Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ketu postoni POEZI shqipe

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
ScientisT-BoY
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 217
Filloi me : 27/05/2009

Ketu postoni POEZI shqipe Empty
MesazhTitulli: Ketu postoni POEZI shqipe   Ketu postoni POEZI shqipe EmptyFri May 29, 2009 8:53 pm

Ketu mund te postoni poezi shqipe.
Ja po filloj une:



Lepuroshi









Deshi lepuroshi
te bej mrekulli,
te veshet me tesha
po sikur njeri.

Veshi pantollona,
kepuce e jelek,
e ne Zvicer porositi
sahat me qystek.

Mirepo te ngratit
i shkoi puna huq,
sepse veshet e gjate
si rrinin nen kapuq.
Ketu postoni POEZI shqipe Bunnyhop
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ScientisT-BoY
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 217
Filloi me : 27/05/2009

Ketu postoni POEZI shqipe Empty
MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Ketu postoni POEZI shqipe EmptyFri May 29, 2009 8:53 pm

Titulli: Lepuroshi









Jam e vogel picimul
e ha buken me pasul,
i fshi duart me peshqir
shkoj te daja musafir.
Rri dy nete, vij apet.Ketu postoni POEZI shqipe 5
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ScientisT-BoY
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 217
Filloi me : 27/05/2009

Ketu postoni POEZI shqipe Empty
MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Ketu postoni POEZI shqipe EmptyFri May 29, 2009 8:53 pm

Ylli i vogël

Ylli i vogël lart në qiell
duket porsi zjarr në pyll,
sipër dheut lart qëndron
xixa-xixa xixëllon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ScientisT-BoY
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 217
Filloi me : 27/05/2009

Ketu postoni POEZI shqipe Empty
MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Ketu postoni POEZI shqipe EmptyFri May 29, 2009 8:53 pm

Titulli: Poezi per femije









Mami, Mami
sa eshte ora?
Dua te shkoj te tezja Vlora.Ketu postoni POEZI shqipe 8
Tezja Vlora, s'ka sahat
i bjen ziles tik e tak.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ScientisT-BoY
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 217
Filloi me : 27/05/2009

Ketu postoni POEZI shqipe Empty
MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Ketu postoni POEZI shqipe EmptyFri May 29, 2009 8:54 pm

Titulli: Poezi per femije









Agimi

E dua babin
e dua mamin,
thot Agimi qe shkon ne shkolle
edhe motren shume e dua,
kurre pa te se ha nje molle.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ScientisT-BoY
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 217
Filloi me : 27/05/2009

Ketu postoni POEZI shqipe Empty
MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Ketu postoni POEZI shqipe EmptyFri May 29, 2009 8:54 pm

Titulli: Poezi per femije









Babi, babi
me jep pare'
t'shkoj t'a blej nje Abetare.
Lulja e kuqe
lulja e bardhe
Une do t'shkoj
ne klase te parë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ScientisT-BoY
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 217
Filloi me : 27/05/2009

Ketu postoni POEZI shqipe Empty
MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Ketu postoni POEZI shqipe EmptyFri May 29, 2009 8:54 pm

Per nje d qe ti se ve
Fjala dere behet ere
Dhe shtepia ngel pa dere

Per m qe ti se ve
Fjala mik behet ik
Cben keshtu ore besnik
A i thohet mikut ik?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ScientisT-BoY
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 217
Filloi me : 27/05/2009

Ketu postoni POEZI shqipe Empty
MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Ketu postoni POEZI shqipe EmptyFri May 29, 2009 8:54 pm

Potpuri poezish per macet Ketu postoni POEZI shqipe 4


Kam nje macke si arapke
them t'i bej nje corapke
Por corapken nuk e do
Por do buke me liko
Por likoja u mbarua
Macka ime u zemerua Ketu postoni POEZI shqipe I

Macke macke pis pis pis
C'ka dollapi qe leviz
Eshte miu kocomiu
Gjithe pjatat i lepiu.

(kjo eshte dhe kenge)

Macja ime ka qe mbreme
Me macokun eshte zene
O sa keq, o sa keq
Turp per macen qe s'i flet

Ujku ka mbetur pa dhembe
Ia theu lopa me kembe
O sa mire, o sa mire
Ujku eshte egersire

Dhe ketrushit m'u ne kembe
I ka hyre nje goxha gjemb
o sa keq, o sa keq
Mezi gjyshja po ia heq.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ScientisT-BoY
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 217
Filloi me : 27/05/2009

Ketu postoni POEZI shqipe Empty
MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Ketu postoni POEZI shqipe EmptyFri May 29, 2009 8:55 pm

Dashuria e parë

Unazën e argjendit Gonit ia fali Venera
Kokë për kokë për një detyrë
Me xhelozi vëngër e shikon Pranvera
Duke e shikuar veten në pasqyrë

Pranvera për Gonin ndjente simpati
Por s’ia tha dot – s’dinte si
Prandaj faqe pezmi, shenoi në ditar
“Ma vodhi Venera dashurinë e parë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ScientisT-BoY
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 217
Filloi me : 27/05/2009

Ketu postoni POEZI shqipe Empty
MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Ketu postoni POEZI shqipe EmptyFri May 29, 2009 8:55 pm

Titulli: Poezi per femije









Në Kosovë
Lexojmë anglisht
Me gisht
Fillimisht është vonë
Është terr
Është zi
Është pis

Hello Motherland
What is this
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ScientisT-BoY
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 217
Filloi me : 27/05/2009

Ketu postoni POEZI shqipe Empty
MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Ketu postoni POEZI shqipe EmptyFri May 29, 2009 8:55 pm

Mami,Mami,ma jep Barbin!
Nje fustan te ri t`i vesh;
T`i kreh floket, t`i lyej buzet;
T`i vesh vathet me moderrne!

Mami, Mami, shife Barbin!
Eshte e bukur porsi lule;
Nje shtepi dua t`i blej,
Barbit qe une pelqej...


Mbrapsht në krye Shko poshtë
ScientisT-BoY
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 217
Filloi me : 27/05/2009

Ketu postoni POEZI shqipe Empty
MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Ketu postoni POEZI shqipe EmptyFri May 29, 2009 8:56 pm

Maca Ime!

Kisha nje mace te vogel
qe e doja shum
u mundoja gjithmon
ta mesoj me ngren si une

Ja ofroja pjaten
lugen me pirun
ajo prap lepinte
nuk hante si une

Filloja te qaj
macja me shiqonte
me lepirje te pjates
ajo prap vazhdonte

Babi ngadale mu ofrua pran
dhe me pyeti ,,bije q'ke qe qan"?
I tregova une per hallin tim
ai buzagaz filloi me skjarim

Isha shum kokefort nuk e degjoja
Edhe per qdo dite ashtu u mundoja
Ta mesoj macen te haj sikur une
ja servoja pjaten lugen me pirun!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ScientisT-BoY
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 217
Filloi me : 27/05/2009

Ketu postoni POEZI shqipe Empty
MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Ketu postoni POEZI shqipe EmptyFri May 29, 2009 8:56 pm

Balada e burrave


Kam pasur nj gjyshe
mbi t gjitha gjyshet,
kur ajo tregonte,
heshtnin dallndyshet.


Kur fliste ajo,
mbanim vesh dhe gurt,
thaheshin mocalet,
lulzonin drurt...


Po ku je, moj gjyshe,
se m dogji malli,
je prapa nj ylli,
a prapa nj mali?


Kur t kujtoj ty,
kngt e prrallat,
gjumi edhe sot
vjen m'i mbyll qepallat...


Moj e mira gjyshe,
kur t sjell n mend,
m kujton nj re,
m kujton nj shkmb.


Po c'shkmb m kujton,
cfar reje vall
aty ku rreh deti
dhe si mal ngre val?


M kujton shkmbinjt
n Vuno, prposh,
pa m kujton ret
prmbi Mjegullosh.


Kur isha i vogl,
shpesh t kam pyetur:
- Kta shkmbinj c'jan,
pse rrin t heshtur?


Dhe ti m tregoje,
gjyshe gojmjalt:
E di pse qndron
ky fshat e kjo balt?


Se n krah i mbajn
shkmbinjt me thinja
nn qiellin me diell
dhe me vettima.


Po shkmbinjt c'jan,
mund t m tregosh,
q me val i rreh
deti kaltrosh?


Burrat q s'e lan
vetm kt vend,
q mbetn n fshat
dhe u bn skmb...


Ata prmbi supe
mbajn kt dhe,
ku ka mbir ulliri,
ku jetojm ne.


Po ret n qiell
cfar jan vall?
Prse vijn e ikin
dhe prse qajn?


Jan kurbetllinjt
q ikin m nat,
q i lan pas
fshatin edhe grat.


Edhe shkuan larg,
t huaj, t shkret,
me dit e me jav,
me muaj, me vjet.


I hngri kurbeti
dhe n vend t largt
hapn varr pr vete,
pr ne hapn plagt...


Tani i merr malli
edhe bhen re,
vrapojn n qiell
dhe vijn te ne.


Me lot t nxeht
mallin zn e derdhin,
pastaj nisin kthehen
prap andej nga erdhn.


Na u dhemb n zemr
edhe plag e kan,
q morn kurbetin
dhe fshatin e lan.


Shkmbinjt e Vunoit
dhe ret q qajn,
jan fshati yn,
jan burrat tan!


Kam pasur nj gjyshe,
mbi t gjitha gjyshet
kur ajo tregonte,
heshtnin dallndyshet!

Odhise Grillo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ScientisT-BoY
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 217
Filloi me : 27/05/2009

Ketu postoni POEZI shqipe Empty
MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Ketu postoni POEZI shqipe EmptyFri May 29, 2009 8:57 pm

Por sa cohem ne mengjes
Shkoj ne banjo vete dhjes
Pastaj mare nje koker molle
Edhe nisem per ne shkolle.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Ketu postoni POEZI shqipe Empty
MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Ketu postoni POEZI shqipe EmptySat May 30, 2009 2:12 pm

nivokaz i bukur
nivokaz i ri
ne zemer te kam
dhe te dua ashtu siq je ti

nuk te harroj kurr
oh vendi im atdhe
ne zemer te kam
se vendlindja ime je

edhe pse larg teje
ne vend te huaj jam
dashurin per ty
ne zemer e kam
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Ketu postoni POEZI shqipe Empty
MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Ketu postoni POEZI shqipe EmptySat May 30, 2009 2:13 pm

Njeri

I vetem ndihesh
Enderr braktisur pafat
Nga lote shprese...

Honi yt i zi
Gulcimin e shpirtit pjell
Si nje klithme...

N’muzgun e nates
Afshin qe gjoksin te cjerr
Falja ti mikes ...

E qiellin lut
Qe henen mos t’largoje
Duk’ e dhunuar...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Ketu postoni POEZI shqipe Empty
MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Ketu postoni POEZI shqipe EmptySat May 30, 2009 2:13 pm

FALJA

Zot i math e i vërtetë
Që kreve ç'shohëm në jetë,
Edhe të tjerë që janë
Pa funt pa krye pa anë,
Edhe kudo je ti vetë,
Syri yn tekdo shikon,
Që nga lint e gjer tek përndon,
Më çdo vënt të sheh fuqinë,
Urtësin' e madhërinë,
Falna gjithë mirësitë,
Epna dituri e dritë,
Tregona udhën' e mirë,
Mos na lerë n'errësirë,
Dhurona gjithë të mirat,
Mërgona nga të pështirat.

Zot! Falna vëllazërinë,
Dashurin' e miqësinë,
Epna dëshirë të msojmë,
E të mirat të punojmë,
Bëna të but' e të qetë,
E të urt' e të vërtetë,
Jetënë ta trashëgojme.

Naim Frasheri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Ketu postoni POEZI shqipe Empty
MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Ketu postoni POEZI shqipe EmptySat May 30, 2009 2:13 pm

Dy buzë...

Dy buzë të kuqe,
Dy dëshira të flakta,
Që afshin ma thithën,
Gëzimin ma fikën,
Si fantazma hikën
Ndër do bota të larta...
Dy buzë si tëpërgjakta,
Dy dëshira të flakta,
Që afshin ma thithën
Në buzë kur mu njitën
Andjet m'i trazuen,
Zemrën ma tërbuen,
Trurin ma helmuen
E në fund u mërguen...
Dy buzë të kuqe,
Bukuri fatale,
Të një gruaje stërzane
Një pjsë zemre më nxorne,
Një pranverë të tanë më morne
Dhe gëzimin ma vodhne...
Ato dy buzë të kuqe
Dhe dy lote të mija
Qenë shenja të dhimbjes,
Kur më vrau bukuria,
Kur më zu dashunia
E më dogji rinia.



Migjeni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Ketu postoni POEZI shqipe Empty
MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Ketu postoni POEZI shqipe EmptySat May 30, 2009 2:14 pm

Kush lë mikenë që ka
edhe ndahetë me shokë
për të fituar para,
nuk i ka mëntë në kokë.
Ikëni, more të mjerë,
ikni deti tek t'u nxjerrë,
se për mua dashuria,
ara, vreshti dhe shtëpia
më bëjnë të rroj me gas,
se s'dua të lë gjë pas.
S'dua të iki si përpara,
dua të rroj nëpër ara,
mikja pranë të më ketë,
të punoj aratë vetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Ketu postoni POEZI shqipe Empty
MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Ketu postoni POEZI shqipe EmptySat May 30, 2009 2:14 pm

Fatmirosh, mot e nga mot
grur' e misër të kem plot,
të kem raki, të kem verë
të ëmbëlë si sheqerë.
Të vete me bagëti,
me qe, me dhen e me dhi,
dhe t'i shpie rrëzë malit,
të hanë majën e barit;
dhe kur të pjellë një dhi
do t'i vë kecnë në gji.
Nuk iki nga Shqipëria
si punojn' ata që s'dinë,
mos e dhëntë perëndia,
të ndahem me dashurinë,
sa të mund të rroj më pak,
po këtu të bëhem plak.
Dhe në vuaj, le të vuaj,
të mos vdes në vënd të huaj!
Të shoh mëmën e babanë,
të kem dhe motratë pranë,
dhe kur të vdes, të më qajnë
pas zakoneve që kanë.

Të më marrënë në duar,
të qajnë me lesh lëshuar,
dhe mikja, kur të vijë,
ta qaj' e të ulërijë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Ketu postoni POEZI shqipe Empty
MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Ketu postoni POEZI shqipe EmptySat May 30, 2009 2:14 pm

Ku janë vaftet e parë,
stërgjyshët sa mirë qenë
shkonin jetënë pa ndarë
edhe dojnin mëmëdhenë.
S'kish pampor e s'kish gjemi,
nukë vinin të fitonin,
atdhenë s'e lij njeri,
po punonin edhe shkonin.

Kau nukë kishte zgjedhë,
as fre për kalin e fortë,
dhe si s'kish njeri të vjedhë,
shtëpitë qenë pa portë.
Aratë s'kishnë sinuar,
s'kish të pasur e të varfër,
dheu qe i lulëzuar,
kafsh' e njerz rronin afër.
Nukë kishte njerz të liq,
se lufta s'kishte dhe dalë
gjithë bota qenë miq,
qenë vëllezër në ballë.
Po tani, zot' i vërtetë,
njeriu ngjan me arinë!
Nukë hiqetë kjo jetë,
se njeriu ha njerinë'
sot s'mbretëron dashuria,
nukë kemi dashuri,
s'na mbeti as trimëria,
sot rrojmë në robëri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Ketu postoni POEZI shqipe Empty
MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Ketu postoni POEZI shqipe EmptySat May 30, 2009 2:14 pm

Sot e tutje në shtëpi
mikja të mbretërojë,
cilido nga miqt' e mi
për zonjë duhet ta njojë.
Kur të vete nëpër ara,
kur të korr e kur të mbjell,
të kem mikenë përpara,
kur të shij e kur të vjel
Dhe në stan kur të më shohë,
me qe, me dhën e me dhi
mikja t'i numërojë
se mos m'i vjedhë njeri,
të më zbukurojë stanë,
të bëjë djathë të butë,
t'u hedhë qënet të hanë,
të na ruajn' nga hajdutë.
Edhe nata kur të vijë
të marr mikenë në gji...
Dhe hënëza të na ndrijë
dhe të na kenë zili.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Ketu postoni POEZI shqipe Empty
MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Ketu postoni POEZI shqipe EmptySat May 30, 2009 2:15 pm

O shokë, ç'u prish dynjaja
si për burra dhe për gra,
tani shitetë sevdaja,
mjer' ai që s'ka para.
I pasur, të palltë varri,
ti që bleve dashurinë
dhe nuk e le si në pari,
të martë djalli shpirtinë!
Ndëgjoni, more të ri,
ndëgjoni dhe ju të ra:
duani atë që di,
jo atë që ka para.
Duani dhe vjershëtorë
barabar me perëndinë,
se rri me lule në dorë
edhe këndon dashurinë.
Ata që janë lëvduar,
me këngë nga vjershëtori,
janë burra të ndëgjuar
dhe rrojënë sa Tomori
O ju të ra e të ri,
u lutem të më këndoni,
që të kini dashuri,
kur të vdes të më kujtoni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Ketu postoni POEZI shqipe Empty
MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Ketu postoni POEZI shqipe EmptySat May 30, 2009 2:15 pm

Fragment dëshmorëve

O ata t`lumtë, ******* dhanë jetën,
o ata t`lumtë, ******* shkrinë vehten,
******* për Mbret e vend të Parëve,
******* për erz e nderë t`Shqiptarëve
derdhën gjakun tue luftue,
porsi t`Parët u pa`n punue!

Lehtë u kjoftë mbi vorr ledina,
but u kjofshin moti e stina,
ak`lli, bora e serotina:
e der` t` këndojë n`mal ndo` i Zanë,
e der` t` ketë n` detë ujë e ranë,
der` sa t`shndërisin diellë e hanë,
ata kurr mos u harrojshin,
n`kangë e n`valle por u këndojshin.

E njaj gjak, ******* kanë dikue,
ban, o Zot, ******* t`jesë tue velue
për m`ia xe zemrën Shqiptarit,
për kah vendi e gjuha e t`Parit!
Mos ta harrojme vepren e tyre.
Amen.


Gjergj Fishta
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Ketu postoni POEZI shqipe Empty
MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Ketu postoni POEZI shqipe EmptySat May 30, 2009 2:15 pm

K O R B I

Nje mesnate te bezdisur
tek kendoja i zalisur
disa prralla dhe magjira
te nje shkence te harruar,
tek dremitja i kapitur
befas vjen nje e trokitur,
me ngadale e goditur
permi dere t'odes sime.
"Dikush eshte, thashe, jashte
qe troket mi deren time".
Vetem kjo dhe asgje me.

Ah, e mbanj ner ment fort mire,
ishte dimr'i ftoht'i ngrire
dhe n'oxhakun shkrump te nxire
uret shuheshin ne hi.
Desha te gedhihej dita,
se me kot nga librat prita
te me ngushellonte drita
per te lumuren Lenore,
Vajz' e rralle dhe rrezore
q'i thon' Engjgjejte Lenore,
Permi dhe pa emer me.

Era frynte qe perjashta,
rrihte perdet e mendafshta
dhe me ngjethte dhe me derdhte
tmerre qe s'i ndjeva kurre.
Dhe tani qe te pushonte
zemr' e mjere qe leftonte,
goja po me belbezonte:
"Dikush do te hynje brenda;
ndonje vizitor i vonet
qe kerkon te hynje brenda.
Kjo do jet' e asgje me".

Mblodha veten menjehere
edhe frike me pa ndjere:
"Zot'i thom, a zonje, fajin
ndjemani, ju lutem shume,
se per Zotin po dremitnja,
aq'e holle ish trokitja
aq'e lehte ish goditja
Permi dere t'odes sime,
sa mezi ma zuri veshi".
Dhe e hapa deren e sheshit.
Erresir'e asgje me.

Syrin thelle n'erresire
shume ndenja ne ndrithtire,
endrra duke shikuar
qe njeri s'ka enderruar;
mirepo nat'e erret heshtte
edhe tjater gje s'me theshte
vee nje emer qe me deshte
peshperitur si "Lenore".
Kete un' e peshperita,
dikush m'u pergjegj:"Lenore".
Vetem kjo dhe asgje me.

N'ode prape me te kthyer
shpirti ndezur, zemra thyer,
perseri vjen nje trokitje
pak m'e forte se me pare.
"Pa dyshim, pa fjale, thashe,
dikush eshte aty jashte.
Duhet vajtur, duhet pare
qe te zgjidhet ky mister.
Hesht, moj zemer e zhuritur,
qe ta zgjidh kete mister!
Era esht' e asgje me."

Hap ahere xhamen time
kur me shume ferfellime
brenda hyn nje Korb i mvrojtur
madheshtor i kohes vjeter.
As u fal as pershendoshi,
as ben tjater pune boshi,
po si zot me shkon trimoshi
dhe qendron mi deren time,
ngjitet mi nje bust Pallade1
mun mi dere t'odes sime,
Ngjitet, rri, dhe s'ben gje me.

Me zu gazi, me shkoi tmerri
m'ate Koeb te zi si Ferri,
qe po mbahej aq' i rende,
aq' i larte, dhe i thom:
"Ndonese je pereeprere,2
s'ka dyshim je trim i ndjere,
Korb i mvrojtur, i vrerosur,
arratisur zall me zall;
thuam emrin tend me nam
anes detit Plutonian!"3
Thote Korbi: "Kurre me."

U eudita fort, pa mase
kur degjova korb te flase,
ndonese ajo pergjigje
s'kishte as kuptim, as lidhje;
se asnje s'mund te me thote
qe nonje njeri ne bote
gjer tani ka pare shpende
mun mi dere t'odes tij,
shpend' e shtaze mi statuje
mun mi dere t'odes tij,
T'emeruar "Kurre me."

Mirpo Korbi rrinte shtruar
permi bustin e latuar
dhe thosh vetem ate fjale
qe nga shpirti plot me flage
asnje pende me s'leviste
asgje tjeter s'murmuriste;
edhe zemra me theriste;
"Miqt' e tjere ikn'e shkuan;
neser edhe ky do t'ike
si dhe shpresat qe mu shuan."
Thote Korbi: "Kurre me."

I habitur nga pergjigja
qe me tha kur nuk e prisnja,
"Pa dyshim kjo fjale, thashe,
esht' e vetema qe di,
q'e mesoi nga i zot i mjere,
derembyllur, deresterre,
qe e ndoqi, e doqi zia
dhe e shojti lebetia.
Gjersa vaj i shpreses tij
s'qe vee deshperim i zi
Edhe kurre, kurre me."

Edhe korbi me mbertheu
dhe ne gaz buzen ma ktheu.
Shpejt, pra, nje kolltuk rotova
edhe deres iu afrova;
edhe i ndenjur enderronja
dhe me mendjen po kerkonja
qe te gjenja, te zbulonja
e'desh te thoshte Korb i zi,
Korb i mvrejtur, i vrerosur
arratisur zall me zall
Me dy fjalet "Kurre me".

Kete desha te ekoqitnja
po as fjale nuk i flisnja
korbit qe me sy prej prushi
zemren si me zjarr ma mbushi;
keshtu rrinja i trallisur
pshtetur kryet mi perkresen4
kadifeje te qendisur
qe ndritte llamba siper,
mbi te cilen ah, e mjera,
do mos pshtetet me persiper,
Do mos pshtetet kurre me.

Era u dend permi qilimet
me temjan nga Serafimet5
qe u tingellinin zilet
posht'e lart ne dysheme.
"Ja, me Engjej, mor i mjere,
te eoi Zoti kete here
prehje, prehje dhe nepenthe
te harrosh Lenoren lart.
Pi, gelltit kete nepenthe
dhe harro Lenoren lart!"
Thote Korbi: "Kurre me."

"Profet, thashe, nemerende,
po profet qofsh, djall a shpende!
Qofte se te eoi shtrengata
a Shejtan'i Ferrit zi,
te perhumbur, te patrembur
tek ky vend i shkret'i dhembur
tek ky burg me tmer i shembur,
thuajme, vertet te lus:
A ka ne Gallad ballsam?6
Thuaj, thuajme, te lus!"
Thote Korbi: "Kurre me."

"Profet, thashe, nemerende,
po profet qofsh, djall a shpende!
Per nje Qiell dhe Perendi
qe po lusim un'e ti,
thuajm'i zemres qe mban zi
a do shoh n'Eden7 te shenjte
vajzen a do ta kap te shtrenjte
q'i thon'Engjejte Lenore,
vajz'e rralle dhe rrezore,
q'i thon'Engjejte Lenore?
Thote Korbi: "Kurre me."

"Mbylle gojen, dreq a shpende!
ngrihem dhe therres me kembe,
eporru prape mun ne djall,
ne sketerre dhe ne zall!
Pende mos me shkund te zeze
Te me rrej' e te me ndeze;
mos ler shenje te genjeshtres
qe me the, po shko prej deres!
Nxirma qipin tend prej zemres,
thyej qafen jashte deres!"
Thote Korbi: "Kurre me."

Edhe Korb'i zi i humbur
qendon edhe i patundur
mbi te zbetin bust Pallade
mun mi dere t'odes sime.
Edhe syte i shkendritin
si prej djajsh qe enderritin
edhe llamba qe ndrit siper
ia heth hijen permi dhe;
shpirti im nga ajo hije
qe valon atje mi dhe
Do mos ngrihet kurre me
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ketu postoni POEZI shqipe Empty
MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Ketu postoni POEZI shqipe Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ketu postoni POEZI shqipe
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Poezi dashurie. Ketu postoni poezi dashurie
» Ketu postoni linqet per te downloaduar muzike
» Poezi dashurie
» Poezi per shqiptari
» Dialektet e gjuhës shqipe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Letërsia shqipe dhe botërore-
Kërce tek: