Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Çamëria

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dardani
Administrator
Administrator
Dardani


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

Çamëria Empty
MesazhTitulli: Çamëria   Çamëria EmptySat May 30, 2009 12:35 am

GENOCIDI DHE MASAKRIMI I POPULLIT
SHQIPËTAR NGA HELENASIT. PASTRIMI KOMBËTAR I SHQIPËRISË SË JUGUT.
Ndërimi i emrave të qyteteve dhe fshatërave të Shqipërisë së jugut nga
fashistët Helenas para dhe pas përfundimit të luftës së dytë botërore.
Bashkëpunimi i Helenasve me Gjermaninë fashiste për pastrimin dhe
kolonizimin e Shqipërisë së jugut (Janina, Gumenica etj)...Resoluta,
Nota proteste, Kërkesa, Takime etj. Fakte të pakundërshtueshme.

Çështja çame dhe përgjithësisht çështja e minoritetit shqiptar në
Greqi, lindi me vendimin e Konferencës së Londrës më 1913, e cila e
shkëputi këtë trevë shqiptare dhe ia aneksoi atë Greqisë. Që nga kjo
kohë fillon një presion i vazhdueshëm, një politikë sistematike e
shtetit grek dhe e forcave të ndryshme ultranacionaliste për
shkombëtarizimin e kësaj treve. Për këtë qëllim u përdorën të gjitha
mënyrat, si tatimet e rënda, grabitja e tokës, përjashtimi i popullsisë
nga pjesëmarrja në administratën shtetërore, ndalimi i dhunshëm i
arsimit në gjuhën amtare, madje edhe në shkollat fillore, vrasjet,
burgimet, dënimi me dhunë deri në masakrat e përgjakshme.

Më 1913 u krye masakra në përroin e Selamit (Paramithi) e 72 krerëve të
Çamërisë dhe e qindra të tjerëve nga kapiteni famëkeq Deli Janaqi. Në
përfundim të Luftës së Parë Botërore, më 1918, u përpilua plani i
grabitjes së tokave të popullsisë çame. Ligji i të ashtuquajturës
Reformë Agrare, i aplikuar vetëm në Çamëri, u rrëmbeu shqiptarëve të
cilët u degdisën në Anadoll, me mijëra hektarë tokë buke, sipërfaqe të
mëdha me vreshta, qindra mijë rrënjë ullinj, të cilat u bënë prona të
elementëve grekë. Këto masa u pasuan nga organizimi i çetave terroriste
në territorin e Çamërisë, sanksionet ekonomike, lufta raciale,
braktisja e popullsisë shqiptare në injorancën më të thellë, inkurajimi
i kryqëzatave fetare.

Përpjekjet e dhunshme të vitit 1923 për ta shpërngulur me forcë
popullsinë çame në Turqi, shënojnë një kulm të paparë në politikën e
egër shoviniste greke. Bilanci që shumë tragjik për popullsinë
shqiptare.

Greqia qe ndër shtetet e para në Ballkan në të cilat triumfoi fashizmi.
Në gusht të vitit 1936, Joan Metaksai vendosi diktaturën fashiste.
Viktima e parë ishte popullsia çame. Fashistët e orës së parë, tregtari
Stavro Koçoni dhe oficeri i xhandarmërisë Zambeta filluan goditjet
sistematike në Filat, Pituljete, Gumenicë për zhdukjen e popullsisë
çame. U shkua deri atje sa populli i Paramithisë u ndalua me violencë
të fliste në gjuhën shqipe. Qeveria greke bëri çmos që të përçante
popullsinë shqiptare çame, duke u përpjekur të kundërvejë të krishterët
ndaj muslimanëve. Kjo politikë shtetërore nuk kaloi pa lënë gjurmë,
pasi popullsia e kësaj zone në shumicën dërrmuese ishin e paarsimuar
dhe nuk u arrit që qarqet intelektuale të dominonin situatën.
Popullsisë çame iu ngarkuan taksa të rënda, të cilat nuk kishin vetëm
natyrë fiskale, por synonin ta detyronin atë të emigronte në Shqipëri
ose gjetiu. U ndryshuan emrat shqiptarë të fshatrave Spatari, Galbaqi,
Picari, Varfanj, Arpika me emra greke, respektivisht Trikoforo, Ella,
Aetos, Parapotume, Perdhika duke i kolonizuar me grekë, me qëllim
ndryshimi të raporteve të popullsisë.

Para se të hynte në Greqi, ushtria fashiste italiane, qeveria greke
filloi një fushatë të re masakrash dhe krimesh nga më monstruozët
kundër popullsisë shqiptare. Dy muaj para konfliktit italo-grek,
qeveria fashiste e Metaksait kreu një akt ndofta pa precedent në
historinë botërore. Të gjithë meshkujt nga 16-70 vjeç, mbi 5000 burra,
u burgosën dhe u dërguan në ishujt e largët të Egjeut. Ky veprim u krye
në bazë të vendimit të marrë më parë në Gumecinë nga një mbledhje e
kryesuar nga Dhespoti i Janinës, Spiridoni, ku merrnin pjesë edhe
zv/Prfekti i Gumenicës Jorgo Vasilako, komandanti i Korafilaqisë dhe
përfaqësues të grekëve të Çamërisë. Nga ky kontigjent viktimash 350
veta u masakruan, 400 të tjerë vdiqën më vonë gjatë internimit nga
torturat dhe uria. "Në këtë mënyrë-shkruan Jani Sharra-qeveria e
vendosi elementin shqiptar, mysliman, haptazi në kampin e armikut" duke
e paragjykuar popullsinë çame.

Rekrutët çamë, si shtetas grekë të mobilizuar në vitet 1939 dhe 1940 që
në atë kohë ndodheshin në shërbim ushtarak, me urdhër të Korparmatës së
Janinës, u vunë të thyejnë gurë dhe të ndreqin rrugë në formën e punës
së detyrueshme. Në takimin që pati Komandanti i Divizionit VIII të
Epirit, gjenerali Kaçimitro, me 2000 djem çamë, u kërkonte mendime për
rrezikun që i kanosej vendit nga Italia fashiste. Çamërit u treguan të
gatshëm për të luftuar armikun e përbashkët. Por për çudi, në vend të
armëve u dhan kazma dhe lopata për të vepruar në prapavija për ndërtim
rrugësh. Ishte një qëndrim mosbesimi i autoriteteve greke ndaj çamëve
dhe njëherazi dhe një fyerje e poshtërim për ta, duke i trajtuar jo si
bashkëluftëtarë, por si robër lufte. Nga ana tjetër, Italia gjatë
përgatitjeve të luftës me Greqinë nuk mund të mos merrte në konsideratë
për interesat e saj gjendjen diskriminuese të shqiptarëve të Çamërisë.
Çiano, ministër i Jashtëm i Italisë, në gusht të vitit 1940, do t'i
vinte në dukje ambasadorit grek në Romë se "Greqia ishte e vendosur me
të gjitha mjetet që disponon të vazhdojë një program politik, ka
diskriminuar në mënyrë tepër të rëndë shqiptarët në favor të grekëve.
Dhe këtë e ka bërë në të gjitha fushat e veprimtarisë, që nga ajo e
lirisë personale e në atë ekonomike, deri në atë të mësimit të
gjuhës... i kanë larguar shqiptarët në rajone larg qendrave të mëdha,
duke i mbajtur në kushte primitive".

Shpërthimi i Luftës Italo-Greke më 1940 thelloi tensionin politik në
Çamëri. Megjithë përpjekjet e pushtuesit për ta tërhequr minoritetin
shqiptar në anën e tij dhe pavarësisht se popullsia çame gjatë regjimit
fashist të Metaksait kishte vuajtur shumë, ajo përgjithësisht mbajti
një qëndrim neutral ndaj palëve në konflikt. "Edhe kur italianët
pushtuan Gumenicën-shkruan Jani Sharra-rrallë ndonjë çam u bashkua me
ta".

Gjithkush mund të shtrojë pyetjen: pse u mbajt ky qëndrim i ashpër ndaj
minoritetit shqiptar ? A ishte kjo një masë vetëmbrojtjeje nga ana e
autoriteteve lokale dhe qendrore greke ? A u shkaktua kjo vetëm nga
frika e një hakmarrjeje të mundshme të shqiptarëve për krimet që ishin
kryer ndaj tyre nga regjimi i Metaksait dhe bandat greke ? Të dhënat
provojnë se asnjëra prej këtyre arsyeve nuk përbënte shkakun e këtij
veprimi kriminal. Synimi ka qenë akoma më i largët dhe njëkohësisht më
antishqiptar. Edhe në situatat e vështira dhe të komplikuara, kur
Greqisë po i trokiste lufta në derë, autoritetet greke me gjakftohtësi
u përpoqën të përfitonin ç'të mundnin. Ata gjykuan se ishte krijuar një
moment i përshtatshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare për spastrimin
etnik përfundimtar të Çamërisë. Këtë e provon edhe fakti se pas
shpërthimit të luftës, pasi u bë e qartë se kapitullimi i Greqisë
përballë ushtrive italiane ishte i afërt, autoritetet lokale greke të
Çamërisë përgatitën listat dhe po përpiqeshin të siguronin mjetet e
nevojshme të mbartjes për të gjitha gratë dhe fëmijët që kishin mbetur
në Çamëri me qëllim që kur të hynin ushtritë e huaja këtu, të mos
gjenin këmbë shqiptari.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://riniafr.albanianforum.net
Dardani
Administrator
Administrator
Dardani


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

Çamëria Empty
MesazhTitulli: Re: Çamëria   Çamëria EmptySat May 30, 2009 12:35 am

Pas thyerjes së ushtrive italiane
dhe tërheqjes së tyre nga Greqia u intensifikua dhuna dhe terrori i
qeverisë së re greke mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë. Të
burgosurit dhe të internuarit çamë u liruan vetëm pas pushtimit të
Greqisë nga ushtritë gjermane në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe
shpirtërore.

Pas pushtimit të Greqisë nga gjermanët, pritej që çamët e kthyer nga
internimi të hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke që kishin qenë
shkaktarë të vuajtjeve. Por ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngritën mbi
pasionet shoviniste dhe zgjodhën rrugën e bashkëpunimit dhe të
bashkëjetesës për të përballuar bashkërisht gjendjen e rëndë që u
krijua nga pushtuesit e rinj gjermanë. Për këtë qëllim u organizuan dy
mbledhje të gjera në Koskë dhe në Spatar. Njerëz me ndikim në krahinë
si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr Çafuli, Jasin Sadiku
dhe shumë të tjerë punuan me përkushtim për të krijuar atmosferën e
mirëkuptimit midis dy komuniteteve, grek dhe shqiptar. Madje fshatarët
e Varfanjit, Salicës etj., dërguan përfaqësuesit e tyre në fshtatrat e
krishtera ku burrat ishin larguar nga frika e hakmarrjes, duke i
siguruar që të ktheheshin se asgjë e keqe nuk do t'i gjente.

Në zonën e Gumenicës dhe të Filatit ishte bërë rregull që asnjë grup i
rezistencës greke nuk dilte në zonat e lira pa qenë i shoqëruar nga një
shqiptar çam. Pikërisht për këtë veprimtari e sakrificë, jo pak çamë
dolën para gjykatave të pushtuesit dhe u burgosën. Duke pasur parasysh
këtë realitet të mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit midis dy
komuniteteve (greke dhe çame shqiptare) studiuesi Niko Zhangu
shkruante: "Sikur shqiptarët çamë të ishin kriminelë, do të zhdukeshin
të gjithë fshatrat e krishterë të Thesprotisë rreth fshatrave
shqiptaro-çame".

Për qarqet shoviniste greke nuk ishte i pranueshëm mirëkuptimi dhe
bashkëveprimi midis komuniteteve shqiptare dhe greke. Për të nxitur
përçarjen e tyre ata nxitën vrasjen e çamëve me influencë si Tfik
Qemali, Jahja Kasemi, Jasin Sadiku etj. Me vrasjen e shqiptarëve të
tjerë nga çeta e Koçnikollës, punët morën një drejtim të rrezikshëm. Të
revoltuar nga këto akte, një grup çamësh u drejtuan për të djegur
Rahulin, por u doli përpara popullsia e Karbunarit, një fshat i madh i
përbërë prej shqiptarësh dhe i ndaloi. Edhe pse Rahuli shpëtoi nga një
katastrofë e sigurtë, "më pas bandat e Zervës therën edhe gratë dhe
fëmijët e atyre që shpëtuan Rahulin", domethënë banorët e Karbunarit.
Në këto rrethana, disa krerë të Çamërisë u përpoqën të formonin një
batalion për mbrojtjen e saj. U formua një batalion i cili kishte vetëm
gjysmën e efektivit të një batalioni të zakonshëm, afro 300 veta. Për
arsye se gjermanët nuk donin të prishin marrëdhëniet me qeverinë
kuislinge të Ralisit, ky batalion veproi brenda kufijve politikë të
shtetit shqiptar. Populli u armatos, por nuk pranoi të bashkëpunonte me
gjermanët, nuk u fut në këtë batalion dhe nuk i përdori armët kundër
popullsisë greke, por përkundrazi u rezistoi në mënyrë demonstrative
përpjekjeve të gjermanëve për ta hedhur kundër elementit grek. Qëllimi
i armatosjes së popullsisë çame ishte thjesht një masë vetëmbrojtëse,
pasi ata kishin vuajtur shumë nga shovinizmi grek. Por ajo që i
shqetësoi më shumë atëherë forcat shoviniste greke ishte ngritja e
këshillave shqiptare në të gjithë Çamërinë. Në mars të vitit 1943 u
formua çeta e parë mikste, e cila bashkëpunonte me EAM-in. Tashmë, edhe
biografët e Zervës, si Mihal Miridhaqi nuk e mohojnë kontributin dhe
pjesëmarrjen e çamëve myslimanë në radhët e rezistencës antifashiste
greke, në formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it. Historiani i lartpërmendur
thekson se çamët nxorrën mbi 1000 luftëtarë. Popullsia çame filloi të
organizohej në luftën kundër fashizmit në dimrin e viteve 1942-1943,
madje që në verën e vitit 1942 u krijua në Filat grupi ilegal i
rezistencës antifashiste i përbërë nga Njazi e Kasem Demi, Mustafa Sulo
(Kalbaqi), Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi,
Tahir Demi, Vehip Huso e shumë të tjerë. Ata punuan në rrëzë të kufirit
të Shkallës së Zorjanit e më thellë për organizimin e rezistencës, për
krijimin e bazave të luftës, për popullarizimin e ideve të Kartës së
Atlantikut, e cila u garantonte popujve e pakicave etnike liri, barazi
dhe të drejtën e vetëvendosjes pas fitores mbi fashizmin. Në shkut të
vitit 1943 u krijua çeta "Çamëria" dhe pak më vonë batalioni "Çamëria",
i cili zhvilloi në shtator 1943 betejën e famshme të Konsipolit kundër
gjermanëve, që zgjati 55 ditë. Ajo betejë u shqua për pjesëmarrjen e
gjerë të popullsisë së Çamërisë, të Delvinës dhe të minoritetit pa
dallim kombësie e shtresash shoqërore. Në mars të këtij viti u krijua
formacioni i parë mikst shqiptaro-grek. Ai luftoi me trimëri kundër
gjermanëve dhe zervistëve në Mallun, në Revani, në Theojefira, në
Pleshavicë, në malin Kacidhjar e gjetkë. Në pranverë të vitit 1944 në
Qeramicë u formua Batalioni IV "Ali Demi" me më shumë se 500 djem çamë.
Ky batalion hyri në përbërje të Regjimentit XV të Ushtrisë
Nacionalçlirimtare Greke (EAM). Gjatë luftimeve të tij në rrugën
Janinë-Gumenicë, Koskë, Smartë e Lopës si dhe në Mallun ranë trimërisht
dëshmorët Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Husa Vejseli etj.
Gjithashtu, shumë çamë morën pjesë në Brigadën VI, VII, IX dhe XI të
ushtrisë greke. Edhe misioni britanik që kreu hetime në Çamëri nuk e
mohonte pjesëmarrjen e çamëve në radhët e EAM-it.

Edhe gjermanët u përpoqën ta hedhin minoritetin shqiptar në luftë
kundër EAM-it dhe Frontit Nacionalçlirimtar Shqiptar. Këto përpjekje
regresive shoqëroheshin me një propagandë me ngjyra të theksuara
nacionaliste.

Në kuadrin e bashkëpunimit të popullit shqiptar dhe atij grek, u bënë
përpjekje për të vendosur ura lidhjeje në linjën e atyre forcave që
udhëhiqeshin nga Partitë Komuniste. Në bisedimet midis përfaqësuesve të
të dy palëve ishte vendosur që në tetor të vitit 1943, të harmonizohej
puna në minoritet. Për këtë qëllim ishte pranuar që të vinin në
minoritetin grek në Shqipëri anëtarë të Partisë Komuniste Greke "që të
bëjnë punë në minoritete duke enë në lidhje gjithmonë me ne". Po kështu
do të procedohej edhe në Çamëri.

Minoriteti grek në Shqipëri u synua me lakmi nga reaksioni zervist grek
për të depërtuar në të, me qëllime të hapura antishqiptare. Të
dërguarit e EAM-it në minoritet, si Aleks Janari, me propagandën e tyre
shfrytëzuan marrëveshjen që përmendëm më sipër, për të ngjallur
ndjenjat nacionaliste të minoritetit, "për t'i bërë masat e minoritetit
t'i drejtojnë sytë nga Greqia". Në një miting që ishte bërë në Akrovjan
ishte deklaruar hapur se "ne pranojmë të jemi një Greqi qoftë
komunikste, qoftë djalliste, por vetëm Greqi të jemi". Sipas të njëjtit
burim del se grumbullimet dhe veprimtaria e reaksionit grek financohej
me të holla. Nga Dhrovjani dhe Leshnic ishin dërguar për tek Zerva 23
veta "pasi ky paguante 1 stërlinë për tre anëtarë të familjes"
(minoritare). Ndjenjat nacionaliste po merrnin forcë në minoritetin
shqiptar në Greqi, domethënë në Çamërinë e përtejme, duke ndikuar në
çoroditjen e popullsisë çame ndaj situatës në luftës dhe të mbështetjes
së saj. Megjithatë, Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar
të Shqipërisë, duke pasur bindje në vijën e bashkëpunimit midis dy
popujve, dërgoi një delegacion në Konferencën Panepirotike të EAM-it
sipas ftesës së bërë nga Komiteti Panepirotik Nacionalçlirimtar i
Greqisë më 14 qershor 1944. Duhet shënuar se ky bashkëpunim inspirohej
nga qëllime fisnike të bashkëjetsës midis fqinjëve me devizën: luftë e
ashpër dhe e paprerë armikut nazist dhhe gjithë reaksionit në shërbim
të tij.

Peshë jo të vogël në trajtimin e çështjes çame dhe të pozitës së
Çamërisë në vitet e Luftës së Dytë Botërore do të luante dhe qëndrimi i
nacionalistëve çamë, i cili aspironte hapur me qëndrimin e vet
bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë.

Këtë lëvizje e drejtonte një Këshill krahinor me organizmat e tij në
nënprefekturat dhe fshatrat. Pjesëtarë të këshillit krahinor të
Çamërisë ishin njerëz me influencë si vëllezërit Dino, Adem Muha, Hamza
Rexhepi, Hizder Ahmeti, Mahmut Mala, Ramadan Sulo, Bido Taho, Haxhi
Shehu etj. Këshilli krahinor kryente në një farë mënyre detyra të
qeverisjes siç ishin mbajtja e rrefullit dhe qetësisë, zgjidhja e
mosmarrëveshjeve, interesohej për hapje shkollash shqipe etj.

Një veprimtari e tillë ishte e papranueshme për qeveritarët e Athinës.
Ndaj Qeveria greke e Ralisit shtroi kërkesën këmbëngulëse pranë të
Dërguarit të Posaçëm gjerman për Evropën Juglindore Nojbaherit "për
rivendosjen e prefektit të administratës greke në Thesproti", "të cilët
do të kryenin funksionet e tyre zyrtare në Çamëri, duke u mbështetur në
Vermahtin gjerman". Mirëpo autoritetet gjermane mbanin një qëndrim të
dyfishtë. Sipas këtij qëndrimi, gjermanët nuk njihnin zyrtarisht
veprimtarinë e Këshillit Krahinor çam, çka presupozonte njohjen e
administratës shqiptare. Nga ana tjetër, nuk i jepte përgjigje të prerë
as qeverisë së Ralisit. Megjithaë, në heshtje, autoritetet gjermane e
pranonin punën e Këshillit, i cili siguronte mbajtjen e qetësisë në
krahinë, gjë që u interesonte edhe gjermanëve. Nacionalistët shqiptarë
çamë nuk përkrahnin përpjekjet e oficerit anglez të ndërlidhjes pr
një marrëveshje bashkëpunimi me grupin nacionalist të Zervës. Është e
qartë se këto përpjekje nuk dhanë ndonjë rezultat, sepse qëllimet e
këtyre grupimeve nacionaliste ishin diametralisht të kundërta.

Nacionalistët shqiptarë synonin bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë,
ndërsa përkrahësit e Zervës e kundërshtonin me çdo mënyrë një gjë të
tillë. Madje zervistët prisnin rastin e volitshëm për një sulm
vendimtar mbi Çamërinë, për të ushtruar mbi të shfarosjen kombëtare.

Për të realizuar synimet e tyre, nacionalistët çamë bënë përpjekje për
t'u lidhur me Shtabin Aleat të Mesdheut, për të mënjanuar rrezikun
zervist për fatin e Çamërisë. Një qëndrim të tillë e kishin konstatuar
dhe autoritetet gjermane. "Sipas raporteve që i kanë ardhur të
dërguarit të posaçëm të Rajhut, Nojbaherit, vërenin gjermanët-grupi
nacionalist shqiptar po punon për t'ia aneksuar Çamërinë Shqiëprisë".
Në përgjigje të këtij telegrami pohohet me gojën plot se "Ky grup
(nacionalistët) është gati të lidhet me këdo, mjaft të bashkojë
Çamërinë me Shqipërinë".

Rreziku i një raprezaljeje nga bandat shoviniste të Zervës i bën më të
vetëdijshëm nacionalistët çamë qqë të ngulnin këmbë në pikëpamjen e
tyre se rruga e bashkimit të tyre ishte rruga e bashkimit të forcave
politike shqiptare.

Edhe pse Marrëveshja e Mukjes (gusht 1943) ishte denoncuar nga PKSH në
mënyrë të njëanshme, nacionalistët çamë i referoheshin asaj si e vetmja
rrugë për të zgjidhur çështjen kombëtare shqiptare. Për këtë ata bënë
disa herë thirrje për të shmangur luftën vëllavrasëse dhe për bashkimin
e të gjitha forcave për mbrojtjen e çështjes kombëtare, në këtë kuadër
dhe atë të Çamërisë. Në një letër që Nuri Dino i dërgonte më 21 shkurt
1944 Shefqet Peçit, konstatonte se në Greqi po bëheshin përpjekje pë
bashkimin e dy forcave kryesore politike të EAM-it dhe EDES-it me
synimin që "grekët të shkatërrojnë Shqipërinë edhe nën maskën
komuniste...". Dhe më tej ai i kujton Sh. Peçit se "mjaft gjak
shqiptari vaditi tokën tonë, mjaft larg u dëgjua afshi i popullit tonë
për liri dhe kjo mjafton për të nesërmen, por e nesërmja duhet të na
gjejë të bashkuar më shumë se kurrë". Thelbin e kësaj letre e përbënte
kërkesa këmbëngulëse për bashkim "për hir të gjakut që na bashkon dhe
të zakonit që s'mund të na ndajë". Ai kërkonte mendimin për bazat e
bashkimit, por me "kusht që të mos preken parimet tona dhe karakteri
kombëtar".

Përballë bashkimit të armiqve të kombit shqiptar, një qëndrim i tillë
për bashkimin e forcave politike shqiptare ishte më se i justifikuar.
Por një gjë e tillë nuk ndodhi, sepse denoncimin e Mukjes e kishte
sanksionuar edhe Konferenca Nacionalçlirimtare e Labinotit (shtator
1943).

Në anën tjetër, popullsia çame gjendej përballë veprimtarisë së ethshme
antishqiptare të EDES-it të Zervës, i cili e kërcënonte atë me
raprezalje dhe shfarosje. Zerva u përpoq ta përdorte popullsinë çame si
forcë kundër ELLAS-it. Kjo manovër djallëzore synonte së pari ta fuste
popullsinë shqiptare në kurthin e luftës midis forcave politike në
Greqi, së majtës ekstreme dhe së djathtës ekstreme, me synimin që
cilido të ishte rezultati i konfrontimit politik në Greqi, të krijohej
preteksti dhe konjuktura e përshtatshme politike për shfarosjen dhe
dëbimin e saj.

Së dyti, të shtonte forcat për të goditur EAM-in kundërshtar, pra ta
përdorte popullin shqiptar si mish për top. Në bisedimet e zhvilluara
në fshatin mininë në 3-6 korrik 1944, të dërguarit e Zervës i
parashtruan popullsisë çame këto kushte:1-Çarmatimin e plotë
2-Mobilizimin e përgjithshëm të popullsisë çame në radhët e EDES-it si
dhe të pranonin pushtetin e EDES-it në Çamëri. Populli çam u gjend në
pozita të vështira. Ai nuk pranoi të futet në luftën midis forcave
rivale në Greqi dhe si ndëshkim Zerva filloi ndaj kësaj popullsie
sulmin e përgjithshëm të 8 korrikut 1944 që ka patur ato konseguenca që
dihen. Ky fakt pohohet dhe në letrën e Këshillit Antifashist të
Çamërisë dërguar: Qeverisë greke të Bashkimit Kombëtar, Shtabit të
Përgjithshëm të Mesdheut, Qeverive të Fuqive të Mëdha, Komitetit
Qendror të EAM-it, Guvernatorit të Epirit, Komitetit Panepirot të
EAM-it.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://riniafr.albanianforum.net
Dardani
Administrator
Administrator
Dardani


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

Çamëria Empty
MesazhTitulli: Re: Çamëria   Çamëria EmptySat May 30, 2009 12:36 am

Në arkivat e Shqipërisë ruhen shumë dëshmi të emigrantëve çamë lidhur me krimet e forcave zerviste.



Pozita e Çamërisë dhe e çamëve gjatë Luftës së Dytë Botërore

Por përpara masakrës së korrikut, forcat e EDES-it kishin kryer një
valë tjetër masakrash në qershor. Gjithashtu, pas verës pasoi një
fushatë tjetër në tetor të vitit 1944 e cila bëri të plotë spastrimin
etnik të Çamërisë.

Rezultatet e këtij spastrimi kanë qenë me të vërtetë tragjike. Nga një
popullsi prej 35000 vetësh që ishte para luftës mbetën vetëm disa
dhjetëra familje. Vetëm në tragjedinë e Filatit dhe të Paramithisë që u
zhvillua në qershor dhe tetor të vitit 1944, rezultati ishte: 2000 të
vrarë, gra, fëmijë, pleq dhe burra të paarmatosur, të masakruar në
mënyrën më çnjerëzore nga bandat zerviste. Në fshatrat e Paramithisë,
Gardhitës, Dhrahumit, Karbunarit, Veliat, Filatit, Galbaqit dhe
Spatarit u grabitën 4949000 okë drithë, 2217500 okë tërshërë dhe elb,
361500 okë djathtë, 457700 okë vaj ulliri, 12850 okë gjalpë, 27020
krerë bagëti të imta, 18500 okë duhan, 26800 okë oriz, 37000 okë
bajame, 2500-3000 shtëpi të djegura dhe dëme të tjera të pronës që
arrinin në 84700 frs.

Një pjesë e mirë e historiografisë greke të pasluftës di dhe diplomacia
greke gjatë periudhës së luftës së ftohtë, por edhe sot, kanë mbrojtur
tezën absurde se populli çam (an blok) ishte bashkëpunëtor i nazistëve
dhe fashistëve dhe u largua me ta për në Shqipëri në fund të luftës.
Por si qëndron e vërteta ? Është rasti të (konfirmohet) pohohet se në
luftën antifashiste popullsia shqiptare e Çamërisë inkuadroi në
formacionet luftarake shqiptare dhe greke mbi 1000 luftëtarë, pa
llogaritur qindra të tjerë që punonin në terren. Vetëm në radhët e
ELAS-it dhanë jetën 68 partizanë çamë.

Është tashmë e provuar se masakrat dhe dëbimin e dhunshëm të popullsisë
shqiptare të Çamërisë i kreu Zerva, i cili ishte dhe bashkëpunëtor i
gjermanëve. Pikërisht këtu mendojmë se duhen rikujtuar disa dokumenta
që provojnë bashkëpunimin e tij me gjermanët dhe kështu do të mbetet
absurd pretendimi grek se një aleat i gjermanëve ka dëbuar nga trojet
etnike një popullsi të tërë pse ishte në bashkëpunim me aleatët e tij.

Bashkëpunimi i Zervës me gjermanët është i provuar nga dokumentat
gjermane si dhe nga shtypi grek i kohës dhe i pasluftës, i cili ka
dhënë dhjetëra dëshmi në këtë drejtim. Nga arkivat sekrete të Vermahtit
gjerman për greqinë, zbulohet një marrëveshje bashkëpunimi midis Zervës
dhe pushtuesve gjermanë që të godiste grekët e tjerë. Autori që ka
publikuar këtë marrëveshje shprehet se "ekzistonte në thellësi një
miqësi me ujkun". Në dokumentin gjerman thuhet: "Gjatë natës së 1-2
shkurtit 1944, Zerva i parashtroi Komandës së Korparmatës XXII malore,
me anën e një oficeri të plotfuqishëm propzimin për bashkëpunim mbi
bazat që vijojnë: armëpushim, bashkëpunim në luftën kundër ELAS-it ne
azhornim të vazhdueshëm mbi qëllimet e tij, mbi vetë pozitën e tij si
dhe mbi forcat armike". Propozimi i Zervës iu parashtrua dhe të
Plotfuqishmëve të Posaçëm të Rajhut për Evropën Juglindore, ministrit
Nojbaher. Përgjigja ishte: të vazhdojmë traktativat deri sa të merret
vendimi përfundimtar. Më 9 shkurt 1944 u arrit aprovimi për marrëveshje
lokalisht të përkufizuar... Kjo situatë vazhdoi deri në fillim të
korrikut 1944. Forcat e Zervës në mars 1944 rreth 10000 luftëtarë.

Sipas marrëveshjes me autoritetet gjermane duhej të mbetej e lirë nga
ushtria e Zervës një rrip bregdetar prej 10 km. Mirëpo më 3 korrik
1944, trupat e Zervës e pushtuan zonën bregdetare pranë Pargës. Po
ashtu, gjatë natës 6-7 korrik filluan në befasi veprimet luftarake të
trupave të Zervës kundër reparteve gjermane në perëndim të Artës dhe në
rrugët Janinë-Artë dhe Janinë-Gumenicë. Siç shpjegohet në dokument
"ndryshimi i qëndrimit të Zervës nga marrëveshja e arritur me gjermanët
ndodhi si rezultat i ndërhyrjes së oficerëve të ndërlidhjes aleate, të
cilët morën përsipër vetë udhëheqjen e ushtrisë së Zervës. Madje thuhet
se edhe urdhrin për sulm kundër gjermanëve e dhanë oficerët ndërlidhës
të aleatëve. Nisur nga ngjarje të tilla as edhe gjermanët nuk ishin të
qetë për marrëveshjen që nënshkruan. Lajmet e shërbimeve sekrete
gjermane konstatonin që në rast zbarkimi të aleatëve, EDES-i do të
luftojë kundër gjermanëve, duke iu referuar udhëheqësit të EDES-it
papajoanu. Në gusht 1944 forcat zerviste arrinin rreth 21000 vetë.

Në vitin 1947, pavarësisht nga dëshira e amerikanëve, që qeveria greke
të mbështetej mbi një koalicion sa më të gjerë, Departamenti i Shtetit
shfaqi hapur pakënaqësinë e tij ndaj kandidaturës së Zervës si ministër
i Punëve Publike, duke e akuzuar atë hapur si bashkëpunëtor të
gjermanëve. Ky qëndrim parimor i Departamentit të Shtetit ishte aq i
vendosur saqë ai shkonte deri atje sa të kërcënonte udhëheqësit grekë
se, në rast të kundërt, do të tërhiqte misionin ushtarak. Ambasadori
amerikan në Athinë Macveagh i deklaroi hapur N. Zervos se si shtypi,
ashtu edhe publiku në SHBA në shumicë ka opinionin se ai ka tendenca
diktatoriale dhe fashiste që janë në kundërshtim me idealet e
demokracisë sonë". Kështu, atij iu bë e qartë se nuk meritonte besimin
si anëtar i ndonjë qeverie që propozohej të bashkëpunonte ngushtë me
SHBA. Po kështu, një personalitet tjetër me peshë, Guvernatori
Grisuold, duke refuzuar ta priste Zervën, i deklaronte sekretarit të
tij të njëjtën gjë, se ekzistonte një opinion i fortë publik, i cili
ishte kundër Zervës në SHBA dhe në vendet e tjera si Franca dhe Anglia,
të cilat ishin mike të Greqisë dhe se ai e ndjente se për këto arsye në
qoftë se Zerva do të bëhej ministër i Rendit Publik, kjo do të ishte
një fatkeqësi e madhe për Greqinë dhe mund të përmbysë punën që po bën
Misioni Amerikan për të". Bashkëpunimi i Zervës me gjermanët, ishte
dëshmuar edhe në Senatin Amerikan nga oficeri i ushtrisë amerikane me
origjinë greke Kouvras më 31 mars 1947, duke e cilësuar atë si një
kolaboracionist të tipit të Mihailloviçit të Jugosllavisë. Kouvaras i
paraqiti Senatit një dokument shumë kompromentues, i cili provonte
marrëveshjen që ekzistonte midis forcave të armatosura gjermane në Epir
dhe EDES-it të Zervës. Ky dokument ishte një memorandum i Shtabit të
Përgjithshëm të Korpusit të 22 të Ushtrisë Gjermane.

Tezën greke e hedhin poshtë edhe dokumentat diplomatike angleze të
kohës, të cilat nuk mund të dyshohen për ndonjë tendencë antigreke, por
përkundrazi për tolerancë ndaj aleatëve të tyre dhe në radhë të parë
ndaj forcave të së djathtës, të cilat ishin pikëmbështetja e tyre.
Kështu, sipas dëshmive të njërit nga zyrtarët e lartë të misionit
anglez në Shqipëri, majorit Palmer, i cili kreu një udhëtim eksplorues
në Greqinë e Veriut pohohet se "Forca 399" kishte përcaktuar deri në
2000 veta që bashkëpunuan "me gjithë zemër me gjermanët", por ai nuk
mohonte faktin që pati edhe rreth 700 veta që luftuan në radhët e
ELLAS-it kundër gjermanëve. Tërheq vëmendjen një fakt se shifra që jep
Palmeri, përkon me numrin e të dënuarve nga gjyqi famëkeq i Janinës, i
ashtuquajtur "Gjyqi i kolaboracionistëve", i zhvilluar në vitin
1945-1946, i cili dënoi në mungesë 1930 shqiptarë të Çamërisë. Palmeri,
i cili është mbështetur siç e thotë dhe vetë në të dhënat e palës greke
e konkretisht të majorit Sarandis, i cili-thotë Palmeri- "pranoi
përgjithësisht veprimet e kryera prej grekëve kunër minoritetit
shqiptar" hedh paksa dritë edhe mbi një çështje tjetër mjaft të
rëndësishme, e cila ka të bëjë me faktin se ç'vend patën gjermanët në
genocidin që kryen forcat ultrashoviniste dhe fashiste greke kundër
popullsisë shqiptare, të cilin Palmeri, pa u shqetësuar për tragjedinë
e dhimbshme të kësaj popullsie, me gjakftohtësi e quan thjesht një
"situatë grindjesh". Ai pohon sidoqoftë, një të vërtetë se ky akt
"padyshim ishte i inkurajuar nga gjermanët". Genocidin zervist për
spastrimin etnik në Çamëri e konfirmonte edhe koloneli Monague
@oodhouse, ish kryetar i Misionit Anglez në Greqi, i cili thotë se
"Zerva i ndoqi çamët nga shtëpitë e tyre në 1944... Dëbimi u krye me
gjakderdhje të madhe. Qëllimi ishte dëbimi i popullsisë s
padëshirueshme shqiptare nga vendi i vet". Madje këtë genocid ndaj
shqiptarëve të Çamërisë e ka pohuar vetë N. Zerva. Në letrën dërguar më
4 gusht 1953, Jani Dani Popovitit e porosiste: "Të marrë përsipër
detyrën e sqarimit të bashkëatdhetarëve (grekëve) se kush e pastroi
Çamërinë nga shqiptarët". Këtë fakt e dëshmojnë edhe dokumentat e
Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar të refugjatëve çamë në
Shqipëri. Në një memorandum të këtij Komiteti dërguar Ministrave të
Jashtëm në Moskë i cili u publikua në gazetën "Bashkimi" dhe pastaj
edhe në "Pravda", pohohej se "Para shpartallimit të gjermanëve,
monarkistët grekë dhe faashistët, bashkë me Gestapon, sulmuan
popullsinë dhe shkaktuan emigrimin e minoritetit shqiptar në territorin
e Shqipërisë. Ajtet e autoriteteve greke ishin në kontradiktë të qartë
me Kartën e Atlantikut dhe me vendimet e Jaltës dhe të Potsdamit".
Pozitën e gjermanëve lidhur me genocidin e bandave zerviste kundër
popullsisë çame e kompromenton më tej një dokument tjetër që vjen nga
një ditar i njërit prej nacionalistëve çamë, Rexhep Dino, i cili
shpjegon dhe një enigmë tjetër, se si hyri Zerva në Çamëri, kur populli
çam ishte i armatosur. Ky dokument provon se Zerva nuk guxonte të hynte
në Çamëri, sepse i trembej konfrontimit me popullsinë çame, e cila
ishte e vendosur të vetëmbrohej. Prandaj, ai ndërhyri pranë
autoriteteve gjermane të pushtimit që ata të bënin çarmatimin e saj dhe
ia arriti këtij qëllimi. Çarmatimi i popullsisë u krye nga gjermanët me
një urdhër direkt të Hitlerit. Autori i lartpërmendur pohon se
gjermanët në këtë rast nuk përfillën as lutjet e nacionalistëve
shqiptarë çamë, që kishin besim tek ata për të realizuar aspiratat e
tyre, për bashkimin kombëtar. Më pas Zerva hyri në Çamëri dhe kreu
krimet monstruoze që tashmë dihen.

Nga hetimet e tij Palmeri përpiqet të hedhë sadopak dritë mbi motivet e
kësaj masakre dhe ai jep një shpjegim ineresant që i afrohet të
vërtetës ose më saktë është një pjesë e saj. Ai i raportonte eprorëve
të tij se "Rrethi ku banonte ky minoritet ishte i pasur, konseguenca ka
qenë gjithnjë një ndjenjë zilie dhe urrejtjeje nga ana e grekëve për
atë rreth ndaj çamëve". Në të njëjtën kohë Palmeri vë në dukje se
pretendimi absdurd për aneksimin e Shqipërisë së Jugut nga Greqia, të
cilën shteti grek e kishte kultivuar në maksimum për disa dekada,
kishte prodhuar "një urrejtje shumë të fortë, e cila drejtohej jo vetëm
kundër çamëve, por kundër gjithë shqiptarëve në përgjithësi".

Në këtë mënyrë, palmeri vë në dyshim pretendimin se spastrimi etnik i
Çamërisë u krye për shkak të bashkëpunimit të kësaj popullsie me
gjermanët, por si pjesë e strategjisë shoviniste të Greqisë kundër
shqiptarëve.

Megjithatë, Palmeri e pranonte dhe mundësinë hipotetike të
bashkëpunimit të një pjese të minoritetit shqiptar me italianët dhe si
shkaqe të këtij bashkëpunimi të mundshëm ai jepte "dëshirën për ta
bashkuar Çamërinë me Shqipërinë ose për të shfrytëzuar mundësitë që
paraqiste realiteti i krijuar për të qëruar hesapet e vjetra me
grekëtt. Ai pohonte se nuk mund të arrihej në ndonjë konkluzion se kush
nga të dy palët ishte përgjegjës për fillimin e armiqësive. Në të
vërtetë, armiqësitë dhe konflikti nacional në Çamëri, siç kemi theksuar
më lart, kishin filluar këtu me aneksimin e kësaj treve shqiptare nga
greqia gjatë Luftërave Ballkanike. Shkaku themelor ka qenë politika
sistematike antishqiptare dhe shkombëtarizuese e qeverisë greke dhe
organizmave të ndryshme të saj. Kjo situatë e tendosur, sigurisht që ka
shkaktuar edhe konflikte të veçanta midis të dy palëve, por dhuna dhe
krimi grek dallohen cilësisht pasi ata ishin të ushtruara, të
organizuara, të drejtuara ose të xnitura nga shteti grek. Prandaj
bashkëpunimin e elementëve të veçantë shqiptarë me gjermanët dhe
italianët, i cili e kishte burimin në shtypjen e rëndë nacionale nga
shteti grek, qeveria dhe propaganda greke, pas luftës, madje dhe sot, u
përpoqën të fryjnë dhe ta paraqisin si një bashkëpunim total ndaj
popullsisë çame me gjermanët. Qëllimi ka qenë i qartë, që t'i vihej një
bazë justifikuese spastrimit etnik të Çamërisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://riniafr.albanianforum.net
Dardani
Administrator
Administrator
Dardani


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

Çamëria Empty
MesazhTitulli: Re: Çamëria   Çamëria EmptySat May 30, 2009 12:36 am

Por armiqësitë dhe përplasjet sipas
të dhënave të mbledhura nga Misioni Britanik, rezultonin edhe në një
linjë tjetër, në kuadrin e ballafaqimeve midis EDES-it dhe ELAS-it. Por
as këto ngjarje nuk përbëjnë argumente për të përligjur spastrimin
etnik të Çamërisë.

Përpara se palmeri të kryente hetimet e tij në Çamëri, zbulimet
britanike në dhjetor të vitit 1944 dhe në janar të vitit 1945, kishin
informuar Foreign Ofisin se masakrat dhe shpërngulja e popullsisë çame
ishin kryer nga Zerva. Pohohej se pas pushtimit italian një grup
nacionalistësh shqiptarë "kishte ndihmuar në vitin 1940 Ushtrinë
Italiane në fushatën e saj kundër Greqisë dhe në vitin 1944 ata i
kishin dhënë ndihmë afektive forcave gjermane të pushtimit. Pas
largimit përfundimtar të gjermanëve nga Çamëria trupat e Zervës u
shpërndanë në shtëpitë e shqiptarëve. Në një lokalitet 40 ushtarë të
Zervës u zhdukën dhe pastaj u gjendën të vdekur. Ky incident që ndodhi
rreth qershorit të vitit 1944 shkaktoi raprezaljet e forcave të Zervës,
të cilat çuan në dëbimin e të gjithë shqiptarëve nga Greqia".

Pas raportit të Palmerit, një tjetër informacion iu dërgua Foreign
Ofisit nga autoritetet ushtarake britanike në Greqi. Në të jepej
vlerësimi i përgjithshëm se veprimet kundër çamëve ishin të kuptueshme,
sado që ishin të qortueshme. Duke iu referuar Librit të Bardhë grek ky
raport i paraqiste çamët si "një popullsi gjaknxehtë dhe violente ashtu
si shumë komunitete të tjera malore ballkanike". Ndër të tjera në këtë
raport thuhej: "Dy herë minoriteti shqiptar ka qenë përfshirë në
shkatërrimet e zonës ku ata jetojnë. Dhe bregdeti shqiptar që shtrihet
përballë Korfuzit ishte një nxitje er përhershme për nacionalistët e
zjarrtë grekë. Gjatë lëvizjes së rezistencës çamët i kishin shqetësuar
grekët sërish duke vepruar në banda midis bregdetit dhe forcave të
gjeneralit Zerva. Ata ia prenë lidhjet atij (Zervës) ose të paktën
penguan lidhjet e tij me kolegët e vet në Korfuz. Çamët përfaqësonin
për Aksin një element nacionalist antigrek. Nuk duhet harruar se Zerva
kur u godit dhjetorin e kaluar nga ELAS-i, u ankua se ai ishte goditur
gjithashtu nga shqiptarët. Këta më shumë mundësi ka që të ishin çamët
se sa ndonjë forcë nga Shqipëria. Në këto rrethana, veprimet kundër
çamëve nga ana e grekërve kanë qenë të kuptueshme, megjithëse të
qortueshme".

Çështja e Çamërisë, bashkë me atë të Kosovës u pozuan në opinionin
publik nga Diaspora Shqiptare në kushtet e vetëizolimit të Shqipërisë,
kur shteti shqiptar thuajse i kishte lidhur duart vetvetes për të
mbrojtur interesat kombëtare shqiptare, duke vënë në plan të parë
interesat e ngushta të mbrojtjes së pushtetit dhe parimet e
bashkëpunimit në linjën e ashtuquajtur internacionaliste. Reagimet më
të vendosura u bënë nga Shoqata "Çamëria" në SHBA, e cila zhvilloi
shumë aktivitete në mbrojtje të çështjes çame. Në një letër dërguar
Sekretarit të Shtetit të SHBA Cordell Hull, pasi theksonte kontributin
që dha Shqipëria në luftën kundër fashizmit, shoqata kërkonte që
parimet e Kartës së Atlantikut të zbatohen me konseguencë edhe në
çështjen shqiptare. Në mënyrë të posaçme, shoqata i rferohej neneve 2
dhe 3 të kësaj karte dhe kërkonte që populli shqiptar, që kishte mbetur
në shtetet fqinje të përcaktonte formën e qeverimit nën të cilën do të
jetojë, të ushtrojë të drejtat sovrane dhe të restaurohej vetëqeverimi;
të drejta këto që u ishin rrëmbyer me forcë. Në ktë mënyrë, ata jo
vetëm kërkonin kthimin e popullsisë çame në trojet e veta, por që edhe
Çamëria së bashku me Kosovën të shpreheshin lirisht për të ardhmen e
tyre.

Forca kryesore që u vu në krye të përpjekjeve për të mbrojtur çështjen
çame ishte Këshilli Antifashist i Çamërisë që zhvillonte aktivitetin e
tij në Shqipëri. Ai drejtoi masat e popullsisë çame, përpjekjet e saj
për t'u kthyer në atdhe. Kjo organizatë zhvilloi një aktivitet të gjerë
si në aspektin diplomatik, ashtu edhe në organizimin e refugjatëve
çamë, në organizimin e propagandës dhe në mbajtjen gjallë të shpresave
për t'u rikthyer në atdhe. Këshilli Antifashist i refugjatëve çamë u
dërgoi disa memorandume dhe protesta Fuqive të Mëdha, Qeverisë Greke,
Shtabit të Përgjithshëm të Mesdheut, Komitetit Qendror të EAM-it,
Guvernatorit të Epirit dhe Komitetit panepirot të EAM-it. Më e hershmja
është jë protestë dërguar Fuqive të Mëdha më 17 tetor 1944 në të clën
kërkohej që të largoheshin forcat e EDES-it nga Çamëria për të siguruar
nderin, jetën dhe pronën e popullsisë si dhe sigurimin e të gjitha të
drejtave të barabarta të bazuara në Kartën e Atlantikut dhe
pjesëmarrjen e popullsisë çame në luftën e popullit grek kundër
pushtuesit të huaj si dhe lirimin sa më shpejt që tëishte e mundur të
300 grave dhe fëmijëve të cilët mbaheshin në kampet e përqëndrimit në
Filat dhe në Paramithi.

Këtë protestë e pasoi një tjetër votim proteste dërguar këtyre
subjekteve nga Filati i Çamërisë më 30 tetor 1944. Në të paraqitet në
përmasa reale tragjedia çame, hidhet dritë mbi shkaqet e saj. Ky
dokument shquhet për një sens konseguent realizmi dhe nuk manifestohet
në të asnjë shfaqje shovinizmi ose nacionalizmi ekstrem. Përkundrazi,
dokumenti shquhet për frymën internationaliste, në të manifestohen
qartë prirjet e toleranca dhe bashkëjetesa paqësore me popullin grek pa
pasnjë paragjykim. Në kërkesat e kësaj proteste figurojnë kthimi i
shpejtë i popullatës çame në vatrat e veta dhe sigurimi i jetesës së
qetë të saj atje; fillimin e hetimeve nga Qeveria Greke në Çamëri për
të zbuluar dhe ndëshkuar shkaktarët e krimeve, largimin sa më parë të
forcave të EDES-it nga Çamëria si kusht për të shpëtuar nderin dhe
pasurinë e popullsisë çame dhe barazimin real të të drejtave njerëzore
kombëtare me popullsinë greke në bazë të parimeve të Kartës së
Atlantikut dhe të pjesëmarrjes së popullsisë çame në luftën e popullit
grek kundër pushtuesve të huaj.

Më 9 maj 1945 përfaqësuesit e popullsisë çame i dërguan një ankesë edhe
konferencës së San Françiskos nëpërmjet Misioneve Aleate në Tiranë.
Dukje iu referuar Kartës së Atlantikut dhe luftës që popullsia çame
kishte zhvilluar kundër fashizmit, kërkohej ndërmjetësimi për kthimin e
popullsisë çame në shtëpitë e veta. Ndërsa lidhur me fajtorët dhe ata
që kishin kryer krime, kërkohej që të gjykoheshin nga një gjykatë
dypalëshe (shqiptaro-greke).

Pas kësaj proteste, një komision çam shkoi në Athinë për t'i paraqitur
Qeverisë së Papandreut kërkesat e refugjatëve çamë. Mirëpo ky nuk
pranopi të merrte takim me të. Një funksionar i lartë i Ministrisë së
Punëve të Jashtëme të Greqisë që mori kontakt me komisionin çam i
deklaroi atij se "Qeveria nuk iu pret, sepse s'ka ç'tju thotë, pasi në
praktikë është Zerva dhe në teori është Qeveria që ju të mos ktheheni
në Çamëri". Pas dështimit të përpjekjeve për të biseduar me
përfaqësuesit e qeverisë greke, delegacioni çam iu drejtua autoriteteve
të Fuqive Aleate dhe Komitetit Qendror të EAM-it dhe Partisë Komuniste
Greke. EAM-i dhe Partia Komuniste vetëm sa protestuan pranë misioneve
aleate dhe Qeverisë Greke që të merreshin masa kundër bandave kriminale
të Zervës dhe që popullsia çame të kthehej në trojet e veta. Ata nuk
morën asnjë masë ose nuk u bënë asnjë premtim ose propozim
përfaqësuesve të Çamërisë për të zgjidhur çështjen e tyre të drejtë.

Kur forcat zerviste u shpartalluan nga forcat e ELAS-it dhe Çamëria u
çlirua, popullsia çame që gjendej afër kufirit u riatdhesua. Por kjo
nuk zgjati shumë. Pas kapitullimit të ELAS-it më 13 shkurt 1945, çeta
të frymëzuara nga qeveritarët e Athinës me në krye Plastirasin, ndoqën
shembullin e Zervës duke masakruar për të dytën herë popullsinë çame.
Sipas hetimeve që kreu në këtë kohë Misioni ushtarak Britanik, dilte se
udhëheqësit e kësaj masakre kishin qenë leitnant Kristo Kaca, që kishte
ardhur nga Korfuzi, major Ilia Kaca, që kishte ardhur nga fshati Palo
dhe kolonel Zoto, të cilët ishin vënë në krye të një grupi banditësh
nga Korfuzi dhe të disa banorëve grekë vendas, anëtarë të forcave të
Plastirasit, gjithsej rreth 100 vetë dhe më 13 mars 1945 kishin
shpërthyer një terror në Filat si rezultat i të cilit ishin vrarë 70
vetë. Sasia e emigrantëve që u kthyen në tokat dhe shtëpitë e tye ishte
3000-5000 veta. Ashtu siç pohojnë dhe autoritetet britanike, sulmi i
fundit i grekëve nuk u provokua nga shqiptarët, por i ishte rezultat i
"vazhdimit të ndjenjave ekstreme antishqiptare të grekëve në këtë
rajon". Ky akt i ri kriminal, i kryer disa muaj pas masakrave të verës
të vitit 1944, dëshmonte jo për veprime thjesht hakmarrëse, por për një
politikë të përcaktuar mirë të Qeverisë Greke, e cila tani e kishte
shtrirë plotësisht autoritetin e vet në të gjithë vendin edhe në këtë
rajon.

Kongresi i Minoritetit Shqiptar të Greqisë që u mbajt në shtator të
vitit 1945 miratoi një rezolutë të cilën ia dërgoi Konferencës së
Ministrave të jashtëm të vendeve aleate, në të cilën vihej në dukje se
"Në kohën e okupacionist nazist, ndërsa luftëtarët e minoritetit
shqiptar në Greqi, të ikuraduar me forcat e rezistencës së popullit
grek po luftonin ashpërsisht kundër okupatorit gjerman, forcat
reaksionare dhe shoviniste të Zervës të komanduara prej vetë këtij
gjenerali gjakpirës, hynë pabesisht nëpër qytetet dhe fshatrat e
Çamërisë, duke përsëritur barbarizmat e 1912-ës pas Luftës së Parë
Ballkanike, ku u masakruan, u burgosën dhe u torturuan me mijëra
qytetarë dhe fshatarë çamër nga të gjitha shtresat shoqërore".
Kongresi, duke iu referuar Kartës së Atlantikut, kërkoi jo vetëm
kthimin e emigrantëve çamë në trojet e veta, por edhe "sigurimin e të
drejtave të barabarta të minoritetit shqiptar në Greqi me pjesën tjetër
të popullit grek, ashtu siç e gëzonte minoriteti grek në Shqipëri".

Në fund të nëntorit 1945, përfaqësuesit e emigrantëve çamë i dërguan
një letër zëvendëssekretarit të Jashtëm Ballkanik McNeil, i cili po
vizonte Athinën dhe kërkuan që ai të ndërhynte pranë Qeverisë Greke për
zgjidhjen e çështjes çame, por edhe si më parë, atyre nuk iu dha ndonjë
përgjigje. Këtë herë, Komiteti Antifashist Çam garatimin e të drejtave
të minoritetit shqiptar si qytetarë të lirë e mbështeste jo vetëm në
Kartën e Atlantikut, por edhe në Konferencat e Teheranit, të Jaltës dhe
të Potsdamit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://riniafr.albanianforum.net
Sponsored content





Çamëria Empty
MesazhTitulli: Re: Çamëria   Çamëria Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Çamëria
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Historia-
Kërce tek: