriotizëm
» Libri:Doli nga shtypi trilogjia nga autori Blerim Shala:"Jeta e vdekjes"
» Blerim Rrecaj: Ta kruajmë kokën bën ndonjëherë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: V.I.P & Show Biz-
Kërce tek: