Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kryengritja në malësinë e Mbishkodrës (1911)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dardani
Administrator
Administrator
Dardani


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

Kryengritja në malësinë e Mbishkodrës (1911) Empty
MesazhTitulli: Kryengritja në malësinë e Mbishkodrës (1911)   Kryengritja në malësinë e Mbishkodrës (1911) EmptySat May 30, 2009 12:52 am

Përgatitja e kryengritjes

Kryengritja e Kosovës tregoi edhe një herë nevojën e bashkimit të të
gjitha forcave të vendit në luftën kundër sundimtarëve osmanë. Drejt
këtij bashkimi i shtynë shqiptarët edhe veprimet shtypëse të qeverisë
së Stambollit. Çarmatimi i përgjithshëm ishte një nga masat më të rënda
që morën autoritetet xhonturke në vitin 1910 e që la mbresë të thellë
te shqiptarët, sepse u hoqi atyre mjetet për të kundërshtuar politikën
shtypëse e arbitrare të qeveritarëve xhonturq dhe për të mbrojtur
vendin nga synimet grabitqare të shteteve fqinje.


Por edhe në këto rrethana shumë malësorë nuk pranuan t’u nënshtroheshin
urdhëresave qeveritare. Grupe të shumta luftëtarësh vijuan qëndresën
edhe pas shtypjes së kryengritjes së vitit 1910. Megjithatë, përballë
forcave të mëdha osmane, një pjesë e mirë e kryengritësve u detyrua të
kalonte në Mal të Zi. Midis tyre qenë edhe Ded Gjo Luli, Mehmet
Shpendi, Sulejman Batusha, Isa Boletini, Hasan Budakova, Mirash Ndou e
të tjerë. Sipas deklaratave të qeverisë malazeze, në territorin e saj
ndodheshin më 1910 rreth 800 familje shqiptare të arratisura me afër 3
000 veta, ndërsa në Serbi u strehuan vetëm disa prej tyre.



Qeveria malazeze, duke shprehur shqetësimin për mundësinë e një sulmi
të malësorëve kundër trupave turke nga territori i Malit të Zi, i
largoi refugjatët shqiptarë në Nikshiq e në Danillovgrad.
Ndërkohë rrethet atdhetare, brenda e jashtë vendit, bënë thirrje për
një kryengritje të re, gjatë së cilës do të kërkohej autonomia e
Shqipërisë. Ky program u shpalos sidomos në shtypin e kolonive, në
thirrjet e shoqërive dhe të komiteteve shqiptare. Në të gjitha këto
kërkohej amnistia e përgjithshme për luftëtarët e vitit 1910, liri e
plotë për zhvillimin e gjuhës shqipe me alfabetin latin, krijimi i një
administrate me nëpunës shqiptarë dhe përdorimi i një pjese të mirë të
të ardhurave të vendit për zhvillimin ekonomik e kulturor të Shqipërisë.



Kryengritja e re filloi të përgatitej sipas këtij progami të përbashkët
autonomist. Një nga detyrat kryesore, ashtu si më parë, ishte formimi
brenda vendit i një qendre të vetme drejtuese për gjithë lëvizjen
kombëtare. Një qendër e tillë e përbashkët nuk ekzistonte as edhe
jashtë vendit, ku kishte kushte më të favorshme për organizimin e
lëvizjes. Krijimi i komiteteve jashtë Perandorisë ishte i dobishëm,
sepse do të tërhiqte vëmendjen e opinionit publik dhe të qeverive të
Fuqive të Mëdha rreth kërkesave e aspiratave të popullit shqiptar, do
t’u jepte mundësi organizatave shqiptare të siguronin të holla për të
blerë armët e nevojshme. Vendet më të përshtatshme për organizimin e
rretheve atdhetare radikale mund të ishin ato fqinje që ndodheshin më
afër Shqipërisë, siç qenë shtetet ballkanike dhe Italia.
Në këto rrethana, me nismën e Nikollë Ivanajt, u krijua në Bari një
komitet i kryengritjes, i cili u orvat të vendoste lidhje me kolonitë e
mërgimit dhe me komitetet e fshehta brenda vendit.
Gjatë dimrit të 1910-1911-s në Italinë fqinje, me nxitjen e rretheve
atdhetare shqiptare dhe arbëreshe, u zgjerua lëvizja në të mirë të
luftës së popullit shqiptar. Në janar të vitit 1911 u formua në Itali
Komiteti “Pro Albania”, rreth të cilit u bashkuan republikanë,
socialistë, demokratë dhe elementë të tjerë përparimtarë. Midis tyre
kishte edhe 60 deputetë. Komiteti filloi ta shtrijë veprimtarinë e tij
me anën e nënkomiteteve në vise të ndryshme të Gadishullit Apenin, duke
synuar të mblidhte ndihma në të holla dhe të regjistronte vullnetarë
për kryengritjen shqiptare.



Çështja shqiptare u përkrah veçanërisht nga kolonitë arbëreshe, që
zhvilluan një veprimtari të gjerë në të mirë të Lëvizjes Kombëtare
Shqiptare. Edhe mjaft të rinj italianë e të vendeve të tjera, studentë
e punëtorë, shprehën gatishmërinë për të marrë pjesë në ekspeditën e
vullnetarëve, të cilën mendohej se do ta drejtonte i biri i Xhuzepe
Garibaldit, Riçioti Garibaldi (Ricciotti Garibaldi).
Atdhetarët shqiptarë punonin për të siguruar përkrahjen e qeverisë
italiane. Por qarqet qeveritare italiane mbajtën një qëndrim tjetër nga
ai i popullit italian. Italia po përgatitej atëherë për luftën për të
pushtuar Tripolin. Në këto rrethana Roma nuk ishte e interesuar të
ndërhynte në Shqipëri, sepse kjo do të shkaktonte kundërveprimin e
rivales së saj, të Austro-Hungarisë. Në shkurt të vitit 1911 qeveria
italiane e ndaloi ekspeditën e vullnetarëve dhe mori masa për të
penguar çdo ndihmë, që mund t’u jepej kryengritësve shqiptarë nga
Italia.



Në këto rrethana Riçioti Garibaldi deklaroi se hiqte dorë nga ekspedita
e propaganduar me aq bujë, “meqë (ajo - shën. i aut.) dëmton interesat
diplomatikë të Italisë”.
Qeveria austro-hungareze, e shqetësuar nga zhvillimi i ngjarjeve në
Shqipëri, vijonte të kërkonte nga Porta e Lartë që të ndiqte një
politikë të urtë në Ballkan dhe t’u bënte lëshime shqiptarëve. Në të
njëjtën kohë Vjena ushtronte trysni ndaj shqiptarëve që të mos
hidheshin në kryengritje.
Përgatitja e kryengritjes në Shqipërinë e Veriut shqetësoi edhe shtetet
ballkanike, sepse përmbushja e kërkesave të Lëvizjes Kombëtare
Shqiptare binte ndesh me synimet e tyre aneksioniste ndaj tokave
shqiptare. Përveç Malit të Zi, i cili ngutej të përfitonte nga
kryengritja për të shpërthyer luftën me Turqinë, shtetet e tjera të
Ballkanit, nuk e ndienin veten të përgatitur për veprime të armatosura
kundër Perandorisë Osmane.




një kryengritjeje të mundshme shqiptare. Por qeveria serbe e quajti të parakohshëm një veprim të tillë.
Komitetet e fshehta shqiptare mendonin ta fillonin kryengritjen në
pranverën e vitit 1911, pasi të bëheshin të gjitha përgatitjet e
nevojshme. Komiteti i Manastirit udhëzonte atëherë komitetet e tjera që
të formonin çeta prej 50 vetash. Përpjekje të shumta po bëheshin për të
futur armë në Shqipëri.
Ndërkohë numri i refugjatëve në Mal të Zi nga Kosova, nga Malësia e
Mbishkodrës dhe nga vetë qyteti i Shkodrës, sipas njoftimeve nga
Cetina, arriti mbi 7 000 veta. Shumica e tyre qenë strehuar në
Podgoricë, në Ulqin, në Nikshiq e në vende të tjera. Midis malësorëve
të arratisur ishin rreth 400 veta nga Kastrati, të prirë nga vojvoda
Zenel Shabani, 400 të tjerë nga Hoti me Dedë Gjo Lulin në krye, 800 nga
Shkreli të kryesuar nga vojvoda Prend Marashi, dhe 400 të tjerë nga
Gruda me bajraktarin Dedë Nikaj në krye. Përveç këtyre ishin edhe 1 200
refugjatë nga Kelmendi, nga Selca dhe nga Postriba.
Emigrantët e përqendruar në Mal të Zi organizuan Komitetin e tyre në
Podgoricë, i cili merrej me mbledhjen e ndihmave, por edhe me
organizimin e kryengritjes. Në fund të muajit janar dhe në fillim të
shkurtit 1911 Komiteti organizoi një miting, në të cilin u shpreh
vendosmëria e shqiptarëve për vazhdimin e luftës kundër sundimit osman
dhe për përgatitjen e kryengritjes së re në pranverë. Në rezolutën që u
miratua në këtë tubim, theksohej se refugjatët e strehuar në Mal të Zi
do të largoheshin prej andej vetëm kur Porta e Lartë të plotësonte
kërkesat e parashtruara nga shqiptarët në Kongresin e Dytë të
Manastirit, kur t’u ktheheshin armët malësorëve, kur të përjashtoheshin
shqiptarët nga shërbimi ushtarak dhe të liroheshin të burgosurit e
dënuar për faje politike.



Një punë të madhe bëri Komiteti për sigurimin e armëve dhe të
municioneve. Ai u bë qendër, ku u grumbulluan gjatë kryengritjes
atdhetarë nga viset e ndryshme të Shqipërisë, si edhe nga kolonitë e
mërgimit. Komiteti u ndihmua edhe nga atdhetarët që ndodheshin në Mal
të Zi, si Risto Siliqi etj., si edhe nga Nikollë Ivanaj, Hilë Mosi,
Luigj Gurakuqi etj. që shkuan më pas në Podgoricë.
Përfaqësues të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare bënë përpjekje për të
siguruar përkrahjen e qeverive të shteteve fqinje dhe sidomos të
Serbisë e të Bullgarisë. Por si Bullgaria, ashtu edhe Serbia, nëpërmjet
përfaqësuesve të vet diplomatikë në Romë, u kumtuan përfaqësuesve të
Lëvizjes Kombëtare Shqiptare se, derisa nuk do të cenoheshin interesat
e tyre shtetërorë dhe kombëtarë, ato do të vijonin t’i përmbaheshin
neutralitetit të plotë


Në këto rrethana Komiteti i Podgoricës u përpoq të shfrytëzonte ndihmën
e qeverisë malazeze, por pa rënë në kurthin e politikës së saj
grabitqare ndaj tokave shqiptare. Por kjo nuk ishte e lehtë të arrihej.
Prandaj në krye të Komitetit, për arsye taktike, ishte vënë atëherë
Sokol Baci, i njohur si njeri i krajl Nikollës.
Qeveria e Malit të Zi mori të gjitha masat që kryengritja të mos
fitonte karakter kombëtar, por të kufizohej në caqet lokale. Kjo do t’i
jepte mundësi krajl Nikollës të ndërhynte më lehtë e ta përdorte atë
për interesat e vet. Përveç kësaj ai punoi që kryengritja të fillonte
para kohe. Në shkurt qeveria e Malit të Zi njoftoi Portën e Lartë dhe
Fuqitë e Mëdha se nuk do t’i mbante malësorët më gjatë se 28 marsi i
vitit 1911.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://riniafr.albanianforum.net
 
Kryengritja në malësinë e Mbishkodrës (1911)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Historia-
Kërce tek: