Rruga EgnatiaVia Egnatia apo Rruga Egnatia është ndërhyrja në
infrastrukturë me te cilën Romakët quajnë dhe organizojnë duke filluar
nga gjysma e dytë e shekullit te dytë p. e. s një vijë drejtuese
mijëvjecare komunikimi midis perëndimit dhe lindjes, midis Adriatikut
të poshtëm dhe Egjeut verior.
Rruga siç dëshmon Strabon kishte si pikë degëzimi në ekstremitetin e tij perëndimor, në bregdetin Adriatik, qytetin e Apollonis.
Me rrugën Egnatia bashkohej një rrugë që vinte nga Epidamnos
(Dyrrachium), e quajtur në mënyrë konvencionale nga studimet degë
veriore e rrugës Egnatia ose në rrugë më të përgjithshme e më të
thjeshtuar "Rruga Egnatia", në një pikë, vlerësuar nga Straboni e
barazlarguar nga të dyja qytetet, që të paktën në periudhën në të cilen
janë shkruajtur dy intenerarët të përfshira në Itinerarium
Provinciarium koicidonte ose kishte si stacion vijues të parë zonën e
quajtur Klodiana, e quajtur Mansio Coladiana nga një burim i tretë
internerari Itinerarium Burdigalense. Duke u bashkuar të dyja rrugët në
një rrugë të vetme ato pershkonin luginën e mesme të Shkumbinit dhe
ngjitej deri në kodrën e Sopi Polis-it, në zonën e Haxhi Beqarit, ku
rruga antike ishte e detyruar nga morfologjia e luginës të kalonte nga
bregu i djathtë te bregu i majtë i lumit Shkumbìn.
Kjo zonë, për më shumë nga lugina, Straboni thoshte që rruga quhej Via
Candavia, nga emri i një mali Ilir. Kjo pjesë e rrugës përshkon
pikërisht një zonë malore që duhet te themi që për antikët shtrihet te
paktën deri në zonën e liqeneve Lychnidòs (liqeni i Ohrit, liqeni i
Prespës së Madhe e të Vogël). Nga Lychnidòs rruga vazhdon drejt qafave
të maleve gjatë të cilave kalonte kufirin midis Ilirisë dhe Maqedonisë.
Nëpërmjet tyre rruga lejonte hyrjen në një zonë të Maqedonisë veriore,
që quhej Lyncestide me qendër kryesore Herakleia Lynkestidos.
Rruga Egnatia kalonte më pas në Edessa e më pas duke kaluar ultësirën e
Maqedonisë arrinte në Pella dhe më tej në Thessalonika. Qyteti në
gjirin termik ndodhej vetem në gjysmen e rruges që mbaronte në Cipsela
në Ebro.
Rruga e re duhet të shërbente në këtë profil për të shkaktuar një
rritje ekonomike te përgjithshme të zonës, të cilat që pas masave të
ashpra te marra në vitin 168 plk kishin rënë në një gjendje të rëndë
rraskapitje. Edhe pas një shekulli distance efektet shkatërruese të
atyre masave të marra Strambone mundej akoma ti vlerësonte dhe që janë
evidencuar në burime të tjera historike dhe letrare të shek të parë plk
që përshkrojnë zonën rreth disa pjesëve të rrugës si një peisazh i
shkretëruar. Rruga Egnatia, pa dyshim, dhe gjetja e bërë në vitin 1974,
afër Thessalonikës nën zonat lyshtërore të lumit Gallikos të një guri
miliar qe mbamte emrin e ndërtuesit të mundshëm i dha fund çdo dyshimi,
midis atyre rrugëve që e marin emrin nga funksioni apo nga zona ku
ndodhen, por nga ndertuesi i tyre, ose me mire nga ai që i ka shtruar
me kalldrëm sipas tradites të sjellur nga Festo dhe Flacco Siculo që
rreth shek te dytë pas krishtit deklaronte:"nam sunt viae, quae publ.
ice muniuntur et auctorum nominem. optinent" Realizues i veprës ishte
gjykatësi romak, për të cilën shkruhej dhe ne gurin miliar i gjetur ne
vitin 1974, Cnaeus Egnatius i biri i Caius për te cilin nuk dihet asgjë
përveç emrit dhe fuksionit, proconsul.