Hosteri -
(pritesi) ai server qe mban faqen tende ne internet dhe qe ben te
mundur qe edhe te tjeret ta shohin. Kuptoheni si nje dyqan me qira qe
duhet te paguani qiramarresin.
XHTML- (extended HyperText Markup Language) dhe XML (eXtensible Markup
Language) jane standarte te reja per krijimin e faqeve, por versione te
reja te
HTMLIntranet - është
nje rrjet privat kompjuterash me hyrje te kufizuar vetem per nje
organizat por qe perdor te njejtat rruge dhe forma pune qe ka edhe
Interneti. Mbrapashtesa .com ne adrese do te thote commercial dhe është
per faqet me qellime dhe permbatje tregtare, org. do te thote
organization, .edu do te thote education dhe është pra per universitet
dhe shkollat.Protokolli TCP/IP
Për
bartjen e të dhënave digjitale në çdo rrjeti të ndërtuar së paku nga dy
kompjuter dhe një lidhje transmetuese e informatave nevojitet
protokollimi i të dhënave. Nëse ky protokollim standardizohet për disa
rrjete, atëherë kemi të bëjmë me një sistem të rrjeteve që quhet
internet. Sot, c´do transportim (bartje apo shkarkim) i të dhënave nga
fletat elektronike, E-Mail, FTP-së ose transportimet nga ndonjë Telenet
i largët, zbërthehen në të ashtuquajtura "paketa" dhe protokollohet me
protokollin TCP (Transmission Control Protocol) (Protokolli i
transmetimeve të kontrolluara). Në këtë protokoll futen të dhënat mbi
paketë dhe të dhënat e adresuesit IP (Internet Protocol)(Protokolli i
internetit).Gjatë kërkimit të ndonjë flete elektronike në
internet apo postes elektronike E-Mail, ju dërgoni të dhëna në rrjetë.
Këto të dhëna zbërthehen në paketa. Paketat në vete kanë të dhënat për
adresën se ku duhet të mbërrijnë dhe numrin e radhës në të dhënën e
dërguar në rrjetë.Për arritjen në adresën e saktë, të paketës
dhe në radhën e duhur brenda të të dhënës së dërgua në rrjetë,
përkujdeset protokolli TPC. TCP-ja përkujdeset që paketat të
transportohen në adresë të saktë dhe sipas radhës së duhur. Pasi që të
kenë mbërri të gjitha paketat në adresën e dëshiruar mbyllet procesi i
transmetimit (bartjes ose shkarkimit).Sikurse telefonat që në
rrjetin telefonikë lajmërohen me një numër të paracaktuar nga qendra,
po ashtu edhe çdo llogaritës që kyçet në internet ka një numër të
quajtur Adresa IP. Llogaritësit të lidhur në rrjetë quhen Host ose
Llogaritës Host. Kështu, kur ju kyçeni me kompjuterin personal në
rrjetë, qendra e juaj, ju lajmon aty me një Adresë IP. Keto qendra në
terminologjinë e përdorur sot i quajnë Provider. Qendra ka llogaritës
Host, në të cilin lajmërohet kompjuteri juaj dhe nga aty merre një
Adresë IP statike me të cilën lajmëroheni në llogaritës tjerë. Disa
qendra të mëdha kanë funksionet shërbyese që ju mundësojnë klientëve të
tyre një lajmërim (Adresën IP) dinamikë. Me këtë shërbim ju mundësohet
prezantimi i ndryshëm i Adresës IP të kompjuterit tuaj në rrjetet
tjera. Mirëpo lajmërimi juaj në qendër është i njëjti edhe pasi të jeni
ri lajmëruar në qendër, porse për rrjetet dhe llogaritësit tjerë në
rrjetë, qendra do të prezantojë një Adresë IP tjetër nga ajo para. Për
një gjë të tillë klientit i nevojite një program (software) që pranon
protokollin TCP/IP. Në sistemin operativ MS Windows p.sh. është nënë
regjistrin e Windows dokumenti winsock.dll.Database
Database i Filmit Shqiptar(AMDB) është një database në internet i informacionit për aktorët,
filmat, filmat televizivë, dokumentarët, dhe filmat vizatimorë. AMDB
është pronë e Logoreci.com. Ky database është krijuar sipas idesë së
Pjerin Logorecit dhe realizuar nga një grup i drejtuar nga Niki
Logoreci. Ky është i pari database në internet për filmin shqiptar.Në
këtë database ju mund të kërkoni: Filmat,(filmat artistike e filmat
televizivë, dokumentarët, dhe filmat vizatimorë) dhe sigurisht aktorët
dhe krijuesit e filmit. Gjithashtu ne database dhe faqet e tjera ju
mund të shihni fotografi nga filmat.
Internet Movie Database(IMDb) është një bazë të dhënash (database) në internet, ku janë
memorizuar detaje të hollësishme nga shumë filma, seritë, lojrat
vizuale dhe videofilma nga bota, si dhe persona që kanë luajtur dhe
kontribuar për prodhimin e tyre.Në arkivin e IMDb-së gjenden një pjesë
e madhe e gjithë filmave të kinemasë dhe shumë filma televizivë, të
cilët janë xhiruar qysh prej fillimit të kinematografisë.
Yahoo! Moviesështë një bazë të dhënash (database) në internet, ku janë memorizuar
detaje të hollësishme të shumë filmave nga bota, shërbim ky i ofruar
nga Yahoo! Inc.David Filo dhe Jerry Yang projektin e tyre filluan që në
vitin 1994 kur edhe ishin kandidatë për enxhinerinë elektrike në
universitzetin e Stratfordit. në atë kohv ata filluan të krijonin lista
të nyjeve (linqeve) favorite. Pasi që pas një kohe këto lista u bënë të
gjata ata i ndanë në kategori, pasi që edhe kategoritë u bënë të
stërmbushura ata i ndanë në nënkategori dhe kështu që në atë kohë
koncepti bazik i Yahoo! Inc. kishte lindur.Emri Yahoo! është shkrutesë
nga "Yet Another Hierarchical Officious Oracle!" emëruar nga
themeluesit e sajë.Yahoo! një milion "goditjet" (hits) e para në një
ditë i arriti që në vitin 1994 kur dhe kishte filluar të stërmbushej me
materiale.Projektuesit e kategorive dhe të projektit në vitin 1995 duke
parë trafikun e madhë në faqen e tyre e dinin se kishte potecial
biznesi kështu që themeluan korporatën Yahoo! me kapital fillestarë 2
milion dollarë. Google
Internet
koroprata Google.com u themelua në vitin 1998 nga Larry Page dhe Sergey
Brin të cilët zhvilluan pjesën programore të motorit të tanishëm të
kërkimit Google.Pas suksesit të madhë të arritur me motorin e kërkimit
kjo korporatë bëri globalizimin gjuhësorë të programit të vetë si dhe
filloi ofrimin e shum shërbimeve tjera në brendi të aktivitetit
kryesorë, dmth. ofrimin e mundësisë për gjetjen e shpejtë të
informatave.Google Inc. (NASDAQ:GOOG) tani është korporata më e
suksesëshme në internet me $1.919 miliardë të paraqitura në çerekun
fundit të vitit më 31 Dhjetor 2005,me një rritje prej 86% krahasuar me
çerekun e njejtë të vitit 2004. (Burimi i të dhënave: MOUNTAIN VIEW,
Calif.-31 Janar, 2006 – Google Inc.)Kjo korporatë ka përdorur
shume me sukses elementet e marketing miksit duke bër konkurente nga
Microsoft Inc. e cila për një kohë të gjatë merrej si një monopol
natyral dhe thuajse i pa thyeshëm.
Gmailështë pjesë për shërbime të postës elektronike ofruar nga korporata
Google Inc.Edhe pse Gmail ose Googlemail si shërbim nuk daton herët
arriti shumë shpejt të bëhet i njohur ndër shfrytëzuesit. Shkaku i
arritjes së një popullariteti të shpejt ishte thjeshtësia, njëkohësisht
lidhja në Googlepages (shëbim për krijimin e faqes personale) e më së
shumti hapësira e madhe e kutisë postale me mbi 2793 MB (regjistruar më
13 dhjetor 2006) dhe gjithnjë në rritje e sipër
Google Earth(ang. gugël ërth ~ tokë hulumtimi) është nje program i shkarkueshem
falas qe ben te mundur vezhgimin ne hollesi te lemshit toksor. Eshte
softuer i Google Inc. qe krijon nje imazh virtual te tokes duke
perdorur fotografi satelitore, ajrore dhe te dhena te ruajtura
topografike te tokes.Funksionon ne keto sisteme operuese: microsoft
windows 2000, xp, linux, MAC OS X dhe FreeBSD.
Google Pagesështë një nga projektet e Google lab që mundëson krijimin e faqes
personale. Fillimisht ky shërbim është me një html editues shum të
thjeshtë dhe me një mundësi aplikimi shumë të kufizuar, edhe pse për
fillestarët e fazës më të parë të ndërtimit të një faqe interneti është
një lehtësim shumë i madh.Përparësia e googlepags ndaj një labori
tjetër për ndërtimin e faqeve personale është lidhja direkte e
edituesit të faqes me postën elektronike, pra me të njejtin regjistrim
të postës elektronike (psh:
emrijuaj@gmail.com) keni dhe mundësi për
ndërtimin e një faqeje personale (psh:
http://emrijuaj.googlepages.com), pastaj përparësi tjetër është futja e
drejtëpërdrejt e nyjeve tuaja, ose faqes suaj në përgjithësi, në
motorrin e kërkimit Google Search si dhe krijimi i faqes është pas
asnjë reklamë.
YouTube Inc.është një korporatë amreikane themeluar nga Chad Hurley, Steve Chen dhe
Jawed Karim më 14 Shkurt, 2005. Në Nëntor 2005 ata fituan kapital nga
Sequoia Capital kështu që në muajin Dhjetor definitivisht u lëshua në
shfrytëzim.Nga kjo kohë Chad Hurley dhe Steve Chen mbeten si antarë të
parë të bordit të udhëheqjes së kësaj korporate, pra njohur si CEO -
shefa ekzekutiv.Për një kohë prej një viti kjo koproratë arriti të
bëhet një nga kompanitë më të mëdha në rrjetin e internetit në branshin
e lansimeve mediale. Tani ( 11 Tetor, 2006) kjo media qendër peshon mbi
70 milion video dhe 1.65 miliard Dollar amerikan (ofruar dhe blerë nga
Google Inc.) Peer-to-Peer
Peer-to-Peerështë një model tranferimi nga një kompjuter në një tjetër i të dhënash
midis dy ose më përdoruesve të rrjetit zakonisht pa kalimin e këtyre të
dhënave nëpërmjet një kompjuteri të tretë. P2P i cili ështe shkurtimi
për Peer-to-Peer, ka lindur për të mbrojtur përdoruesit të cilët
shperndajnë të dhëna në mënyrë të paliçensuar. Mbrojtja qendron në
anonimitetin e dy përdoruesve dhe të dhënave që ato ndajnë duke qënë se
asnjë institucion i tretë ose person nuk mund të ndërhyjë në lidhjen
midis dy kompjuterave pa thyer ligjet e privacy-s.
File sharing është një program të Peer-to-Peer.
BitTorrentështë një File Sharing-program (P2P) paisje për shperndarje te
skedareve e shkruar nga programuesi Bram Cohen. Me BitTorrent, skedarët
ndahen në pjesë të vogla, zakonisht një çerek megabajt. Kur pjesët të
jene shperndare tek PEERS, ato mund të ribashkohen në makinen kërkuese.