Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kurozitete te ndryshme

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4
AutoriMesazh
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 4 EmptySat May 30, 2009 12:40 pm

Nena e tetenjakeve, edhe gjashte femije te tjere
Kurozitete te ndryshme - Faqe 4 1233397416-Tetnjaket-and-coGruaja kaliforniane qe pak dite me pare solli ne jete tete femije, ka nje familje te madhe. Familjaret kane treguar per mediat amerikane se ajo eshte nene edhe e gjashte femijeve te tjere, mes te cileve edhe binjake.
Persa u perket tetenjakeve te lindur nente jave premature, mjeket thone se jane permiresuar, por do te duhet te qendrojne edhe per disa jave te tjera ne spital. Nena e tyre kishte kerkuar qe te mos zbulohej asgje rreth saj, por pas mesimit te disa detajeve, gazetaret renden drejt shtepise se saj. Gjyshja e tetenjakeve tha ne nje interviste per “The Los Angeles Times” se e bija nuk e priste qe trajtimi i pjellorise qe kishte bere, do te mund t’i sillte tete femije te tjere.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 4 EmptySat May 30, 2009 12:41 pm

Djaloshi sheh në terr
Kurozitete te ndryshme - Faqe 4 1235731104-Shikon-ne-erresireNong Youhui, një djalosh nga Kina, dallon nga bashkëmoshatarët e tij për një gjë. Ka sy jashtëzakonisht të kaltër dhe sikur macet mund të sheh në terrin më të zi. I ka impresionuar edhe doktorët pasi që babai i tij e ka dërguar në testim sepse ka qenë i merakosur për shkak të syve të tij.
“Kemi qenë edhe më herët në spital, por na kanë thënë se sytë nuk do t’i shndrisin dhe do t’i bëhen të zi sikur shumicës së kinezëve. Megjithatë, kjo nuk ndodhi prandaj kam kërkuar edhe një mendim tjetër”, ka thënë babai i djaloshit..

Ai e ka dërguar djaloshin në spitalin e qytetit Dahua, në jug të Kinës. Atje kanë bërë teste në të me të cilat janë çuditur edhe mjekët. Në fakt, në një dhomë tërësisht të errët djaloshi ka lexuar pa fije problemi sikur të gjithë njerëzit në botën normale.Ekspertët vlerësojnë se ai ka lindur me një gjendje të rrallë e cila quhet leukoderma. Për shkak të pigmentit të zvogëluar sytë e tij janë jashtëzakonisht të ndjeshëm në ndriçim, prandaj mund të sheh edhe në terr.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 4 EmptySat May 30, 2009 12:42 pm

Kafeja mund te pihet edhe me kripe
Kurozitete te ndryshme - Faqe 4 1236333522-kafja-mund-te-pihet-dhe-me-kripKafeja mund te pihet edhe me kripe. Ekperimenti eshte bere ne disa bare ne kryeqytetin e Tajvanit dhe shume shpejt shpikja pritet te eksportohet edhe ne Kine dhe Australi.
Per ideatoret e kafese me kripe shija e re nuk eshte aspak e cuditshme. Baristet ne Taipei po perdorin kripen pluhur per t’i dhene tjeter shije lengut te zi. Kafeja u prezantua ne dhjetorin e kaluar dhe tani cdo dite shiten 15 mije filxhane.

Baristet thone se shija e saj theksohet pas ngrenies se frutave, apo biftekeve dhe u jep shije te mire ushqimeve. Kafese i shtohet ne fund edhe pluhur kakaoje. Klientet thone se shija eshte e vecante dhe u pelqen. Disa fermere tajvaneze po perdorin disa fara qe pelqehen nga majmunet, per te terhequr prodhuesit e kafese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
H.iT
Webmaster
Webmaster



Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

Kurozitete te ndryshme - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 4 EmptySat May 30, 2009 12:44 pm

Po bëhemi antinjerëzorë
Kurozitete te ndryshme - Faqe 4 1243331380-po-behemi-antinjerzoreMichael
Haneke është fitues i "Palmës së Artë" për filmin "Shiriti i bardhë".
Lufta dhe familja ishin temat që dominuan festivalin e 62-të të
Kinemasë në Kanë
"Shiriti
i bardhë" është filmi i dhjetë i Michael Haneke. Ngjarjet zhvillohen në
prag të Luftës së Parë Botërore. Regjisori austriak jep një refleksion
të ankthshëm për moralin dhe edukimin.

Në rolet kryesore
interpretojnë Ulrich Tukur, Christian Friedel. Zgjat 2 orë e 25'. Del
në kinema më 21 tetor. Me këtë film, Haneke fiton "Palmën e Artë".

67-vjeçari
është shpeshherë pjesëmarrës në Festivalin e Kanës. Në vitin 1997 do të
bënte bujë me filmin e dhunshëm, "Funny Games" dhe më 2001-shin,
"Pianistja" e tij u kurorëzua me çmimin e madh të jurisë, kurse aktores
Isabelle Hupper i ofroi çmimin për interpretimin.

Dhe ja ku ajo
ndodhej në pozicionin e kryetares së jurisë dhe i duhej të merrte një
vendim për veprën e mjeshtrit. "E njoh mirë", - do thoshte Haneke për
Huppert-in gjatë ditëve të festivalit. Është grua inteligjente dhe
serioze. Ajo ka për të vlerësuar filmat që pëlqen. Të tjerat, s'kanë
rëndësi..."

Me "Shiritin e bardhë" ai kthehet në të kaluarën e
Gjermanisë. Në një fshat të Gjermanisë së Veriut, ndërmjet viteve
1913-1914, në prag të Luftës së Parë Botërore, një seri ngjarjesh
dramatike tronditin jetën e banorëve. Mësuesi bën hetime. A janë
fajtorë fëmijët e korit?

"Është një film për rrënjët e së keqes,
shpjegon Michael Haneke. Qëllim im ishte që të tregoja se ndërsa
krijohen principe ose ideale, deri diku absolute, ne bëhemi të
përbindshëm dhe jo humanë. Atëkohë, protestantizmi ishte shumë i
ashpër, kurse edukimi shumë strikt.

Fëmijët kanë prirjen që ta
marrin shumë seriozisht atë që u predikohet. Ata do të bëhen gjykatës
të atyre, pastorë dhe prindër, të cilët u kanë rrënjosur një moral të
sertë, por që kanë qenë fare të paaftë për ta vënë në shërbim të
veprave të tyre. Atëherë këta fëmijë përdoren dhe përmbushin të keqen.
Është brezi që do të bëhet nazist... Por nuk është një film vetëm për
origjinën e fashizmit, ai flet për të gjithë terrorizmat ideologjikë,
politikë dhe religjiozë."

Në kinemanë e Michael Haneke-s është
gjithnjë i pranishëm koncepti i fajit. "Si të shpëtosh? Kultura jonë
mban vulën e judaizmit dhe të kristianizmit. Çfarëdo që të ndodhë, ne
kemi lindur fajtorë! Ideja e filmit më lëvrinte në kokë që prej dhjetë
vjetësh. Me kalimin e kohës e mbusha bibliotekën me manuale morali të
shekujve të XVIII-XX. Dhe u frymëzova".

Megjithatë, gjatë
fëminisë, Haneke ka marrë një edukatë "më së shumti liberale", nga
babai gjerman protestant dhe nëna austriake katolike. "Prindërit e mi
ishin aktorë dhe u divorcuan kur isha fëmijë".

Ai nuk e përdor
muzikën në filmat e tij. "E dua shumë muzikën, aq sa të mos e përdor me
qëllimin për të fshehur defektet e mia!" Michael Haneke njihet si
mjeshtër që trajton të keqen dhe mashtrimin. "Mashtrimi është i
pashmangshëm. Por kjo nuk ma mbush mendjen, unë dua të trondit dhe të
provokoj rrethanat".

Dhe ndërsa i thonë se "Shiriti i bardhë"
është bergamiane, ai përgjigjet, duke shpërthyer në të qeshur: "Është
një film hanekien dhe kjo del e tepron!"

Kritika, dhe këtu u
referohemi dy burimeve kryesore të kësaj përmbledhje për Festivalin e
Kanës, të përditshmeve franceze, "Le Figaro" dhe "Le Monde", është
shprehur se nuk mund të lihej jashtë palmave filmi i Marco
Bellocchio-s, "Vincere", i cili ishte në fakt një nga brilantet e
konkurrimit.

Isabelle Huppert ka mbrojtur palmën e saj të artë,
duke e përkufizuar kështu Michael Haneke-n: "Është një regjisor që e
adhuroj për talentin, për stilin krejtësisht etik dhe për një ndjesi
njerëzore që e bën akoma më tërheqës".

Kishte dhe një provë të
fundit që tregonte se ky edicion nuk ishte tamam si të tjerët. Filmi i
projektuar në mbyllje, "Coco Chanel dhe Igor Stravinsky" i regjisorit
Jan Kounen, i cili rrëfen lidhjen e këtyre dy personaliteteve të modës,
ndryshe nga herët e tjera, nuk shprehu mungesë interesi.

Për ta
mbyllur, pa dyshim që filmi më protestues i festivalit, "Papritur bosh"
i Gaspar Noés, ishte ai që reflektonte ndjesinë që dominonte këtë
edicion. Përvojat psikotrope të Noés shkaktuan një çoroditje të
dhunshme. Dhe ashtu si heroi i "Papitur bosh", ndërmjet realitetit dhe
ireales, edhe ky edicion i 62-të i Festivalit të Kanës nuk e di mirë ku
ndodhet apo ku po shkon.


Kanë 2009: Gjithë çmimet


Juria
e edicionit të 62-të të Festivalit të Kanës, me kryetare jurie Isabelle
Huppert, mbrëmjen e 24 majit, në ceremoninë e mbylljes së festivalit,
shpalli këta fitues:


Palma e Artë
"Fjongoja e bardhë" (The White Ribbon) Michael Haneke (Austri)

Grand Prix
"Profeti" (A Prophet) Jacques Audiard (Francë)

Çmimi i karrierës për veprën dhe kontributin në historinë e kinemasë
Alain Resnais (Francë)

Regjisori më i mirë
Filipinasi Brillante Mendoza, për "Kinatay"

Çmimi i Jurisë Ex-aequo:
"Akuariumi" Andrea Arnold (Britani)
"Etje" Park Chan-Wook (Kore e jugut)

Aktori më i mirë
Austriaku Christoph Waltz në "Inglourious Basterds" i Quentin Tarantino (SHBA)

Aktorja më e mirë
Francezja Charlotte Gainsbourg në "Antichrist" i Lars von TRIER (Danimarkë)

Skenari më i mirë
Mei Feng për "Spring Fever" i Lou Ye (Kinë)


Filmi i shkurtër

Palma e Artë
"Arena" i João Salaviza

Çmim Special
"The six dollar fifty man", i Mark Albiston dhe Louis Sutherland

Kamera e Artë
"Samson and Delilah" i Warwick Thornton (në seksionin Un Certain Regard)

Kamera e Artë - Çmim Special
"Ajami" i Scandar Copti dhe Yaron Shani (në seksionin Quinzaine des Réalisateurs)

Çmimi Un Certain Regard
"Dogtooth" i Yorgos Lanthimos

Çmimi i Jurisë
"Police, Adjective" i Corneliu Porumboiu

Çmimi Special Un Certain Regard 2009
"No One Knows About Persian Cats" i Bahman Ghobadi
"Father of My Children" i Mia Hansen-LØVE

"Kryepremi" i Çapalikut, sot në Akademinë e Arteve

Komedia
e përgjakshme, siç e "ka klasifikuar" Stefan Çapaliku veprën e tij për
teatër, "Shën Gjon krypremi", shfaqet sonte në mbrëmje, në orën 20.00,
në skenën e Akademisë së Arteve. Ky prodhim i teatrit "Migjeni" vjen në
Tiranë pas premierës në Shkodër.

Protagonistë janë Rikard Ljarja
dhe Zyliha Miloti, të cilët drejtohen në skenë po nga Çapaliku. Është e
treta komedi e tij ku luan edhe rolin e regjisorit. Kujtojmë "I' am
from Albania" dhe "Putargat e thata".

Skenografia është
realizuar nga Zef Paci, kostumet nga Belinda Maçi dhe koncertmaestër
është Marjan Deda. Interpretojnë Agron Dizdari (Patër Andrea), Frederik
Fistani (Shoku Miltiadh ose operativi i lagjes), Enver Hyseni (Hilmiu,
ose kasapi), Merita Smaja (Sadetja, ose shitësja e bukës), Rita Gjeka
(Anunciata, ose një e ve italiane), Ina Gjonci (Ardita, ose
revolucionarja), Marjan Deda (Arbeni, ose revolucionari), Jozef Shiroka
(Leci, ose djali i shtëpisë, ushtar), Gjon Kola (Ejlli, katundar),
Rajmonda Marku (Mrija, ose e shoqja e Ejllit). Ngjarjet janë vendosur
në një shtëpi qytetase, më 29 Gusht të vitit 1968. Është koha e
revolucionit kulturor. Ka filluar shkatërrimi i kishave dhe xhamive.


shtëpinë e Gjonit arrin nga jashtë televizori i parë në qytet. Ardhja e
televizorit koincidon me ditën e Shën Gjon Kryepremit, apo ditën e
emrit të të zotit të shtëpisë. Ardhja e televizorit nuk mbetet pa rënë
në sy të banorëve të mëhallës, të cilët vijnë dhe mbushin shtëpinë e
Gjonit.

Nis përpjekja për të vënë në punë këtë aparat të
çuditshëm, me anë të cilit mund të çahet izolimi komunist. Përgjatë
veprimit skenik kemi edhe risemantizimin e televizionit si një media që
merr mbi sipër të gjithë vëmendjen dhe besimin e njerëzve.

Ndërkohë,
pra, që jashtë po shkatërrohen religjionet e vjetra, brenda po lind një
i ri: televizioni. Sfondi biblik të kujton fatin tragjik të Gjon
Pagëzorit dhe të Gjon shqiptarit, të zotit të shtëpisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
H.iT
Webmaster
Webmaster



Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

Kurozitete te ndryshme - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 4 EmptySat May 30, 2009 12:44 pm

Hap parashuten me vonese...shpeton!
Kurozitete te ndryshme - Faqe 4 1242808752-hap-parashuten-me-vonesHapi
parashuten shume vone dhe pas nje hedhjeje prej dy mije metrash me nje
shpejtesi 160 kilometra ne ore u perplas me nje mal plot me bore ne
Rusi.
James
Boole, skydiver-i anglez 31-vjecar, mbijetoi pas nje perplasjeje te
tmerrshme me token. Ai pesoi shume lendime dhe fraktura te renda,
ndersa u transportua me urgjence nga shoket e tij te aventures ne nje
spital te Moskes. Pas dy ditesh qendrimi atje, mjeket thane se Boole ia
kishte hedhur dhe ishte jashte rrezikut.




Boole ndodhej ne Rusi per te
xhiruar nje dokumentar televiziv; duhej te filmonte kolegun e tij
parashutist dhe bashke me te u hodh nga nje avion. Te dy ata duhet te
uleshin qetesisht ne malet ruse. Do te ishte pikerisht kolegu i Boole
qe do t'i sinjalizonte ketij te fundit momentin kur duhet te hapte
parashuten. Po dicka nuk shkoi sic duhet dhe parashuta u hap vetem disa
sekonda para perplasjes fatale. Boole, baba i nje femije, ia hodhi
megjithese ka pesuar: frakture ne shpine, mushkeri te deformuar, plage
te shumta ne trup dhe 12 dhembe te thyer.D

isa dite pas aksidentit te tmerrshem
Boole deklaroi per mediat angleze: Jam i lumtur qe nuk vdiqa. Ishte
njesoj sikur nje kamion te me kishte shtypur. Ulerisja nga dhimbjet dhe
villja gjak. Sinqerisht nisa te lutesha dhe mendoja se duhet t'ia thoja
dikujt amanetet e mia te fundit.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
H.iT
Webmaster
Webmaster



Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

Kurozitete te ndryshme - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 4 EmptySat May 30, 2009 12:44 pm

Specialistët: Ja efektet negative nga duhanpirja
Kurozitete te ndryshme - Faqe 4 1243678782-pi-cigareEfektet
shëndetësore të duhanpirjes ndër të rinjtë janë shumë të mëdha. Kështu
u shprehen specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, sipas të
cilëve, ndër të rinjtë, pasojat shëndetësore afatshkurtra të
duhanpirjes përfshijnë efekte respiratorë dhe jo respiratore, dhënie
pas nikotinës, si dhe rreziqe të lidhura me përdorimin e drogave të
tjera.
Ndërsa
sa u takon pasojave shëndetësore afatgjata në duhanpirjen e të rinjve,
janë përforcuar nga fakti që shumica e të rinjve që pinë duhan
rregullisht, vazhdojnë të pinë duhan gjatë moshës madhore."Pirësit e
paketave të cigareve kanë një nivel më të ulët të funksionimit të
mushkërive, sesa ata persona që nuk kanë pirë kurrë duhan. Duhanpirja
redukton ritmin e rritjes së mushkërive",- pohojnë specialistët, duke
shtuar se te të rriturit, pirja e cigareve shkakton sëmundje të zemrës
dhe atak.

Sipas tyre, në një mesatare, dikush që pi një
paketë, ose më shumë cigare çdo ditë, jeton 7 vjet më pak se dikush që
nuk ka pirë kurrë duhan. Duhanpirja në një moshë të re shton rrezikun e
kancerit të mushkërive. Për shumicën e duhanpirësve, në lidhje me
kancerin, rreziku shtohet me vazhdimin e pirjes së duhanit nga individi.

"Adoleshentet
duhanpirës vuajnë nga shkurtimi i frymëmarrjes pothuajse tre herë më
shpesh se adoleshentët që nuk pinë duhan dhe dyfishojnë prodhimin e
gëlbazave, më shpesh se adoleshentët që nuk pinë duhan",- shpjegojnë
specialistët e ISHP-së, duke theksuar se adoleshentët duhanpirës janë
të prirur që të vizitohen më shpesh te mjeku për një ankim emocional
ose psikologjik.

Po sipas vlerësimit të specialistëve,
adoleshentët janë tre herë më shumë të prirur të përdorin alkoolin,
tetë herë më shumë të prirur të përdorin marijuanën dhe 22 herë më
shumë të përdorin kokainën, krahasuar me joduhanpirësit. "Duhanpirja
është e shoqëruar me sjellje rreziqesh të tjera, siç janë përleshjet
dhe tërheqja nga seksi i pambrojtur",- theksojnë specialistët.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
H.iT
Webmaster
Webmaster



Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

Kurozitete te ndryshme - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 4 EmptySat May 30, 2009 12:45 pm

Ne qiell ka nje fantazme
Kurozitete te ndryshme - Faqe 4 1243677835-fantazma-ne-qielNdodhet
nje fantazme rreth nje prej vrimave te zeza. Astronomet amerikane e
kane quajtur "fantazme kozmike" fenomenin e cuditshem ne qiell, pasi e
pikasen permes satelitit Chandra te NASA-s.Fantazma ka mbetur e dukshme
pasi rrezatimet e shperthyera nga vrima e zeze u zhduken.
Ndaj
kjo pamje, mendohet te jete nje erozion i pafuqishem i prodhuar nga
vrima e zeze duke ofruar mundesine per shkencetaret qe te studiojne se
cfare ka ndodhur shume kohe me pare, kur universi ishte ende i
ri.Fantazma ka formen e nje cigareje te gjate pak me shume se dy
milione vite drite larg. Ngjyra e saj eshte e kalter dhe emri qe ka
marre eshte HDF 130. Ajo ndodhet rreth 10 miliarde vite drite larg
Tokes dhe origjina e saj mund te jete tre miliardevite pas Big Bang
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
H.iT
Webmaster
Webmaster



Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

Kurozitete te ndryshme - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 4 EmptySat May 30, 2009 12:49 pm

Asteroidi sa 1.000 Hiroshima rrezikoi Token
Kurozitete te ndryshme - Faqe 4 1236073829-Toka-rrezikohetNdoshta
shume pak njerez e dine, por diten e sotme, astronomet kane mbajtur
frymen per shkak te rrezikut qe iu kanos Tokes nga nje asteroid qe
kaloi shume prane planetit tone.
Edhe
pse me nje diameter vetem 40 m, asteroidi “2009 DD45” kaloi shume afer
tokes ne 13:44 me oren universale, duke kaluar vetem 72 mije km mbi
siperfaqe. Perplasja e ketij objekti do te kishte qene e ngjashme me
ate te vitit 1908 ne rajonin e Tunguskas ne Siberi, ku shkaktoi nje
shperthim te barabarte me 1 mije bomba atomike si ajo e Hiroshimes me
nje rreze shkaterrimi rreth 2 mije km.


Sa me shume perfeksionohen teleskopet e
monitorimit, aq me shume bindemi per rrezikun qe i kanoset cdo sekonde
Tokes, e cila ne te adhmen rrezikon te jete shenjester e mbetjeve
hapesinore shume te rrezikshme. Fale teknologise moderne, sot cdo
asteroid mund te individualizohet me saktesi.

Sipas te dhenave, pika me e afert e
asteroidit me Token ka qene mbi paqesor, ne afersi te Tahitit. Gjate
viteve te fundit, Toka ka shpetuar nga nje tjeter asteroid ne vitin
2004, i cili kaloi vetem 6400 km larg siperfaqes, duke rrezikuar
seriozisht planetin tone.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Kurozitete te ndryshme - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 4 EmptySat May 30, 2009 12:56 pm

Asteroidi godet tokën. Shpërthimi u pa në Europë dhe në Azi
Kurozitete te ndryshme - Faqe 4 1223350652-kometaNjë asteroid i vogël me diametër rreth katër metra goditi tokën pasi ishte tharmuar në ajër. Objekti kozmik hyri në atmosferën e tokës rreth orës 03.00 të mengjesit duke cliruar një sasi drite dhe energjie përpara se të shpërthente dhe copëzat e tij të binin mbi Sudan.
Sipas mediave te huaja, asteroidi ishte i dukshëm në Europë dhe Azi. Parashikimi i rënies së këtij objekti në tokë konsiderohet një arritje për shkencën duke qenë se është hera e parë që u paralajmërua dhe u vërtetua rënia e asteroidit me përmasa të vogla. Më 5 tetor, austronatët në Arizona të Shteteve të Bashkuara, paralajmëruan për afrimin e asteroidit drejt tokës, ndonëse ishte parashikuar që rënia e tij të mos përbënte ndonjë rrezik.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
H.iT
Webmaster
Webmaster



Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

Kurozitete te ndryshme - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 4 EmptySat May 30, 2009 1:09 pm

I pari me SIDA, 15 vjet me virusin, nuk infekton gruan as fëmijët
Kurozitete te ndryshme - Faqe 4 1228562217-SidaHistoria
e pabesueshme e shqiptarit të parë të diagnostikuar me HIV, më 29 maj
1993. Rrëfimi i profesor Dhimitër Krajës: Ishte 32 vjeç, sot është 47
dhe jeton. Familja, e pastër.Një histori e rrallë edhe nga Dr. Adem
Harxhi: Një malësor shqiptar, u dërgua në Budapest me AIDS, që në
1988-n!



E pabesueshme, por e vërtetë. Është personi i parë që është
konfirmuar i infektuar me virusin HIV/AIDS në vendin tonë, që 15 vite
më parë, por vazhdon të jetojë! Madje, jo vetëm kaq. Prej 15 vjetësh
kryen marrëdhënie seksuale të pambrojtura me bashkëshorten dhe nuk e ka
infektuar atë. Si të mos mjaftonte kjo, habia vijon. Rreth 8 vjet pasi
ka marrë infeksionin, ai ka lindur edhe një fëmijë (i treti në
familje), që është krejt i pastër, që do të thotë se nuk është i
infektuar me virusin HIV.


Sikur të na i thoshte dikush
tjetër, nuk do ta kishim besuar. Por ai që flet mbi këtë rast të
rrallë, të denjë për një studim ndërkombëtar, është profesor Dhimitër
Kraja, Shefi i Shërbimit të Infektivit në Tiranë.


Profesor Kraja është mjeku që e
ka ndjekur pacientin, që në momentin që rezultoi pozitiv, e deri më
sot. Profesori rrëfen se si u zbulua për herë të parë virusi
vdekjeprurës në vendin tonë. Intervista mund të konsiderohet historike,
për vetë faktin që është hera e parë që publikohet, rasti i shqiptarit
të parë të identifikuar me AIDS dhe hollësitë mbi të.


Profesor, kur është identifikuar personi i parë i infektuar me SIDA në vendin tonë?


Është identifikuar rasti i parë me virusin HIV me datë 29 maj të 1993. Virusin mund ta kishte marrë rreth 2 vjet më parë.


Nga çfarë shtrese e popullatës ishte?


Ishte një punëtor i thjeshtë, nga familje e mesme. Ishte dhurues gjaku. Djalë në moshën 32 vjeç.


Si u zbulua?


U zbulua në kontekstin e
kërkimeve që bënte ekipi që ndërtoi shteti në atë kohë për t’u marrë me
SIDA-n. Ishte një ekip i përbërë nga 6 persona, dy doktorë laboratori,
që shikonin analizën e HIV-it, dy doktorë epidemiologë, që merreshin me
fenomenin e përhapjes së sëmundjes dhe dy klinicistë, që do të mbanin
të sëmurët. Ishte doktor Besim Nuri, mikrobiolog virolog, që bënte
analizat e gjakut për personat që dhuronin gjak. Për personin në fjalë,
për fat të keq, analiza rezultoi pozitive. Ishte infektuar me virusin
HIV/AIDS. Dr. Nuri e verifikoi rastin dhe dolëm ne konkluzion. Ky është
statistikisht rasti i parë shqiptar i konfirmuar me virusin
vdekjeprurës.


Po më pas çfarë ndodhi ?


Doktor Meno Boci, i cili ishte
edhe ai një doktor i grupit dhe mjek shumë i mirë, e solli rastin tek
unë. Më thotë se kemi një rast që ka dalë pozitiv dhe duhet ta
kontrollonin nga ana shëndetësore për të parë se në çfarë stadi ishte
sëmundja. Brenda javës realizuam takimin me të infektuarin. E futëm në
një nga dhomat e klinikës. Dukej një djalë i mirë, i fuqishëm në pamje
të parë. Nga ana klinike, dilte që ishte në një stad vetëm të
zhvillimit të nyjave limfatike në qafë dhe në rrëzë të krahëve. Nga
kontrollet që bëmë, përcaktuam që ishte në fazat e para dhe mund të
kishte rreth 2 vjet që ishte infektuar me virusin HIV.


Ia komunikuat këtij pacienti lajmin?


Ia thamë. Ishte vitit 1993, siç
ju thashë. Këto ishin probleme shumë të mëdha, pasi si rregull, këtyre
pacientëve u duhet thënë se janë të infektuar dhe ishte rasti i parë që
ne do t’ia thoshim një shqiptari. E kishim siklet se si do ta priste..


Si reagoi ai?


Kemi bërë një bisedë që rezultoi
e lehtë, por shumë emocionuese. Filluam që t’i binim larg e larg për
t’ia thënë. Ai thoshte: “Çfarë keni.. Pse më shikoni kështu... Më keni
sjellë dy herë këtu për t’u vizituar. Më thoni çfarë kam.. Mos ma mbani
të fshehtë”.


I thashë që ti ke një infeksion,
që është i ngjashëm me një virus, që quhet retrovirus, që është i
ngjashëm me virusin e SIDA-s. Ai më tha: “Po mirë.. Kam dëgjuar për
këtë sëmundje se e kanë ata andej (të huajt).. Po unë ç’lidhje kam me
këtë sëmundje”? I thashë se kjo sëmundje zhvillohet, ka rreziqe,
njerëzit mund të vdesin. “Ou, - më tha, - “çfarë do më gjejë mua, më
shiko sa i shëndetshëm jam. Lëre doktor, do t’ju kenë dalë gabim
analizat...”


Na duhej të këmbëngulnim. I thamë
se sëmundjen e ke, por duhet t’i vizitonim edhe bashkëshorten me
fëmijët. Këtu i ndryshoi çehrja dhe vërtet u shqetësua.


Po familjarët si rezultuan?


Solli të shoqen dhe 2 fëmijët për
kontroll. Për fat të mirë, ata rezultuan të pastër. Tani, ky ishte
rasti i parë në Shqipëri me infeksionin HIV. Ishte në një stad mesatar
të sëmundjes, por pa filluar shenjat e forta të virusit HIV. Edhe fati
e ka dashur që ky është personi më jetëgjatë në Shqipëri. Që nga ai
rast, në maj të ’93-shit, e deri para disa muajsh, kemi pasur raste që
janë infektuar shumë vonë dhe sot janë të vdekur. Ky është rasti i parë
dhe është etalon.


Nga hetimet që bëtë, nga rezultoi ta kishte marrë virusin ?


Pikërisht këtu qëndronte
problemi. U vumë të gjithë në punë për të zbuluar se nga e kishte marrë
virusin dhe për këtë ishim kureshtarë të gjithë, sepse ishte rasti
numër një i zbuluar në vendin tonë. Por, në fakt, nuk rezultoi të ishte
rasti “numri një” për këto arsye: Ai nuk kishte qenë kurrë jashtë
shtetit. Ai nuk kishte bërë transfuzion gjaku asnjëherë. Ishte një
familjar, relativisht i rregullt. Atëherë, menduam se mund ta ketë
marrë nga gruaja. Por, në fakt, ajo rezultoi krejt e pastër.


Është e rëndësishme të theksoj
edhe diçka tjetër. Prej 15 vjetësh që e ndjek këtë rast, e shoqja e tij
fle me të rregullisht dhe është ende e painfektuar prej tij, megjithëse
bëjnë jetë seksuale të pambrojtur. Madje, kanë lindur edhe një fëmijë
tjetër, 8 vite nga koha kur pacienti ka marrë virusin vdekjeprurës. Kjo
është vërtet pjesa më e bukur e kësaj historie.


Po si shpjegohet nga ana shkencore?


Në fakt keni të drejtë. Duket e
pabesueshme, por është e vërtetë. E kemi rast në studim, që prej ditës
që e kemi zbuluar si person të infektuar me HIV/AIDS. Këto rezultate na
kanë habitur pa masë edhe ne. Nga ana shkencore njihen raste që, njëri
partner nuk infektohet, ndonëse kryen marrëdhënie seksuale të
pambrojtura.


Ju si personel, e
këshilluat pacientin se nuk duhej të kryente marrëdhënie seksuale të
pambrojtura, pasi mund të rrezikonte edhe bashkëshorten?



Sigurisht që e këshilluam. Na
premtoi, por nuk e mbajti premtimin. Ua thashë se ne e kemi rast
studimi të mirëfilltë. Në këto 15 vite ka pasur, të paktën, 1300
kontakte seksuale me bashkëshorten. Pra, ajo grua, me 1300 kontakte
seksuale të pambrojtura me bashkëshortin e infektuar, hyn me ata
persona që nuk e ka marrë SIDA-n. Madje, nuk kemi parë as ndonjë
sjellje nervozizmi tek e shoqja. Punëtorë të thjeshtë janë të dy, por
njerëz shumë të qetë e të edukuar. Për mua ka qenë dhe është
surprizuese mënyra se si këta të dy arrijnë ta përballojnë një problem
si ky prej 15 vjetësh.


T’u rikthehem edhe një herë hetimeve që bëtë. Nuk arritët të zbuloni se ku e kishte marrë virusin pacienti?


E ritheksoj se ky ishte problem
për të gjithë ne. U vumë në pozitë. Të gjithë kishim të njëjtin mendim;
se ky nuk është rasti i parë në Shqipëri. E ritheksoj se nga hetimet e
mirëfillta që bëmë, i infektuari me HIV nuk kishte qenë kurrë jashtë
shtetit dhe familjarët rezultuan të pastër.


Në intervistat që bëmë me të,
njëherë tha: “Djalë i ri jam dhe ndonjëherë e kam tundur belin jashtë
familjes”. E pyetëm nëse ishin të huaja apo shqiptare dhe na tha:
“Femër shqiptare”. Nga kjo nxorëm që ky nuk është rasti i parë në
Shqipëri, por ka pasur një rast tjetër që ia ka dhënë këtij personi.
Pra, ky nuk është rasti numër zero në Shqipëri. Nëse themi se 29 maj i
’93-shit, kemi rastin e parë në Shqipëri të identifikuar, por para tij
ka pasur raste të tjera që nuk u identifikuan kurrë.


A e bëtë publik rastin?


Kjo sillte një tronditje
psikologjike, shoqërore dhe politike në vend. Ishte rasti i parë i
identifikuar i virusit HIV. Frika qëndronte te faktet se si do e priste
opinioni publik. Kishte edhe risk politik për qeverinë e asaj kohe, me
pretendimin se përse sëmundja u shfaq pikërisht tani e jo më parë, etj.
Në fakt, pushteti i asaj kohe, kuptoi që rasti kërkonte trajtim të
veçantë. U dërguam edhe si grup mjekësh, që të gjashtë, jashtë vendit
dhe u instruktuam që të jemi komunikues e seriozë. Mbaj mend që më ka
thirrur në atë kohë edhe ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, dhe më
tha se ngjarja duhet trajtuar me qetësi.


Si është gjendja shëndetësore momentalisht e personit të parë që u konfirmua me virusin HIV?


Deri para 4 muajsh ka ardhur në
një gjendje shëndetësore perfekte. Këto muaj ka shfaqur pak dobësi, por
kam shpresa se me mjekimin që po merr, ai do të ketë akoma jetë për të
jetuar.





Dr. Harxhi: Rasti i parë, një malësor shqiptar, që në 1988-n


Elona Demollari


Edhe Dr. Adem Harxhi, ka diçka për të thënë lidhur me HIV/AIDS-in në Shqipëri. Historia që doktor Harxhi na tregon për SH2-shin,
është vërtetë mbresëlënëse. Ajo daton në vitin e largët 1988, pra 2-3
vjet përpara se Shqipëria të hapej, për shkak të ndryshimit të sistemit
politik.


Në atë kohë, Dr. Harxhi, i njohur
sot për angazhimin e tij në edukimin seksual, punonte mjek pranë
ambasadës sonë në Hungari. Më poshtë, është rrëfimi i Dr. Harxhit, që
mund të jetë një detaj plotësues shumë i vlefshëm, për historinë e
treguar sot në SH2, nga Dr. Dhimitër Kraja


“Kanë kaluar shumë vite dhe
ndonjë hollësi edhe mund të jetë harruar”, - tregon Dr. Harxhi. “Ishte
viti 1988. Punoja mjek pranë ambasadës sonë në Budapest, Hungari. Në
atë kohë, ne dërgonim shumë të sëmurë që të mjekoheshin në Budapest,
rreth 150 të sëmurë në vit, përveç të sëmurëve që shkonin në Vjenë,
Paris dhe Bukuresht.


Një ditë marr njoftim me
radiogram nga Ministria e Shëndetësisë në Tiranë, se duhet të vijë për
shtrim një i sëmurë urgjent, për një klinikë të sëmundjeve
infektive. I sëmuri është në gjendje shumë të rëndë dhe nuk ishte
përcaktuar sëmundja nga e cila vuante. Rezervoj një vend në Klinikën e
Sëmundjeve Infektive, në spitalin “Lazlo” të Budapestit.


Dr. Harxhi dëshmon se me avionin e parë nga Tirana, i sëmuri erdhi dhe u shtrua në klinikën e sëmundjeve infektive.


“Ishte një burrë, rreth të
dyzetave, në gjendje shumë të rëndë, kockë e lëkurë (kahektik) dhe me
shumë lezione të shpërndara në lëkurë, me pneumoni dhe temperaturë të
lartë. I sëmuri u shtrua në karantinë të rreptë. Pas disa ditëve,
profesori i klinikës, më thotë se analiza e gjakut tregon se i sëmuri
është me AIDS, gjë që përputhet edhe me kuadrin klinik tipik. “Ne”, më
tha profesori, “kemi pasur deri tani 17 raste të verifikuara, ky i
juaji është rasti i 18-të.”


“Ky njoftim ishte i papritur. Ku
të ishte infektuar me këtë sëmundje, ky person që jetonte dhe punonte
në një nga zonat e thella të vendit”?, - pyet edhe sot Dr. Harxhi.


Sipas rregullit, ai njoftoi Ministrinë e Shëndetësisë për t’u thënë se rastin e kanë diagnostikuar për AIDS.


Ç’ndodhi më pas?Dr. Harxhi vijon:


“Nga Ministria më vjen njoftimi
se duhet bërë çdo përpjekje e mundshme, që rasti të mos regjistrohej si
AIDS. Bisedoj me profesorin, të cilit i lutem që të mos e raportojnë
rastin si AIDS. Ishin vitet e para që kjo sëmundje ishte shfaqur dhe
çdo vend ishte i detyruar të raportonte rastet e tij. I sjell si
argument kundër diagnozës, pamundësinë e kontakteve të të sëmurit me
AIDS-in.


U takova disa ditë me profesorin dhe vazhdimisht i kërkoja që rasti të mos raportohej si AIDS.


-“Pse gjithë ky insistim”?, më pyeti profesori


-“Ju lutem, më kuptoni”, i them, “Tirana nuk dëshiron të ketë të regjistruar me AIDS në Shqipëri.”


-“Çdo vend dëshiron të mos ketë të sëmurë me AIDS”, më thotë profesori, “por kur ka, do ta pranosh”.


Ai e kuptoi pozitën time dhe më tha:


-“Kjo është e vështirë, por do të mbledh edhe një konsultë tjetër”.


Pas shumë insistimesh, u vendos që rasti të mos raportohej si AIDS, por si një rast i papërcaktuar.


Disa ditë më vonë, i sëmuri vdiq
në gjendje kome. Ky ishte rasti i parë me AIDS që unë kam parë, ndonëse
ai nuk u regjistrua si i tillë, - përfundon rrëfimin e rrallë, Dr.
Harxhi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
Sponsored content





Kurozitete te ndryshme - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Kurozitete te ndryshme - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kurozitete te ndryshme
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4
 Similar topics
-
» Regjistrime Te Ndryshme!
» Adresa Te Ndryshme
» Programe te ndryshme
» Kursora te ndryshme. CursorFx
» Ktheni Foto Te Formateve Te Ndryshme Ne Icon!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Kuriozitete-
Kërce tek: