|
| Shtetet Ilire | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Dardani Administrator
Numri i postimeve : 756 Filloi me : 18/05/2009 Mosha : 34 Vendodhja : Loptop Vista Ultimate
| Titulli: Shtetet Ilire Sat May 30, 2009 12:28 am | |
| Ne fundin e shek. V p.e.sone iliret hyne ne rrugen e zhvillimit skllavopronar. Ne shekujt qe pasuan e deri ne pushtimin romak krahinat me te perparuara ilire, ato jugore, kryesisht bregdetare, njohen zhvillimin e tyre me te larte shoqeror e politik te pavarur. Urbanizimi intensiv i kesaj treve dhe zhvillimi qe mori, per pasoje, menyra antike e prodhimit ne shek. IV-III p.e.sone eoi ne krijimin e nje shoqerie antike te mirefillte dhe ne formimin e nje vargu shtetesh ilire, te cilat u inkuadruan ne qyteterimin e perparuar te botes mesdhetare. Midis formacioneve shteterore qe u formuan ne treven e gjere ilire, ai qe arriti nje shkalle te larte te zhvillimit politik dhe qe luajti nje rol te shquar ne ngjarjet politike te kohes qe Shteti Ilir apo Mbreteria Ilire. Qe nga dukja e ketij shteti emrat ilir dhe Iliri moren, pervee kuptimit te gjere etnik, edhe nje kuptim te ngushte politik, qe u lidhen me fatet historike te ketij formacioni shteteror dhe te popullsise se tij, e cila ne burimet e shkruara do te njihet me emrin Illyrii propriedictii (ilire te mirefillte). Ne kohe te ndryshme Mbreteria Ilire ushtroi pushtetin e vet, natyrisht me luhatjet qe i imponuan rrethanat politike, ne nje territor te gjere qe perfshinte krahinat prej lumit Naretva (Narona) ne veri e deri te lumi Vjosa (Aous), ne jug me nje shtrirje drejt lindjes deri te liqenet Lyhnide ne kufi me Maqedonine dhe me ne veri me Mbreterine Dardane. Ne krahinat me jugore ilire u formua nje shtet tjeter i rendesishem ilir i njohur me emrin Shteti i Epirit, i cili shquhet sidomos ne ngjarjet politike te fundit te shek. IV dhe te eerekut te pare te shek. III p.e.sone. Ne kohen e shtrirjes me te gjere te tij, ai perfshinte tokat prej lumit Vjosa (Aous) e deri ne gjirin e Artes (Nikopolit), duke u kufizuar nga jugu me Akarnanine, kurse nga lindja me Thesaline e Maqedonise. Ne kete hapesire kane ekzistuar si formacione shteterore te pavarura edhe nje varg qytetesh shtete, si Dyrrahu, Apolonia, Ambrakia, historia politike e te cilave u zhvillua here ne lidhje te ngushte e here ne kundershtim me ate te Shtetit Ilir dhe te atij te Epirit. Ne rrethana te caktuara politike lindin gjithashtu formacione me pak te rendesishme ne formen e lidhjeve qytetare (Koinon), si ajo e Bylineve etj., qe kane nje peshe me te vogel ne historine politike te Ilirise. Ne krahinat e brendshme jugore dhe qendrore ilire u formuan tri mbreteri te vogla ilire: e paioneve, e dardaneve dhe e athamaneve. E para shfaqet me nje shkelqim te shkurter ne shek. IV p.e.sone per te rene pastaj shpejt nen goditjet e politikes ekspansioniste te shtetit maqedon, kurse dy te fundit dalin ne arenen politike ne shek. III me nje rol te parendesishem. Popullsite ilire te krahinave te brendshme qendrore e veriore nuk njohen deri ne fillim te eres sone nje organizim politik shteteror; edhe ne kete kohe ato arriten te organizohen vetem ne federata fisnore, sie eshte rasti i dalmateve ose i fiseve te tjera. | |
| | | Dardani Administrator
Numri i postimeve : 756 Filloi me : 18/05/2009 Mosha : 34 Vendodhja : Loptop Vista Ultimate
| Titulli: Re: Shtetet Ilire Sat May 30, 2009 12:28 am | |
| 1. ZHVILLIMI EKONOMIK E SHOQeROR I ILIReVE Ne SHEK. IV P.E.SONe
Lindja e qyteteve dhe e jetes qytetare
Zhvillimi ekonomik e shoqeror i Ilirise gjate epokes se hekurit dhe veeanerisht gjate shek. VII-V p.e.sone kishte pergatitur kushtet per lindjen e qyteteve dhe te jetes qytetare. Sie deshmojne te dhenat arkeologjike, qytetet ilire ngrihen mbi bazen e vendbanimeve te fortifikuara te epokes se hekurit dhe te qendrave protourbane qe u krijuan si rezultat i zhvillimit te zejtarise, te bujqesise, te blegtorise, si edhe te intensifikimit te marredhenieve te kembimit me boten greke. Kjo deshmohet nga prania e gjere e qeramikes se importuar korinthike e jonike dhe me pas edhe nga prodhimet e kolonive greke ne Dyrrah e ne Apoloni, te cilat kishin hyre ne marredhenie te ngushta me prapatoken ilire.
Lindja dhe zhvillimi i jetes qytetare ishte nje dukuri me karakter ekonomik e shoqeror teresisht e re. Thelbi i saj ishte vendosja e ekonomise antike te tregut qe u materializua me krijimin e qyteteve si qendra prodhimi e shkembimi. Kjo eshte e lidhur me shkeputjen e plote te zejtarise nga bujqesia, me krijimin e menyres antike te prodhimit dhe me zbatimin e punes se skllavit ne deget e ekonomise.
Njoftimet me te hershme per ekzistencen e qyteteve ne Iliri i takojne mesit te shek. IV p.e.sone. Historiani grek, Diodori, duke pershkruar fushatat e Filipit II kunder ilireve thote se mbreti i Maqedonise “u leshua mbi Ilirine me nje ushtri te forte, plaekiti vendin, nenshtroi shume qytete te vogla dhe u kthye ne Maqedoni me plaeke te madhe”. Oratori i madh, Demosteni, duke paralajmeruar athinasit per rrezikun qe i kercenonte nga mbreti maqedon, ve ne dukje gjithashtu se “Filipi po fortifikonte qytete ne Iliri”. Pak me vone historianet greke te shek. II p.e.sone Ariani e Rufi permendin me emer Polionin si qytet i Dasaretise, kurse historiani i shek. IV p.e.sone Theopompi permend qytetin Oidanton. Me ne fund nga te dhenat numizmatike te fillimit te shek. IV p.e.sone mesojme emrin e nje qyteti te rendesishem ilir, Damastion. Kuptohet se origjinen e ketyre qyteteve, qe jane te pranishme ne mesin e shek. IV p.e.sone, (nje rast vertetohet qysh ne fillim te ketij shekulli), duhet ta kerkojme pak me pare, d.m.th. ne fundin e shek. V p.e.sone.
Nuk dihet me saktesi se e’paraqesin ne vetvete keto qytete te hershme ilire. Deshmite e autoreve antike, pervee faktit qe kumtojne ekzistencen e tyre, jane teper te varfra per te ndihmuar qe te rindertohet pamja reale e ketyre qendrave urbane.
Edhe nga pikepamja arkeologjike nuk ka ende gjurmime te tilla, nepermjet te cilave te dallohet qarte qyteti i kesaj kohe. Megjithate, prej qyteteve antike, rrenojat e te cilave ruhen ne vendin tone, mund te pohohet se qyteti i mirefillte ne Iliri formohet kryesisht gjate shek. IV p.e.sone. Ne kete kohe kemi edhe deshmite e qarta si nga burimet e shkruara, ashtu edhe nga ato arkeologjike.
Keto qytete ashtu sikurse vendbanimet e fortifikuara te epokes se hekurit, ngrihen mbi kodra te mbrojtura nga pikepamja natyrore, por shtrihen me siperfaqe relativisht me te gjera, qe arrijne deri ne 10-20 ha. Muret e tyre rrethuese jane ndertuar me nje teknike me te perparuar me blloqe shumekendeshe, trapezoidale; ato jane mjaft te fuqishme dhe me nje bukuri te rralle (Amantia, Klos, euka e Aitojt etj.), por sistemi i fortifikimit ne pergjithesi eshte ende i thjeshte; ai nuk njeh kullat, rolin e te cilave e luajne deri diku kthesat me kend te drejte, qe ben muri here mbas here per arsye qendrueshmerie; edhe portat ne kete sistem jane te pakta e me nje mbrojtje me te dobet.
Qytetet e medha zene nje pozite qendrore ne krahinen qe zoterojne dhe shtrihen ne nje hapesire prej 30-40 ha, sie eshte rasti i Bylisit, i Antigonese, i Lisit etj., dhe jane te mbrojtura me mure te fuqishme. Duke folur per qytetet e kesaj kohe Diodori i quan ato me termin polisma, qe do te thote qytete te vogla, me sa duket ende ne shkallen fillestare te zhvillimit te tyre. Demosteni, ne shek. IV p.e.sone perkundrazi, perdor termin poleis qe do te thote qytet. Ndryshimi qe verehet ne termat e perdorur prej ketyre dy autoreve nuk duket te jete i rastit; ai shpreh me sa duket nje diferencim qe u behet ketyre qendrave urbane ilire dhe qe lidhet me karakterin e tyre. Pak drite mbi kete eeshtje hedh pohimi i Arianit, i cili e quan Pelionin si “qytetin me te forte” midis qyteteve te Dasaretise. Duket se disa qytete kishin mundur te ecnin perpara dhe te dalloheshin prej te tjerave. Interes te veeante paraqet ne kete drejtim Damastioni, i cili eshte dhe i pari qytet ilir qe pret monedha. Burimet tregojne se ky qytet gjendej ne shpine te zones bregdetare, diku midis kesaj zone dhe liqeneve lynkeste. Duke folur per kete Straboni ne shekullin e pare shkruan keshtu: “Pas Epidamnit dhe Apolonise gjer te malet Keraune ndodhen bylinet, taulantet, parthinet dhe bryget; aty afer gjenden dhe minierat e argjendit ne Damastion, mbi te cilat diestet vendosen sundimin e tyre, si dhe enkelejte, te cilet i quajne dasarete; afer ketyre vijne lynkestet..”. Mungesa e te dhenave me te sigurta ka penguar qe ky qytet te lokalizohet me saktesi, por duke u nisur nga arsenali i gjetjeve te monedhave te tij, ai duhet kerkuar ne krahinat e brendshme ilire, diku ne lindje te Drinit te Siperm.
Pasazhi i Strabonit ka nje rendesi te veeante dhe per nje fakt tjeter. Ai tregon se Damastioni qe nje qytet qe lindi dhe u zhvillua ne nje zone te pasur me miniera, te cilat, me sa duket perbenin edhe bazen ekonomike te tij. Shfrytezimi i tyre dhe zhvillimi i zejtarise se perpunimit te metaleve qene deget kryesore te kesaj ekonomie. Karakteri i saj behet i qarte edhe nga simbolet qe mbajne monedhat e qytetit, te cilat paraqesin midis te tjerash eekanin e minatorit dhe shufrat metalike.
Damastioni eshte, keshtu, shembulli i nje qyteti zejtar te perparuar te kesaj kohe, por padyshim jo i vetmi. Pelioni shfaqet ne burimet, jo vetem si qyteti me i forte midis qyteteve te Dasaretise, por edhe si kryeqender apo qender rezidenciale e mbretit ilir. Ka mundesi qe qytetet e tjera me te vogla, ato qe Diodori i quan polisma, do te kene qene qendra njesish gjeografiko-ekonomike, ku do te kete mbisunduar ekonomia bujqesore-blegtorale me ndonje dege te kufizuar te zejtaris | |
| | | Dardani Administrator
Numri i postimeve : 756 Filloi me : 18/05/2009 Mosha : 34 Vendodhja : Loptop Vista Ultimate
| Titulli: Re: Shtetet Ilire Sat May 30, 2009 12:29 am | |
| Zejtaria, bujqesia e blegtoria
Lindja e qyteteve i dha nje shtytje te re zhvillimit te degeve te ndryshme te ekonomise ilire. Zejtarine e shfrytezimit te minierave dhe te perpunimit te metaleve iliret e njihnin dhe me pare, por asnjehere si tani ajo nuk paraqitet si dege e veeante e nje qyteti, sie eshte rasti i Damastionit. Ne shek. IV ne zejtarine e punimit te metaleve nuk vihet re ende ndonje ndryshim cilesor, fjala vjen ne punimin e veglave te punes, te armeve apo te zbukurimeve, ne krahasim me shekujt pararendes. Por tani mund te flitet per nje veprimtari me te gjere e me intensive si ne shfrytezimin e minierave, ashtu edhe ne prodhimtarine e degeve te veeanta te zejtarise metalpunuese. Bie ne sy ne menyre te veeante rritja e prodhimit te armeve, qe perbejne ne kete kohe gjetjet me te shumta neper nekropolet ne krahasim me zbukurimet.
Megjithate, nuk pati ndonje perparim, ne fushen e zejtarise se prodhimit qeramik, madje importi e dobesoi per nje kohe kete dege te zejtarise ilire. Nderkaq ne fushen e ndertimeve ndodh nje revolucion i vertete. Mjeshtrat e ndertimit shquhen ne shek. IV per aftesite e tyre arkitektonike e teknike dhe per njohurite e thella ne fushen e artit te fortifikimeve, qe i zbatonin ne nivelin me te perparuar te kohes, ashtu si ne shume vise te tjera te botes mesdhetare. Muret rrethuese te qyteteve te ndertuara ne stilin poligonal jane deshmia me e qarte e arritjeve ne kete fushe.
Te dhenat per bujqesine dhe blegtorine e ilireve per shek. IV jane te varfra. Autoret bashkekohes, si Aristoteli, Skymni, Ariani etj., nuk bejne tjeter veese perserisin Hekateun, per shkak te njohjes ende te pamjaftueshme te Ilirise; megjithate Iliria per autoret greke ishte vendi i nje bujqesie e blegtorie te zhvilluar, tokat pjellore te se ciles shfrytezoheshin vende-vende ne menyre intensive dhe qe krahas kulturave bujqesore (rritja e ullirit, kopshtaria e bletaria), ne kullotat e pasura rritnin bageti te mira te races. Te dhenat arkeologjike i vertetojne keto njoftime. Parmenda e paraqitur ne buzet e nje pitosi gjetur ne fushen e Korees, si dhe figurat simbolike te paraqitura ne monedhat e Dyrrahut e te Apolonise, apo ne monumentet varrimore te kohes, si kalliri i grurit, dega e ullirit, bistaku i rrushit, bleta, lopa si dhe briri i bollekut, simbol i pjellorise dhe i begatise, u bejne jehone pasurive te tokes ilire dhe zhvillimit qe kishin marre bujqesia e blegtoria ilire ne kete koh
__________________ | |
| | | Dardani Administrator
Numri i postimeve : 756 Filloi me : 18/05/2009 Mosha : 34 Vendodhja : Loptop Vista Ultimate
| Titulli: Re: Shtetet Ilire Sat May 30, 2009 12:29 am | |
| Tregtia dhe qarkullimi monetar
Si rrjedhim i zhvillimit te zejtarise dhe te degeve te tjera te ekonomise ilire u zgjeruan shkembimet dhe tregtia. Gjetjet arkeologjike deshmojne per nje shtrirje te gjere te prodhimeve te zejtarise ilire. Tipat standarde te armeve, te zbukurimeve dhe te eneve prej balte qe perseriten ne gjetjet nga nje krahine ne tjetren, deshmojne per marredhenie intensive midis popullsise se krahinave te ndryshme dhe per nje zhvillim te konsiderueshem te kembimeve midis tyre. Nje zhvillim me te gjere moren ne kete kohe shkembimet me boten greke. Jo me kot pasurite minerale dhe disa prodhime bujqesore terhoqen vemendjen e autoreve antike te kesaj kohe. Duket se keto prodhime ishin nder artikujt kryesore te eksportit ilir. Nje vend me rendesi zinin kembimet me kolonite greke te bregdetit Adriatik dhe qytetet e Halkides, te cilat merrnin nga Damastioni argjendin per prerjen e monedhave te tyre, kurse nga tokat e aferta te Atintanise seren, qe u duhej per ndertimin e anijeve dhe lyerjen e eneve te transportit.
Kundrejt tyre iliret merrnin prodhime luksi te artizanatit grek, midis te tjerave prodhime atike e italike. Krahas prodhimeve te Dyrrahut e te Apolonise, enet e ketyre qendrave jane gjetje jo te rralla ne vendbanimet e zones bregdetare. Por ato fillojne te duken me dendur edhe ne krahinat e brendshme ilire. Pas Trebenishtit ato shfaqen edhe ne luginen e mesme te Drinit, ne afersi te Kukesit e te Krumes. Keto prodhime arrijne ketu nepermjet rrugeve tregtare te shkelura qysh ne shek. VI-V, duke ndjekur luginat e lumenjve me pikenisje si nga qendrat e bregut Adriatik, ashtu edhe te Egjeut.
Monedhat e argjendit perdoren gjeresisht si ekuivalent shkembimi. Ne krahinat bregdetare gjejne nje perhapje te madhe monedhat e Dyrrahut e te Apolonise, kurse ne ato te brendshme dhe lindore monedha e Damastionit. Gjetjet e deritanishme tregojne se kjo monedhe qarkulloi ne nje zone te gjere qe perfshinte krahinen e diesteve, penesteve dhe pjeserisht ate te lynkesteve. Prerja dhe hedhja ne treg e monedhave nga nje qytet ilir si Damastioni eshte nje fakt me rendesi te veeante. Ai tregon se tani, ne pjesen e pare te shek. IV p.e.sone, krahas Dyrrahut dhe Apolonise, te cilat me monedhat e tyre, qysh nga shek.V p.e.sone kishin mbuluar krahinat e aferta te ultesires bregdetare dhe i kishin terhequr ato ne orbiten e marredhenieve skllavopronare, nje qytet ilir, Damastioni, lindi dhe u be qender e rendesishme ekonomike e krahinave te brendshme. Ai hodhi ne treg monedhen e vet dhe me kete shenoi shtrirjen e metejshme te sistemit monetar ne krahinat e brendshme te Ilirise Jugore. Ekonomia monetare theu keshtu dhe ne kete pjese te Ilirise ekonomine e prapambetur natyrore, per t’i hapur rrugen nje sistemi te ri ekonomik, skllavopronaris | |
| | | Dardani Administrator
Numri i postimeve : 756 Filloi me : 18/05/2009 Mosha : 34 Vendodhja : Loptop Vista Ultimate
| Titulli: Re: Shtetet Ilire Sat May 30, 2009 12:29 am | |
| Vendosja e skllavopronarise
Me lindjen e qyteteve u krijua edhe nje popullsi qytetare, e cila me pare nuk njihej. Burimet nuk e bejne te qarte perberjen dhe karakterin e kesaj popullsie, por meqe qytetet ishin qendra ekonomike dhe administrative, edhe popullsia e tyre perbehej nga masa e gjere e prodhuesve zejtare, bujq e blegtore, nga pronaret e punishteve zejtare, tregtaret dhe aristokracia e vjeter fisnore qe perbente parine e qytetit. Si e tille, popullsia e qytetit paraqitej e diferencuar ne shtresa shoqerore, me interesa te ndryshme. Prej tyre, pronaret e punishteve dhe tregtaret formonin shtresen e re te pasuruar, e cila zhvendos perfundimisht ne plan te dyte aristokracine e vjeter fisnore.
Si qendra ekonomike e politike me vete qytetet i rrethonte nje popullsi fshatare e lidhur me ta nepermjet interesave ekonomike te ndersjellte. Ne burimet keto popullsi njihen akoma si fise te medha apo te vogla, por fisi nuk ka me kuptimin e tij klasik. Vete dukja e qyteteve dhe prerja e qarkullimi i monedhave jane elemente qe nuk pajtohen me rendin fisnor, ato i japin bashkesise nje permbajtje te re nga pikepamja e marredhenieve ekonomike e shoqerore.
Ashtu si ne Maqedoni, edhe ne Epirin fqinje te kesaj kohe, shumica e popullsise ne Iliri jetonte ne fshatra; qytetet ishin ende ne numer te vogel. Masen kryesore te kesaj popullsie e formonte fshataresia e lire, por burimet bejne fjale edhe per nje popullsi fshatare te varur. Theopompi ne vepren e tij “Filipika” shkruan se “ardianet kane 300 mije prospelate si helote...”. Me prospelate autoret e vjeter kuptonin nje popullsi te varur qe merrej me punimin e tokes dhe qe u jepte zoteruesve te saj si detyrim nje pjese te prodhimit.
Duke i krahasuar prospelatet e ardianeve me helotet e Spartes, Theopompi e percakton edhe me mire gjendjen e tyre sociale. Me sa duket edhe keta ishin, sikurse helotet, nje popullsi e nenshtruar qe pas pushtimit ishin shpronesuar dhe ishin kthyer ne gjendje vartesie. Nuk kemi prova nese kjo ishte nje popullsi e huaj apo nje fis tjeter ilir qe pesoi kete fat; numri i tyre gjithashtu duhet te jete i tepruar, por mbetet i padiskutueshem fakti qe kemi te bejme me nje mase popullsie mbi te cilen ushtrohet shtypje ekonomike dhe politike. Midis ilireve ky nuk ishte nje fenomen i veeante per ardianet. Nje shekull me vone Agatharkidi ne vepren e tij “Evropaikon” do te pohoje se “dardanet kane kaq shume skllever (ai i quan keta me emrin “dullos”), sa dikush kishte 1 000, kurse te tjere edhe me shume. Secili nga keta ne kohe paqeje punon token, kurse ne kohe lufte merr pjese ne ushtri duke pasur si prijes zotin (“despotes”) e tij”.
Edhe pse Agatharkidi perdor termin dullos, shpjegimet e metejshme e bejne te qarte se kemi te bejme me nje popullsi te tipit te prospelateve ardiane. Nuk ka asnje dyshim qe termi “dullos” perdoret ketu me kuptimin me te gjere, ashtu sikurse ndodh shpesh qe autoret antike i quajne helotet “dulle te lakeldemoneve”.
Nje rast tjeter eshte ai qe permend Atheneu, per penestet. Sipas tij “thesalet quajne peneste jo ata qe lindin skllever, por ata qe shtihen ne dore me ane te luftes”. Dihet se me emrin peneste quhej nje fis i tere ne territorin e Mbreterise Ilire. Perkufizimi i Atheneut te eon ne perfundimin se popullsia e ketij fisi duhet te kete qene e ngjashme nga pikepamja e gjendjes shoqerore me prospelatet e ardianeve dhe dullet e dardaneve.
Prania e nje popullsie te tille te varur e te shfrytezuar ekonomikisht midis ilireve, eshte nje deshmi e rendesishme per te percaktuar karakterin dhe strukturen e shoqerise ilire. Sie tregojne te dhenat e autoreve antike, popullsia e varur e tipit prospelate-helote-peneste perfaqesonte ne kete kohe ne Iliri nje forme te hershme te skllaverise qe ekzistonte ne disa nga popullsite kryesore ilire. Kjo kategori njerezish perdorej ne mase ne punimet bujqesore dhe mbase edhe ne shfrytezimin e minierave. Zoterit e tyre (despotet) duket se banonin ne qendrat e vogla te fortifikuara ose ne qytete. Kohen me te madhe ata e kalonin ne luftera dhe jo rralle me defrime. Theopompi na thote se sunduesit e prospelateve ardiane “edo dite deheshin, benin mbledhje dhe shtroheshin ne gosti, te dhene pas te ngrenit e te pirit”. Pjesen tjeter te popullsise e perbente masa e fshatareve te lire qe luante, me sa duket, ende nje rol kryesor ne prodhimin shoqeror.
Pervee perfitimit nga puna e popullsise vendase, shtresa e pasur siguronte te mira materiale nepermjet grabitjes kolektive te popujve fqinje me ane te lufterave. Tributet e pervitshme qe detyroheshin te paguanin popujt e nenshtruar tregojne se keto grabitje kryheshin ne menyre sistematike. Keshtu ne shek. IV p.e.sone, shoqeria ilire paraqitet si nje shoqeri e ndare ne klasa e shtresa shoqerore. Kjo shoqeri njihte atehere format e hershme te varesise skllavopronare, prandaj edhe ishte nje shoqeri skllavopronare.
Lindja e qyteteve ndihmoi per thellimin e diferencimit shoqeror, sepse duke u bere qendra te rendesishme te zejtarise dhe te tregtise ato i dhane hov rritjes se prodhimit, shkembimit me para dhe shfrytezimit te punes se huaj. Pa mbivleresuar peshen dhe rolin e qytetit ilir ne kete periudhe te hershme mund te thuhet se ai vepron jo vetem si bartes i skllavopronarise, por edhe si pereues i saj ne boten fshatare qe e rrethon. E lidhur me qytetin me ane te marredhenieve ekonomike dhe e varur prej tij permes ketyre marredhenieve, bota fshatare ilire, sidomos ajo qe ndodhej rreth qyteteve nuk eshte me bota e organizimit fisnor. Ajo njeh tani marredhenie vartesie ne formen e skllaverise se tipit helot.
Keshtu, ne shek. IV qyteti ilir na paraqitet me nje rol e peshe te ndjeshme ne jeten ekonomike e shoqerore te Ilirise. Si i tille ai sherbeu si baze e organizimit politik shteteror. | |
| | | Dardani Administrator
Numri i postimeve : 756 Filloi me : 18/05/2009 Mosha : 34 Vendodhja : Loptop Vista Ultimate
| Titulli: Re: Shtetet Ilire Sat May 30, 2009 12:30 am | |
| 2. MBRETeRIA E PARe ILIRE. DINASTIA E BARDHYLIT (FILLIMI I SHEK. IV - 335 P.E.SONe)
Ardhja ne fuqi e Bardhylit
Shekulli i ri, i katert, i gjen perseri iliret ne konflikt me fqinjet e tyre maqedone per eeshtjen e Lynkestise. Ne vitet e fundit te sundimit te mbretit maqedon, Arhelaut, ne kapercyell te shekullit, u zhvillua nje lufte e re midis ilireve dhe maqedoneve per kete krahine. Ne kete lufte mbreti i lynkesteve, Arrabeu, kishte si aleat mbretin Syra. Aristoteli, qe e permend kete fakt, nuk e cileson origjinen etnike te Syras, por burimet e tjera e bejne te qarte se ai ishte mbreti i ilireve. Aleanca midis tij dhe Arrabeut ka te ngjare ta kete zanafillen e saj ne ngjarjet e vitit 423 p.e.sone dhe duket se ka qene perforcuar me nje martese dinastike midis Syras dhe nje vajze te Arrabeut. Rezultatet e kesaj lufte nuk njihen, por ngjarjet e mepastajme tregojne se nuk ndodhi ndonje ndryshim ne gjendjen ekzistuese.
Vrasja e mbretit Arhelau (viti 399 p.e.sone), shenoi per Maqedonine fillimin e nje periudhe trazirash qe zgjaten kater dekada me radhe. Kontradiktat e brendshme qe u bene shkak per kete vrasje dhe per intrigat e mevonshme dinastike, krijuan rast per hapjen e konflikteve midis Maqedonise dhe fqinjeve te saj. Ne fillim te sundimit te Amyntes II, qe pasoi Arhelaun, u duk sikur konflikti iliro-maqedon gjeti nje zgjidhje. Martesa e Amyntes me nje bije te mbretit Syra, te quajtur Eurydike, qe ishte ne te njejten kohe edhe mbese e Arrabeut, fsheh ne vetvete faktin qe midis ilireve e maqedoneve ishte arritur nje marreveshje pajtimi per eeshtjen e lynkesteve.
Por kjo gjendje nuk zgjati shume. Iliret, interesat e te cileve ishin ndeshur prej kohesh me ato te Maqedonise ne Lynkesti, ishin te interesuar per dobesimin e metejshem te Maqedonise dhe jo per pajtim. Rasti i volitshem per ta arritur kete qellim paraqitet pikerisht tani, qe Maqedonine e kishte pushtuar vala e turbullirave te brendshme. Ne vitin 393 p.e.sone, iliret u dynden ne Maqedoni, pushtuan nje pjese te saj dhe pasi debuan Amynten, vendosen ne fron nje fare Argeu, qe thuhet se zbriste prej dinastise se lynkesteve. Nen presionin e pushtimit ilir, nje pjese e tokave te Maqedonise Lindore me pelqimin e mbretit te rrezuar hyri ne Lidhjen e Olinthit. Amynta u strehua ne Thesali dhe vetem pas dy vjetesh mergimi, ai mundi te kthehej ne vend me ndihmen e thesaleve, te cilet preferonin me mire sundimin e tij se ate te Argeut qe perkrahej nga iliret. Paqen me iliret ai qe detyruar ta blinte me nje tribut vjetor qe do t’ua paguante atyre.
Rrethanat ne te cilat ndodhi ky ndryshim ne marredheniet e vendosura se fundi midis ilireve dhe maqedoneve nuk jane te qarta. Dihet vetem se ngjarjet e mepastajme nuk jane te lidhura me Syran, por me emrin e nje mbreti te ri ilir, te quajtur Bardhyl. Megjithese emri i tij shfaqet ne burimet shume me vone, ne ngjarjet e vitit 359 p.e.sone, prape se prape duket se ai i udhehiqte iliret shume kohe perpara. Sipas ketyre burimeve Bardhyli jetoi nje kohe te gjate dhe kur u ndesh me Filipin II (359 p.e.sone), ose pak me vone, ishte ne nje moshe te thyer, 90 vjeeare. Interes te veeante lidhur me figuren e tij kane lajmet qe e paraqesin si nje mbret me prejardhje te ulet, ne fillim qymyrxhi e pastaj kryengrites (latro), qe e pat fituar pushtetin me force dhe qe gezonte simpatine e luftetareve, meqenese ne ndarjen e plaekes ishte i drejte e i paanshem. Keto njoftime e paraqesin ate jo si nje trashegimtar te Syras, por si nje permbyses te tij. Vetem duke pranuar kete fakt, mund t’i jepet nje shpjegim ndryshimit qe ndodhi ne marredheniet e ilireve me maqedonet ne vitin 393 p.e.sone.
Duket se ne Iliri forca te reja, ne te cilat rol te rendesishem ka pasur Bardhyli, e kundershtuan marreveshjen me Amynten II, rrezuan Syren dhe invaduan Maqedonine. Pra, duhet te kete qene Bardhyli ai qe udhehoqi iliret ne fushaten e vitit 393 p.e.sone kunder Amyntes dhe e detyroi ate t’i paguante tribut vjetor. Qe perseri ai qe theu perpjekjet e Aleksandrit II ne vitin 369 dhe te Perdikes III me 360 p.e.sone per t’u eliruar nga kjo gjendje. Tentativa e Perdikes perfundoi me deshtim te plote. Ai mbeti ne fushen e betejes se bashku me 4 000 maqedone te tjere. Kjo qe humbja me e rende qe pesuan maqedonet ne vargun e perpjekjeve te tyre per t’u eliruar nga iliret. Gjate gjysmes se pare te shek. IV p.e.sone burimet permendin edhe nje ngjarje tjeter me rendesi. Ne vitin 385 p.e.sone iliret perfunduan nje aleance me tiranin e Syrakuzes, Dionizin.
Ndermjetes per kete u be mbreti i moloseve, Alketa, i cili qe debuar nga vendi i tij prej partise filospartane dhe qe strehuar ne Sirakuze. Qellimi i marreveshjes ishte rivendosja e Alketes ne fronin molos. Te dyja palet qene te interesuara per kete, sepse ilireve kjo aleance u siguronte dobesimin e ndikimit spartan dhe rrjedhimisht te atij maqedon ne Epir, kurse Dionizit i jepte mundesi te forconte pozitat e tregtise sirakuzane ne brigjet e Adriatikut e te Jonit. Ne tregimin e tij Diodori vinte ne dukje se Dionizi u dergoi ilireve nje ndihme ushtarake prej 2 000 vetash dhe 5 000 arme “meqenese iliret ishin ne lufte”. Por nuk thote se me cilet luftonin iliret ne kete kohe. eshte supozuar se Diodori e ka fjalen per luften qe perfundoi me debimin e Amyntes, por kjo ngjarje me te drejte eshte datuar ne vitin 393 dhe jo me 385. Nuk qendron as pikepamja se iliret qene duke luftuar me moloset, kur Dionizi u dergoi ndihmen dhe se ky e shfrytezoi kete lufte vetem per te kthyer Alketen. Vete Diodori e ka sqaruar kete fakt kur pohon se iliret hyne ne Epir pasi u erdhi kjo ndihme dhe “pasi mblodhen nje fuqi te madhe”.
Ne kete rast duhet te jete fjala per faktin se iliret ishin ne gjendje lufte pothuajse te panderprere me fqinjet e tyre, maqedonet. Ndihma ushtarake e Dionizit duket se i lehtesonte pak iliret nga kjo barre. Ky fakt dhe pjesemarrja aktive ne aksion kunder moloseve per te sjelle ne fronin e tyre Alketen e vuri Sirakuzen ne poziten e aleatit te ilireve kunder armiqve tradicionale te tyre, maqedoneve. Megjithate forcat kryesore ne kete aksion ishin ato ilire; ushtareve te Dionizit nuk iu caktua ndonje rol i pavarur, perkundrazi Diodori thote se “ushtrine qe u erdhi ne ndihme iliret e perzien me trupat e tyre”. Ndermarrja perfundoi me sukses te plote. Ne betejen e rrepte qe u zhvillua iliret dolen fitues dhe moloset lane ne fushen e luftes shume te vrare. Ndihma qe u derguan spartanet nuk u solli ndonje dobi moloseve dhe Alketa zuri perseri fronin e vet ne Mbreterine Molose. Kjo ngjarje sqaron politiken qe Bardhyli ndiqte me fqinjet perendimore. Me sa duket, aleanca me Syrakuzen ishte per te nje mbeshtetje e shendoshe ne luften kunder Maqedonis | |
| | | Dardani Administrator
Numri i postimeve : 756 Filloi me : 18/05/2009 Mosha : 34 Vendodhja : Loptop Vista Ultimate
| Titulli: Re: Shtetet Ilire Sat May 30, 2009 12:30 am | |
| Fushata maqedone kunder Mbreterise Ilire
Ne vitin 359 Maqedonia mundi te dale perseri ne fushe te betejes kunder ilireve, por tani ajo e kishte kapercyer gjendjen e kaosit te brendshem politik dhe kishte menjanuar rrezikun e sulmit nga kundershtaret e tjere. Sundimtari i ri i saj, Filipi II, filloi fushaten kunder Mbreterise Ilire pasi ishte pajtuar me Athinen dhe kishte larguar rrezikun trak e paion. I eliruar, ne kete menyre, Filipi u sul kunder ilireve me nje ushtri te madhe, te perbere prej 10 000 kembesoresh te armatosur rende dhe 600 kaloresish. Bardhyli i doli perpara armikut me nje ushtri po kaq te madhe, 10 000 kembesore te zgjedhur dhe 500 kalores.
Megjithate, mbreti plak e emoi kete radhe te pafavorshme ndeshjen e armatosur me maqedonet dhe beri perpjekje per marreveshje. Ai i propozoi Filipit paqe, me kusht qe te dy palet te mbanin qytetet qe kishin ne zoterim ne ate kohe; Filipi nuk e pranoi dhe kerkoi qe iliret t’i lironin te gjitha qytetet qe i kishin pushtuar Maqedonise. Meqenese nuk u arrit marreveshja, filloi perleshja. Te dy ushtrite u ndeshen me ashpersi te madhe. Ushtria ilire i perballoi per mjaft kohe sulmet e armikut. Goditjeve te falanges maqedone Bardhyli u kundervuri formacionin luftarak me radhe te shtrenguara ne trajte kuadrati. “Ne krye, - shkruan Diodori, - fitorja nuk anoi as nga njera, as nga tjetra pale, dhe keshtu vazhdoi per nje kohe te gjate, sepse te dy ushtrite luftuan me nje trimeri te rralle. Nga te dy anet u vrane shume veta dhe ca me shume u plagosen”.
Megjithese maqedonet e fituan me ne fund betejen, Filipi e pa se nuk qe ne gjendje ta ndiqte armikun. Me vone iliret derguan perfaqesues dhe perfunduan paqen, pasi liruan te gjitha qytetet e Maqedonise qe kishin pushtuar. Diodori ben te qarte edhe faktin se per cilat toka ishte fjala, kur thote se, pasi i vuri nen zoterimin e tij gjithe banoret gjer ne liqenin Lyhnid, Filipi u kthye ne Maqedoni. Me kete beteje, ai zgjidhi perfundimisht eeshtjen e Lynkestise dhe e ndryshoi gjendjen ne kufijte perendimore ne favor te Maqedonise.
Ne kushtet e krijuara rishtas iliret u perpoqen te dilnin nga gjendja e krijuar duke kerkuar aleate kunder Maqedonise. Ne vitet e fundit te jetes se tij Bardhyli u drejtua ne jug, kunder moloseve, te cilet nderkaq ishin afruar me Filipin, duke synuar qe t’i shkepuste nga ndikimi maqedon. Ushtria ilire invadoi tokat molose, por ndeshi ne nje qendrese te forte dhe u detyrua te terhiqej. Ne vitin 356 p.e.sone ky synim u perserit ne perpjekjen per nje aleance te gjere antimaqedone. Kete ngjarje Diodori e pershkruan keshtu: “tre mbreter, ai i Trakise, i Paionise dhe i Ilirise, ishin bashkuar per te sulmuar Filipin. Keta mbreter fqinje e shikonin tere smire rritjen e fuqise se Filipit dhe duke qene se nuk ishin aq te forte per ta luftuar veemas, u lidhen ndermjet tyre me shprese qe t’ia arrinin me lehte qellimit”. Por ata ishin te zene me grumbullimin e ushtrise, kur ai i zuri ne befasi dhe i theu para se te bashkonin forcat e tyre. Ky lajm vertetohet edhe me nje mbishkrim atik, qe perkujton perfundimin e nje koalicioni midis Athines dhe tre mbreterve te permendur me lart.
Ne kete akt zyrtar mbreti i ilireve quhet Grabo. Midis mendimeve te ndryshme qe jane shfaqur rreth figures se tij, duket me i pranueshem supozimi sipas te cilit Grabo ka qene pasardhes i Bardhylit, qe ne kete kohe duhet te kete vdekur.
Frenimi qe arriti t’u bente ilireve nuk e kenaqte Filipin. Ai nuk e ndiente veten te qete sidomos kur lufta per vendosjen e hegjemonise maqedone ne Greqi kerkonte gjithe energjite dhe forcat e tij. Per t’u siguruar nga sulmet e shtetit ilir, Filipi u mundua ta vinte kete shtet ne pozita mbrojtjeje. Prandaj, ne vitin 344 p.e.sone, e sulmoi perseri Ilirine me nje ushtri te forte. Kete radhe iliret udhehiqeshin nga mbreti Pleuria. Ata i bene nje qendrese te ashper dhe i shkaktuan armikut humbje te renda. Vete Filipi mbeti i plagosur dhe ne fushen e betejes rane shume nga rrethi i tij i aferm. Megjithate, ai mundi te hyje ne Iliri dhe te pushtoje disa qytete, te cilat me vone i fortifikoi dhe vendosi ne to garnizone. Pasi shkretoi vendin, Filipi u kthye ne Maqedoni me plaeke te madhe.
Ne burimet nuk thuhet se deri ku mundi te kete arritur dhe per cilen pjese te vendit eshte fjala kur flitet per qytetet e pushtuara, por dihet nga pohimet e Isokratit se ne bregdet nuk mundi te dale. Ka te ngjare qe ai te kete vene dore mbi nje pjese te krahines se banuar nga fisi i dasareteve dhe si kufi te kene sherbyer ato qe ne burimet quhen malet e Ilirise ose te taulanteve dhe qe mund te identifikohen me vargun e maleve te Polisit, te Kamjes dhe te Ostrovices. | |
| | | Dardani Administrator
Numri i postimeve : 756 Filloi me : 18/05/2009 Mosha : 34 Vendodhja : Loptop Vista Ultimate
| Titulli: Re: Shtetet Ilire Sat May 30, 2009 12:30 am | |
| Kryengritja e vitit 335 p.e.sone
Pas vdekjes se Filipit II, iliret e krahinave te nenshtruara ngriten krye ne vitin 355 p.e.sone kunder pasardhesit te tij, Aleksandrit, kur ky ndodhej larg vendit, duke luftuar me tribalet dhe popullsi te tjera veriore. Ketu Aleksandrit i erdhi lajmi i kesaj levizjeje ne Iliri. Kliti, i biri i Bardhylit, ishte shkeputur prej tij dhe me te ishte bashkuar edhe Glaukia, mbret i ilireve taulante. Si mesoi se Kliti kishte pushtuar qytetin Pelion, Aleksandri u drejtua me forcat e tij kunder ketij qyteti. Rufi dhe Ariani qe bejne fjale per kete ngjarje, pershkruajne me hollesi pozicionin e qytetit, vendosjen e forcave kundershtare dhe stratagjemat qe perdoren te dyja palet. Sipas tyre Pelioni ishte nje qytet i Dasaretise, buze lumit Eordai, dhe me i forti ne kete vend.
Ushtria ilire ishte ndare ne dy pjese: garnizoni qe mbronte qytetin dhe repartet e levizshme qe kishin zene rruget dhe majat perqark tij. Aleksandri vendosi t’i shkepuse lidhjet midis tyre; ngriti lemin prane qytetit dhe filloi ndertimin e nje muri qe do te pengonte garnizonin te dilte per te marre pjese ne luftimet e jashtme. Mberritja e befasishme e Glaukise me nje ushtri taulantesh e vuri ushtrine maqedone ne pozite te veshtire dhe vetem ne saje te nje manovre te shpejte, Aleksandri mundi te terhiqte pa humbje te medha trupat e veta. Por iliret nuk diten ta shfrytezonin fitoren. Duke besuar ne nje sukses te plote, ata e lane ushtrine e tyre prane Pelionit ne shkujdesje. Kjo i dha mundesi Aleksandrit, qe tri dite pas terheqjes, te kthehej fshehtas perseri ne fushen e betejes dhe ta godiste naten ushtrine ilire. Pasi pesoi humbje te medha, masa kryesore e ushtrise ilire u terhoq ne malet e taulanteve. Vete Kliti, pas deshtimit te kryengritjes u mergua ne vendin e taulanteve, ndersa garnizoni u largua duke i vene zjarrin qytetit.
Deri ne prag te kryengritjes duket se Kliti sundonte ne mbreterine e tij te dobesuar, duke njohur sovranitetin e mbretit maqedon. Kjo te pakten mund te nenkuptohet nga shprehja e Arianit qe thote se ai “u shkeput” prej Aleksandrit, kur e njoftuan per fillimin e kryengritjes. Por ne burimet nuk thuhet se cila qe gjendja juridike qe u vendos ne kete pjese te Ilirise pas largimit te Klitit. Aleksandri duket se u kenaq me rivendosjen e gjendjes se meparshme ne kete pjese te shtetit te tij dhe nuk e vazhdoi me tej konfliktin me iliret; telashe te tjera e prisnin ne Greqi. Taulantet, te cilet Filipi nuk kishte mundur t’i shkelte, paraqiten ne kete konflikt si nje fuqi me vete dhe me nje mbret te tyre. Tokat e ketij fisi perbenin sie duket ate pjese te Mbreterise Ilire qe kishte mbetur e pavarur. | |
| | | Dardani Administrator
Numri i postimeve : 756 Filloi me : 18/05/2009 Mosha : 34 Vendodhja : Loptop Vista Ultimate
| Titulli: Re: Shtetet Ilire Sat May 30, 2009 12:31 am | |
| Organizimi politik i Mbreterise Ilire
Gjate veprimtarise se tij tridhjetevjeeare deri ne vitin 360 p.e.sone Bardhyli e kishte rritur pushtetin e vet dhe kishte krijuar nje mbreteri te forte. Pellgu rreth liqenit Lyhnid ishte krahina ku u zhvilluan ngjarjet e rendesishme te gjysmes se pare te shek. IV, por kjo krahine nuk mund te identifikohet me territorin e shtetit ilir, shtrirja e plote e te cilit eshte veshtire te rindertohet. Sidoqofte ai na paraqitet si nje force qe ishte ne gjendje t’i kundervihej me sukses Maqedonise. Kuptohet vetiu qe si i tille ai perbente nje njesi te pakten te barabarte me te, si nga pikepamja e territorit, ashtu edhe e forces se gjalle njerezore. Si rrjedhim, krahina te tjera te Ilirise se Jugut, pa perjashtuar ultesiren bregdetare, duhet te kene bere pjese ne kete njesi. Organizimi politik i ketij formacioni shteteror nuk njihet mire.
Bardhyli quhet prej autoreve antike “mbret i ilireve”; po keshtu emertohen dhe pasardhesit e tij. Kjo lejon qe ky formacion te konsiderohet si nje mbreteri, e cila nuk kishte marre ende tiparet e qarta te nje monarkie. Vete Bardhyli, ne fillimet e tij na paraqitet si nje prijes i thjeshte ushtarak qe respekton shume zakone te rendit fisnor. Duket me e besueshme, qe mbreteria e tij te kete qene ne fillim nje bashkim i thjeshte bashkesish ilire, te cilat i lidhnin interesa ekonomike dhe politike, ne radhe te pare interesi i mbrojtjes nga rreziku i jashtem. edo bashkesi kishte ne krye mbretin e vet te vogel qe njihte sovranitetin e mbretit te federates dhe i nenshtrohej atij.
Me kalimin e kohes, autoriteti dhe pushteti i Bardhylit si mbret u rrit e u forcua se tepermi. Ky pushtet mbeshtetej ne forcat e armatosura. Ne vitet 60 te shek. IV p.e.sone, ai kishte nje ushtri te rregullt, me nje organizim dhe taktike luftarake te perparuar. Kjo ushtri formohej nga nje kembesori e organizuar dhe e armatosur mire qe perbente bazen e forcave te armatosura dhe nga kaloria, e cila, megjithese e vogel ne numer, ekzistonte si njesi me vete me cilesine e nje force te manovrueshme goditese.
Ngjarjet politike qe jetoi Mbreteria Ilire e kohes se Bardhylit dhe e pasardhesve te tij tregojne gjithashtu se ajo perfaqesonte nje force serioze. Veprimet e saj nuk jane te shkeputura, por gjejne vend ne kuadrin politik te kohes dhe jane shprehje e nje qendrimi qe ka si objektiv te qarte dobesimin e kundershtarit kryesor dhe forcimin e pozitave te veta ne raport me shtetet fqinje. Kjo politike mbeshtetej ne marreveshje e aleanca politike e ushtarake. Nuk mund te perfytyrohet dot nje organizim fisnor apo nje demokraci ushtarake qe te luaje nje rol kaq aktiv ne situaten nderkombetare dhe te kete pikesynime kaq te qarta politike, te cilat kerkonin perqendrim forcash e mjetesh, sie eshte rasti i Mbreterise Ilire te kesaj kohe. Nje veprimtari kaq e gjere dhe kaq e guximshme ne politiken e jashtme mund te kete vend vetem ne kushtet e nje organizimi shteteror.
Por nuk duhet te kujtojme se shteti ilir i kesaj kohe ishte nje organizem i perkryer qe u pergjigjej te gjitha kerkesave te ketij nocioni ne kuptimin e plote te fjales. Megjithate ai kishte tiparet thelbesore qe i duhen nje shteti: territorin, ndarjen territoriale te popullsise sipas njesive gjeografike-etnografike dhe pushtetin publik ne duart e klases sunduese. Struktura social-ekonomike e krijuar ne gjirin e shoqerise ilire te kesaj kohe eoi gradualisht ne lindjen e ketij shteti, si nje mjet qe i duhej klases sunduese per te nenshtruar shtresat e tjera dhe per te mbrojtur interesat e saj.
Nuk mund te detyrohej masa e madhe e prospelateve-dulle te punonte per pjesen tjeter te shoqerise ilire, per despotet pa nje aparat shtrengimi te perhershem sie ishte aparati shteteror. Kjo perbente funksionin kryesor te brendshem te shtetit ilir. Karakteri i shtetit shprehet edhe ne funksionin e jashtem qe realizohet nepermjet ndeshjeve me popujt fqinje me ane te fushatave pushtuese dhe ngarkimit te tyre me tribute. Shteti ilir ndodhej ne stadin e tij fillestar dhe karakterizohej nga mbeturina te theksuara te rendit fisnor qe gjenin shprehje ne ane te veeanta te jetes shoqerore. Por qytetet dhe popullsia e tyre, qe perbenin bazen themelore ekonomike e shoqerore te tij, kishin marre nje zhvillim te dukshem. Pozita dhe roli i tyre ne jeten politike u be me i qarte ne periudhat e mepastajme, dora-dores me zhvillimin e metejshem te shoqerise antike ilire.
Shteti ilir lindi si rezultat i zhvillimit te brendshem te forcave prodhuese ne Ilirine e Jugut. Procesi i lindjes dhe i formimit te tij perkon me periudhen e sundimit te mbretit Bardhyl; ai mund te konsiderohet edhe si themeluesi i shtetit ilir. Lufterat me Maqedonine qene, nga ana tjeter, nje faktor i jashtem me rendesi qe e shpejtoi kete proces. Deshtimi i perkohshem ne lufterat me Filipin II dhe Aleksandrin nuk e nderpreu jeten shteterore te ilireve. Keto luftera perbejne vetem nje episod te shkurter politik qe nuk e ndali kete proces te thelle shoqeror ne Iliri.
Shteti ilir lindi brenda territorit, te cilin e banonin sipas Plinit dhe gjeografit romak te shek. I, Meles “iliret e mirefillte” dhe do te zhvillohet me tej ne kuadrin e po ketij territori. | |
| | | Dardani Administrator
Numri i postimeve : 756 Filloi me : 18/05/2009 Mosha : 34 Vendodhja : Loptop Vista Ultimate
| Titulli: Re: Shtetet Ilire Sat May 30, 2009 12:31 am | |
| 3. MBRETeRIA E DYTe ILIRE. DINASTIA E GLAUKISe (335-231 P.E.SONe)
Rimekembja e shtetit ilir
Shume shpejt pasi pajtoi fqinjet veriore dhe Greqine, Maqedonia u drejtua nga lindja duke e lene te qete shtetin ilir. Fqinjesia me Maqedonine nuk perbente me ate rrezik serioz dhe iliret u munduan ta shfrytezonin gjendjen e krijuar per rimekembjen e shtetit te tyre. Rufi njofton per trazira te reja ne Iliri, por duket se ato nuk paten sukses, sepse ne vitin 323 p.e.sone, kur u be ndarja e perandorise se Aleksandrit, nje pjese e ilireve ishte ende nen sundimin e Antipatrit, qe u be mbret i Maqedonise, i Greqise, i Ilirise, i Epirit dhe i popullsive te tjera te pushtuara ne Ballkan.
Gjendja e turbullt qe u krijua ne perandori pas vdekjes se Aleksandrit dhe shthurjes se perandorise se tij krijoi kushte me te pershtatshme per elirimin e tokave lindore ilire. Duke u lidhur me armiqte e Maqedonise, Glaukia, mbret i taulanteve, arriti t’i eliroje keto toka dhe t’i bashkoje me mbreterine e tij. Duket se pas kesaj ai mori edhe titullin “mbret i ilireve” ne vend te titullit te meparshem “mbret i taulanteve”.
Pasi realizoi bashkimin e tokave ilire dhe rimekembi shtetin ilir, Glaukia u perpoq te dobesonte ndikimin maqedon ne Epir. Per kete qellim ai u afrua me mbretin e moloseve, Ajakidin dhe u martua me Berojen, nje bije nga dera mbreterore molose. Ne kete politike ai u ndesh me te birin e Antipatrit, Kasandrin, qe pas shume perpjekjesh ishte vendosur ne krye te Maqedonise. Ne vitin 317 p.e.sone, Kasandri rrezoi nga froni molos aleatin e Glaukise, Ajakidin, i cili kishte nderhyre ne grindjet e brendshme per fronin maqedon, duke marre anen e Olimbise, nenes se Aleksandrit. Ne kete kohe Glaukia mori nen mbrojtje dhe mbajti ne pallatin e tij birin e mbretit te rrezuar, Pirron dyvjeear. Me gjithe kerkesat kembengulese te Kasandrit, Glaukia nuk e dorezoi Pirron; ai nuk e beri kete as kur mbreti maqedon i premtoi si shperblim shumen e madhe prej 200 talentesh, as kur ky e kercenoi me luft | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Shtetet Ilire | |
| |
| | | | Shtetet Ilire | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |