Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Rregullat E Drejtshkrimit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
H.iT
Webmaster
Webmaster



Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

Rregullat E Drejtshkrimit Empty
MesazhTitulli: Rregullat E Drejtshkrimit   Rregullat E Drejtshkrimit EmptySat May 30, 2009 2:25 am

Pjesa e pAre

Shenjat e Pikesimit


Shenjat kryesore të pikësimit janë : pika(.), pikëpyetja(?), pikëçuditja(!), tri pikat(…), presja(,), pikëpresja(Wink, dy pikat(: ), thonjëzat(" „), viza lidhëse(-) .

Pika
, pikëpyetja , pikëçuditësja , dhe tri pikat përdoren në fund të
fjalisë për të shënuar pushimin që ndan dy fjali në gjuhën e folur .


Pika shënon intonacionin zbritës që shoqëron zakonisht fundin e fjalisë dëftore :
Gazmendi erdhi vonë në shtëpi (.)
Pikëpyetja shënon gafikisht intonacionin ngjitës që karakterizon pyetjen gjatë të folurit :
Nga na vjen o djalë (?)
Pikëçuditja
shënon grafikisht intonacionin ngjitës dhe intensitetin e veçantë që
karakterizon shprehjen e një emocioni ( një e papritur , kundërshtim ,
zemërim , gëzim ) :

Merre lahutën dhe na këndo një këngë trimash (!)
Tri pikat tregojnë që fjalia përmban një nëntext ose që mbetet e pambaruar :
Komandanti i urdhëroi ushtarët të dilnin roje se shejtani besë s'ka (…)

Presja , pikëpresja , kllapat përdoren brenda fjalisë .

Presja shënon grafikisht një pushim të shkurtër brenda fjalisë . Ajo shërben për të vënë në dukje :
- një fjalë a një grup fjalësh në rolin e një gjymtyre të veçuar :
Artani (,) djali më i madh(,) punonte në tregëti …
Një fjalë a një grup fjalësh në rolin e një gjymtyre homogjene :
Skënderbeu mishëronte vetitë më pozititve të popullit : urtësinë (,) mençurinë e trimërinë .
Fjalët e togjet e fjalëve të ndërmjetme :
Agimi (,) për çudi (,) nuk shkoi larg .
Pjesët e një fjalie të përbërë
Sançoja (,) pasi rregulloi kafshët (,) shkoi aty ku zienin ca copa mishi mbi zjarr .

Pikëpresja
shënon grafikisht një pushim më të gjatë se presja . Ajo ndan në
përgjithësi pjesë të ndryshme të pavarura të një fjalie të përbërë :

Ata që më donin , erdhën (Wink ata që s'më donin , nuk erdhën .

Dy pikat
shënojnë një pushim që zgjat pothuajse sa pikëpresja , por ndryshe prej
saj dy pikat kanë një vlerë , lajmërojnë një shpjegim , një varg
shembujsh etj .

Ishte paralizuar; nuk lëvizte dot asgjë (: )as duart, as këmbët. Disa pemë p.sh.(: )
portokallat, limonat , mandarinat i pjekin frutat në dimër .

Kllapat
shënojnë një pushim të shkurtër si presja e shërbejnë për të dalluar ,
shquar dhe veçuar një grup fjalësh që shprehin një sqarim ose një
mendim të ndërshtënë :

Te fusha e kuqe ---( ajo quhej keshtu , se në mes të saj një shkëmb i kuq )--- Dritën e priste Agimi .

Thojëzat dhe vizat .
Thonjëzat dhe viza shërbejnë për të rrethuar fjalët e një ose më shumë bashkëbiseduesve në një ligjëratë të drejtë .
(") Zemra e prindit nuk gënjehet aq kollaj(") , - tha plaku .

Thojëzat shërbejnë gjithashtu për të shënuar emertimet e rrugëve , institucioneve, titujt e librave , revistave , gazetave etj .:
Banon në rrugën (")Naim Frashëri(").
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
H.iT
Webmaster
Webmaster



Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

Rregullat E Drejtshkrimit Empty
MesazhTitulli: Re: Rregullat E Drejtshkrimit   Rregullat E Drejtshkrimit EmptySat May 30, 2009 2:25 am

Pjesa e Dyte

Shkurtime
Një
numër fjalësh të gjata që përdoren shpesh, shkruhen të shkurtuara sipas
një mënyre të caktuar. Këto fjalë quhen shkurtime. Shkurtimet më të
përdorshme janë:

emrat e gjatë të shteteve, oganizatave, institucioneve, shoqatave etj. : --RSh-- (Republika e Shqipërisë), --PD-- (Partia Demokratike), --ATSh-- (Agjensia Telegrafike Shqiptare). Këto shkurtime shkruhen me shkronja të mëdha, pa vënë pikë, as ndërmjet, as pas tyre;

emrat e personaliteteve të njohura: N.Frashëri, A.Gj.Fishta, F.Konica etj. Në këto raste pas shkurtimeve vihet pikë;
Disa fjalë që përdoren shpesh: d.m.th. (domethënë), p.sh. (për shembull), etj. (e të tjerë), fq. (faqe), e.r. (era e re), shek. (shekulli), vëll. (vëllimi) etj. Në këtë rast pas çdo shkurtimi vihet pikë;
Njësitë që tregojnë masë: 10 cm, 30 m, 70 km, 2 m, 3 m, 20 gr, 40 kg, 56 kv, etj. Pas shkurtimit në këto raste nuk vihet pikë.

Fjalët që shkurtohen lexohen të plota. Disa prej tyre mund të lexohen edhe sipas tingujve të shkurtuar: ATSh (atëshëja), OKB (okëbëja).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
H.iT
Webmaster
Webmaster



Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

Rregullat E Drejtshkrimit Empty
MesazhTitulli: Re: Rregullat E Drejtshkrimit   Rregullat E Drejtshkrimit EmptySat May 30, 2009 2:26 am

Pjesa e Tret

Përdorimi i ë-së

ë-ja pa zë, ku perdoret??? Rregullen perkatese.

Shkronja ë ka nje rol shumë të veqantë dhe shumë domethënës në gjuhën shqipe.

ë-
(pa zë) tregon intonacionin, pra kur në fund të një fjale qëndron
shkronja ë, atëherë zanorja që qëndron para ë lexohet gjatë.

P.sh.
nje mollë- ketu ë është pazë, mirëpo shkronja o lexohet gjatë (edhe
ketu vërej - gjatë, ë është pazë, ndërsa a lexohet gjatë, apo
sigurt-këtu u lexohet shumë shkurt, andaj edhe nuk ka në prapashtesë ë)


ë-
tregon gjininë femërore, pra nje emer femëror, qoftë emër i veqant apo
i pergjithshëm, ne rasën emërore merr prapashtesën ë, si Elirë,
Afërditë. Në raste kur nuk je e sigurt se cilës gjini i takon një emër
atëherë e bën një test në rasën kallxore, pra me pyetjen- kush?

P.sh. Emri lis - kush? Lisi- nga prapashtesa vëren që është emër mashkullor dhe shënohet pa ë në prapavi, pra vetëm LIS.

ë- tregon shumësin. p.sh. Disa femijë etj. (natyrisht që ka edhe përjashtime)

Kur
është fjala për togëfjalësh, atëherë ë largohet nga mesi i
togëfjalëshit vetëm atëherë nesë fjala bashkangjitëse fillon me zanore.
p.sh. bukëpjekës- këtu ë qëndron, sepse fjala pjekës fillon me
bashkëtingëllore. Në të kundërtën anulohet shkronja ë apo zanorja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
H.iT
Webmaster
Webmaster



Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

Rregullat E Drejtshkrimit Empty
MesazhTitulli: Re: Rregullat E Drejtshkrimit   Rregullat E Drejtshkrimit EmptySat May 30, 2009 2:26 am

Q apo Ç, Gj apo Xh
Ku perdoret ç-ja e forte dhe ku ajo e bute, njashtu edhe “gj” e “xh” ???

Këtu
fatkeqësishtë nuk ka rregulla, sepse në të vërtetë nuk ka "ç" të fortë
apo "q" të butë. Thjeshtë është e metë e të parëve tanë kosovarë, që
nuk kanë ditur të i shqiptojnë fjalët si duhet.


Kjo
dukuri është përcjellur edhe te ne. Kur nuk e shqipton edhe nuk mund të
e dëgjon tingullin/shkronjën, dhe si rrjedhim nuk mund të shënohet si
duhet.


Për
këtë problem më së miri të blehet fjalori shqip/shqip. Pra ç dh q, si
dhe gj dhe xh janë shkronja që dallojnë njëra me tjetrën sikurse edhe
që dallon e me ë. Pra është problemi që ne kosovarët nuk i shqiptojmë
si duhet.


çdo => gjdo, bile edhe ne “xhdo” kam hasur dikund!!!!!!

Këtu është e vetëkuptueshme që shënohet me ç, pra çdo, gjdo dhe xhdo janë dialekte dhe si të tilla janë gabim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
H.iT
Webmaster
Webmaster



Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

Rregullat E Drejtshkrimit Empty
MesazhTitulli: Re: Rregullat E Drejtshkrimit   Rregullat E Drejtshkrimit EmptySat May 30, 2009 2:27 am

Pjesa e Peste

Përdorimi i Se apo Te, Iu apo Ju
Kur apo ku dhe perse perdoret “se” dhe “te” p.sh. te nenes, se nenes ???

Kjo rrjedh nga fjala që qëndron para nënës.
Tani nuk kam ndonje ide për ndonjë shembull. Nëse më kujtohet do të shënoj.

Perse "iu" dhe jo "ju"

Kjo nuk vlene cdo herë. Pra ndonjehë përdoret iu dhe ndonjëherë ju.
p.sh.
Ju lutem. (formë e drejtëpërdrejtë)
Asaj iu errësuan sytë. (vërej: sytë - ë tregon shumësin
Pra iu është trajtë/formë e shkurtër e përemrit vetor të vetës së tretë në rasën dhanore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
Sponsored content





Rregullat E Drejtshkrimit Empty
MesazhTitulli: Re: Rregullat E Drejtshkrimit   Rregullat E Drejtshkrimit Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Rregullat E Drejtshkrimit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rregullat e Prezantimit
» Rregullat per Reklamim
» Rregullat e Pergjithshme te RiniaFr

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Gjuha Shqipe-
Kërce tek: