Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Piktura në shek. XVIII

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dardani
Administrator
Administrator
Dardani


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

Piktura në shek. XVIII Empty
MesazhTitulli: Piktura në shek. XVIII   Piktura në shek. XVIII EmptyThu Jun 11, 2009 6:50 pm

Piktura në shek. XVIII

Ngritja ekonomike e kulturale u pasqyrua edhe në artin e pikturës
shqiptare. Por megjithatë arti i pikturës, njësoj si në shekujt e
mëparshëm ashtu edhe tani, u kufizua kryesisht në pikturën kishtare në
pikturimin e kishave ortodokse të Shqipërisë se jugut dhe të mesme.

Si në gjithë Ballkanin, ashtu edhe në Shqipëri, gjatë shek. XVIII
filloi të dobësohej monopoli kultural e artistik i Malit të Shenjtë që
ishte bërë, gjatë dy shekujve të kaluar, ruajtësi besnik i pikturës
tradicionale bizantine. Orvatjet e Malit të Shenjtë për të mbajtur
artin e pikturës në rrugën e tradicionalizmit e të konservatorizrmit
nuk gjenin më përkrahjen e piktorëve të rij, të cilët, të lidhur me
masat popullore, përpiqeshin t'i jepnin artit një paraqitje tjetër. Kjo
ofroi kushtet për një kthesë drejt realizmit në fushën e pikturës. Në
Shqipëri kjo kthesë u duk në shekullin XVIII dhe është e lidhur me,
emrin e piktorit të shquar, David Selenicës. Në po këtë rrugë ecën edhe
mjaft piktorë të tjerë, ndonëse këta nuk arritën dot në shkallën
artistike të Davidit. Ndër këta shquhen bashkëkohëtarët e tij,
Kostandin Shpataraku, si dhe vllezërit korçarë Kostandin Zoografi dhe
Athanas Zoografi.

Tematika e këtyre piktorëve vazhdoi të ishte gjthnjë tematika kishtare.
Por këta u larguan shumë nga stili bizantin, nga spiritualizmi, u dhanë
shenjtoreve pamjen që i afrohej jetës reale. Këta kanë pikturuar shumë
skena martinizimesh të ekzekutuara në mënyre të theksuar dramatike.

David Selenica, së bashku me dy ndihmësit e tij pikturoi më 1726
afreskët e altarit dhe të anijes në bazilikën e Shën-Kollit të
Voskopojës. Kjo bazilike (33 metra e gjatë, 17 metra e gjerë) e
ndërtuar në vitet 1721-1722, u mbush gati me njëmijë figura.
Veprimtaria artistike e Davidit shquhet nga kujdesi i artistit për të
paraqitur temën sa me reale, sa më emociomale, sa më njerëzore. Në
afresket e tij çdo gjë është në lëvizje, bile shpesh herë në lëvizje të
tepruara. Afresket më të bukura të Davidit mund të konsiderohen
"Hierarkët", "Kryediakon Stefani", "Platitera me dy kryeëngjëjt",
"Kryeëngjëlli Gabriel, etj., pikturuar në altar. Por punimi më
interesant i David Selenices është afresku i "Ktitorit", themeluesit të
bazilikës. Me të kemi të parin portret laik të punuar me frymë
realiste, të marrë nga natyra e gjallë. Eshtë një afresk 2 metra i
gjatë, i pikturuar brënda bazilikës së Shën-Kollit, pranë hyrjes. Tema
është dhurimi i kishës që ktitori i bën Shën-Kollit. Ktitori plak është
paraqitur i gjallë, veshur me xhybe të zezë e gëzof, nën të me anteri
të gjatë dhe të ngjeshur me brez të kuq sipas zakonit të kohës. Nën
anterinë duket këmisha e bardhë e gjatë. Në këmbë mban pantofla
shtëpiake kurse në kokë fes, veshje këto të aristokracisë qytetare
shqiptare të shek. XVIII. Fytyra e tij është plot jetë.

Një tjetër artist i shquar ishte Kostandin Shpataraku. Talentin
artistik e ushtroi si ikonograf në pikturimin e ikonostaseve. Sipas
nënshkrimit që ka lënë, qe murg (hjerodiakon) nga Shpati. Sipas datave
që mbajnë veprat e gjetura deri më sot ka ushtruar një veprimtari të
gjatë, më tepër se 30 vjet, që nga 1736 deri më 1767 . Ai ka pikturuar
ikonat e ikanostaseve të shumë kishave, si në Vithkuqi, Kavajë,
Ardenicë, dhe në manastirin e Shën-Gjon Vladimirit në Elbasan që u dogj
në mars të vitit 1944. Ikonat më të bukura të Kostandinit janë
"Shen-e-Premtja (Kavajë), "Lindja e Krishtit", (Ardenicë), "Shën-Gjon
Vladimiri" (Ardenicë).

Kostandin Shpataraku qe edhe një miniaturist i shquar. Ikonën e
Shën-e-Premtes e ka rrethuar me një varg skenash në miniaturë që
paraqesin martirizimin e saj, skena këto të punuara shumë hollë. Një
rëndësi të veçantë kanë miniaturat rreth ikonës së Shën-Gjon
Vladimirit. Këto paraqesin skena nga jeta legjendare e këtij princi të
shek. XI. Në një nga këto skena është paraqitur princi shqiptar i shek.
XIV, Karl Topia. Karli është pikturuar në këmbë, veshur me petka princi
bizantin, në kokë mban një kurorë, kurse në dorë një skeptër të
peshkopëve latinë që bën kontrast me veshjen bizantine.

Vëllezërit Kostandin Zografi dhe Athanas Zografi qenë gjithashtu
piktorë me talent afreskësh dhe ikonash. Që të dy vëllezërit punuan së
bashku për gati 43 vjet, prej vitit 1720 deri 1764, ndoshta edhe më
vonë. Gjurmët e veprimtarisë së tyre i ndeshim në shumë vise të
Shqipërisë, si në Ardenicë (1744), Voskopojë (1745-1750), Vithkuqi
(1764) si dhe jashtë Shqipërisë në Malin e Shenjtë (1783) e gjetkë.
Karakteristika më interesante e dy artistëve vëllezër ka qenë tendenca
e tyre që t'i vishnin shënjtorët me kostume kombëtare shqiptare, të
cilat për t'ia përshtatur ikonografisë, kanë qenë të detyruar aty këtu
t'i bizantinizojnë. Tjetër karakteristikë e tyre ka qenë tendenca për
të dalë nga tematika e ngushtë, tradicionale. Ata kanë pikturuar tema
të rralla të kishës, të frymëzuara nga Apokalipsi, fakt ky që provon
fantazinë e pasur dhe kulturën e gjerë të të dy artistëve. Kulturën e
tyre të gjerë e dëshmon edhe fakti se kanë pikturuar në afresk, në
manastirin e Ardenicës, mjeshtrin durrësak Joan Kukuzeli, muzikantin e
shquar bizantin të shek. XII. Por me gjithë zotësinë teknike dhe tonin
realist që u kanë dhënë në shprehje dhe në paraqitje shumë veprave të
tyre, arti i dy piktorëve vëllezër ka dobësi që vinë duke u shtuar
veçanërisht në periudhën e fundit të veprimtarisë së tyre. Punimet e
tyre në këtë periudhë janë më të dobëta. Kjo është periudha kur i
gjithë arti i pikturës kishtare në Shqipëri ishte në rënie të
vazhdueshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://riniafr.albanianforum.net
 
Piktura në shek. XVIII
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Historia-
Kërce tek: