Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Zgjimi me zogjtë e vegjël

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Albani
Administrator
Administrator



Numri i postimeve : 354
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 33
Vendodhja : Ferizaj - Kosovë

Zgjimi me zogjtë e vegjël Empty
MesazhTitulli: Zgjimi me zogjtë e vegjël   Zgjimi me zogjtë e vegjël EmptySat May 23, 2009 1:52 am

Shumë prindër dëshirojnë që kur të zgjohen në mëngjes të rrinë edhe për pak kohë në shtrat. Qëndrimi në shtrat është i mundshëm për prindërit, por ka nevojë për pak planifikim dhe organizim.

Hëna, një pëllumbeshë e vogël, që është një vjetë e nëntë muaj, ka dëshirë të zgjohet me cicërimën e zogjve të mëngjesit. Me zbardhjen e mëngjesit, në orën pesë, ajo zgjohet në kulmin e gjallërisë dhe të energjisë. Problemi është se ajo pret me shpresë që ta shoqërojnë në atë që bën edhe pjesa tjetër e pjesë tarëve të familjes. Babai vazhdon i qetë gjumin e tij, kurse nëna dëshiron të qetësohet plotësisht në gjumë, që të merret më vonë me punët e shtëpisë.

Hëna është në kohën më aktive kur babai i saj është në kulmin e gjumit. Mamaja thotë se i vjen keq, sepse nuk mund të realizojë d?shirat e saj kaq herët. Ne kemi provuar të vonojmë orarin e gjumit të saj, por nuk na dha ndonjë rezultat. Ora pesë mbeti si ora e zgjimit të saj të natyrshëm.

Ky tregim prek një pikë të ndjeshme tek shumë baballarë dhe nëna. Dihet nga të gjithë, se fëmijët e vegjël ngrihen herët, sapo dita nis të zbardhet. Këtë fakt e pranojnë shumë nëna që nuk kanë gjetur ndonjë rrugë dalje. Pra, shumicën e njerëzve e vështirëson ky problem, megjithëse ai është përgjithësisht i natyrshëm.Qdo njeri ka orën e tij biologjike të veqantë, e cila përcakton orën e gjumit dhe orën e zgjimit.

Në mbrëmje, kur errësira fillon të përhapet mbi godinat, rrugët, korridoret duke mbështjellë me petkun e saj gjysmën e rruzullit tokësor, trupat tanë prodhojnë hormone gjumi, te cilat qetësojnë trupat dhe e ndihmojnë njeriun që të ketë rehati dhe pushim. Me daljen e rrezeve të dritës hormonet e zgjimit, si për shembull, adrenalina, zënë vendin e tyre. Ata fëmijë që zgjohen në orën pesë të mëngjesit, si Hëna, kanë orë gjumi të rregullt dhe ritëm gjumi të qëndrueshëm. Por, janë të rriturit ata që kanë qrregullime në ritmet e tyre të natyrshme kur kalojnë nga një kohë në tjetrën, si për shembull, në rastin e udhëtimit ose gjatë muajit të Ramazanit. Ky zgjim i hershëm nganjëherë përfaqëson një pjesë të gjumit të qrregullt. Kur fëmija zgjohet herë pas here gjatë natës dhe në mëngjes ngrihet me mendje të turbullt, ai ka nevojë për përkujdesje, që të mësohet me qëndrueshmërinë, qetësinë dhe kthimin në gjumë. Kur fle mirë natën dhe zgjohet vonë në mëngjes, ai paraqet një gjendje të mirë si nga ana fizike, ashtu edhe nga ana shpirtërore. Por kur fëmija bën një gjumë të thellë dhe zgjohet i mbushur me gëzim dhe gjallëri, edhe pse ora pesë është me e preferuara e tij, kjo do të thotë se ai "është ngopur me gjumë" dhe nuk ka pse të shqetësohemi.

Kur nënat e vonojnë me qëllim gjumin e fëmijës, me justifikimin që fëmija të mos zgjohet herët në mëngjes, ato nuk do të arrijnë rezultatin që duan.

Kështu, shumica e fëmijëve vazhdon të zgjohet në të njëjtën kohë, si zakonisht, dhe gjumi i tyre pakësohet. Gjumi i fëmijëve bëhet i vështirë kur shoqërohet me tension dhe lodhje fizike. Gjithashtu është e nevojshme t'i sigurojmë fëmijës të gjitha kushtet për një gjumë të mirë. Për të ndryshuar kohën e zakonshme të gjumit është e dobishme të ndryshohet koha e zgjimit të tij. Fëmija yt mund të mësojë t'i përshtatet nevojës tënde, kështu që ti mund t'i japësh atij lojëra në dhomë ose në shtratin e tij, në mënyrë që të luajë dhe të zbavitet me to kur zgjohet herët. Ky veprim mund të jetë më i dobishëm dhe më i suksesshëm sesa ndërhyrja me ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin e gjumit të tij rutinë.

Fëmija që zgjohet herët dhe që luan në qetësi për pak kohe mund t'i largohet gjumit plotësisht.



Disa këshilla që duhet të kihen parasysh:

1. Nëse fëmija yt kupton, jepi atij një orar të veëantë dhe shpjegoi që ai nuk mund të vijë tek dhoma e mamit derisa akrepi i vogël të arrijë numrin shtatë.

2. Nëse dëshiron të jetë pranë teje në mëngjes, vendosi disa lojëra në dhomën tënde, që të luajë me to në qetësi, ndërsa ti zgjohesh ngadalë duke pritur ditën e re.

3. Provo mënyrën e të shpërblyerit, që ta inkurajosh atë, që të mos e prishë qetësinë tënde ose të mos të shqetësojë herët në mëngjes.

4. Kujdesu që të mos jetë i ftohti ose nxehtësia shkak për zgjimin e tij herët në mëngjes. Nëse batanija ose jorgani zhvendoset nga trupi i tij natën, provo t'i shtrosh një qarqaf ose një mbulesë të lehtë. Kjo mund të qëndrojë mbi atë dhe shmang rrëshqitjen e shtresave.

5. Në qoftë se fëmija yt dëshiron gjithmonë të pijë kur zgjohet, mënjanoi këto kërkesa duke i vendosur gotën pranë shtratit ose n? tavolinën e tij.

6. Përgatiti qantën e zgjimit dhe vendos në të ato që i pëlqejnë atij, si: ndonjë libër që dëshiron, ndonjë lojë që të zbavitet me të. Kështu fëmija do të jetë gjatë kësaj kohe "i zënë" me këtë punë. Pasi ta zërë gjumi fëmijën, vendosja qantën në dhomën e tij duke i ndryshuar përmbajtjen që të mos mërzitet me të njëjtat gjëra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zgjimi me zogjtë e vegjël
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Psikologji-
Kërce tek: