Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Historia e Kosoves

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dardani
Administrator
Administrator
Dardani


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

Historia e Kosoves Empty
MesazhTitulli: Historia e Kosoves   Historia e Kosoves EmptySat May 30, 2009 12:07 am

Paleoliti dhe Neoliti
Trualli i banuar sot nga shqiptarët, ku bën pjesë edhe territori i
sotëm i Kosovës, filloi të popullohej shumë herët, që në epokën e
paleolitit (gurit të vjtër), mbi 100 000 vjet më parë. Janë të njohura
një numër i madh vendbanimesh të tilla në territorin e sotëm të
Kosovës, siç janë shpellat e Radacit dhe Karamakazit, si dhe shpella të
tjera më të vogla.

Popullimi i territorit të sotëm të Kosovës u rrit shumë në periudhën
neolitike. Njerëzit filluan të braktisin shpellat dhe të
përqendroheshin në vende të hapura. Banorët neolitike pëlqenin më shumë
të ndërtonin kasollet e tyre në fusha dhe në tarraca lumore. Banorët e
hershëm, nga jeta endacake e epokës paleolitike, kaluan në vendbnime
shpeshherë të qëndrueshme, me ekonomi kryesisht bujqësore.





Ilirët dhe fisi dardan
Ilirët, si trashëgimtarë të pellazgëve, janë ndër banorët më të lashtë
të Gadishulit Ballkanik. Ata janë autoktonë. Kulturën, gjuhën dhe
tiparet antropogjike ilirët i formuan në vendin e tyre, në pjesën
perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, aty ku shkrimtarët antikë i
përmendin në veprat e tyre. Trevat e shtrirjes së popullsisë ilire janë
mjaftë të gjera; ato përfshijnë të gjithë pjesën perëndimore të
Gadishullit, në veri, e diri te gjiri i Ambrakisë (Prevezë), në jug,
kurse në lindje deri te tokat përreth liqenit Lyhind (liqeni i Ohrit).
Grupe të veçanta ilirësh u vendosën edhe në Italinë e Jugut. Këto janë
fiset mesape dhe japige. Emri ietnik ILIR shfaqet në veprat antike që
në shek. V.p.K., kurse emrat e disa fiseve ilire fillojnë e përmendës
që në shek.XII p.K. nga Homeri. Por koha e formimit të etnosit ilir
është shumë e lashtë. Fillimet e origjinës ilire janë që në mesin e
mijëvjeçarit të dytë p.K., që nga periudha e bronzit të mesëm, kur
fillojnë të formohen tiparet etnike ilire. Në epokën e hekurit
(mijëvjeçari i fundit p.K.) ilirët u formuan plotësisht, duke
trashëguar nga epokat më të hershme eneolitike dhe të bronzit tipare
kulturore gjuhësore e antropologjike etnike. Teoria e vjetër që i bën
ilirët të ardhur nga Evropa Qendrore, në shekujt XII-XI p.K., është
rrëzuar nga studimet e kryera pas Luftës së Dytë Botërore. Vetë fakti
që varrimet me urna, karakteristike për popujt e Evropër Qendrore, nuk
janë tipike për trevat e shtrirjes së ilirëve, por ndeshen vetëm në
zona të kufizuara, të rralla, dëshmon kundër teorisë së ardhjes së
ilirëve në Ballkan nga veriu. Gjurmët e kulturave të Evropës Qendrore,
që ndeshen në Iliri, janë rezultat i kontakteve kulturore, tregtare e
të lëvizjes së artizanëve të punimit të metaleve. Dardanët ishin fisi
më i madh Ilir që u vu në krye të Mbretërisë Dardane, në ballkanin
qendror, kryesisht në Kosovë. Dy fise të tjera dardane të njohura ishin
thunatët dhe galabrët. Qyteti më i rëndësishëm i dardanëve ka qenë
Damastioni, i njohur si kryeqendra e nxjerjes së metaleve. Dardanët
përmenden si luftëtarë të fortë, xehtarë shumë të mirë, blegtorë dhe
tregtarë të njohur.




Mbretëria Dardane
Artikull : Emërtimi Dardania
Artikull : Etimologjia e emërvendit Demastion
Artikull : Mbretëria e Dardanisë





Krijimi i Mbretërisë Dardane
Në shek.IV p.K. u krijua Mbretëria Dardane, e cila shtrihej në
territorin e Kosovës së sotme e të krahinave të tjera përreth. Kufijtë
e saj shkonin në veri deri t qyteti i Nishit, kurse në jug deri në
Kukës dhe në rrjedhën e sipërme të Vardarit. Mbreti i parë dardan që
njohim, është Longari. Pas tij erdhën mbretërit Bato dhe Monun. Rolin
kryesor në mbretëri e luajti fisi dardanëve. Në këtë mbretëri bënin
pjesë edhe fise të tjera, ndër të cilat njohin galabrët dhe thunatët.
Dardania ishte e njohur në botën e lashtë për tokat e saj të gjera e
pjellore, për punimin e arit dhe për përpunimin e produkteve blegtore.
i Njohur ka qenë veçanërisht djathi dardan. Shoqëria ilire e dardanëve
mbështetej në sistemin sklavvopronar. Shkrimtarët antikë tregojnë se
dardanët kishin kaq shumë skllevër, sa vetëm njëri prej tyre mund të
kishte deri në 1000 veta e ndoshta edhe më shumë. Secili nga këta
skllevër punonte tokën. Në kohë lufte sklleverit merrnin pjesë në
ushtri, duke pasur si prijës pronarin e tyre. Mbretëria Dardane kishte
krijuar një ushtri të fuqishme dhe të organizuar shumë mirë. Veçori e
luftëtarëve dardanë ishte se ata hidheshin të gjtihë së bashku në sulm
dhe po kështu së bashku tërhiqëshin me radhë të shtrënguara, duke mos
lënë në sheshin e luftës as të plgosurit e tyre. Forca e kësaj ushtrie
u tregua sidomos në shek.III p.K., kur dardanët qenë në gjendje të
mbroheshin nga dynjet e fuqishme të keltëve, të cilët zbritën nga
Evropa Qendrore. Madje dardanët treguan gatishmërinë të ndihmonin edhe
Maqedoninë, që të përballonte këto sulme. Siç dëshmojnë shkrimtarët e
lashtë, historia e Mbretërisë Dardane është mbushur me luftëra të
pandërprera kundër Maqedonisë dhe më vonë kundër romakëve. Me
Mbretërinë Ardiane, dardanët mbajtën marrëdhënie miqësore, por patën
edhe konflikte, të shtyrë nga aristokracia skllavpopronare, që luftonte
për interesa të ngushta, dhe kjo pati pasoja shumë të rënda ekonomike e
politike si për ardianët, ashtu edhe për dardanët. Në mesin e shek. III
p.K., kur sundonte mbreti Longar, ushtritë dardane u përpoqën të
shtrinin kufijtë e tyre deri në brigjet e Adriatikut, duke shfrytëzuar
faktin që ushtritë ardiane të mbretëreshës Teuta ndodheshin në Epir. Ky
operacioni ushtarak fillimisht pati sukses, por me kthimin e ushtrive
ardiane nga Epiri, dardanët u detyruan të lëshonin tokat e pushtuara e
të ktheheshin në kifijtë e mëparshëm. Pas kësaj Longari i drejtoi
uishtritë e tij në jug dhe pushtoi tokat e Mbretërisë Paione, që
ndodheshin në veri të kufijv të Maqedonisë.




Luftërat e dardanëve kundër maqedonëve
Rreth vitit 21 p.K. luftimet ndërmjet dardanëve dhe maqedonasve morën
përmasa të gjera, aq sa mbeti i vrarë në betejë edh mbreti maqedonas
Demetri II. Pas vdekjes së tij, dardanët i shpeshtuan sulmet në
Maqedoni, derisa Antigon Dozoni i detyroi të largoheshin nga mbretëria
e tij. Kur mbreti maqedonas Filipi V ndodhej në luftë me grekët, në
vitin 219 p.K., dardanët vërshuan përsëri kundër Maqedonisë. Ushtritë
maqedonase u detyruan të ktheheshin në trojet e tyre dhe për të
përforcuar kufijtë veriorë pushtuan qytetin më të madh të Paionisë,
Bylazorën (Velesi). Në vitin 216 p.K. ushtritë dardane ndërmorën një
operacion të fuqishëm ushtarak kundër Maqedonisë, duke zënë 20 000
robër. Ata zbritën deri në fushën e Argos, në brigjet e lumit
Haliakmon. Kjo fushatë u ndoq nga kundërsulme të reja që bëri Filipi V
kundër dardanëve, duke u shkaktuar atyre humbje të rënda në ushtri. Në
vitin 200 p.K. mbretërit dardanë Longar e Bato, së bashku me ardianët e
mbretër të tjerë, lidhën aleancë me romakët kundër Maqedonisë. Kjo i
shtyu dardanët të ndërmerrnin sulme të rrreja në jug të kufirit të
tyre. Dardanët nuk i pushuan luftërat për të çliruar tokat që
ndodheshin në jug të mbretërisë së tyre, toka që dikur i përkisnin
Mbretërisë Paione dhe që i mbante të pushtuara Maqedonia, duk u mbyllur
kështu atyre rrugët tregtare që i lidhnin me krahinat jugore të
Ballkanit. Duke mos qenë në gjendje të ndërprisnin sulmet dardane,
maqedonasit bënë marrëveshje me fiset klte të bastarnëve dhe të
vendoseshin vetë në tokat e tyre. Kjo gjë nuk u arrit. Dardanët i thyen
ushtritë klte dhe çliruan tokat që ata kishin pushtuar. Edhe pasi u
shkatërruan Mbretëria Ardiane dhe ajo e Maqedonisë. Dardania vazhdoi të
ishte ende e lirë, ndonëse nga aleanca me romakët dardanët nuk arritën
përfitimet e dëshiruara. Romakët nuk u dhanë tokat e Paionisë, por
vetëm të drejtën për të tregtuar kripë.




Luftërat e dardanëve kundër romakëve
Luftërat e dardanëve kundër romakëve për shumë vjet me ashpërsi shumë
të madhe, në rrethanat kur senati romak synonte të shtrinte pushtimet e
tij në të gjitha tokat ilire dhe të arrinte deri në Danud. Edhe pas
shqetësimeve që u shkaktoi rifillimi i sulmeve kelte, dardanët i
vazhduan inkursionet e tyre kundër Maqedonisë, cila ishte kthyer tashmë
në provincë romake. Dardania u bë pengesë serioze për shumë vjet me
radhë për ushtritë pushtuese romake, të cilat nuk hiqnin dorë nga
synimet e tyre. Megjithkëtë në vitin 97 p.K. romakët arritën të vinin
nën varësi të përkohshme dardanët dhe fise të tjera fqinje, të cilat më
vonë i ripërtrinë forcat dhe u shkaktuan humbje të rënda romakëve. Aq
të vështira ishin këto luftëra për romakët, sa kur konsulli romak
Kurioni përgaditej me 5 legjione të nisej në luftë kundër Dardanisë,
njëri nga këto legjione ngriti krye dhe nuk pranoi t'i bindej
komandantit të vet të shkonte në këtë luftë që ushtarët e quanin të
rrezikshme. Romakët i krahasonin dardanët me kuçedrën e Lernës, e cila,
edhe kur ia prisnin të gjitha kokat që kishte, i ringjallte përsëri. Me
këtë krahasim ata shprehnin qëndrueshmërinë e madhe të dardanëve ndaj
kundërshtarit. Pas luftërave të gjata me romakët, nga fundi i shek.I
p.K dardanët e humbën pavarësinë e tyre dhe hynë nën varësinë e plotë
të Romës.





Kosova pas shkatërrimit të Perandorisë Perëndimore Romake
Shqiptarët e hershëm të mesjetës dolën nga kaosi i shkatërrimit te
Perandorisë Perëndimore Romake si pasardhës të fiseve të dardanëve dhe
feonëve, që jetuan ne Ilirinë e Sipërme dhe Trakë, deri në kohët e
pushtimeve masive të gotëve gjerman, që u zhvilluan në trojet shqiptare
gjatë shekullit të katërt të erës sonë. Në fund të shekullit të
gjashte, trako dhe ilirët u çvendosën nga dyndjet e avarëve,antëve dhe
fiseve bullgare turko - ugrike të sllavizuarva. Vendi i fundit ku
ilirët gjetën strehë gjatë këtyre dyndjesh barbare ishin malet e
Epirit, Thesalisë, Maqedonisë Perëndimore dhe Dalmacisë. Në 535,
ushtritë e Perandorit Bizantin Justinian pushtuan Ilirinë dhe Moesinë
dhe dëbuan gotët, lombardët dhe gepidët nga trojet ilire. Por 100 vite
më vonë, perandor Herakli i II-të ftoi fiset gjysëm të egra të
sorbianëve (shkije) dhe khrobates? (hrvati, kroatët) nga Kiskarpathia,
të cilët të udhëhequr nga prijësit e tyre pushtuan territoret e
Silezisë së sotme dhe të Polonisë Jugore, vende që ishin braktisur nga
vandalët gjermanë dhe ostrogotët. Perandori bizantin i vendosi sllavët
edhe në Ballkanin Perëndimor si mbrojtës të Konstandinopojës nga
avarët. Pas kesaj, shkijet, kroatët dhe fise te tjera sllave, shumë
shpejt dyndën Moesinë, Trakën, Maqedoninë dhe Greqinë, ndërsa sulmuan
edhe Kretën. Megjithatë bizantinët arritën t’i nënshtrojnë ata.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://riniafr.albanianforum.net
Dardani
Administrator
Administrator
Dardani


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

Historia e Kosoves Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kosoves   Historia e Kosoves EmptySat May 30, 2009 12:08 am

Kosova nën sundimin bizantin
Pas ndarjes së Perandorisë Romake në dy pjesë, më 395, trevat
iliro-shqiptare hynë në përbërje të Perandorisë Bizantine, siç quhet
zakonisht pas kësaj date Perandoria Romake e Lindjes sipas emrit antik
të kryeqytetit të saj, Bizant, që për nder të Konstandinit të Madh u
quajt Konstandinopojë. Ashtu siç i kishin dhënë Perandorisë Romake një
numër perandorësh e gjeneralësh të shquar, po ashtu gjatë periudhës së
hershme bizantine (shek. V-IX), trevat iliro-shqiptare i dhanë
Perandorisë Bizantine disa perandorë, ndër të cilët shquhen në mënyrë
të veçantë Anastasi I nga Durrësi (491-518) dhe Justiniani I nga
Taurisium i Shkupit (527-565).

Perandorët bizantinë i kushtuan vëmendje të veçantë mbrojtjes
strategjike të trevave iliro-shqiptare. Perandori Justiniani, ndërtoi
nga e para apo rimëkëmbi 168 kështjella në katër provincat ilire: të
Dardanisë, Prevalit dhe të dy Epirëve. Nga qytete e provincës së
Dardanisë, Prizreni dhe Shkupi kishin rëndësi të madhe për pushtetin
bizantin. Mbrojtja e tyre dhe e territorit në juridiksionin e tyre, u
ishte besuar forcave e komandantëve vendas. Trupa ushtarake
iliro-shqiptare shërbenin gjithashtu në vise të tjera të Perandorisë,
sa në Lindje aq edhe në Perëndim. Në kohën e perandorit Justinian,
ushtarë iliro-shqiptarë shërbenin në ushtrinë bizantine me qëndrim në
Itali.

Gjatë sundimit bizantin, filloi edhe përhapja në masë e krishterizmit
në provincën e Dardanisë. Persekutimet e mëdha kundër të krishterëve
regjistruan edhe në provincën dardane martirë të shumtë, kulti i të
cilëve u ruajt në shekuj. Nga martirët më të shquar ishin edhe Lauri
dhe Flori nga Dardania. Pavarësisht nga përpjekjet për mbytjen e fesë
së re, krishterimi u afirmua në Dardani në mënyrë përfundimtare. Pas
persekutimeve të mëdha të shek. IV, burimet historike flasin për një
strukturë kishtare mjaft të konsoliduar. Në Justiana Prima, qytet
dardan, ndodhej kisha metropolitane e Dardanisë, ku ishte i vendosur
kryepeshkopi. Peshkopata e Shkupit ishte nën varësinë e Kishës
Metropolitane të Shkodrës.

Nën sundimin e Dioklecianit e më tej të Konstandinit, Perandoria Romake
iu përshtat një organizimi të ri administrativ. Njësia më e madhe
administrative u bë prefektura, që përmbante disa dioqeza, të cilat nga
ana e tyre ishin të ndara në një numër edhe më të madh provincash.
Prefektura e Ilirikut (praefectura praetorio per Illyricum), përfshinte
dioqezat e Dakisë e të Maqedonisë. Në dioqezën e Maqedonisë, bënin
pjesë pronvincat e Prevalit, Dardanisë, Epirit të Vjetër dhe Epirit të
Ri, që përfaqësonin hapësirën gjeografike të banuar nga pasardhësit e
ilirëve, shqiptarët, përgjatë gjithë mesjetës e deri në kohët e reja.
Funksionari më i lartë i prefekturës së Ilirikut, prefekti i pretorit
për Ilirikun, e kishte selinë e vet në Selanik.

Në shekujt IV-VI, filloi dyndja e popujve. Megjithëse nuk përkonin me
drejtimin kryesor të dyndjes së popujve, trevat shqiptare nuk mbetën
tërësisht jashtë tyre. Inkursionet e gotëve, gotëve të lindjes
(ostrogotëve) dhe atyre të perëndimit (vizigotëve) aty nga fundi i
shek. IV prekën edhe trevat iliro-shqiptare.

Afërsisht, në mesin e shek. V Gadishullin Ballkanik e sulmuan hunët të
komanduar nga Atila, duke shfrytëzuar rastin që ushtria bizantine ishte
e zënë në luftë me vandalët. Brenda pak vjetëve ai pushtoi e grabiti
shumë qytete të trevave iliro-shqiptare, në mënyrë të veçantë,
Dardaninë. Burimet bashkëkohëse e përshkruajnë Dardaninë si një vend të
shkretuar. Me vdekjen e Atilës federata hune u prish dhe kështu pushuan
sulmet e tyre kundër Perandorisë Bizantine.

Me qëllim që të frenonte zbritjet e “barbarëve” nga kufijtë veriorë,
perandori Justinian me origjinë nga Taurisium i Dardanisë, i kushtoi
vëmendje ngritjes së një sistemi fortifikatash në disa breza, që
fillonte nga vija kufitare e Danubit, në veri, dhe zhvillohej valë-valë
duke zbritur në drejtim të jugut. Vetëm në atdheun e tij, në Dardani,
perandori bizantin meremetoi 61 kështjella dhe ndërtoi nga themelet 8
kështjella të tjera. Një ndër këto kështjella, e quajtur për nder të
tij Justiniana Prima (Shkupi), u ngrit në vendlindjen e perandorit,
Taurisium.

Ndryshe nga popujt e tjerë, dyndjet e sllavëve në Ballkan u shoqëruan
me një dukuri të re, atë të ngulimeve. Në vendet e shkelura prej tyre,
sllavët u ngulën duke formuar të ashtuquajturat "Sklavini" (vende të
sllavëve). Në fund të shek.VI e fillim të shek. VII, Sklavini të tilla
ishin formuar në Maqedoni, Traki, Thesali, Beoti e, në një numër mjaft
të madh, në Peloponez.

Në fillim të shek.VII, perandor Herakli lejoi vendosjen e dy fiseve të
mëdha sllave, të kroatëve dhe të shkijeve (serbëve). Këta të fundit
zunë vendet e përshkuara nga lumenjtë Lim e Drina e sipërme bashkë me
Pivën e Tarën, luginën e Ibrit dhe rrjedhën e sipërme të Moravës
perëndimore. Në jug dhe në perëndim shkijet kufizoheshin me diokletë si
dhe me trebinjët e zaklumët sllavë. Bërthamën e vendeve ku u vendosën
shkijet e përbënte krahina e Rashës, në veri të Novi-Pazarit të sotëm.
Në jug arrinin deri në burimet e lumit Lim. Gjithsesi, burimet
historike të mesjetës së hershme, ndërsa flasin për krijimin e zonave
kompakte të sllavizuara (sklavini) në viset fqinje të Dalmacisë,
Rashës, Maqedonisë, Peloponezit etj., nuk përmendin ekzistencën e të
tillave në katër provincat e Ilirikut Perëndimor. Mbijetesa,
historikisht e dokumentuar, në këto treva të qyteteve antike, e
qendrave dhe e strukturave kishtare, si dhe prania ndonëse e dobësuar e
pushtetit bizantin flasin përgjithësisht për ekzistencën këtu të
kushteve pak a shumë normale të jetës në shekujt e errët të mesjetës.

Që në shek. VII-VIII situata etnike në Ballkan u stabilizua dhe nuk
përmenden më dyndje popujsh. Kjo gjendje etnike e shekujve të hershëm
të mesjetës, në atë që u konstitua si atdheu mesjetar i shqiptarëve
(Albania-Arbëria), mbeti në thelb e pandryshuar edhe në shekujt e
mëvonshëm. Karvanet e tregtarëve që në shek. XIII-XV niseshin nga
Raguza (Dubrovniku) e nëpërmjet Breskovës e Rudnikut (Sanxhak)
mbërrinin në Trepçë e në Novobërdë, kalonin nëpër vende të banuara nga
shqiptarë e ku flitej gjuha shqipe (lingua albanesca).

Në vitin 1054, kur u bë ndarja e kishave, trojet shqiptare që
përfshinin ish provincën e Dardanisë, në pjesë të madhe kaluan në
kuadër të Kishës Katolike. Katolicizmi mbeti feja dominuese për disa
shekuj.




Shkëputja nga Bizanti dhe ekspansioni sllav
Derisa ushtria dhe administrata bizantine mbusheshin gjithnjë e më
shumë me elementin vendas, kurse, nga ana tjetër, zgjerohej vazhdimisht
numri i zonave autonome, ku pushtetin real e ushtronin krerët dhe
zotërit e vendit, u krijuan kushtet per ndarjen nga Bizanti. Por tokat
shqiptare të Dardanisë, ishin shumë tërheqëse për shtetin e fuqishëm
serb, që u krijua në fillim të shek. XIII. Dardania ra tërësisht nën
sundimin serb, në kohën e sundimit të mbretit serb, Stefan Dushanit
(1331-1355). Më pas i njëjti fat ishte edhe i të gjitha tokave
shqiptare. Në një relacion të vitit 1332 të kryepeshkopit frëng të
Tivarit, Guljelmi i Adës, për sundimin sllav në trojet shqiptare
shkruhet: "Arbrit janë të shtypur keq nga zgjedha e padurueshme dhe
tepër e rëndë e sunduesve të urryer sllavë..... Klerikët poshtërohen e
persekutohen, fisnikët shpronësohen e burgosen".

Duke filluar nga shek. XIII, mbretërit serbë nga dinastia Nemanja
punuan për ta zhvendosur epiqendrën e shtetit të tyre nga Rasha në
drejtim të viseve të pasura të Kosovës e të Gentës. Qytetet e këtyre të
fundit, Shkodra, Prizreni, Prishtina e Shkupi, u bënë në kohë të
ndryshme seli të oborrit serb. Një tjetër qendër e rëndësishme e
Kosovës, Peja, prej mesit të shek. XIII u kthye në qendër të kishës
autoqefale serbe. Zhvendosja e qendrave të gravitetit të shtetit serb
drejt jugut u shoqërua me dukuri të tjera të natyrës shoqërore e
etnike, të cilat qenë më të dukshme në Kosovë. Një pjesë e
aristokracisë vendase u shpronësua e u zëvendësua nga aristokracia
serbe e tokës, laike e sidomos fetare. Duke filluar nga gjysma e dytë e
shek. XIII serbizohen kishat e manastiret e Kosovës dhe ndërtohen shumë
syresh, të cilat u pajisën me fonde të mëdha tokësore. Në kohën e
sundimit të Stefan Dushanit, manastiret, tashmë të serbizuara, të
Deçanit, Greçanicës, Banjskës, Kryeëngjëllit, manastiri i Hilandarit në
Malin Athos e krahas tyre peshkopatat e Pejës, Prizrenit etj.,
zotëronin një pjesë të konsiderueshme të fshatrave të Kosovës e të
viseve të tjera veriore shqiptare.

Shtrirja e shtetit serb në drejtim të Kosovës u shoqërua edhe me
ardhjen këtu të kolonëve të rinj nga territoret e Serbisë së mirëfilltë
(Rashës). Të porsaardhurit populluan fshatrat e braktisura (selishtë)
ose u vendosën në pronat e përvetësuara rishtazi nga feudalët apo
kishat e manastiret serbe. Krahas kolonizimit, mbretërit serbë, e në
veçanti car Stefan Dushani, zbatuan një politikë që synonte asimilimin
e popullsive shqiptare të viseve të pushtuara. Si më të efektshme në
këtë drejtim u zgjodhën represioni dhe persekutimet në lëmin fetar.
Kapituj të tërë të kodit të Stefan Dushanit dhe urdhëresa të veçanta të
carit serb parashikonin masa të rrepta, si sekuestrim të pasurisë,
damkosje, dëbim e deri dënim me vdekje për të krishterët katolikë e
ortodoksë, që nuk pranonin të konvertoheshin në ortodoksinë serbe e nuk
ripagëzoheshin duke marrë emra sllavë. Masa të tilla goditnin në radhë
të parë popullsitë shqiptare të besimit katolik. Ato përcaktuan
përhapjen e fenomenit të sllavizimit fetar-onomastik në shtresa të
caktuara të popullsisë shqiptare. Kjo është arsyeja që midis shek.
XIII-XIV, krahas shqiptarëve gjithsesi të shumtë, që mbanin emra, si
Gjin, Dedë, Gjon, Progon, Llesh, gjenden në këto treva edhe shqiptarë
të tjerë, të cilësuar nga vetë dokumentacioni si të tillë, që mbanin
emra sllavë ose që i ishin përshtatur onomastikës sllave. Emra, si
Pribisllav, Radomir, Vladislav apo mbiemrat Vogliç, Kuqeviç, Flokovci,
Gjinovci etj., dëshmojnë se në këtë kohë (gjysma e parë e shek. XIV)
një pjesë e popullsisë shqiptare të trevave veriore, nën presionin e
dhunshëm të pushtuesve serbë, gjendej në një fazë kalimtare të një
asimilimi kulturor e fetar. Në mjaft treva ky proces asimilimi u
ndërpre në kushtet e reja që u krijuan me shkatërrimin e shtetit serb e
mbërritjen e turqve osmanë (gjysma e dytë e shek. XIV). Pikërisht në
këtë kohë vihet re aty një kthim i popullsisë në onomastikën
karakteristike shqiptare. Megjithatë, në një pjesë të territoreve në
fjalë, sidomos në zona të veçanta të Gentës (Zetës), procesi i
sllavizimit vazhdoi edhe paskëtaj duke çuar gradualisht në asimilimin
kulturor dhe etnik të bashkësive të tjera shqiptare.

Pushtimi serb i Stefan Dushanit, i ngarkuar me pasoja të rënda
ekonomike, shoqërore e etnike, ndeshi në qëndresën e ashpër të
popullsisë shqiptare. Që në vitin e parë të sundimit të Stefan
Dushanit, në trevat veriperëndimore shpërtheu një kryengritje
antiserbe, në krye të së cilës u vu bujari Dhimitër Suma (1332).
Zgjerimi i saj e nxiti kryepeshkopin e Tivarit, Guljelmin e Adës, të
projektonte organizimin e një kryqëzate të Perëndimit kundër serbëve, e
cila do të mbështetej në kontributin vendimtar të kryengritësve
shqiptarë të zonave të veriut. Në këtë mënyrë që nga Genta e Kosova
deri poshtë në Epir lindën ose u ringjallën formacione politike të
dyerve më të shquara shqiptare, Balshët, Gropajt, Topiajt, Matrëngët,
Muzakët, Zenebishët, Bua-Shpatat etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://riniafr.albanianforum.net
Dardani
Administrator
Administrator
Dardani


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

Historia e Kosoves Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kosoves   Historia e Kosoves EmptySat May 30, 2009 12:08 am

Përpjekjet e Balshajve për një shtet të bashkuar shqiptar
Familja Balshaj ishte me origjinë nga qyteza e Balëz, në afërsi të
qytetit të Shkodrës. Edhe kjo familje ka qenë e shpronësuar dhe
keqtrajtuar gjatë sundimit sllav. Gjithsesi, pas mesit të shek. XIV,
tre vëllezërit Balsha, Strazimiri, Gjergji I dhe Balsha II, e vunë këtë
familje në ballë të politikës dhe të proceseve shtetformuese shqiptare,
duke shfrytëzuar edhe momentin e përshtatshëm që pasoi vdekjen e car
Stefan Dushanit. Me shthurjen e Perandorisë së tij, vëllezërit Balshaj
iu vunë punës për ta kthyer Gentën (Zetën), ashtu si Dioklenë e
dikurshme, në një shtet të pavarur nga mbretëria serbe. Për këtë
qëllim, ata prenë çdo lidhje me oborrin e carit të ri serb, Stefan
Uroshit, i cili i konsideronte Balshajt “rebelë” dhe i trajtonte si
kundërshtarë të papajtueshëm të tij. Me zotërimin e Ulqinit, të Tivarit
e të vetë Shkodrës dhe të skelës së Shirgjit, si dhe me shtënien në
dorë përfundimisht të Budvës më 1367, Balshajt ishin në gjendje të
kontrollonin lëvizjet tregtare nëpër Adriatik. Në duart e tyre
ndodheshin rrugët tregtare që zgjateshin prej bregdetit drejt viseve të
brendshme. Më e rëndësishmja prej tyre ishte rruga që fillonte në pikën
doganore të Dejës, ku bashkoheshin rrugët që vinin nga portet e
Shëngjinit, të Ulqinit e të Tivarit, dhe vazhdonte nëpër luginën e
Drinit për të arritur në Rrafshin e Dukagjinit, nga ku degëzohej në
qendërbanimet kryesore të Kosovës. balshajt shtrin sundimin e tyre deri
në Vlorë.

Zotërimi i Balshajve në Vlorë u bë nyja e një aleance të sundimtarëve
shqiptarë të viseve të Vlorës, të Beratit, të Përmetit, të Ohrit e të
Korçës në luftë me princërit e fundit sllavë, trashëgimtarë të
Perandorisë së dikurshme të Dushanit, në radhë të parë me mbretin
Vukashin, sundimtar i viseve të Kosovës e të Maqedonisë deri poshtë në
Kostur. Pas vrasjes së këtij të fundit, koalicioni i krerëve shqiptarë,
të drejtuar nga Balsha II dhe nga Andre Muzaka, i mori Mark
Krajleviçit, të birit të Vukashinit, qytetin e Kosturit (1372). Një
përpjekje e Mark Krajleviçit, më 1375, për ta rimarrë qytetin dështoi.
Kosturi mbeti edhe për disa vjet të tjerë nën qeverisjen e vëllezërve
Stojë e Teodor Muzaka, djem të despot Andresë dhe kunetër të Balshës
II. Tashmë jo vetëm Muzakajt, por edhe familje të tjera fisnike të
trevave të Shqipërisë së Poshtme kishin hyrë nën sovranitetin e
Balshajve. Këta arritën, po në fillim të viteve 70, të shtrijnë
sundimin e tyre deri në rrjedhën e lumit Mat, duke shkaktuar përsëri
pakënaqësinë e Karl Topisë, dhe në Kosovë, prej Prizreni dhe Pejë deri
në Kriva Reka (pranë Novobërdës). Në këtë mënyrë, përveç zotërimit të
tyre të parë të Gentës, vëllezërit Balsha kishin bashkuar atë kohë, nën
sundimin e tyre, viset e Lezhës, Matit, Kosovës, Dibrës, Ohrit e
Kosturit. Autoriteti i tyre shtrihej në Vlorë dhe, nëpërmjet lidhjeve
të vasalitetit apo aleancave familjare, në mbarë Shqipërinë e Poshtme.
Ndikimi i tyre shtrihej te Zenebishtët e Gjirokastrës apo te Shpatajt e
Çamërisë e të Artës. Në këtë mënyrë, vëllezërit Balsha për herë të parë
kishin bashkuar në një zotërim të vetëm pjesën më të madhe të trojeve
shqiptare.

Në vitin 1385, pas një depërtimi të ushtrisë osmane në krye me Hajredin
Pashën, territori i Kosovës, në pjesën më të madhe, ra në dorë të
princërve sllavë, vasalë të sulltanit. Për rrjedhojë, princi shqiptar u
afrua me Republikën fqinje të Raguzës, që i rikonfirmoi qytetarinë
raguzane, dhe me princ Llazarin e Rashës. Vajza e këtij të fundit u bë
gruaja e Gjergjit. Në betejën e Fushë-Dardanisë, më 1389, Gjergji II
Balsha mori pjesë krahas krerëve të tjerë shqiptarë e ballkanas.




Dukagjinët, Spanët dhe Kastriotët
Ndërsa shteti i Balshajve rrudhej, dinastia e Dukagjinëve shtiu në
dorë, rreth vitit 1387, qytetin e Prizrenit. Dukagjinët kanë zotëruar
për një periudhë kohe, ndonëse me ndërprerje, rrugën që kalonte nga
Deja, përpjetë rrjedhjes së Drinit për në Rrafshin e Dukagjinit e më
tutje. Ata kanë zotëruar edhe Pejën.

Ndërkaç emri familjar Spani shfaqet për herë të parë në vitin 1322 te
një shkodran. Në radhët e Spanëve kishte pronarë tokash, tregtarë,
klerikë etj. Mbiemrin e tyre e mbanin edhe një varg familjesh të
thjeshta. Si veçori e përbashkët e familjeve Spani, krahas mbiemrit,
ishte se thuajse që të gjitha ato banonin në krahinat pranë Rrugës së
Gentës. Spanët kanë jetuar në qytetet dhe në krahinat e Shkodrës,
Drishtit, Pultit, Pejës, Trepçës etj. Një trevë në veri të lumit Drin
del në dokumentet e fundit të shek. XV me emrin e përfaqësuesit më në
zë të kësaj familjeje, Pjetër Spanit (nahija e Pjetër Spanit), i cili
ka qenë pjesëmarrës në Kuvendin e Lezhës.

Kastriotët ishin familje fisnike dhe dinastia drejtuese më e
rëndësishme e jetës politike dhe ushtarake të Shqipërisë në shek. XV.
Gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit të shek. XIV në krye të zotërimeve
të Kastriotëve ka dalë Gjon Kastrioti. Në këtë periudhë zotërimet e tij
janë zgjeruar, sidomos në drejtim të lindjes, në rajonet e Prizrenit,
të Gostivarit e të Tetovës. Zgjerimi e fuqizimi i shtetit të Gjon
Kastriotit përkoi me rënien e dy shteteve kufitare me të, të Balshajve
e të Topiajve.

Pjesën lindore (kosovare) të shtetit të vet Gjon Kastrioti e zotëronte
si funksionar i administratës osmane, sepse vetë ai deklaronte në vitin
1411 se kishte në gatishmëri të përhershme një ushtri të përbërë nga
"dy mijë kalorës shqiptarë dhe treqind kalorës turq" dhe kohë pas kohe
është shprehur se sulltani ishte kryezot i tij. Për të garantuar
sigurinë e lëvizjes së njerëzve dhe të karvaneve të mallrave nëpër
rrugët tregtare, Gjoni vendosi roje nëpër to si dhe nëpër kështjellat
që shërbenin për mbrojtjen e tyre, si në ato të Prizrenit, të Gurit të
Bardhë, të Stelushit etj. dhe rriti shërbimet për mirëmbajtjen e rrugëve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://riniafr.albanianforum.net
Dardani
Administrator
Administrator
Dardani


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

Historia e Kosoves Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kosoves   Historia e Kosoves EmptySat May 30, 2009 12:09 am

Fillimi i pushtimit osman në Kosovë
Sulmet e ushtrive osmane për pushtimin e viseve shqiptare nisën në
mesin e viteve 80 të shek. XIV. Të udhëhequra nga bejlerbeu i Rumelisë,
Timurtash Pasha, në vitin 1385 ushtritë osmane, u futën në Shqipëri dhe
pushtuan qytetet e Shtipit, të Përlepit, të Manastirit dhe të Kosturit.
Në dokumente perëndimore dhe osmane të shek. XIV-XV për qytetet e
Shkupit, të Manastirit, të Kosturit, të Janinës etj., si dhe për
Fushë-Dardaninë shprehimisht është shënuar se ato ishin "në Shqipëri"
apo "në tokat shqiptare". Në vitin 1386 osmanët pushtuan Nishin.

Knjazi serb i Rashës, Llazari Hrebelanoviçi mori nismën dhe ftoi
sundimtarët e tjerë ballkanas që të bashkonin forcat e tyre për të
ndalur marshimin osman. Thirrjes së tij iu përgjigjën disa prej
sundimtarëve shqiptarë, si Gjergji II Balsha, sundimtar i Shkodrës,
Teodor II Muzaka, zot i Beratit dhe i Myzeqesë, Dhimitër Jonima, zot i
trevave përgjatë rrugës tregtare Lezhë-Prizren, Andrea Gropa, zot i
Ohrit dhe i rajoneve rreth tij, sundimtarë të Shqipërisë së Poshtme
etj. Me ta u bashkuan edhe sundimtarë të tjerë ballkanas si dhe
sundimtari i Kosovës Vuk Mlladenoviqi, që zakonisht njihet me mbiemrin
Brankoviçi (Vuk Brankoviçi). Zotërimet familjare i kishte në pjesën
veriore të Drenicës dhe të Fushë-Dardanisë. Trupat shqiptare kishin një
peshë të rëndësishme në forcat e koalicionit ballkanik. Kronikat
osmane, që përshkruajnë këtë ngjarje, theksojnë numrin e madh të
ushtrisë së Gjergjit II Balsha dhe e cilësojnë atë si njërin prej tre
sundimtarëve kryesorë të koalicionit antiosman, krahas knjazit Lazar
dhe vojvodës Vllatko Vukoviqit, komandant i ushtrisë së mbretit Tvërtko
I të Bosnjës.

Në qershor të vitit 1389 ushtritë e koalicionit ballkanik u bashkuan në
Fushë-Dardani (Fushë-Kosovë). Në çastin e fillimit të betejës, V.
Brankoviçi i largoi trupat e veta nga koalicioni. Më 15 qershor
ballkanasit zhvilluan një betejë të përgjakshme me focat osmane të
komanduara nga sulltan Murati I. Pas disa sukseseve të para të ushtrive
të koalicionit, fitorja në këtë betejë anoi përfundimisht nga osmanët,
por me humbje njerëzore të mëdha nga të dyja palët. Gjatë zhvillimit të
betejës vritet sulltan Muratin I. Beteja e Fushë-Dardanisë la mbresa të
fuqishme te shqiptarët e Kosovës, të cilët i përjetësuan ato në këngë
popullore.

Disfata e koalicionit ballkanik në betejën e Fushë-Dardanisë të vitit
1389 pati rrjedhime të rënda për popujt e Gadishullit të Ballkanit.
Pushtuesit osmanë e kthyen në vasal të tyre sundimtarin e Kosovës, Vukë
Brankoviçin, të cilin, në fillim të vitit 1392, e detyruan t'u
dorëzonte Shkupin, e më pas Zveçanin (kështjellë pranë Mitrovicës) etj.
Me marrjen e Shkupit, osmanët përforcuan pushtetin e tyre në pjesën
lindore të Shqipërisë Qendrore (Maqedonia e sotme), veçanërisht nëpër
rajonet fushore të lumit Vardar, që ishin nga më të begatat e
Ballkanit. Pozicioni gjeografik shumë i favorshëm i Shkupit, ku
kryqëzoheshin rrugët më të shkurtra që lidhnin kryeqytetin e
Perandorisë Osmane me të gjitha tokat shqiptare dhe me rajonet e tjera
të Ballkanit, nxitën sulltanët osmanë që ta bënin atë bazë ushtarake
shumë të fuqishme, duke e shpallur Pashasanxhak, d.m.th. vend-rezidencë
e bejlerbeut të Rumelisë.




Fillet e përhapjes së Islamit
Në kushtet e mungesës së një kishe kombëtare shqiptare, që do të
ndikonte shumë në ruajtjen e unitetit fetar te shqiptarët, një pjesë e
konsiderueshme e fisnikërisë dhe e shtresave të tjera, që jetonin në
Shkup, Manastir dhe në qytete të tjera të Kosovës, filluan të
përqafonin masivisht Islamin. Që në fund të viteve 60 të shek. XV mbi
60% e banorëve të Shkupit e të Manastirit ishin myslimanë. Kurse te
sllavët, që kishin kishën e tyre kombëtare, nuk u përhap procesi i
islamizimit. Në regjistrat kadastralë osmanë të shek. XV thuajse asnjë
spahi nuk ka të shënuar cilësimin se është shka apo sllav, ndryshe nga
shumë të tjerë që mbajnë mbiemrin Shqiptari (Arnauti).

Konvertimi në Islam i shqiptarëve i shkëputi shumë prej tyre nga
ndikimi i kishave ortodokse sllave e greke (që liturgjinë e mbanin në
gjuhën sllave dhe greke), duke ndërprerë kështu vrullin e procesit
shekullor të sllavizimit e të greqizimit të shqiptarëve. Gjithashtu
islamizimi u dha mundësi shqiptarëve që të integroheshin në jetën e
Perandorisë Osmane dhe të ruanin, deri në një farë mase, pozitat e tyre
ekonomike e politike.












__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://riniafr.albanianforum.net
Dardani
Administrator
Administrator
Dardani


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

Historia e Kosoves Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kosoves   Historia e Kosoves EmptySat May 30, 2009 12:09 am

Rezistenca ndaj pushtimit osman
Derisa pushtuesi osman shtrihej në tokat shqiptare, një pjesë e
fisnikërisë, arriti të ruante zotërimet duke u shndërruar në vasalë të
Sulltanit. Megjithatë, në vitin 1443, Gjergj Kastrioti - Skenderbeu (i
biri i Gjon Kastriotit), i ndihmuar nga vëllau i madh Stanisha, mori
kështjellën e Krujës dhe me këtë e filloi kryengritjen e përgjithshme,
e cila rezultoi më vonë në krijimin e shtetit shqiptar. Skënderbeu,
morri nën kontroll edhe rajonin malor në jug të Shkupit dhe me këtë
edhe rrugën Shkup - Kërçovë.

As fisnikët e tjerë nuk qëndruan duarkryq. Familja Spani mori
kështjellën e Pazarit të Ri dhe atë të Zveçanit, ndërsa Dukagjinët e
morën Pejën. Stefan Gjurashi, u zgjerua dhe vendosi qendrën e tij në
Zhabiak. Për një kohë të shkurtër fisnikët shqiptar morën nën sundim
Rrafshin e Dukagjinit, Drenicën, krahinat e Plavës e të Gucisë, të
Jeliçës (Sanxhakut), të Gentës (Zeta) e të tjerë. Kulminacion i këtyre
përpjekjeve ishte Besëlidhja Shqiptare e Lezhës me 2 mars 1444, që
bashkoi fisnikët nën drejtimin e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut. Aty
morën pjesë, përveç Kastriotëve edhe familjet e mëdha si: Arianitët,
Topiajt, Balshajt, Dukagjinët, Spanët, Zahariasit, Muzakajt, Gropajt,
Dushmanët, Gjurashët (Cërnojeviqët) etj.

Pas vdekjes së Skënderbeut, me 1468, shteti shqiptar vazhdoi
rezistëncën e tij. Por, në vitin 1479, të gjitha trojet shqiptare, ranë
nën sundimin osman.




Vendosja e sistemit të timarit dhe çifligjeve
Zgjerimi i Perandorisë Osmane, bëri të nevojshëm ndryshimin e
organizimit të saj shtetëror. Për ta vënë atë mbi baza më të
qëndrueshme administrative e juridike, gjatë mbretërimit të sulltan
Sulejmanit II (1520-1566), u krye një organizim i ri i shtetit dhe u
rishikuan e u plotësuan ligjet ekzistuese me urdhëresa të tjera në
përshtatje me kushtet e reja, me synim që të arrihej në radhë të parë
centralizimi i pushtetit në duart e sulltanit.

Në përfundim të këtij riorganizimi, territoret e gjithë perandorisë u
ndanë në 32 ejalete, që ishin njësi më të vogla administrative. Në krye
të çdo ejaleti kishte një bejlerbej. Krahinat e Gadishullit Ballkanik u
përfshinë në tri ejalete: ejaleti i Bosnjës në veri të gadishullit,
ejaleti i Rumelisë në qendër dhe ejaleti i Detit në ishujt e detit Egje
dhe në një pjesë të bregdetit jugor. Çdo ejalet u nda në një numër
sanxhakësh. Territoret e Shqipërisë bënin pjesë në ejaletin e Rumelisë.
Ato u ndanë në disa sanxhakë. Numri, shtrirja dhe emërtimi i tyre ka
ndryshuar herë pas here. Sanxhakut të Shkodrës, të cilit më 1499 i
ishin shtuar krahina të Malit të Zi dhe në fillim të shek. XVI edhe
krahina të Rrafshit të Dukagjinit, iu shkëput krahina e Gjakovës, që i
kaloi sanxhakut të Dukagjinit; sanxhakut të Vlorës iu shkëputën
krahinat e Delvinës dhe të Çamërisë, me të cilat u krijua sanxhaku i
Delvinës. Sanxhakët e Elbasanit, të Ohrit, të Dukagjinit, të Prizrenit,
të Vuçiternës, të Shkupit dhe të Janinës mbetën siç ishin më parë. Çdo
sanxhak ishte një unitet administrativ e ushtarak që përfshinte
timaret, ziametet dhe forcat e tyre ushtarake përkatëse. Sanxhakë u
ndanë në njësi më të vogla, të cilat u quajtën kaza, kurse këto të
fundit u ndanë në nahije. Në çdo sanxhak kishte një mëkëmbës të
sanxhakbeut (myteselim) dhe komandant të spahinjve (allaj-bej), kurse
në çdo kaza një gjykatës (kadi) që varej drejtpërdrejt nga sulltani.
Përveç këtyre pati edhe funksionarë të tjerë të një rëndësie më të
vogël nëpër nahijet. Shumica dërrmuese e funksionarëve, ashtu si dhe
shumica e feudalëve, ishin me origjinë shqiptare.

Kosova, gjatë kësaj periudhe, njohu një zhvillim të madh ekonomik.
Klasa kryesore sunduese, ishte klasa ushtarake, për të cilën punonte
klasa punëtore që quhej raja. Sipas funksionit, ushtarakët ndaheshin në
njerëz të shpatës dhe të penës. Në njerëzit e penës përfshiheshin
ulematë, kadilerët, nëpunësit e financës. Në të shpatës hynin në radhë
të parë zotëruesit e timareve, të ziameteve dhe haseve të lidhur me
shërbimin ushtarak, zotëruesit e feudeve të lidhur me shërbime në
administratën shtetërore, pronarët e mylqeve tokësore. Për të gjithë
këta i përbashkët ishte fakti se, si zotërues të tokës, ata gëzonin të
drejtën të merrnin prej fshatarësisë një pjesë të të ardhurave. Në
shek. XVI-XVII shtresa drejtuese në rajonet e ish-principatave
shqiptare, duke përjashtuar ndonjë sanxhakbej, myfti apo kadi të
dërguar nga vise të tjera, ishte me prejardhje vendase. Për më tepër,
një pjesë e saj vinte nga radhët e fisnikërisë shqiptare të
parapushtimit, por tashmë, pavarësisht nga kjo prejardhje, ajo ishte
pjesë e pandarë e tërësisë së klasës feudale osmane.

Të dhënat e defterëve kadastralë të shek. XVI dëshmojnë për krijimin e
dy kategorive çifligjesh në zotërim të feudalëve, të ngritura mbi tokat
jorajatike dhe më vonë rajatike, të ngarkuara vetëm me detyrimet ndaj
zotëruesit të tokës. Që nga gjysma e dytë e shek. XVI sistemi i timarit
hyri në fazën e shthurjes, e cila u forcua edhe më tepër gjatë dy
shekujve (XVII-XVIII) dhe vazhdoi deri në reformat centralizuese
tanzimatiste të viteve 30 të shek. XIX.

Nga gjysma e dytë e shek. XVIII, krahas bejlerëve si pronarë çifligjesh
dalin tregtarë, veçanërisht në qytetin e Shkodrës. Në fund të shek.
XVIII u dalluan familje të mëdha çifligare, si: Begollajt në Pejë,
Rrotullarët në Prizren, e të tjerë.

Në shek. XVII-XVIII edhe pronat e institucioneve fetare myslimane e të
krishtera morën formën e çifligjeve. Ato u zgjeruan në radhë të parë
nga dhurimet e shtetit dhe të besimtarëve. Çifligjet e klerit mysliman
qenë përqendruar kryesisht në toka pjellore të fushave të Shkodrës,
Kosovës, Tiranës, Elbasanit, Myzeqesë, Korçës, Janinës, Artës etj. Në
Shqipërinë Verilindore, në fushën e Kosovës, midis Vuçiternës dhe
Prishtinës ishin zotërues çifligjesh teqetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://riniafr.albanianforum.net
Dardani
Administrator
Administrator
Dardani


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

Historia e Kosoves Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kosoves   Historia e Kosoves EmptySat May 30, 2009 12:09 am

Rritja e qyteteve dhe e prodhimit zejtar
Vendosja e sundimit osman u bë pas luftërave pushtuese, që kishin
sjellë pakësimin e numrit të qyteteve. Qytetet që ekzistonin si qendra
prodhimi e shkëmbimi në gjysmën e parë të shek. XV, ishin shkatërruar e
zhdukur krejtësisht, kurse Kruja, Shkodra, Lezha, Durrësi, Berati, të
shpopulluar e të dëmtuar rëndë, kishin mbetur në madhësi fshatrash.
Edhe qytetet e pushtuara më përpara, si Gjirokastra, Vlora, Prizreni,
Peja, etj., ende nuk ishin rimëkëmbur.

Me të vendosur sundimin e tyre, osmanët e ndryshuan fizionominë e
organizimit të jetës qytetare. Qytetet kryesore shqiptare ata i bënë
qendra të ushtrisë e të administratës dhe i shndërruan në vatra të
përhapjes së fesë dhe të kulturës islamike. Vlora, Elbasani, Shkodra,
Prizreni, Vuçiterna, Peja, Shkupi, Manastiri, Ohri, Janina e Delvina,
pavarësisht nga madhësia që kishin, u caktuan si qendra sanxhakësh.
Qytetet të quajtura shehër u përfshinë në organizimin feudal, por me
një status të veçantë, të dalluar nga ai i timareve në fshat. Prandaj
banorët e tyre nuk u futën në kategorinë e rajave, por u quajtën
shehërli, d.m.th. qytetarë.

Por rigjallërimi i tyre u krye me ritme shumë të ngadalta dhe u arrit
vetëm pas një periudhe të gjatë prej një shekulli. Në fund të shek. XVI
numri i banorëve të qyteteve ishte rritur. Kështu, Prizreni arriti në
557 shtëpi, Prishtina 506 shtëpi, Trepça 447 shtëpi, Novobërda 366
shtëpi, Vuçiterna 286, Janieva 288 shtëpi. Prizreni kishte tiparet e
një qendre administrative me popullsi të madhe, ndofta nga më të
mëdhatë në krahinën e Kosovës.

Gjatë shekullit XVII, Prizreni u rrit në 3620 shtëpi, ndërsa Prishtina
e Vuçitërna arritën në 2000 shtëpi. Zhvillimi i prodhimit dhe i
qarkullimit e bënë të domosdoshëm bashkimin e prodhuesve të vegjël
qytetarë në organizata të veçanta sipas profesioneve, me rregulla të
detyrueshme për të gjithë ushtruesit e zejeve dhe të tregtisë. Edhe
shteti osman ishte i interesuar për disiplinimin e prodhuesve të vegjël
në organizata zejtare, por me kusht që ky organizim të bëhej sipas
sistemit osman të esnafeve. Me anën e këtij sistemi, pushteti qendror i
fuste këto forca dhe prodhimin e tyre nën kontrollin e vet, nxirrte
prej tyre mjaft të ardhura dhe i organizonte zejtarët në reparte pune
apo ushtarake. Esnafet kishin edhe statutet e tyre të shkruara dhe
është i njohur statuti i 137 esnafeve të Pejës që quhej Sullet e
Tabhanës. Esnafet kishin edhe funksione shoqërore. Duke edukuar të
rinjtë me edukatën morale, me bindjen e përuljen ndaj më të mëdhenjve,
të moshuarve e më të pasurve, për edukimin e një disipline të rreptë,
ato zhvillonin një luftë të fortë kundër veseve, imoralitetit,
vjedhjes, pirjes së alkoolit etj. Masat ndaj punonjësve nisnin me
këshilla e vërejtje, vazhdonin me gjoba dhe përfundonin me largimin nga
esnafi e nga qyteti. Esnafet kryenin edhe veprime ndihme e solidariteti.

Trojet shqiptare, arritën një zhvillim shumë të madh ekonomik, duke u
bërë territori më i pasur ekonomkisht në Ballkan e më gjerë. Qysh në
shek. XVI, Prizreni kishte 900 dyqane, ndërsa Shkupi kishte 2150
dyqane. Dyqanet ishin përqendruar në një lagje të vetme, duke formuar
rrugica të ndara sipas zejeve. Prizreni kishte 24 sokakë (rrugica). Në
disa qytete, si në Prizren e Shkup u ngritën edhe pazaret e mbyllura
(bezistene) për shitjen e mallrave të kushtueshme.




Rezistenca ndaj pushtimit osman - pushtimi i përkohshëm austriak
Kryengritjet e shumta të organizuara në trojet shqiptare, gjetën deri
diku solidarizim edhe në trojet shqiptare të Kosovës. Gjatë viteve
1670-1680, banorët e sanxhaqeve të Prizrenit dhe Dukagjinit, u
solidarizuan me sanxhaqet e tjera shqiptare, në mosmbledhjen e taksave
të shtetit osman.

Një pjesë e banorëve, përkrahu edhe ushtrinë austriake e cila filloi
pushtimin e trojeve shqiptare, duke e mposhtur ushtrinë osmane.
Angazhimi i shqiptarëve në anën e austriakëve u bë më i dukshëm në
pranverën e vitit 1689, kur konti Ludvig Badeni, komandant i frontit
austriak vendosi të pushtonte Nishin dhe nëpërmjet Prokupjes të kalonte
në Kosovë. Nëpërmjet Prizrenit dhe Kukësit, ai desh të dilte në Shkodër
e në detin Adriatik për të ndarë Bosnjën e Hercegovinën nga Porta e
Lartë. Me një thirrje të veçantë konti i Badenit ftoi popujt e
Ballkanit për t’u bashkuar me ushtrinë e tij. Kur forcat ushtarake hynë
në tokat ballkanike, në to u përfshinë serbë, bullgarë, grekë e
shqiptarë. Në afërsi të Nishit u zhvillua një betejë e ashpër (24
shtator 1689), e cila përfundoi me fitoren e austriakëve.

Pas kësaj fitoreje një pjesë e ushtrisë austriake në krye me gjeneral
Pikolominin u nis për në Kosovë, ku u prit nga shqiptarët. Kur
Pikolomini hyri në Prishtinë, shqiptarët e Kosovës deklaruan se ishin
me perandorin. Pikolomini të njëjtën situatë ndeshi edhe në Prizren.
Banorët e qytetit i dolën përpara dhe e pritën me nderime. Rreth 5 000
shqiptarë me kryepeshkopin e tyre, Pjetër Bogdanin, e përshëndetën me
breshëri të shtënash. Burimet austriake, angleze e papale pohojnë se
pranë Pikolominit ishin mbi 20 000 shqiptarë. Sipas një përllogaritjeje
5 000 veta ishin nga Prishtina, 3 000 veta nga Peja, 6 000 nga Klina
dhe Drenica, 6 000-8 000 veta nga Prizreni. Shqiptarë të tjerë të
palidhur me ushtrinë austriake vazhdonin kryengritjen. Kur forcat
austriake hynë në Prizren, 3 000 kryengritës shqiptarë morën Pejën.
Sapo gjenerali Pikolomini kaloi në Shkup (25 tetor 1689), shqiptarët
shprehën gatishmërinë për të hyrë nën mbrojtjen e austriakëve. Një grup
kryengritës u nis drejt Tetovës për të pastruar krahinën nga forcat
osmane, që ndeshën në rezistencë në Kaçanik. Ndërkohë forca tatare nga
Krimea hynë në Prishtinë, por u thyen nga shqiptarët e Prishtinës.

Sipas burimeve osmane me austriakët ishin bashkuar: Peja, Prizreni,
Tetova, Shtipi, Prishtina, Vuçiterna, Kosova (Belasica), Jenipazari
(Pazari i Ri), Mitrovica, Shkupi, Çiçaku, Plevla, Jagodina, Kumanova
etj.

Pas vdekjes së gjeneral Pikolominit (nëntor 1689) qëndrimi i
shqiptarëve ndryshoi për disa arsye. Në radhë të parë ndikoi këtu
qëndrimi i pasardhësve të Pikolominit dhe të oficerëve të tjerë
austriakë. Ata filluan t’i trajtojnë keq shqiptarët. Megjithëse një
numër shqiptarësh u larguan nga ushtria austriake, një pjesë mjaft e
madhe vazhduan betejat kundër osmanëve por pa sukses. Ushtria osmane
përbëhej nga forca të hanit të Krimesë, të bejlerbeut të Rumelisë dhe
të sanxhakbejlerëve të tokave shqiptare. Në fillim forcat osmane iu
drejtuan Karposhit. Forcat austriake dhe kryengritësit shqiptarë u
tërhoqën në Kaçanik. Duka i Holshtajnit u detyrua të organizonte një
këshill ushtarak, i cili vendosi t’u bëjë thirrje shqiptarëve që kishin
qenë pranë Pikolominit, por ishte tepër vonë. Megjithatë, shqiptarët,
besnikë të austriakëve, morën pjesë në luftën me tartarët e hanit të
Krimesë. Në fillim ra Prishtina, më vonë Prizreni, Peja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://riniafr.albanianforum.net
Dardani
Administrator
Administrator
Dardani


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

Historia e Kosoves Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kosoves   Historia e Kosoves EmptySat May 30, 2009 12:10 am

Largimi i ushtrisë austriake dhe shpërngulja e një pjese të popullatës nga Kosova
Me ushtrinë austriake u larguan nga Kosova shumë kryengritës, besnikë
të Austrisë. Mbi këtë fakt u ngrit teza e historiografisë serbe mbi të
ashtuquajturën “shpërngulje të madhe të serbëve nga Kosova dhe mbi
popullimin e saj nga shqiptarët”. Është e vërtetë se midis atyre që u
tërhoqën së bashku me ushtrinë austriake ishte patriarku i Pejës, Arsen
III Cërnojeviçi, së bashku me disa murgjër që nëpërmjet Jenipazarit e
Studenicës u vendos në Panoni. Por serbët që u larguan me të nuk ishin
aq të shumtë në numër sa të bëhet fjalë për një shpërngulje të madhe të
tyre nga Kosova në ato vite. E ashtuquajtura “shpërngulje e madhe e
serbëve nga Kosova” është një sajesë e historiografisë serbe, e bërë me
qëllime të caktuara politike. Të mbështetur në të dhënat e kishës
serbe, mjaft historianë serbë duke synuar t`i japin “një mbështetje”
historike e shkencore politikës grabitqare të Serbisë ndaj tokave
shqiptare të Kosovës, janë orvatur të provojnë se Kosova kishte qenë në
mesjetë qendër e shtetit serb dhe trevë e banuar nga serbët deri në
fund të shek. XVII - fillimi i shek. XVIII. Pas luftërave austro-osmane
të viteve 1683-1699, pohojnë këta autorë, një pjesë e popullsisë serbe
që mori anën e Austrisë, qenkërka tërhequr për në veri dhe vendin e
tyre e paskan zënë shqiptarët e ardhur nga vise të brendshme të
Shqipërisë së Veriut. Historianë të tjerë, duke rënë viktimë e
njëanshmërisë së burimeve dokumentare serbe, janë bashkuar me autorët
serbë. Kështu është krijuar një letërsi e tërë historike që nuk i
përgjigjet të vërtetës shkencore. Megjithatë, ka edhe mjaft studiues që
e kundërshtojnë këtë mendim që mbizotëron në historiografinë serbe. Në
disa vepra të historiografisë austriake dhe italiane, të mbështetura në
burime të besueshme, pranohet se territoret e Kosovës ishin të banuara
nga popullsi shqiptare dhe përfshiheshin brenda kufijve të Shqipërisë
si nocion etnik.

Dokumentet e komandës së lartë ushtarake tregojnë se nga forcat që u
vunë përkrah forcave austriake, dy grupe ishin më kryesorët: shqiptarët
dhe “serbët”. Nga një përllogaritje e përafërt del se numri i
shqiptarëve ishte dy herë më i madh se ai i “serbëve”. Përveç
dokumenteve të komandës ushtarake, edhe dokumentet angleze e papale
dëshmojnë se shumë shqiptarë qëndruan deri në fund me austriakët. Edhe
ndër të shpërngulurit që nuk i kalonin të 10 000 vetat shqiptarët ishin
më të shumtë. Sipas një interpretimi që meriton të përmendet, edhe
termi “serb”, i cili përdorej në dokumente, nënkuptonte shqiptarët
ortodoksë që bënin pjesë në juridiksionin e kishës së Pejës. Në këtë
rast duhet pranuar se kryengritësit e Kosovës, që u bashkuan me
austriakët, ishin thuajse të gjithë shqiptarë.




Përhapja e fesë Islame
Artikull : Faktorët ndikues në islamizimin e shqiptarëve
Fisnikëria shqiptare, ishte e para që provoi dukurinë e kalimit në
Islam. Pasi e pranonin vasalitetin osman, bijtë e tyre islamizoheshin,
pasiqë të njëjtit edukoheshin pranë oborrit të sulltanit në Stamboll.
Sipas regjistrimit të viteve 1431-1432, Sanxhaku Shqiptar kishte 335
timare, nga të cilat 279 udhëhiqeshin nga myslimanë. Depërtimi në
shkallë të gjerë i fesë islame në radhët e popullit shqiptar gjeti
shprehje pikësëpari në qytete. Por, që nga vitet 80 të shek. XV, feja e
re ka nisur të “zbresë” nga parësia e islamizuar në masën e popullsisë
qytetare të krishterë, për të vazhduar më pas edhe në fshatëra. Me
1468, tetova kishte 41 shtëpi myslimane (15%). Në vitin 1485, Peja
kishte 23 shtëpi myslimane. Me 1487, Vuçiterna kishte 33 shtëpi
myslimane (31%), Prishtina 51 shtëpi muslimane (17%).

Procesi i islamizimit gjatë shek. XVI ishte në ngjitje të pandërprerë.
Feja e re kishte shënuar sukses të madh në qytete të rëndësishme: Peja
(90%), Vuçiterna (80%), Tetova (71%), Kërçova (65,5%), Prishtina (me
nga 60%), Prizreni (55,9%), Novobërda (37%), Trepça (me nga 21%),
Janieva (14%). Nga shqyrtimi i ritmeve të procesit të islamizimit të
popullsisë qytetare shqiptare gjatë shek. XV-XVI, del se dinamika e
këtij procesi paraqitej veçanërisht e shpejtë në qytetet e Kosovës. Një
gjë e tillë shpjegohet, midis të tjerash, me rrethanat politike të
veçanta që ekzistonin në Kosovë në momentet e vendosjes së sundimit
osman. Popullsia shqiptare e Kosovës ndodhej kësaj kohe nën sundimin
politik të shtetit serb, ndërsa pushtetin fetar këtu e ushtronte
kryesisht Patrikana Serbe e Pejës. Për rrjedhojë, likuidimi i sundimit
serb dhe dobësimi i pozitave të kishës serbe me vendosjen e sundimit
osman, u dha rast banorëve të krahinës që t’i shpëtonin ndikimit të
kishës së lartpërmendur, duke përqafuar fenë islame si një nga mjetet e
shprehjes së dallimit të tyre etnik nga serbët.

Në trojet shqiptare në fundin e shek. XVI përqindja e islamizimit të
qyteteve kapte shifrën 49%, ndërsa ajo e fshatërave arrinte vetëm në
rreth 17%.

Duke filluar nga shek. XVII, burimet historike flasin për braktisje
masive të fesë së krishterë dhe përqafimit të Islamit edhe nga
popullsia fshatare. Gjatë kësaj kohe fshatra të tëra kaluan në fenë
islame. Në mjaft fshatra të tjera vërehet rënie e dukshme në numrin e
shtëpive të krishtera nga njëra anë, dhe shtim i shtëpive myslimane,
nga ana tjetër. Kështu, p.sh., në vilajetin e Prishtinës numri i
shtëpive të krishtera në vitin 1688 ishte pakësuar 49% në krahasim me
vitet 1551-1555, ndërsa në vilajetin e Novobërdës kjo shifër shkonte
deri në 73%. Vetëm brenda viteve 1620-1624 në 200 fshatra të rrethit të
Prizrenit ishin islamizuar 3 000 banorë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://riniafr.albanianforum.net
Dardani
Administrator
Administrator
Dardani


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

Historia e Kosoves Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kosoves   Historia e Kosoves EmptySat May 30, 2009 12:10 am

Kosova pas ndarjes nga Shqipëria
Me krijimin e mbretëris Serbe teritori i Dardanisë nga kleri i ritit
lindor quhej Serbia e Re dhe me rritjen e ndikimit të klerit sllav në
Ballkan dhe krijimit të mitit të Kosovës, pjesa më e madhe e
ish-vilajetit të Kosovës fillon të quhet Serbia e Vjetër e më vonë
Kosovo i Metohia ndërsa teritori i Dardanisë ndahet në tri njësi
"Banovina" të Mbretërisë Jugosllave dhe një pjesë në Shqipëri. Gjatë
luftrave Ballkanike dhe botërore bëhen luhatje të shumta të kufinjëve
dhe emërtimeve dhe nga to pjesa më e madhe e ish vilajetit të Kosovës
hynë në një federatë laike Serbe si njësi konstituive e Federatës
Jugosllave. Pas kthimit të klerit në fuqi në federaten serbe dhe
shkatërrimit të Federatës Jugosllave, Kosova okupohet nga kleri dhe
qeveia e Milosheviqit të cilët në ish-Pashallëkun e Beogradit kishin
instaluar një sistem shtetrorë dual (dyfishë: nacional dhe ortodoks
mesjetar) nga ku kordinonin veprimet në teritorin e ish- Federatës
Jugosllave.

Pas ndërimeve kushtetuese të dhunshme në Kuvendin e Kosovës me 28 mars
1989, të organizuar nga Lidhja Komuniste e Serbisë në krye me
Milosheviqi dhe të përkrahura nga kleri ortodoks, Kosova mbetet nën
juridiksionin e Republikës së Serbisë, si krahinë e saj, ndërsa me 2
korrik 1990, Kuvendi i Kosovës shpall Kosovën, republikë në kuadër të
Federatës Jugosllave. Ky vendim nuk u njoh nga organet serbe e as ato
federative.

Në vitet 1992-1993, Lëvizja Popullore e Kosovës në mërgim, vendos
krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila mori aksione guerile
kundër makinerisë pushtuese serbe derisa doli publikisht me 28 nëntor
1997.

Me 28 shkurt 1998, pas masakrave në Likoshan dhe Qirez filloi lufta
çlirimtare. Ajo përfundoi në qershor të vitit 1999, kur edhe instalohet
një mision i OKB-së në Kosovë.

Ky mision, keqtrajtoi në mënyra perfide ish luftëtarët e UÇK-së, lejoi
krijimin e strukturave paralele serbe në Kosovë dhe ngulfati Kosovën
ekonomikisht.

Kështu me 17 mars 2004, shpërtheu revolta popullore kundër UNMIK-ut,
dhe protestuesit i sulmuan disa enklava serbe, duke i dhënë një mesazh
të qartë faktorëve ndërkombëtar se: Nëse nuk zgjidhet statusi i
shumicës, pakica në Kosovë është e pambrojtur.

Pasi që ky mesazh u kuptua shumë qartë, pasoi vizita e misionarit dhe
diplomatit të njohur Kai Aide, i cili rekomandoi fillimin e
përgaditjeve të menjëhershme për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Kjo
rezultoi me një proces të lodhshëm negociator, mes Serbisë, Kosovës dhe
OKB-së, që rezultoi me propozimin Gjithpërfshirës të Ahtisarit.

Me 17 shkurt 2008, bazuar në këtë propozim, Kosova shpallet shtet i
pavarur dhe sovran. Kushtetuta e Kosovës që i jep asaj të gjitha
kompetencat e shtetit, hyn në fuqi me 15 qershor 2008.

Pas shpalljes së pavarsisë qëndrimi i shteteve anëtare të OKB-së është
i ndarë. Shumica e shteteve të ritit lindor me siteme duale
nacionalo-fetare si Serbia, disa shtete nacionale që kanë popullsi të
kombeve etnike të ndryshme dhe probleme tjera të brendëshme, hezitojnë
të njohin pavarësinë e Kosovës.

Lufta politike e kordinuar për pengimin e njohjes së shtetit të ri prej
së jashtmi zhvillohet nga Serbia dhe Rusia, ndërsa nga brenda këtë e
bënë kleri sllav i përçëndruar në veri të Kosovës.




Artikulli kryesor: Historia e sistemit shtetëror të Kosovës
Emri kushtetues: Republika e Kosovës. Kosova është një republikë
parlamentare, unike dhe e pandashme. Ka 30 komuna, numri i të cilave
brenda dy viteve do të shtohet, në bazë të planeve për decentralizim.

Sistemi shtetëror i Kosovës definohet nga Kushtetuta e Kosovës, e cila hyri në fuqi me 15 qershor 2008.

Shefi i Shtetit: Kryetari i Republikës Fatmir Sejdiu LDK që nga 10
shkurti 2006. Kryetari zgjedhet nga Kuvendi i Kosovës, në mandat 5
vjeqar.
Shefi i Qeverisë: Kryeministri Hashim Thaçi PDK që nga 9 janari 2008.
Kryeministri zgjedhet nga Kuvendi i Kosovës, në mandat 4 vjeqar.
Kabineti: përbëhet nga ministrat e propozuar nga Kryeministri dhe të votuar nga Kuvendi i Kosovës.
Legjislativi: Kuvendi njëdhomësh i përbërë nga 120 deputetë. 100
zgjedhen nga populli me sistem proporcional me lista të hapura, 10
vende janë të rezervuara për minoritetin serb e 10 vende të tjera janë
të rezervuara për minoritetet e tjera joserbe. Zgjedhjet e fundit janë
mbajtur me 17 nëntor 2007. Kuvendi ka mandat 4 vjeqar.
Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare: PDK 34.3% (37 vende në Kuvend dhe
17 kryetar komunash), LDK 22.6% (25 vende në Kuvend dhe 6 kryetar
komunash), AKR 12.3% (13 vende në Kuvend), LDD-PSHDK 10% (11 vende në
Kuvend) dhe AAK 9.6% (10 vende në Kuvend dhe 3 kryetar komunash)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://riniafr.albanianforum.net
Dardani
Administrator
Administrator
Dardani


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

Historia e Kosoves Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kosoves   Historia e Kosoves EmptySat May 30, 2009 12:11 am

Marrëdhëniet e jashtme
Artikulli kryesor: Historia e marrëdhënieve të jashtme të Kosovës
Artikulli kryesor: Njohja e Kosovës si shtet i pavarur
Pas shpalljes se pavarësisë, marrëdhëniet e jashtme gjenden në një
proces ndryshimi në funksion të kohës. Disa shtete kanë hapur ambasadat
e tyre, disa janë në procesin e zhvillimit të njohjes së Republikës së
Kosovës, e disa e kanë kundërshtuar njohjen e saj. Kosova ka themeluar
Ministrinë e Punëve të Jashtme, në krye me Skender Hysenin. Në prag
është themelimi i 10 ambasadave të para të Kosovës.



Ndarja administrative e Kosovës
Artikulli kryesor: Njësitë Administrative
Regjioni i Gjakovës me komunat: Gjakovë, Deçan, Rahovec.
Regjioni i Gjilanit me komunat: Gjilan, Dardanë, Viti
Regjioni i Mitrovicës me komunat: Mitrovicë, Vushtrri, Zveqan, Zubin Potok, Leposaviq, Skenderaj
Regjioni i Pejës me komunat: Pejë, Burim, Klinë
Regjoni i Prizrenit me komunat Prizren, Sharr, Therrandë, Malishevë
Regjioni i Prishtinës me komunat: Prishtinë, Kastriot, Fushë Kosovë, Lipjan, Novobërdë, Besjanë, Drenas
Regjioni i Ferizajit me komunat Ferizaj, Shtime, Kaçanik, Shtërpcë
(Regjion i administruar nga Serbia)
Rajoni i Preshevës me komunat Preshevë, Bujanoc, Medvegjë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://riniafr.albanianforum.net
Sponsored content





Historia e Kosoves Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Kosoves   Historia e Kosoves Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Historia e Kosoves
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia
» Historia e Puthjeve
» Historia e Psikologjise
» Historia e fest?s s? Sh?n Valentinit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Historia-
Kërce tek: