Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit



 
ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Ketu postoni POEZI shqipe

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 21
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Sat May 30, 2009 2:16 pm

Qiellin nuk di si ta pikturoj më,
tek shijoj puthjen e perëndimit në horizont
Buzën e sipërme të nxjerë mbi Jon
e tjetrën që më pëshpërit duke më dërguar valëzat në breg
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 21
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Sat May 30, 2009 2:16 pm

PARA ELEGJISE

Një ditë do t'i marrësh në gji
gjethet e rëna të stinëve të tua
dhe do të kërkosh kot veten
shtigjeve të harruara të një moshe
e nuk do të kesh më as flokë ere,
as shikim ylberi ta matësh fillin
dhe fundin e mashtrimit tënd të shkurtër.
Një ditë do t'i shpalosh vjetët tua
si pajën e nuses së vdekur
e do të numrosh fluturat e shkuara
t'agsholeve t'prenduara
e s'do të kesh më as zjarr në buzë,
as lot në sy të qeshën ngrohtë,
të qajsh rrejshëm dhe t'i mahnitësh
djelmoshat.

Një ditë dot'i hash buzët e tua,
gjurmët e tua do t'i pështysh
dhe secilin muzg do ta pagëzosh
me nganjë pendim që dhemb
e s'do te kesh me as sy deti,
as hap te hedhur sorkadheje
te shohesh si t'perqeshin gonxhet
dhe te ikesh prej hijes sate.

Ruaju, moj se vashat me te bukura
i vret bukuria e vet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 21
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Sat May 30, 2009 2:16 pm

Gjuha shqipe
N.Mjeda

Përmbi za që lshon bylbyli,
gjuha shqipe m'shungullon
përmbi er' që jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon.

Ndër komb' tjera, ndër dhena tjera,
ku e shkoj jetën tash sa mot,
veç për ty m'rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhë që jam tue ndie,
jan' të bukra me themel
por prap' kjo, si diell pa hije,
për mue t'tanave iu del.


Ku n'breg t'Cemit rritet trimi
me zbardh, Shqipe, zanin tand,
e ku Drinit a burimi
që shpërndahet kand e kand.

Geg' e tosk', malsi, jallia
jan' nji komb, m'u da, s'duron;
fund e maj' nji a Shqipnia
e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.

Qoftë mallkue kush qet ngatrrime
ndër kto vllazën shoq me shoq,
kush e dan me flak' e shkrime
çka natyra vet' përpoq.

Por me gjuhë kaq t'moçme e mjera
si nj'bij' kjo që pa prind mbet:
për t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
s't'kishte kush për motër t'vet.

E njat tok' që je tue gzue,
e ke zan' tash sa mij' vjet,
shqiptaria, që mbet mblue
sot nën dhe, edhe shqip flet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 21
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Sat May 30, 2009 2:17 pm

CMENDINA ME PORTE HAPUR

Po ikni, po na lini,
duke menduar; "Pergjithmone",
Nga ky dhe qe ishte juaji, joni,
qe eshte cmendina jone.
Cmendina jone e dashur, mallengjyese
me kafkat shqyese.

O te cmendurit e mi te shtrenjte,
sa ju dua,
megjithese kurre s'ju flas,
megjithese kurre s'me flisni
dhe dot s'ju duroj
dhe dot s'me duroni.
Por ky eshte rit:
ne nuk e shohim ne sy njeri-tjetrin
per pa urryer,
dhe ky eshte shkak
per t'u dashur gjer ne cmendim,
duke buzeqeshur ekzaltisht,
ndersa ne faqe
lotet na rjedhin,
lotet.

Bashkevuajtes te mi
qe ikni mergueshem,
te cmendines sone unikale,
me sy te fiksuar
pas nje ideje te vetme,
oh, vetem pas nje ideje te vetme,
qe askurre s'u pa, s'u gjend askund
dhe s'di ndonjehere ne ka per t'u gjetur.

Shperndahuni, ikni, tretuni.
Vend me vend shtet me shtet...
Oh, cfare piskame pisket
nga cmendina jone
ne oren e vone te perendimit,
kur malli e merr per bijte ne Perendim...

C'trishtim!
Mure te rrjepur..Mure qe gjithmone
kufizojne horizontin
per te lene nje qiell pa fund persiper.

Aty pas mesnate denesjet mbarojne,
dikush me vete po flet:
Sidoqofte shqiptarit,
kudo qe te ndodhet,
i mjafton marrezia e vet...


Mimoza Ahmeti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 21
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Sat May 30, 2009 2:17 pm

Dhimbja



Dhimbjet,

e bejne njeriun njeri,

Goditjet qe kurre s'e thyen burrin...

Ne ditet lyer me merzine gri,

Kur brenga,halli bren dhe gurin.



Dhimbjen e kemi qepur mbas vetes,

Bashke me djepin e qivurin...

Alban Tartari
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 21
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Sat May 30, 2009 2:18 pm

Nuk me besohet...çudi...
Ne piken e nisjes
Ndodhem perseri.
Njesoj...mendon dhe...ai.

Nuk e kane thene me kot
Por une besova endren
Tani qe po derdh lot
Nuk degjoj dot as kengen..

Nuk i shkeputa prangat
Per tu burgosut me ndryshe.
Fluturoj e lire .
Si nje dallandyshe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 21
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Sat May 30, 2009 2:18 pm

KUR TE JESH MERZITUR SHUME

Ketu s' do te jem, do jem larguar;
Ne toke i tretur si te tjeret,
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret.

Dhe neper udhet ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thate,
Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
Nje qiparis si murg i ngrate.

Ti do trishtohesh atehere,
Se s'do me kesh ne dhome gjalle,
Dhe, kur ne xham te fryje ere,
Do qash me eren dalengadale.

Po kur te jesh merzitur shume.
Ne raft te librave kerkome,
Atje do te jem i fshehur une,
Ne ndonje varg a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshesh,
Si nje blerim pas nje rrekeje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 21
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Sat May 30, 2009 2:18 pm

KUR NJE MENGJES

Do te jete mengjes e une do te vi patjeter.
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e kumbulles se vjeter,
Nga lulet e thanes se tharet.

Ahere ti s'do te jesh zgjuar akoma.
Une do te them emrin tend ne xhame
Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
"Ti cele heret, moj bajame!"

Do vershellej ngadale-ngadale
E s'do prish gjumin tend te bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet ne sup nje flutur...

E, kur syte te hapesh, do te shohesh
Romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe kengen e dashur do njohesh:
"Ti cele heret, moj bajame!"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 21
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Sat May 30, 2009 2:19 pm

Mos ma kujto


E shkuara ka caste dhe ore te hidhura, mos ma kujto
per shembull, me pe me duar te lidhura, mos ma kujto!

Per shembull me pe ne rruge te pire, mos ma kujto,
Te pire e te humbur, te share e te grire, mos ma kujto!

Per shembull me rrahen dy-tre vagabonde, mos ma kujto,
Tek shihja nje grerez tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!

Per shembull pesova diku nje disfate, mos ma kujto,
Dhe gjumi s'me zinte me dite e me nate, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ecur e qare, mos ma kujto,
Mbeshtetur pas murit me zemer te vrare, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ngrene e genjyer, mos ma kujto,
Te prishur, te shturur, te rene e te thyer, mos ma kujto!

Per shembull ne shtrat s'u bera per burre, mos ma kujto,
I turpshem i drodha si qengj nen lekure, mos ma kujto!

E shkuara ka ore dhe caste te hidhura, mos ma kujto,
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen te thirrura, mos ma kujto!


Dritëro Agolli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 21
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Sat May 30, 2009 2:19 pm

kur të shihemi herës tjetër

do të mbështjell me përkëdhelje, me ekstazi

Do të mëkoj me të gjitha kënaqësitë epshore

derisa ti të humbasësh ndjenjat

Dua të të habis,

të të bej ti rrëfesh vetes që të tilla

momente as i kishe ëndërruar

Kur të plakesh dua

që ti kujtosh këto pak orë

dhe dua që kockat e tua të thata

të dridhen nga kënaqësia.

Gustave Flaubert (1821-1880)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 21
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Sat May 30, 2009 2:19 pm

MALL

Ismail Kadare

Ca pika shiu rane mbi qelq.
Per ty une befas ndjeva mall.
Jetojme te dy ne nje qytet,
Dhe rralle shihemi sa rralle.

Edhe m'u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes.
Qiejt e ngrysur pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes.

Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Seç m'u kujtua sot per dreq:
"Te zgjuarit jane bashke ne bote,
Kurse te fjeturit jane veç".

Ne ç'enderr kemi rene kaq keq,
Qe dot s'po zgjohemi valle?...
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty seç ndjeva mall.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 21
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Sat May 30, 2009 2:22 pm

Anes lumenjve

Fan Noli

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbës, anës Spree-së.


Ku e lam' e ku na mbeti
Vaj-vatani e mjer-mileti
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur?


Se ç'e shëmpnë derbederët,
Mercenarët dhe Bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë
Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
ç'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës!


çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall' as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç' u-mpaka,
Se ç' u-çora, se ç' u-mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.


çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
Endërronj pa funt, pa shpresë
Anës Elbës, anës Spree-së.


Dhe një zë vëngon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet Beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta,
Dhe kudo gjëmon trumbeta:
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korrini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!


Ky ilaç e ky kushtrim
Më bën djal' e më bën trim,
Më jep forc' e më jep shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë
Që do kthehemi një herë
Pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.


Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur
Brohorit me bes' e shpresë
Anës Elbës, anës Spree-së.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 21
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Sat May 30, 2009 2:23 pm

KRENARI SHQIPTARI
Nuk te perulem, as te leshoj udhe!
Pse jam i vorfen,pa fajin tim, jam burre!
Nuk te leshoj udhe, anise pjelle e nji bareshe!
Nuk te nenshtrohem,sikur te jesh bir i cdo mbretneshe!
Ti mund te kesh lindur ne djepin me ar,
i mbeshtjellun me mendafsh te bute e te papare;
ushqye me musht luleshqerrash e me mjalte,
pasanikja te kete mbeshtjelle me brez te arte.
Po une jam me i madh se ne kasolle vorfnie,
me buke, krype e fjale fisnikie
e ruejta, e mbrojta, u gjakosa per kete toke,
nder motet ma te veshtira pushken pata shok.
Ne lahuten time do gjesh historine,
te lashte sa rruzulli per mua,per Shqiperine!
Me ka linde shqiptarja e ashper,e forte,
midis dhenve dhe krismave, mbi shkambin e ftofte,
Me ka mbeshtjelle me shallin e leshte e te ngrohte,
peshtjellakun ma te mire qe s'asht pa ne bote!
Lidhun me ka me sixhim, loze manaferre.
Nuk me ka perkedhelun, por ushqye me tamel dele!
Dhe per kete jam betue:
Askujt udhen s'kam per t'ia leshue!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 21
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Sat May 30, 2009 2:23 pm

Me sulm te ri, me shpirtin plot
Ti ben nje vrap per t'udhetuar.
Ben dhe nje si vjet dhe sot,
Dhe nje dhe mot e pa pushuar.

Dhe nuk u pyet per ngaj po shkon,
Qe ngaj po vjen ngaj te fryn era.
Vec udheton vec perparon,
Si vjet e sot e mot perhera.

Dhe ik...e ik...e ik...e ik...
E ja! keputet zemr` e shkrete.
E ja! pershembet vrap i lik
E bje permbys pergjithejete.

E pa t'u thare pika lot,
Vrapojne zemerat e tjera,
Me sulm te ri, me shpirtin plot,
Si vjet e sot e mot perhera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 21
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Sat May 30, 2009 2:24 pm

Kush ta fali bukurine

Kush ta fali bukurine
Qe t'e me trerosh te zine!

Kur te pashe per te vluar,
Pellumbeshe pende-shkruar,
Bubu!plumb ne kraharuar,
Plumb qe vret dyke gjemuar!

Mbledhur shoqet me nje qoshe,
Dic, m'ju flisje,dic m'ju thoshe,
Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe.

Pa me syckezat e tua,
Sy-larme!c'me fole mua.

Leshrave t'ju binte hija,
Yll i ndezur me shkendija,
Ndezur mun ne mes ne balle,
Te me vesh ne dhe te gjalle.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 21
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Sat May 30, 2009 2:24 pm

Dimër

Shpirti im qe sot y mbyll
Dhe gezimin m'a perzuri.
Neper mal e neper pyll
Zu debora prej qekuri.

Bjene floket nje-nga-nje
Mi katundin e shkretuar.
Dyke mardhur nene te
Dheri fjet e ri mbuluar

Flet nga-dal e shpirti im,
Dhe ne zi pikoj si fleta,
Pa me qit as pipelim
Tere fili, tere jeta.

Ne kaq heshtje-e qetesi
Ndjej vajtimthin e nje shpesi:
Psheretin me ze te ti
Jet' e trembur se mos vdesi

Lasgush Poradeci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 21
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Sat May 30, 2009 2:25 pm

Mëmëdheu


Mëmëdhe quhetë toka
ku më ka rënurë koka,
ku kam dashur mëm'e atë,
ku më njeh dhe gur' i thatë
ku kam pasurë shtëpinë,
ku kam njohur perëndinë,
stërgjyshët ku kanë qënë
dhe varret q'i kanë vënë,
ku jam rritur me thërrime
ku kam folur gjuhën time,
ku kam fis e ku kam farë,
ku kam qeshur, ku kam qarë,
ku rroj me gas e me shpres,
ku kam dëshirë të vdes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 21
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Sat May 30, 2009 2:25 pm

Dashuria

E mban mënd, moj Marë,
dashurin' e parë?
Njeri nuk e gjegji,
se jeshmë te vegji.
Unë pa ty s'rrojë,
vij' e të kërkojë;
tl pa mua s'rroje,
vij' e me kërkoje.
Në lule me erë
putheshim ngahere,
dhe si burr' e grua
losnim nënë ftua.
Një ditë, të dyza
losnim mbylla-syza:
U fshyem pa dukur
Cinë të besoj taninë,
perëndin' a dashurinë?
Perëndi në këte jetë
është dashuria vetë.
------
Bukuria jote, leshërat e tua
posi pëndë korbi, të gjata
mbi thua,ballëtë si diell,
faqetë si mollë,qafa jot' e gjatë,
mesi yt i hollë,sisëtë si shegë,
dhëmbët si thëlpënjë,buzët si
burbuqe, sytë si gështënjë,
dora si dëborë, fjala jote mjaltë,
kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltë;
gjithë më kënaqin, të tëra t'i dua,
po zëmëra jote u bë gur për mua!
-----
Pika-pika bie shiu
dhe dëbora flokë-flokë,
vetëtin e fryn veriu,
breshëri kërcet mi tokë!
Le të fryjë er' e ftohtë,
s'ka ç'më bën dimëri mua:
Dashuria më mban ngrohtë,
se pushtoj atë që dua.
Kur fryn era me tallas,
kur bie dëbor' e shi,
sa flë njeriu me gas,
kur ka mikenë në gji!



Andon Zako Cajupi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 21
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Sat May 30, 2009 2:27 pm

FILLIMI, REPRIZA

E paNjohura me ne fund do ta mbylle Deren

Pas shpinave tona vrapon Daniel Defo
miku yne i vjeter
Robinson Kruson kerkon
ate zbulues te madh te vetmise njerezore

(Sa shekuj kaluan qysh se ajo Dere u hap)

Tevona degjoj rrapllimen e rende te nje valleje
kujisjen e braves frymemarrjen e bimes ne mur
Celesi na u ndryshk apo fati na la

Jashte lojes si po na nxjerr pamundesia


ALI PODRIMJA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 21
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Sat May 30, 2009 2:28 pm

NOKTURNO

Në qiell hëna, unë
në llogore.

Atje tej na përgjon
vdekja e uritur.

Nata është e errësirës
dhe e befasisë

Stop. Ndaluni mendime
që më tretin prej këtej.

Është e ndaluar
braktisja e pozicionit.

Nata është e befasisë
dhe e errësirës.

Hëna në qiell, unë
në roje të Atdheut.


Shko ne krye te faqes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 21
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Sat May 30, 2009 2:28 pm

RAFSHI I DUKAGJINIT

Është një përbindësh
që na e ha ekzistencën.

Por janë edhe ca burra
dragonj, vetëtima.

Në Rafshdukagjin
llogore lirie.

Jehona gjithandej gjëmimi
me vrushkuj rrezesh.

Përbindsha llahtari
do t'i zhbijë jeta jonë.

Kjo tokë vetvetiu ka hyrë
në Epopenë Diellore.

nga Hajdin Abazi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 21
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Sat May 30, 2009 2:28 pm

Fluturojë mbi shtigjet tua

Fluturojë mbi kullat tua të rrenuara
Prekaz
Ulem mbi ledinat tua të gjakosura
Izbicë
Qajmë mbi varret tua të hapura
Likoshan
Kafken e lashë të çmallet në gjurmët e shkolles sate
Llaushë
Shikojë shtëpitë tua të plaçkitura
Skenderaj
Fluturojë mib shtigjet tua të kallura
Drenicë


Shko ne krye te faqes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 21
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Sat May 30, 2009 2:28 pm

Ikja

Mbi peshën e rëndë të fjalës
Zhytem si piramidë në det
Në pellgun e ëndrrës së djegur
Në këtë tokë si lulet.
Zhytem humnerave të harresës
Me një shpresë të vyshkur në xhep.
Shiriti i këputur i kujtesës
Rrugëve të arratisjes më ka mbet
Nata ecë mbi meridianet e kohës
E unë simfoni e saj,
Gabimet e lojërave të turbullta
Gjaku ynë më nuk do t'i lajë.
Nata shtrigë e vjetër në planetin maxhik
U arratis në ferrin e egër
Nga drejtësia ikë.


nga Kaltrina Pajaziti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 21
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Sat May 30, 2009 2:29 pm

LIBRI I MBYLLUR

Deri kur
I mbyllur në mendjen time
Kur do lexohen
Këto shkrime
Deri kur poeteshë
E librit të mbyllur
Deri kur
Kanun i mendjes së ndrydhur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 21
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   Sat May 30, 2009 2:29 pm

PSE HESHT

Unë hesht ti hesht
Kush të flasë
Unë qeshi ti qesh
Kush të kujtoj
Tiktaket e zemrës
Nuk pushojnë

çdo gjë ndryshon
Kur njëri-tjetrin
Nuk dashurojmë

Të dua pse hesht
Të dashuroj pse s'flet


nga Arbëreshë Aliçkaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Ketu postoni POEZI shqipe   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ketu postoni POEZI shqipe
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa
» Poezi dhe parodi humorisrike
» Rozi Theohari: Rihapet Shkolla Shqipe e Lynn-it, Mass
» Me rastin e ditlindjes se poetit POEZI NGA IZET ABDYLI
» Adelina Dardha: Poezi " Miqesia"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Letërsia shqipe dhe botërore-
Kërce tek: