Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit



 
ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Autore Te Njohur Biografit..

Shko poshtë 
AutoriMesazh
H.iT
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

MesazhTitulli: Autore Te Njohur Biografit..   Fri Jun 05, 2009 11:43 am

Ketu Postoni Biografit E autorve Shqiptar Te Njohur...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
H.iT
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

MesazhTitulli: Re: Autore Te Njohur Biografit..   Fri Jun 05, 2009 11:44 am

Naim FrashëriNaim Frashëri lindi më 25 maj 1846FrashërPërmetit; vdiq më 20 tetor1900 në lagjen Erenqoj të Stambollit, ku edhe u varros. Eshtrat e tij janë sjellë në Shqipëri. Ishte poeti më i madh i rilindjes kombëtare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturës shqiptare.
Në vendlidje bëri mësimet fillore dhe nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek "Zosimea" (1869). Bëri pastaj pak muaj në Stamboll,
si nëpunës i vogël në zyrën e shtypit (1870), po iu shfaq tuberkulozi
dhe u kthye në vendlindje për klimë të mirë. Në fillim ishte nëpunës të
dhjetash në Berat e më pas i doganës në Sarandë
(1872-77). Në këtë periudhë Naim Frashëri bëri prova të vjershërimit
shqip, nën ndikimin e bejtexhinjve e u dha pas vjershërimit persisht,
me sukses, duke botuar më vonë edhe një përmbledhje lirikash Tejhyjylat
(Ëndërrimet, 1885). Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, njëri nga udhëheqësit e së cilës ishte Abdyli,
vëllai i tij më i madh, dhe të veprimtarisë kulturore patriotike të
Shoqërisë së Stambollit, në krye të së cilës ishte Samiu, Naim Frashëri
braktisi vjershërimin persisht dhe iu kushtua letërsisë shqiptare.
Poema e tij e parë e re ishte Shqipëria (1880, botuar më 1897), që
entuziazmoi patriotët shqiptarë. Në Stamboll Naim Frashëri ka qenë ndër
botuesit kryesorë të revistës "Drita", më pas "Dituria" (1884-85), ku u
botuan shumë vjersha të tij, proza e vargje për shkollat e para shqipe
që do të hapeshin, disa shqipërime të shkrimtarit. Ai shërbente si
anëtar i Komisionit të Botimeve pranë Ministrisë së Arsimit, më pas si
kryetar.

Më 1886 Naim Frashëri botoi poemën e tij të famshme Bagëti e
Bujqësi, atë greqisht Dëshira e vërtetë e shqiptarëve (O alithis pothos
ton Alvanon) dhe katër libra për shkollat: "Vjersha për mësonjtoret e
para", "E këndimit të çunavet këndonjëtoreja", (në dy vëllime, me
poezi, lexime të ndryshme, njohuri të para shkencore humanitare), si
dhe një "Histori të përgjithshme". Më 1888 vijoi me "Dituritë"
(ribotuar më 1895 me titullin "Gjithësia", - shkenca të natyrës). Më
1890 doli përmbledhja e lirikave Lulet e verës, pastaj "Mësimet" (proza
patriotike dhe të moralit) dhe Fjala flutarake (vjersha) më 1894, së
fundi më 1898 poema e madhe epike Historia e Skënderbeut dhe poema
fetare Qerbelaja etj.

Naim Frashëri u shqua për lirikën e tij patriotike me temë aktuale
(vjershat "Gjuha shqipe", "Korçës" 1887 etj.), u këndoi me pasion të
rrallë mallit dhe bukurive të atdheut ("Bagëti e bujqësia") dhe bëri
thirrje të fuqishme për çlirimin e tij (krijime të ndryshme, "Dëshira e
vërtetë e shqiptarëve"), si dhe për begatimin e vendit dhe një të
ardhme demokratike të tij. Ai i këndoi natyrës, dashurisë (poema
"Bukuria", një ndër kryesoret e tij, 1890), miqësisë, jetës intime (me
brengën për të afërmit që bori). Poema "Historia e Skënderbeut"qe një
kurorëzim i veprës së tij, "testamenti i tij politik e poetik", me
grishje të hapëta për çlirim nga Turqia është shkruar sipas traditës së
madhe barletiane. Në poemat epike ai u ndikua nga historitë e
vjershëruara të Lindjes dhe nga bejtexhinjtë frashëriotë, po duke iu
kundërvënë këtyre me shqipen e kulluar apo me shkarkirnin e dogmës
fetare (në "Qerbelaja" dhe në veprat e tjera, që i hartoi për afrimin e
elementit besimtar në lëvizjen kombëtare).

Naim Frashëri u shqua edhe për poezinë meditative, nisi në shqipet
poezinë filozofike (vjersha "Perëndia" 1890). Shkroi dhe proza për të
vegjlit dhe bëri disa përshtatje mjeshtërore fabulash të La Fontenit.
Botëkuptimi i Naimit ishte në thelb panteist e idealist. Me admirimin e
madh që kishte për racionalizmin e Dekartit dhe si pasues i shquar i
iluministëve francezë Volter, Ruso etj., me besimin e plotë në shkencat
dhe në rolin e tyre revolucionar në shoqëri (pranimi i teorisë
Kant-Laplas dhe i darvinizmit, që i propagandoi me guxim të madh për
kohën), me demokratizmin e tij dhe antimonarkizmin, besimin në aftësitë
e pashtershme të popullit të vet për të qëndruar, për t'u çliruar, për
të vajtur përpara me hov, Naim Frashëri u bë një veprimtar revolucionar
në tërë fushat, si shkrimtar, njeri i mendimit, njeri politik. E gjithë
veprimtaria e tij letrare dhe kulturore ishte e lidhur ngushtë me
çlirimin dhe përparimin e vendit, me çlirimin shpirtëror dhe ndriçimin
e masave të popullit. Ai kishte besim të plotë në aftësinë e mendjes
për të njohur realitetin e për të vënë në shërbim të njeriut njohjen e
ligjeve të botës. Kërkonte arsimim për të gjithë, emancipimin e gruas,
qeverisjen demokratike, të vendit (një "demokraci prej pleqet", pra të
një ngjyre shqiptare), ngrinte lart vetitë e karakterit të shqiptarëve
(besën, trimërinë, bujarinë), traditat kombëtare që nga lashtësia
pelazgjike. Bënte thirrje për miqësi me fqinjtë në kushtet e respektit
reciprok, shpallte dashurinë në gjithë popujt e racat, ngrihej me forcë
kundër Megali Idesë e pansllavizmit, duke admiruar vetitë dhe kulturën
e popujve të tjerë (poezinë përparimtare lindore, atë greke, latine,
rilindjen evropiane, romantizmin evropian, prej të cilave dhe u ndikua).

Naim Frashëri luajti, përkrah Samiut e pas Kristoforidhit, një rol
themelor për shqipen e re letrare, të cilën e shkroi me një pasuri të
veçantë fjalori e sidomos frazeologjike, duke u mbështetur kryesisht në
gjuhën e popullit, e shkroi të pastër dhe bëri një punë të dukshme për
pasurimin e saj, duke e ngritur atë në lartësinë e një gjuhe arti të
zhvilluar dhe kulture.

Ndikimi i Naim Frashëri, me gjallje të shkrimtarit dhe pas vdekjes,
jo vetëm te shkrimtarët shqiptarë të kohës, por edhe të periudhës së
mëvonshme, ishte i madh. Pas Çlirimit u vunë në pah dhe u çmuan
gjerësisht meritat dhe vlerat e punës dhe të krijimtarisë së tij,
përmes studimesh të ndryshme. Ribotimet e veprave të tij janë të
shumta; përveç tyre janë bërë edhe disa botime kritike shkencore të
veprave të Naimit. Emrin e Naim Frashërit e mbajnë shkolla dhe
institucione të ndryshme. Për merita kulturore në Shqipërinë jepet
urdhri që mban emrin e poetit kombëtar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
 
Autore Te Njohur Biografit..
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Veçoritë e Skënderbeut, që nuk i keni njohur më parë
» Flet këngëtarja e njohur, Manjola Nallbani
» Flet gazetari i njohur dhe komentatori i shquar i futbollit shqiptar Profesor Ismet Bellova
» Shkrimtari i mirënjohur rrëfehet për Blendi Fevziun në emisionin "Opinion" të Tv Klan
» HISTORIA E KURTIZANES MË TË NJOHUR TË TIRANËS QË U VETËVAR ME NËNËN E SAJ NË INTERNIM

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Letërsia shqipe dhe botërore-
Kërce tek: