Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kurozitete te ndryshme

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 EmptySat May 30, 2009 11:00 am

Feston ditelindjen ne lume, e ha krokodili
Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 1239443233-krokodiliHidhet ne lume per te festuar ditelindjen, por perfundon ne gojen e nje krokodili. Ajo qe duhet te ishte nje dite e lumtur, ka perfunduar tragjikisht per nje 21-vjecar australian.
Aborigjeni Richard Perry u hodh ne ujrat e lumit Daly se bashku me nje mik, por u sulmua nga nje krokodil, qe e terhoqi pas vetes. Miqte e tjere qe kane pare skenen e tmerrshme nuk kane mundur te bejne dot asgje. Djali kishte pire se bashku me shoket dhe pas kesaj ka dashur te freskohet ne uje.

Lumi njihej si i banuar nga krokodile me te gjate se kater metra dhe gjendet ne Nauiyu, nje zone 200 km ne jug te Darwin. Shoku qe ndodhej ne lume bashke me viktimen arriti te shpetonte. Kerkimet per trupin e te riut nisen menjehere dhe pak ore me pas u gjeten mbetjet e tij, ndersa krokodili u vra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 EmptySat May 30, 2009 11:00 am

Italiania shkelmon të fejuarin për shkak të tradhtisë në Facebook
Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 1241004035-tradhetia-facabookItaliania 28-vjeçare Valeria A, e ka lënë të fejuarin e saj Antonio M, siç ka thënë ajo “derrin tradhtar” pasi ka parë fotografinë e tij duke u përqafur me një grua tjetër në rrjetin e njohur për shoqërim online - Facebook.

Pasi e ka zënë, tanimë ish të fejuarin, me një vajzë tjetër, me ndihmën e një miku, ajo ka shtypur dhe ngjitur mijëra afishe nëpër mbarë Romën. Në fotografinë, të cilën e ka shkarkuar nga profili i Antonios, shihet koka e tij në mes të gjinjve të zhveshur të një gruaje të panjohur.

“Shyqyr Zotit që ekziston Facebook! Së paku e kam marr vesh se eshte një derr tradhetar para martesës”, ka shkruar ajo në afishe dhe është nënshkruar si ish e fejuara dhe në emër të 548 krushqve të planifikuar që të marrin pjesë në dasmën e cila nuk do të ndodhë kurrë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
H.iT
Webmaster
Webmaster



Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 EmptySat May 30, 2009 11:01 am



Klonimi i njeriut, perseri deshton!







Per fat te mire ose te keq ( merreni sipas ndjeshmerise), perseri deshton Panayoitis Zavos, njeriu qe klonoi embrionin e pare.
Pas klonimit te disa embrioneve njerezore me qeliza te dermes, dr. Zavos i futi shumicen e tyre ne mitren e disa vullnetareve.
Ajo qe doli, ishte nje deshtim sepse asnje nga embrionet nuk dha shtatezani.
Nje gje nuk harron te na thote dr. Zavos pas eksperimenteve te tij te
fshehta dhe ilegale: Prisni dhe ca vite qe te kemi nje njeri te
klonuar....???
Mos harroni se me pare jane perpjekur nje grup shkencetaresh aziatike
te kryenin klonim njerezor dhe per te mos thene deshtuam u justifikuan
me faktin qe ky klonim do te ngjallte polemika dhe kinse e nderprene.
Kuptohet jane te zakonshme pretextet qe kinse na ndalon feja etc. Jo,
feja nuk ndalon njeri. Feja pergjithsisht mbeshtet shkencen.
Pra keto jane justifikime te rreme te deshtimeve! Te vjen keq kur
shikon turma njerezish jo vetem ne Shqiperi por ne te gjithe shtetet e
botes , qe besojne keto brockulla.













Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 User_offline












Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 Quote
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 EmptySat May 30, 2009 11:02 am

Londer, punetori fotografon kater UFO
Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 1237547952-ufoNje punetor britanik qe punonte ne catine e nje pallati ne Convent Garden ne Londer, ka fotografuar me celularin e tij nje grup objektesh, per te cilat pretendon se jane UFO.
Ne fakt ai nuk i kishte vene re, por kur ka shkarkuar ne komjuter fotot, ka pikasur kater objektet fluturues. Pervec ores Big Ben, Westminsterit dhe Syrit te Londres, celulari ka fotografuar edhe kater UFO-t. Fotoja e Derek Burton eshte publikuar nga “Daily Telegraph”.

Burton punonte ne katin e 16-te te Orion House kur ka vendosur te beje disa foto te qytetit nga lart per t’ia cuar te shoqes, qe nuk kalon shpesh nga qendra e Londres. Nje burim tha per gazeten “The Telegraph” se fotot nuk jane te montuara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 EmptySat May 30, 2009 11:04 am

Ishulli i të Dashuruarve zbulohet në Google Earth
Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 1234434589-Ishulli-i-te-dashuruarveNjë ishull i vogël në formë të zemrës në detin Adriatik është bërë një hit i pushimeve për Shën Valentin, pasi që është zbuluar në Google Earth.
As vet pronari i ishullit të pabanuar nuk e dinte se sa bukur ishte i formësuar si zemër ishulli në bregdetin kroat, derisa nuk është vërshuar nga kërkesat prej të dashuruarve për të qëndruar aty."Ka qenë e pabesueshme. Ne mendojmë se është ishulli më i përsosur në formë të zemrës në botë", ka thënë Vlado Juresko familja e të cilit ka pronë 108.696 metrave katrorë të ishullit Galesnjak, i cili ka filluar të thirret me të madhe si “Ishulli i të Dashuruarve". "Askush nuk jeton këtu, prandaj nëse të dashuruarit me të vërtetë dëshirojnë të kalojnë vetëm për vete ai është ishulli më i përsosur i braktisur”, ka shtuar ai.

"Ne gjithmonë kemi menduar se duket si zemër, por qëkur është parë në Google Earth çdokush e ka parë dhe e mbarë bota duket se po ka dëshirë të qëndroj këtu", ka përfunduar pronari me fat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 EmptySat May 30, 2009 11:04 am

Humb celularin, peshkatari ia gjen ne barkun e peshkut
Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 1235822363-celNje ngjarje e rralle ka ndodhur ne Britani. Nje i ri kishte humbur ne det celularin, por nje peshkatar e ka gjetur ate pas 7 ditesh ne barkun e nje peshku merluc.
Lajmi eshte publikuar nga gazeta “The Sun”. Gjate nje shetitjeje ne brigjet jugore te Anglise, Andrew Cheatle, ka humbur celularin ndersa luante me qenin. Por nje jave me pas ndersa shetiste me te dashuren ne ekranin e saj te celularit u shfaq nje thirrje me numrin e tij. Telefonte peshkatari, qe kishte gjetur aparatin ne barkun e peshkut. “Mendova se po tallej kur me tregoi, por vendosa gjithesesi ta takoja”, tregoi i riu. Pas takimit, ai pa se telefoni Nokia ishte i veti. Pasi e thane dhe e karikuan telefoni punonte normalisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 EmptySat May 30, 2009 12:27 pm

Shqiptari shpik qesen plastike që nuk ndot mjedisin
Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 1178196385-qeskaNjë produkt kimik në SHBA merr emrin e kimistit korçar, Mirel Sharrëxhi. Kush është Sharrëxhi dhe si emigroi në tokën amerikane
Një produkt që zëvendëson qeset e plastmasit dhe një sërë nënproduktesh të naftës, si ndotësit më të mëdhenj të mjedisit, që së shpejti do të pushtojë tregjet, është “pagëzuar” me emrin e një kimisti shqiptar, i cili është edhe shpikësi i tij. Kompania “Metabolix” dhe gjiganti ADM shpallën disa ditë më parë, në një konferencë të përbashkët shtypi në Massachusest Institute of Technology (shkolla më e mirë në botë, që është cilësuar si djepi i teknologjisë botërore), që materialit plastik t’i vihet emri MirelTM. Ky produkt i ri, që mori emrin e kimistit korçar, Mirel Sharrëxhi, konsiderohet si një alternativë ndaj plastikave tradicionale të prodhuara nga nafta. Por “MirelTM” ka përparësinë që shpërbehet në dioksid karboni dhe ujë pa dëmtuar mjedisin. Kimisti korçar, Mirel Sharrëxhi, ka shkuar në SHBA në vitin 1997 dhe pas disa specializimeve të kryera, në vitin 2000 vendoset në Cambridge, Boston. Ai punësohet nga prof. Oliver Peoples dhe bëhet pjesëtar i ekipit të tij në kompaninë “Metabolix”. Qëllimi i kompanisë është të prodhojë në mënyrë industriale produktin e cilësuar si “çudibërësi”plastik, që nuk ndot ambientin dhe zëvendëson produktet plastike të prodhuara nga nafta.
Produkti “MirelTM”
Sasia e madhe e mbetjeve urbane, të krijuara nga ambalazhet plastike me prejardhje nga nafta në SHBA, por edhe në gjithë globin, konsiderohen si ndotësit më të mëdhenj, pas automjeteve. Kjo pasi këto lëndë e ndotin mjedisin edhe kur dekompozohen. Për këtë qëllim, në SHBA, prej disa vitesh kishin filluar studimet për zëvendësimin e tyre me një lëndë që nuk lë pas ndotje. Dhe vetëm para disa ditësh, “Metabolix Inc. MBLX”, një kompani udhëheqëse në përdorimin e bioshkencës për të gjetur metodika të pastra dhe kohëgjata për plastikat, karburantet dhe kimikatet, bashkë me kompaninë “ADM”, edhe kjo një firmë e njohur në tregjet botërore, shpallën nxjerrjen e produktit të ri Mirel (TM) Plastik Natyral, ku natyrisht kontributin më të madh për këtë produkt e ka dhënë edhe kimisti shqiptar Mirel Sharrëxhi. Në komunikatën zyrtare të kompanisë thuhet se “MirelTM” mund të përdoret si një alternativë e plastikave të formuara nga nafta në shumë procese konvertuese, duke përfshirë format plastike me injeksion, letrën me shtresë të hollë plastike, shtresat e holla në formë filmi. “Metabolix” është duke punuar për 60 aplikime, duke përfshirë produkte të konsumuesve: qese, gota, paketime, produkte që përdoren vetëm një herë, produkte që përdoren në agrikulture etj.
Kush është Mirel Sharrëxhi
Shkencëtari nga Shqipëria ka lindur më 28 mars 1967 në qytetin e Korçës. Ka mbaruar shkollën e mesme për teknologji-kimike në qytetin e Elbasanit dhe më pas studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në degën Kimi Industriale.
Gjatë viteve të tranzicionit ai nuk mundi ta ushtronte profesionin në Shqipëri, pasi dihet situata e industrisë kimike. Në vitin 1997 emigron në SHBA. Fillon punë si kimist analitik në kompaninë “Emerson and Cumming”. Në vitin 2000, profesor Oliver Peoples i ofron një punë të përkohshme në kompaninë e sapoformuar “Metabolix”, me qendër në Cambridge, Massachusets. Pas tre muajsh, duke parë përkushtimin e tij, ai i ofroi punë të përhershme si kimist analitik. Në vitin 2007 mbaron “Masterin” në degën e Kimisë në Universitetin e Massachusetsit dhe konsolidon pozitën si drejtues i grupit analitik në kompani. Ai, së bashku me stafin e kompanisë kryejnë shpikjen e produktit kimik, që merr emrin e kimistit shqiptar. Kjo do të ketë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit, pasi çdo vit i gjithë planeti ndotet nga miliarda tonelata lëndë plastike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 EmptySat May 30, 2009 12:28 pm

Fshihet nga policia 20 vjet pa pikë arsye
Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 1234180117-BennyPasi që para 20 vitesh ka inskenuar vdekjen e tij duke besuar se po e ndiqnin forcat e rendit, një amerikan ka zbuluar se kurrë në jetë nuk ka qenë i dyshuar për çfarëdo akti të paligjshëm.
Bennie Wint ka jetuar 20 vite të plota në arrati duke besuar se po e ndiqte policia për shitblerje të drogës. Ai ka “organizuar” vdekjen e vet duke inskenuar mbytjen e tij në ujë në një plazh të Floridës në muajin shtator të vitit 1989.Pas vetes kishte lënë të fejuarën dhe vajzën katërvjeçare dhe kishte filluar jetën e re me emrin William Smith. Pas pak kohe ishte martuar dhe i kishte lindur një djalë i cili tani ka 17 vjet, por asnjëherë nuk ua ka treguar identitetin e tyre të vërtetë.

Smith para pak kohe është ndaluar në South Carolina për shkak të tabelës së dëmtuar të regjistrimit në automjetin e tij. Pasi që ka dhënë emrin e rrejshëm, shumë shpejt ai është dashur të pranojë identitetin e vërtetë pasi që policia ka kërkuar vërtetim e tij.Kështu, për çudi të tij të madhe, e ka kuptuar se nuk ka asnjë padi nuk ishte ngritur ndonjëherë ndaj tij. Është arrestuar vetëm për vozitje pa patentë shoferi dhe paraqitje të rrejshme për të cilën gjë do të paraqitet para gjyqit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 EmptySat May 30, 2009 12:28 pm

Projektet shkencore, planetët ku do jetohet
Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 1202999993-planetetKolonizimi i hapësirës është koncepti i banimit njerëzor autonom në lokalitete jashtë tokës. Është një temë e trajtuar gjerësisht në fantazinë shkencore, si dhe një qëllim afatgjatë i programeve të ndryshme të hapësirës.
Ndërkohë që njerëzve u shkojnë në mendje se kolonitë hapësinore do të jenë në Hënë apo Mars, të tjerë argumentojnë se kolonitë e para do të jenë në orbitë.Në vitin 2005, administratori i NASA-s, Michael Griffin e përcaktoi kolonizimin e hapësirës si qëllimin final të programeve aktuale të fluturimit në hapësirë duke u shprehur: “... qëllimi nuk është vetëm eksplorimi shkencor... është gjithashtu dhe zgjerimi i rrezes së habitat njerëzor nga toka në sistemin diellor, teksa ecim para në kohë. Në rrugën e gjatë një speciet e një planeti të vetëm nuk mund të mbijetojnë... Nëse ne njerëzit duam të mbijetojmë mijëra apo miliona vite, ne duhet të popullojmë planetët e tjera.”.

Lokalitetet e mundshme për kolonizim
Marsi është një objekt i përhershëm diskutimi. Sipërfaqja e përgjithshme e tij është e ngjashme me sipërfaqen e thatë të tokës, mund të ketë rezerva uji dhe ka karbon. Marsi ka kaluar procese të njëjta gjeologjike dhe hidrike si toka dhe përmban xeherorë mineralë të çmuar, megjithëse ky fakt është në debat e sipër. Ka interesa të forta shkencore për kolonizimin e Marsit, për shkak të mundësisë se jeta mund të ketë ekzistuar në planet në një pikë të caktuar të historisë, dhe madje mund të ekzistojë në pjesë të caktuara të tij. Klima e Marsit është më e ftohtë se ajo e tokës. Graviteti i tij është vetëm sa një e treta e atij të tokës; nuk dihet akoma nëse një gravitet i tillë është i mjaftueshëm për jetën e njerëzve në periudha të zgjatura kohore.
Merkuri
Sipas sugjerimeve të ndryshme shkencore, Merkuri mund të kolonizohet duke përdorur të njëjtën teknologji dhe mënyrë si tek Marsi. Koloni të tilla do të vendosen domosdoshmërisht në rajonet polare, për shkak të temperaturave ekstreme në lokalitetet e tjera të planetit.
Venusi
Sipërfaqja e Venusit është shumë e nxehtë dhe ka presion atmosferik, të paktën 90 herë më të lartë se nivelin e detit në tokë. Sidoqoftë, atmosfera masive ofron një lokalitet alternativ të mundshëm për kolonizim. Në një lartësi rreth 50 kilometra, presioni reduktohet në atmosfera më të vogla dhe temperatura varion nga 40-100 gradë celsius. Kjo pjesë e atmosferës gjendet në retë e dendura, të cilat përmbajnë acid sulfurik. Edhe këto re mund të jenë një element pozitiv për kolonizimin pasi paraqesin një burim të mundshëm uji.
Gjigandët e gaztë
Mund të jetë e mundur të kolonizohen dhe tre prej gjigandëve më të largët të gaztë, siç janë Jupiteri, Saturni, Neptuni, me qytete lundruese në atmosferën e tyre. Duke ngrohur balona hidrogjeni, mund të krijohen masa të gjera me të njëjtin gravitet, si ai i tokës. Jupiteri është më pak i përshtatshëm për banim, për shkak të gravitetit të tij të lartë, shpejtësisë dhe rrezatimit. Koloni të tilla mund të eksportonin Helium-3 për përdorim të reaktorëve të fusionit, nëse do krijoheshin ndonjëherë.
Hëna
Për shkak të afërsisë me tokën, hëna e planetit tonë është gjithashtu një mundësi për kolonizim. Ajo ka prioritetet se është pranë tokës duke mundësuar shkëmbin e mallrave dhe shërbimeve. Një disfavor i hënës është mungesa e avujve, të nevojshëm për jetën, siç janë hidrogjeni dhe karboni. Depozitat e akullit që mund të ekzistojnë në disa kratere polare mund të shërbejnë si burime për këto elementë. Gravitet i ulët i sipërfaqes së tokës është gjithashtu një shqetësim.
Orbita e tokës
Po të krahasohet me lokalitete të tjera, orbita e tokës ka avantazhe të konsiderueshme dhe një problem të madh, por të zgjidhshëm. Orbitat pranë tokës mund të arrihen brenda disa orëve, ndërsa hëna është disa ditë larg dhe udhëtimet për në Mars zgjasin me muaj të tërë. Ka një forcë diellore të mjaftueshme dhe të vazhdueshme në orbitat e larta të tokës, ndërkohë që gjithë planetët e tjerë e humbasin dritën e diellit të paktën gjysmën e kohës. Mungesa e peshës e bën ndërtimin e kolonive të mëdha më të lehtë se në një ambient me gravitet. Austronautët kanë demonstruar lëvizjen e satelite shumë tonësh vetëm me njërën dorë. Disavantazhi i vetëm i kolonive orbitale është mungesa e materialeve. Këto mund të importohen nga toka me një kosto shumë të lartë, ose nga burime jashtëtokësore me kosto më të ulët, siç është hëna, asteroidët etj. Shkencëtarët vazhdojnë të punojnë për krijimin e alternativave për jetën njerëzore, edhe pse do të duhen shumë breza për t’i parë nga afër ato që mendja e njeriut s’i përthith dot në këtë fazë të jetës.
Jeta në hapësirë
¨ Gati çdo astronaut përjeton një tip sëmundje hapësire, të shkaktuar nga informacioni konfuzes që arrin në veshët e tyre të brendshëm. Përveç të përzierave, simptomat përfshijnë dhimbje koke dhe vështirësi në ecje me gjymtyrë. Pak a shumë si dita e parë e shkollës.
¨ Këto janë shqetësimet më të pakta. Në gjendjen pa peshë, lëngjet rrjedhin për lart, duke shkaktuar bllokime të hundës dhe fytyrë të fryrë; kockat humbasin kalcium, duke formuar kështu gurët në veshka. Sëmundje tjetër është edhe atrofia e muskujve, gjë që ngadalëson zorrët dhe tkurr zemrën.
¨ Nëse ekspozoheni në vakumin e hapësirës pa kostumin e përshtatshëm, mos e mbani frymën. Presioni i papritur mund t’jua këpucë mushkëritë.
¨ Përveç kësaj, uji në gjuhë, në hundë dhe në sy do të gufonte. Kjo ka ndodhur në vitin 1965, kur një kostum hapësire u gris gjatë eksperimentit dhe ai që e provonte u ekspozua ndaj vakumit për 15 sekonda.
¨ Ndryshe nga ajo që kemi parë në Hollivud, ju nuk do të shpërthenit. Mungesa e oksigjenit në gjak është ajo që do t’ju vriste, por për këtë do të duheshin dy minuta.
¨ Sistemet e ajrimit në anijet kozmike dhe Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës thithin gjithçka që pluskon në hapësirë.
¨ Banja e anijes kozmike kërkon që astronautët të pozicionohen me saktësi në qendër të ndenjëses. Para se të nisen në hapësirë, secili prej tyre bën prova të panumërta si ta pozicionojnë veten.
¨ Astronautët e kthyer raportojnë vështirësi ekstreme në lëvizjen e krahëve dhe këmbëve pasi prekin tokën; për këtë arsye e quajnë uljen në tokë “lindja e dytë”.
¨ Disa kozmonautë që kanë qëndruar për një kohë të gjatë në hapësirë raportojnë se gjëja më e vështirë me të cilën duhet të mësohen në Tokë është se kur i lëshojnë objektet, ato bien.
Kolonizimi i hapësirës
Metoda
Ndërtimi i kolonive në hapësirë do të kërkojë hapësirë, njerëz, ushqim, materiale ndërtimi, energji, transport, komunikim, gravitet të stimuluar dhe mbrojtje ndaj radioaktivitetit. Kolonitë do të vendoseshin në një zonë që i përmbush këto kërkesa.
Materialet
Kolonitë në Hënë dhe në Mars mund të përdorin materiale vendase, megjithëse Hëna ka mungesa hidrogjeni dhe nitrogjeni, por ka shumë oksigjen, silikon, hekur, alumin dhe titan. Dërgimi i materialeve nga Toka është i shtrenjtë, por disa materiale mund të sigurohen nga asteroidë apo kometa.
Energjia
Energjia solare në orbitë është e bollshme, e besueshme dhe përdoret për të fuqizuar satelitët sot. Në hapësirë nuk ka natë, as re dhe as atmosferë për ta bllokuar diellin. Drita e diellit mund të përdoret në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa asnjë kosto.
Transporti
Transporti në orbitë është faktori kufizues. Hedhjet në hapësirë në ditët e sotme kushtojnë 3 mijë deri në 25 mijë dollarë për kilogram nga Toka në orbitën e poshtme. Për t’u vendosur në hapësirë kërkohen mjete të lira transporti dhe që të mos e dëmtojnë atmosferën.
Komunikimi
Në krahasim me kërkesat e tjera, komunikimi është më i thjeshtë nga orbita në Hënë. Një proporcion i madh i komunikimit tokësor tashmë kalon nga satelitët. Megjithatë komunikimi në largësi mund të shkaktojë vonesa, për shkak të shpejtësisë së dritë dhe distancës.
Burimet e jetës
Njerëzit kanë nevojë për ajër, ujë, ushqim, gravitet dhe temperatura të arsyeshme për të jetuar në periudha të gjata. Në Tokë këto i siguron biosfera. Në hapësirë sistemi i mbyllur ekologjik duhet t’i riciklojë ose t’i importojë ushqimet.
135 UFO në një vit në Britanine e madhe
Numri i raportimeve për shfaqjen e Objekteve Fluturuese të Paidentifikuara (UFO) vitin e kaluar në Britaninë e Madhe ka arritur numrin 135. Ministria e Mbrojtjes në vend ka mbledhur raportimet e njerëzve, ndër të cilët dhe tre pilotë dhe ka deklaruar se në vitin 2006 ka pasur vetëm 97 raste të raportuara. Vitin e kaluar, sipas banorëve, UFO-t janë shfaqur në formën e nj disku fluturues në Stefordshaier, një pajisje e vogël fluturuese në Derbishaier dhe një objekt në formë trekëndëshe me shpejtësi të madhe në Uest Jorkshaier. Në Uest Midlends në dhjetor, një grua u tmerrua, kur sipas saj një UFO reflektoi dritë në dritaren e saj. Ndërkohëm, në Duksford, Kembrixhshaier, më 12 prill, një dëshmitar raportoi se kisthe parë pesëdhjetë objekte, secili me nga një dritë ngjyrë portokalli. Në një rast tjetër, dy pilotë në dy aeroplanë të ndryshëm që fluturonin mbi Aldernei raportuan se kishin parë dy mjete fluturuese ngjyrë portokollai, ndërsa një pilot tjetër raportoi se kishte parë një objekt të çuditshëm në formë balone në ajër. Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe e ka publikuar dosjen në kuadër të planit për të hapur arkivat mbi studimin e UFO-ve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 EmptySat May 30, 2009 12:29 pm

Zhvishen për biletë falas të aeroplanit
Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 1237456975-Zhvishen-er-bilet-avioniKompania ajrore irlandeze Air Lingus u bërë thirrje të gjithë qytetarëve që gjatë aksionit të promovimi të linjave të reja ajrore të defilojnë rrugëve të Londrës gjysmë të zhveshur dhe kështu të fitojnë dy bileta pa pagesë për një nga qytetet evropiane.
Disa mijëra pjesëmarrës janë tubuar dje në Jubilee Gardens në Londër e më pas kanë ecur afër lumit të Temzas. Zëdhënësi i Air Lingus ka thënë dje se disa pjesëmarrës të paradës nuk u janë përmbajtur vërejtjeve të policisë se do të dënohen me para nëse zhvishen tërësisht. Kompania ajrore irlandeze në vitin 2007 ka pasur 125 milionë euro profit, derisa këtë vit ka shënuar humbje prej 120 milionë eurosh.

Përfaqësuesit e Air Lingus kanë premtuar se do të zvogëlojnë çmimin e biletave të aeroplanit për të mos humbur udhëtarët gjatë krizës ekonomike. Drejtori ekzekutiv i kompanisë Dermont Mannion pak kohë më parë ka thënë se gati gjysma e kompanive ajrore në Evropë nuk do të mund të mbijetojnë goditjen nga recesioni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 EmptySat May 30, 2009 12:29 pm

Një gjyshe 90-vjeçe, prezantuese në radio
Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 1227757979-Gjyshja-DjPas pak ditësh mbush 90-vjeç, ka 10 fëmijë dhe 22 nipër e mbesa. Këngëtari i saj i preferuar është Gianni Morandi. Deri këtu nuk ka asgjë të cuditshme. Por ajo njihet jo vetëm në vendin e saj, si një yll i transmetimeve në radio.
Rosina Costa, e njohur si “Gjyshe Rosa dj”, është prezantuese e njohur e një programi titulluar “Le tagliatelle di nonna Rosa”, një rubrikë që transmetohet çdo të shtunë në Radio Delta Lampedusa. “Preferoj të rri mes të rinjve. Ardhja këtu të shtunave më karikon me energji shumë pozitive”- thotë gjyshe Roza. Ajo tregon se me mbylljen e programit kthehet në shtëpi dhe ndihet sërish në formë, sikur të ishte e re. “Gjërat që them në radio me dalin nga zemra dhe kur i dëgjojnë të tjerët ndihem më e lehtësuar”- shpjegon prezantuesja 90 vjeçare.

Gjyshe Roza ka fanët e saj dhe nga mikrofoni i radios i përgjigjet dëgjuesve që janë të interesuar për recetat dhe këshillat e saj në fushën e kuzhinës e gatimit. Të gjithë këto ajo i tregon duke ndërthyrur pjesë të jetës së saj. Ashtu si kujton herë pas here, se gjatë kohës së luftës u gjet pa ndjenja dhe qëndroi në koma për tre muaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 EmptySat May 30, 2009 12:30 pm

Martohet me të burgosurin e dënuar me vdekje
Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 1183492675-mariedNjë grua nga Nottinghamshire i Britanisë së Madhe është martuar me një amerikan i cili është një i burgosur i dënuar me vdekje, pasi ata të dy kanë shkëmbyer disa poezi bashkë. Tracy Morgan e filloi lidhjen e saj me James Morgan para katër vitesh. Ajo e vizitoi atë në burgun e Raleigh, të Karolinës së Jugut.
Pasi e takoi për pesë herë në burg, ajo vendosi të zhvendosjes me shtëpi në qytetin më të afërt të burgut. Morgan, i cili është 52 vjeç, është dënuar në nëntor të vitit 1997, pasi grabiti duke vrarë Patrina Lynette King, 34 vjeçe, nga Asheville. Zonja Morgan deklaroi rreth krimit se nuk ishte një pengesë për të, pasi ajo mësoi dhe gjeti të gjitha detajet rreth krimit. Burime nga departamenti i burgut në Karolinën e Jugut, deklarojnë se vetëm dy vetë kanë mundur të martohen gjatë kohës që kanë qenë të burgosur, por ky është i vetmi rast që martohet një i dënuar me vdekje.

Ndërsa oficerët e burgut e lejuan martesën e cila u bë në ambientet e burgut, kanë vendosur që të martuarit të takohen nga një orë e gjysmë në javë, por do të jenë gjithmonë të shoqëruar. Zonja Morgan tha se lidhja filloi pasi ajo i dërgoi poezi Morganit në burg. Dhe poezia titullohej "Ku është i dashuri im?". "Kur ai më ktheu përgjigje ishte shumë i prekur dhe më tha: - Asnjë në jetën time nuk më ka thirrur i dashuri im". Zonja Morgan ka planifikuar të jetojë në Raleigh me djalin e saj 15-vjeçar dhe shprehet optimiste se një ditë ajo dhe burri i saj do të jenë bashkë jashtë mureve të burgut. "Ne nuk dorëzohemi kurrë", thotë ajo. "Unë besoj që me ndihmën e Zotit, të gjitha gjërat janë të mundura".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 EmptySat May 30, 2009 12:30 pm

772 here ne provim per te marre patenten
Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 1233916634-AutoshkollaKa deshtuar 771 here, por eshte ende e vendosur te marre patenten. Nje koreano-jugore 68-vjecare eshte regjistruar serish per te dhene provimin, edhe pse perpjekjet e saj qe nga viti 2005 kane rezultuar te pasuksesshme.
Gruaja e moshuar nuk arrin te kaloje testin per kodin rrugor qe prej kater vjetesh. Sipas gazetes “Korea Times”, gruaja eshte paraqitur ne te gjitha testet e mundshme dhe ka njoftuar se do ta jape provimin per te 772-n here. Gruaja jeton duke shitur produkte te nevojshme dere me dere dhe kete gje e ben me nje karroce. Nevoja e ka shtyre qe te mendoje se i duhet patenta per te punuar me shpejt. Vetem pagesat e provimeve te patentes i kane kushtuar gruas 2888 dollare. Per te marre patenten asaj i duhen 60 pike, por ne provimet me shkrim ajo zakonisht merr 50.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 EmptySat May 30, 2009 12:31 pm

10 muzetë më të çuditshëm në Amerikë
Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 1181906266-spamNjerëzit ruajnë sende dhe objekte të çuditshme, madje disa prej tyre i ruajnë me fanatizëm gjëra që të tjerët do ti hidhnin. Fjala e urtë Plehrat e dikujt, janë thesari i dikujt tjetër nuk iu reziston më kot kohërave. Edhe për këtë arsye koha ka kërkuar dhe ndërtimin e muzeve të veçantë për të ruajtur këto sende të pazakonta.
Përveç muzeve të arteve të bukura, muzeve historikë dhe atyre arkeologjikë, ekzistojnë dhe muze të Historisë së Funeraleve, Muze të Historisë së Ekzekutimit dhe shumë të tjerë. Amerika mban vendin e parë në botë për muzetë e çuditshëm. Madje në çdo shtet të saj do të gjeni një të tillë. Edhe pse askujt prej nesh nuk i shkon ndër mend të vizitojë një të tillë, ndoshta do të bëheshim kureshtarë të hynin, nëse ndodhemi aty pranë, vetëm nga emri që mbajnë. Revista “Neotorama” ka listuar 10 muze të çuditshëm, duke i përzgjedhur mes të shumtëve. Disa prej tyre janë ndërtuar që në shekullin e 19-të dhe vazhdojnë t’iu rezistojnë kohërave. Vendin e parë e mban muzeu i një kompanie ushqimore. Vendin e dytë e mban Muzeu i Arkivoleve, në të cilin mund të bëhen dhe porosi për arkivole të veçantë, enkas për ju.
Lista
1. Muzeu “SPAM”, Minesota
2. Muzeu Kombëtar i Historisë së Funeraleve, Hjuston
3. Muzeu i endacakëve, Ioua
4. Muzeu “Mütter”, Filadelfia
5. Muzeu “Barnum”, Konektikat
6. Muzeu i komploteve, Teksas
7. Muzeu i mjeteve mjekësore të dyshimta, Minesota
8. Muzeu i pesticideve të insekteve, Alabama
9. Muzeu i kukullave që flasin, Florida
10. Muzeu i plehrave, Konektikat
10 muzetë më të çuditshëm në Amerikë
Muzeu “SPAM”
Ky muze ndodhet në Austin, Minesota. “Spam” në të vërtetë është emri i një kanaçeje me mish të konservuar. Reklama që ky muze i bën vetes është “e mund dhe muzeun e arteve”. Kompania e ushqimeve “Spam” e ka hapur në vitin 2001 dhe aty do të gjeni më shumë se 5 mijë kanaçe “Spam”.
Muzeu Kombëtar i Historisë së Funeraleve
Është pak e vështirë të argumentosh moton “Çdo ditë mbi tokë është një ditë e mirë”. Kjo është dhe moto e këtij muzeut, një ndërtesë në Hjuston që u hap në vitin 1992. Muzeu mburret me një koleksion arkivolesh me format nga më të ndryshmet.
Muzeu i endacakëve
Ky muze ndodhet në Britt, Ioua. Muzeu “Hobo” ruan të detajuar historinë dhe kulturën e endacakëve. Ky muze nuk është i hapur gjatë gjithë vitit, por vetëm gjatë Kongresit të përvitshëm endacakëve. Gjatë vitit organizon dhe ture sipas kërkesave.
Muzeu “Mütter”
Fillimisht, kolegji i fizikanëve të Filadelfias ndërtoi muzeun si një mënyrë krijuese për të informuar studentët e mjekësisë dhe fizikanët për disa nga fenomenet më të pazakonta mjekësore. Në të gjenden bebe me dy koka dhe shtylla kurrizore më e madhe në botë.
Muzeu “Barnum”
Muzeu është hapur më 18 shkurt, 1893 dhe qëndron i hapur edhe sot. muzeu “Barnum” ruan dhe interpreton historinë industriale dhe sociale të Bridgeport, Konektikat. Mes të tjerave brenda do të gjeni një cirk në miniaturë dhe një copë tortë 100-vjeçare.
Muzeu i komploteve
Ekziston më shumë se një teori për vrasjen e John F. Kennedy, prandaj ekzistojnë dhe shumë muze të tilla. Muzeu 6-katësh ndodhet në Teksas. Brenda do të gjeni dokumentarë dhe filma që shpjegojnë teoritë e vrasjeve të ndryshme.
Muzeu i mjeteve mjekësore të dyshimta
Ky muze i veçantë mban gjithfarë mjetesh të profesionit të mjekësisë. Ai ndodhet në Minesota dhe brenda do të gjeni mumje egjiptiane, breshka me dy koka, fosile të ndryshme. Kjo foto që shihni është aparati i rinisë së përjetshme.
Muzeu i pesticideve të insekteve
Ajo që filloi si një magazinë për pesticidet kundër insekteve lulëzoi, dhe tani është një ndër muzetë e pakta në Amerikë që tregon përrallën e pesticideve. Vizitorët mund të mësojnë gjithçka për minjtë, buburrecat dhe merimangat.
Muzeu i kukullave që flasin
Ky është një ndër muzetë më të veçantë, pasi aty shkojnë të vdesin kukullat që flasin. Në të vërtetë kukullat nuk kanë as zë dhe as bateri. Ata që i bëjnë të flasin janë personat që flasin me bark. Ata nuk e lëvizin gojën, por nxjerrin një zë të brendshëm, që duket sikur del nga kukulla.
Muzeu i plehrave
Thënia e vjetër se plehrat e dikujt janë thesari i dikujt tjetër këtu merr më shumë kuptim. Muzeu i plehrave në Hartford, Konektikat ka në hapësirë prej 2 mijë metrash katror dhe është i mbushur me vepra arti të ndërtuara nga plehrat.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 EmptySat May 30, 2009 12:33 pm

U tha nxënësve se Babagjyshi nuk ekziston, pushohet mësuesja
Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 1230200028-Nuk-ekziston-babagjyshiBabagjyshi i Vitit të Ri, ai burri me pak bark dhe me mjekër të bardhë që shpërndan dhurat, mbi slitën që e tërheqin drerët eksiston. Dhe mjerë kush e vë në dyshim. Të mohosh ekzistencën e tij, në fakt në disa vende europiane mund të të kushtojë shtrenjtë, aq sa mund të humbasësh edhe vendin e punës.

Kjo i ka ndodhur një mësueseje në një shkollë fillore angleze. Gjatë një diskutimi me fëmijët, ajo u ka thënë atyre se dhuratat që i gjejnë poshtë pemës nuk janë sjellë nga babagjyshi, pasi ky personazh nuk ekziston. Nxënësit, të tronditur nga deklarata ua kanë thënë këtë prindërve të tyre. pas kësaj, kanë qenë prindërit që janë ankuar tek drejtoresha e shkollës. Mësuesja u thirr me urgjencë në drejtori dhe më pas iu komunikua vendimi për pushim nga puna. Ndërkohë që puna me fëmijët u zgjidh shpejt e shpejt. Një mësues tjetër u tha atyre që mësuesja e parë ishte gabuar, kurseprindërve iu shkrua një letër ndjese, firmmosur nga vetë drejtoresha e shkollës. Vetëm kështu, shumë fëmijë nisën të shkruanin letra e tyre me kërkesa drejtuar plakut të Vitit të Ri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 EmptySat May 30, 2009 12:33 pm

Gjermania, vendi i parë në botë për të rënë në dashuri
Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 1229592626-Te-Bish-Ne-Dashuri-Ne-GjermaniGjermani është vendi i parë në botë për të huaj për të rënë në dashuri. Kështu thotë një studim me titull 'Imapkti i dashurisë në botë', financuar nga Banka Botërore. Të dhënat e studimit tregojnë se Gjermania është vendi ideal për të gjetur dashurinë.


Norvegjia vjen e dyta në listimin e vendeve të dashurisë. Rezultatet janë vertet shumë surprizuese thotë Paul Say shef i marketikungut dhe komunikimit në HSBC (agjencia që bëri studimin). Nuk e kisha menduar se Gjermania qenka vendi i dashurisë. Por çfarë e bën më të mrekullueshëm këtë survejim?Rezultatet tregojnë se Gjermania është edhe shteti më i mirë për tu integruar.





Sondazhi pyeti 2155 turist nga 48 shtete të ndryshme të botës. Fakti që është një shtet multientik, një shtet I pasur dhe me njerëz shumë “friendly” e bën shtetin më të fuqishëm ekonomik të Eurpoës dhe vendi ideal për të gjetur dashurinë. Por sondazhi i pyeti të anketuarit edhe për vendim ku është më lehtë për të bërë miq. Të dhënat tregojnë se njerëzit janë më shumë të prirur për të gjetur miq në Kanada. Njerëzit u pyetën në shkurt-prill të këtij viti, rezultatet u përpunuan dhe arritën në rezultatin se Gjermani është jo vetëm shteti më i pasur i Europës por edhe shteti më i zjarrtë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 EmptySat May 30, 2009 12:34 pm

Nëna me prindër të racave të ndryshme lind binjakë, një të bardhë e një me ngjyrë
Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 1209809796-prinderit-dhe-binjaket-Në nënë britanike me prindër të kombësive të ndryshme, Kylie Hodgson, lindi binjakë, një nga secila kombësi. Jo një djalë dhe një vajzë, por dy vajza, vetëm se njëra doli e bardhë dhe tjetra me ngjyrë.
“Mundësitë për lindje të tilla janë një në një milionë”, thonë ekspertët. Edhe pse rastësi të kësaj natyre ndodhin kur një grua ka binjakë me atësi të ndryshme, ky është rast edhe më i rrallë duke qenë se një çift i vetëm prodhoi binjakë me karakteristika të ndryshme fizike (për shembull toni i lëkurës, ngjyra e flokëve, ngjyra e syve) dhe nuk kanë përzierje të karakteristikave të prindërve. Prindërit vijnë nga raca të ndryshme, me nëna të bardha dhe baballarë me ngjyrë.

Itali, qeveria nxjerr në internet sa e kanë rrogën italianët

Këto ditë Italinë e ka pushuar zemërimi. Duke qenë se qeveria kërkon të jetë transparente me shtetasit, ajo ka publikuar në internet fitimet dhe kontributet në taksa të çdo italiani. Adresa e internetit e taksave është vizituar me miliona njerëz kureshtarët të dinë se sa marrin fqinjët, celebritetet, sportistët dhe yjet e ekranit. Aty do të lexoni se sa paguhen italianët dhe sa taksa u hiqen nga rroga. Megjithatë, Thesari italian ka ndër mend ta pezullojë këtë adresë në internet, duke qenë se ka pasur shumë ankesa. Informacioni është hedhur “online” pa asnjë paralajmërim.


Angli, viziton 26 kryeqytete të Evropës pa asnjë lek në xhep

Një britanik nga Sussex ka vizituar 26 kryeqytete të Evropës gjatë këtyre 6 muajve të fundit, pa shpenzuar asnjë cent. Kris Mole, 24-vjeçar i premtoi tetos së tij se do t’i besojë vetëm mirësisë dhe bujarisë së njerëzve të huaj gjatë udhëtimit prej 10 mijë miljesh. Ai kërkon të mbledhë para për kërkimet kundër kancerit. Ai ka fjetur në ashensorë, ka kaluar ditë pa një kafshatë në gojë dhe madje ka fjetur në natyrë kur nuk i është ofruar asnjë shtrat. Kris, nga Southwick, teto e të cilit vdiq nga kanceri një javë para nisjes, thotë: “Ajo që më ka nxitur të vazhdoj është mendimi i saj”.

SHBA, thyen rekordin, mban frymën për 17 minuta e 4 sekonda

David Blaine ka vendosur rekordin botëror, duke mbajtur frymën për 17 minuta e katër sekonda, në shfaqjen “Oprah Winfrey Show”. Blane, një herë ka ndenjur 1 jave brenda një arkivoli, por më parë ka thithur oksigjen të pastër për të larguar dyoksidin e karbonit nga jaku. Vendosja e këtij rekordi ishte “ëndrra e jetës”, tha ai, gjë të cilën e arriti duke ndenjur vegjetativ. “Ndihem shumë mirë”, thotë ai, ndërsa doli nga uji pasi kishte thyer rekordin e mëparshëm prej 32 sekondash. “Të them të vërtetën fillova të dyshoj në do t’ia dilja, pasi kurrë s’e kisha bërë ndërsa zemra më rrihte kaq shumë”, shton ai.

Angli, postieri pushohet se veshi pantallonat e gabuara

Një polic duhet të shoqërohej në shtëpi nga policia, pasi shkoi në punë me pantallonat e gabuara. Punonjësi i “Royal Mail”, me zyra në Northampton, kishte veshur pantallona ngjyrë blu, pra e njëjta ngjyrë me pantallonat e uniformës, vetëm se pantallonat e tij nuk e kishin logon “Royal Mail” kur ai mbërriti në punë. Pasi u thirr në drejtori për t’u disiplinuar për thyerjen e rregullores, pati një grindje me një anëtar të stafit dhe refuzoi të shkojë në shtëpi. Atëherë menaxherët thirrën policinë, e cila donte s’donte e shoqëroi në shtëpi me makinën e patrullës. Zëdhënësi thotë: “Atij ju kërkua të kthehej në shtëpi dhe të ndërrohej, por refuzoi”.

SHBA, shkon në bankë me çekun fallco të marrë 180 miliardë dollarë

Një person nga Teksasi u arrestua, pasi kërkoi të thyente në bankë një çek prej 180 miliardë dollarësh. Punonjësit e bankës “Chase Bank” në Fort Worth dyshuan kur panë çekun prej 360,000,000,000 dollarësh dhe njoftuan personin që kishte dorëzuar çekun. Gruaja thotë se i dyshuari, Charles Ray Fuller, 21-vjeçar ishte i dashuri i vajzës dhe nuk kishte leje të merrte çeqe. Fuller u arrestua për mashtrim, armëmbajtje pa leje dhe posedim marijuane. Brenda makinës së patrullës, policia thotë se Fuller pretendoi se kishte hapur kompaninë e tij dhe paratë ia kishte dhënë nëna e të dashurës për ta ndihmuar.

Angli, gjobitet 500 paund se i hodhi lule policit

Një person që valëviti një lule plastike para fytyrës së një polici është gjobitur 500 paund nga Gjykata e Lartë “Londonderry”. Gjykata dëgjoi se Neil Brian Devine, 20-vjeçar nga Beechwood, valëviti lulen para policit në mënyrë “agresive”. Ata i thanë të kthehej në shtëpi, por ai u bërtiti atyre. Devine u gjobit 150 paund për sjellje rebele, plus 350 paund të tjera se nuk u shfaq në sallën e gjyqit në disa raste të ndryshme. Avokati i mbrojtjes, Paddy MacDermott thotë se lulja ishte arma më e mirë që policia mund të kishte përpara fytyrës. Gjykatësi u shpreh se “lulja doli të ketë qenë shumë e shtrenjtë”.

SHBA, babai i dehur harron beben në dyqan

Një baba kishte pirë kaq shumë, sa harroi beben gjashtëmuajshe në dyqan dhe u largua pa të, por me çantat e ushqimeve. Shaun Marshall, 27-vjeçar doli nga dera, ndërsa karroca e saj ndodhej shumë pranë derës dhe as që e vuri re. Prokurori Mark Brennan thotë: “Policia kontrolloi kamerat e vëzhgimit për të identifikuar personin përgjegjës për fëmijë. Ata sapo e kishin zbuluar, kur ai u kthye vetë ta merrte. Arsyeja që dha ishte se ishte i lodhur dhe i hutuar. Bëri një gabim të pafajshëm dhe është penduar për të. Megjithatë policia e arrestoi, duke qenë se kishte ngarë makinën në gjendje të dehur, me një fëmijë brenda saj.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 EmptySat May 30, 2009 12:35 pm

Zbulohet qenia e gjallë më jetëgjatë në planet
Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 1198578501-bangouriQuhet Ming, si dinastia që mbretëronte Kinën. Ka lindur 410 vjet më parë, është një midhje, e cila i përket species Arctica Islandica dhe është zbuluar në ujërat islandezë nga kërkuesit e Bangor University.
Mosha nga 405- 410 është përcaktuar duke numëruar unazat mbi shpinën e guaskës. Sipas librit të rekordeve Guinness, rekordi i mëparshëm i përkiste një midhjeje tjetër, që ishte 220-vjeç, dhe pse ky nuk është një rekord zyrtar. Shkencëtarët po punojnë për të kuptuar se cilët faktorë kanë kontribuar për të pasur një jetëgjatësi të tillë.

Edhe thjesht të qëndruarit në këmbë të zgjat jetën

Nuk është e domosdoshme të bësh vrap apo palestër. Mjafton edhe një gjysmë-orësh në këmbë çdo ditë. Këtë ide e pohon një kërkim i bërë në Universitetin e Misurit, sipas të cilit shumë aktivitete, si të folurit në telefon (duke u sorollatur në zyrë apo në shtëpi) ose të shoqërosh fëmijët e tu në një park, mund të bëhen duke qëndruar në këmbë. Kjo djeg dyfishin e kalorive që merr trupi nga ushqimet krahasuar me aktivitetin normal, fizik, ditor.

Ajri i kondicionuar pengon natyralitetin trupor

Lajmi bëhet publik nga një kërkim i bërë në Shtetet e Bashkuara. Kondicionerët çrregullojnë temperaturën e ajrit, duke mënjanuar mekanizmat natyralë të organizmit njerëzor. Kur është ftohtë, trupi ka një kërkesë natyrale për ushqim për ta përballuar. Por ambienti i ngrohur me kondicionerë, bën që kjo kërkesë e trupit të zëvendësohet dhe i nxehti e ul urinë. Në të njëjtën mënyrë, një ngrohje shumë e lartë në dimër nuk i lejon organizmit të ndjejë të ftohtën. Nëse e ftohta do bënte punën e vet, organizmi do të digjte më shumë yndyrna për t’u ngrohur në mënyrë natyrale.

Delfinët, jo vetëm inteligjentë, janë edhe romantikë

Një kërkim britanik i bërë në Brazil për tre vjet me radhë ka bërë publik lajmin se delfinët janë jo vetëm inteligjentë, por edhe romantikë. Meshkujt i joshin femrat duke mbledhur dhe duke u dhuruar atyre alga ose leshterikë. Kjo rikonfirmon se këto specie kanë një inteligjencë superiore.

Majmunët janë në gjendje të mësojnë matematikë

Pak ditë më parë, është zbuluar që majmunët kanë një memorie vizive të njëjtë më atë të një studenti, por në të vërtetë aftësitë e tyre janë edhe më të mëdha. Këtë fakt e konfirmon një studim i Duke, Universiteti i Çikagos. Dy majmunëve dhe 15 studentëve u është kërkuar të mbledhin me shpejtësi një seri numrash dhe më pas të gjenin alternativën e duhur mes dy zgjidhjeve. Si kafshët, ashtu dhe njerëzit janë përgjigjur në të njëjtën kohë, (rreth një sekondë) dhe me sukses të njëjtë.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 EmptySat May 30, 2009 12:36 pm

Ia nxjerrin gjilpërën nga te ndenjurat pas 31 vitesh
Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 1239182338-prapanicaKinezi Lao Du nga Zhengzhou më në fund mund të ulet “qysh e ka dhanë Zoti”. Për 31 vite rresht ai ka jetuar me gjilpërë të thyer në prapanicë.
Një mjek amator nga fshati i kishte dhënë një injeksion në vitin 1978. Gjilpëra i ishte thyer dhe i kishte mbetur në prapanicën e kinezit pa fat.Kohëve të fundit ai kishte filluar të ndiente dhimbje të tmerrshme. Mjekët pas një operacioni tre orësh më në fund kanë gjetur gjilpërën dhe e kanë gëzuar 55-vjeçarin Lao Du.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 EmptySat May 30, 2009 12:36 pm

Edhe çuditë nuk kanë të sosur
Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 1189107298-wakenmanKush janë dhjetë njerëzit e konsideruar si më të çuditshmit e më të çuditshmëve
Nëse mendoni se jeni të çuditshëm, se sjellja juaj konsiderohet si absurde nga ata që ju rrethojnë, apo keni anomali të ndryshme, atëherë duhet të lexoni patjetër për këta njerëz. Dhjetë personat e listuar janë konsideruar si "të çuditshmit e më të çuditshmëve". Njerëz të tillë, rrallë gjen mbi tokë. Pasi të keni lexuar për secilin prej tyre, do të ndiheni shumë më mirë për veten dhe nuk do t‘ju bëjë përshtypje ajo që të tjerët mendojnë. Pjesa më e madhe e tyre e dinë që janë të ndryshëm, që konsiderohen si të sëmurë mendorë nga një kategori e caktuar, por nuk lejojnë që ky fakt t‘i dekurajojë. Ata e konsiderojnë çuditshmërinë e tyre si talent, dhunti. Për t‘u theksuar është se të gjithë këta janë meshkujt
Ngoc: Tri dekada pa gjumë

64-vjeçari Thai Ngoc vuan nga pagjumësia që nga mbrëmja e vitit 1973, kur kaloi ethe të forta. Ai ka numëruar një numër të pakufizuar delesh gjatë 11.700 netëve të njëpasnjëshme. "Nuk e di nëse pagjumësia ka ndikuar në shëndetin tim apo jo. Doktori thotë se jam për bukuri, me përjashtim të mëlçisë dhe punoj normalisht si të tjerët", thotë Ngoc. Ai mban në kurriz çdo ditë 50 kilogramë çanta me plehra, duke i transportuar për katër kilometra. Gruaja e tij thotë se gjatë ditës kujdeset për derrat dhe pulat, ndërsa natën punon si roje. Gjatë netëve të të tre muajve ka hapur liqene artificiale për të rritur peshq.

Bhgat: Mban vëllain binjak në stomak

Sanoju Shagat dikur ka pasur një stomak të fryrë, që dukej sikur ishte nëntë muajsh shtatzënë dhe merrte frymë me vështirësi. Indiani Shagat thotë se është ndjerë i ndërgjegjshëm gjatë gjithë jetës së tij se kishte bark jashtë normales. Por një mbrëmje, në qershor të vitit 1999, problemi i tij u përkeqësua edhe më shumë. Doktorëve iu desh të nxirrnin nga stomaku i tij trupin e vëllait binjak. Ai vuante nga një anomali ndër më të çuditshmet në botë, fetusi brenda fetusit. Një anomali e rrallë, ku fetusi i zënë kurth mbijeton dhe rritet derisa doktorët të ndërhyjnë
Hokoi: 28 vite i fshehur pas Luftës së Dytë Botërore

Shoichi Yokoi ishte një ushtar i ushtrisë perandorake japoneze më 1941-n dhe u dërgua në Guam menjëherë pas atij viti. Në vitin 1944, forcat amerikane ripushtuan ishullin dhe Yokoi u fsheh. Në janar të vitit 1972, ai u zbulua në një pjesë të largët të ishullit Guam nga dy banorë të ishullit. Për 28 vite ai qëndronte i fshehur në një shpellë në xhungël, pasi kishte frikë të dilte, edhe pse kishte gjetur broshura që shkruanin se Lufta e Dytë Botërore kishte mbaruar. "Më vjen shumë turp që jam kthyer i gjallë nga lufta", tha ai kur u kthye në Japoni, me pushkën ndryshkur ende mbi shpatulla.

Mehkan: Jeton në aeroport që në vitin 1988

Mehkan Karimi Nasseri, i njohur si Sur Alfred Mehkan, është një refugjat iranian, i cili po jeton në sallën e pritjes së terminalit të aeroportit "Sharl de Gol" që më 8 gusht të vitit 1988. Pasi u burgos, u torturua dhe u dëbua nga vendi i tij, ai kërkoi azil në shumë vende evropiane, por pa fat. Ai vendosi të shkojë në Mbretërinë e Bashkuar, por ata e kthyen në aeroportin "Sharl de Gol", pasi nuk kishte dokumentacionin e duhur. As në Francë nuk mund të vërtetonte statusin e refugjatit, prandaj u zhvendos në zonën e pritjes, aty ku rrinë udhëtarët pa dokumente.
Mitsuo: Jezus Krishti japonez

Matayoshi Mitsuo është një politikan japonez, i bindur se është perëndia dhe Krishti. Sipas programit të tij, ai do të kryejë gjykimin e fundit si Krishti, por mënyra për ta bërë këtë është brenda sistemit të tanishëm politik dhe ligjshmërisë. Hapi i parë si shpëtimtar është të zgjidhet Kryeministri i Japonisë. Pastaj do të reformojë shoqërinë japoneze dhe më pas Kombet e Bashkuara duhet t‘i ofrojnë nderin të bëhet Sekretar i Përgjithshëm. Pastaj Jezusi Matayoshi do të sundojë në të gjithë botën me dy autoritete legjislative, fetare dhe politike.

Bawden: Papa i vetzgjedhur Michael I, nga Kansas

David allen Bawden (lindur më 1959) është një qytetar amerikan, i cili është zgjedhur Papa Michael I, nga një grup prej gjashtë konklavistësh apo katolikësh post-sedevakantiste. Ai argumenton se zgjedhjet e fundit të gjashtë papëve kanë qenë të pavlefshme për shkak se ata janë të gjithë modernistë. Sedevakantistët argumentojnë se nëse kolegji i kardinalëve nuk mund të zgjedhë një papë të vlefshëm, atëherë katolikët e zakonshëm mund ta bëjnë, nën një parim të quajtur "epikeia", barazi.
Bihari? 18 vjet i vdekur për shtetin

Lal Bihari, i lindur në vitin 1961, është një fermer nga Uttar Pradesh, Indi, i cili ka qënë zyrtarisht i vdekur nga viti 1976 deri më 1994-ën. Ai themeloi "Mritak Sangh" ose "shoqërinë e të vdekurve" në Urtar Pradesh, Indi. Ai luftoi me burokracinë e qeverisë indiane për 18 vjet, për të provuar se është ende gjallë. Kur Lala Bihari kërkoi të aplikonte për një hua në bankë në vitin 1976 , ai zbuloi se ishte zyrtarisht i vdekur. Xhaxhai i tij i kishte dhënë ryshfete një zyrtari në qeveri që ta deklaronte atë të vdekur, me synimin për të marrë pronësinë e tokës së Biharit. Ai zbuloi edhe 100 njerëz të tjerë në situatën e tij, të cilët ishin deklaruar zyrtarisht të vdekur. Sot ajo shoqëri ka 20 mijë anëtarë në të gjithë Indinë. Deri në vitin 2004, ata arritën të deklaronin 4 prej katër anëtarëve të tyre të gjallë. Në vitin 2004 ai kandidoi për një vend në Parlament në Lla Ganj.
Icke: Shpëtimi vjen nga humanoidët
David Icke është një ish-lojtar profesionist futbolli, prezantues i emisioneve sportive në BBC dhe zëdhënës i Partisë së Gjelbër britanike kombëtare. Që në vitin 1990, ai ka qenë një "hetues me kohë të plotë i asaj dhe atyre që kontrollojnë botën, zvarranikët". Ai vishet vetëm me ngjyrë të bruztë dhe pohon se bota është drejtuar nga një grup sekret i quajtur "Elita", një racë humanoidësh zvarranikë, të njohur në kohët e lashta si "Vëllazëria babilonase" dhe shumë prej njerëzve më të rëndësishëm e kanë prejardhjen prej tyre, përfshirë edhe George W. Bush, mbretëresha Elizabeta II dhe Kris Kristofferson. Ai është autor i 15 librave, ku shpjegon pikëpamjet e tij. Pas një leksioni prej 5 orësh, ai mori mjaft brohoritje në Universitetin e Torontos, në vitin 1999.
Nakamatsu: Fotografon çdo vakt 34 vjet
Yoshiro Nakamatsu (lindur më 26 qershor 1928) ose doktor Nakamats, është shpikësi japonez që pohon se mban rekordin për numrin më të madh të shpikjeve, përfshirë disketën e kompjuterit dhe këpucët elastike "Pyon Pyon". Ai ka fotografuar duke analizuar çdo vakt që ka konsumuar vetë gjatë një periudhe prej 34 vitesh. Synimi i Nakamatsut është të jetojë gjatë dhe t‘i kalojë 140 vitet e jetëgjatësisë në tokë.
Lotito: Zoti që i ha të gjithë
Michel Lotito (lindur më 15 qershor 1950) është një prezantues francez. Lotito, i cili ka lindur në Grenoble, është i famshëm pasi ha çfarë t‘i dalë përpara. Njihet si "zoti që i ha të gjitha". Gjatë shfaqjeve të tij, ai ha metal, xham, gomë dhe artikuj të tjerë si biçikleta, televizor dhe gjithçka tjetër. Nga viti 1978 deri më 1980 ka ngrënë një aeroplan të tërë. Filloi të hante materiale të pazakonta kur ishte fëmijë dhe që nga viti 1966 ka programet e tij televizive. Lotit, nuk vuan shpesh për shkak të dietës së tij, madje as kur konsumon materiale helmuese. Muret e stomakut janë dyfish më të trasha dhe acidet tretëse shumë herë më të fuqishme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 EmptySat May 30, 2009 12:37 pm


Arreston 70-vjeçaren se nuk ujiti barin në lëndinë
Tashmë për Betty Perry ka lindur një telash, ajo është arrestuar sepse ka refuzuar që t’i japë emrin e saj policit i cili kishte shkuar ta arrestonte pasi nuk kishte ujitur barin e lëndinës. Ajo thotë që oficeri e kishte goditur atë duke i nxjerrë gjak nga hunda dhe pas gjuajtjes së policit ka rënë. “Unë nuk e dija se çfarë ai kërkonte prej meje. Unë i thashë: Çfarë po bën? Ai më qëlloi mua në fytyrë”, pohoi 70-vjeçarja amerikane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 EmptySat May 30, 2009 12:37 pm

SHBA, lind nje foshnje me 24 gishta
Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 1233834765-Foshnjame-24-gishtaLindja e femijes me 6 gishta ne cdo dore e kembe, shihet si ngjarje e rralle nga mjeket, por ne familjen e tij nje gje e tille kishte ndodhur edhe me pare.
Spitali ku lindi foshnja, njoftoi se gjate kontrolleve dhe as pas lindjes nuk ishte vene re anomalia e Kamani Hubbard. Ishte i ati qe vuri re se femija kishte nga nje gisht teper ne secilen dore e kembe. Polidaktilizmi eshte gjenetik dhe sipas te atit, shkak mund te jete edhe nje histori familjare. Disa pjesetare te familjes se tij kishin nga gjashte gishta, por te pazhvilluar plotesisht dhe vetem ne gjymtyret e siperme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 EmptySat May 30, 2009 12:38 pm

c
Macja noton për kombëtaren e notit
Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 1229077709-Macja-ZezeNjë mace në Kinë, e cila ka mposhtur frikën nga uji, është anëtarja më e re e klubit të notit kombëtar. Macja e zezë nuk ka emër, por është kthyer në celebritet mes 200 anëtarëve
të "Changjiang River Winter Swimming Club", në Chongging. Ajo noton të paktën 50 metra çdo ditë në ujë të ftohtë dhe në lumë. Anëtarët e klubit thonë se ajo noton me ta prej 4 muajsh, edhe pse është vetëm 6 muajshe.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 EmptySat May 30, 2009 12:39 pm

Mësuesja largohet nga puna sepse dërgoi nxënëset në striptiz
Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 1240308766-stripNjë mësuese anonime 47-vjeçare nga shkolla e mesme amerikane Edgewood e Hamiltonit ka pranuar se ka dërguar katër nxënëse në klubin e striptizit të meshkujve.

Zëdhënësi i shkollës Bill Solazzo ka thënë se mësuesja ka dhënë dorëheqje nga puna me anë të e-mailit. Mësuesja u ka shkruar të punësuarve të shkollës se vajzat, të gjitha nxitëse tifozësh, kanë kërkuar nga ajo t’i dërgoj në bar striptizi. Ajo ka pohuar se ka pasur lejen e prindërve se vajzat prej 17 e 18 vjeç mund t’i dërgojë në bar. Mësuesja ka ligjëruar marketing dhe ka qenë trajnuese e nxitëseve të tifozëve.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 EmptySat May 30, 2009 12:39 pm

Një qen për mik? Ja 10-të, më rrëmujaxhinjtë
Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 1221617667-Qen-per-mikObjekte të shkatërruara dhe dëmshpërblim ndaj të tretëve në një total prej 785 euro. Me këtë performancë qeni chihuahua klasifikohet i dyti në listën e dhjetë qenve më shkatërrimtarë, pas qenit danez, për të cilin shpenzohen 38 euro më shumë. Kërkimi u bë nga një kompani sigurimesh britanike, e cila ka pyetur klientët e vet se sa shpenzojnë për të zhdëmtuar dëmet që shkaktojnë qentë e tyre.
Mes qenve më të padisiplinuar, medaljen e bronztë e meriton qeni i njohur me emrin mastino. Më pas, listën e rrëmujaxhinjve që kushtojnë para për padronët e pasojnë qentë bassethound, levriero, setter anglezë, bulldog, këmbëshkurtrit, boxer dhe beagle. Pas renditjes, në bazë të kërkimit të bërë u mundësua edhe klasifikimi i qenve më të qetë, për të cilët nuk munguan surprizat. Qeni më i mirë e më i urtë nga të gjithë është ai i rracës carlino, gjithmonë shumë i bindur. Në vendin e dytë të më të mirëve është renditur San Bernardo, një qen shumë i dashur.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kurozitete te ndryshme
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» Regjistrime Te Ndryshme!
» Adresa Te Ndryshme
» Programe te ndryshme
» Kursora te ndryshme. CursorFx
» Ktheni Foto Te Formateve Te Ndryshme Ne Icon!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Kuriozitete-
Kërce tek: