Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Koka e Asklepit, më e vogël se e propagandës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dardani
Administrator
Administrator
Dardani


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

Koka e Asklepit, më e vogël se e propagandës Empty
MesazhTitulli: Koka e Asklepit, më e vogël se e propagandës   Koka e Asklepit, më e vogël se e propagandës EmptySat May 30, 2009 3:34 am

Propaganda për kthimin
e kokës së Asklepit fsheh problemet reale që ka trashëgimia
kulturore.


Dy kate sipër veprës antike, në Muzeun Historik Kombëtar,
gjendja e artit bizantin nuk mallëngjen më njeri. Autoritetet nuk e pranojnë
gjendjen kritike. Specialistët thonë se problemi i ikonave nuk mund të fshihet
pas gishtit


Koka e Zeusit, një vlerë e kulturës shqiptare, mbas 18
vjetësh rikthehet në atdhe. Mallëngjyese po të besosh që është vërtet kokë
Zeusi, po ta quash shqiptare kulturën e miteve fqinje të mbjella në koloni, dhe
t'i kesh të zënë të dy sytë kur e sheh të ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar,
në sfondin e një imitacioni.


Koka e Asklepit, si të ishte një gur i
çmuar, i varur në gjalm, ekspozohej para një kopjeje të fragmentit të zmadhuar
të paftës së brezit nga varri monumental i Selcës, shek. III para erës sonë dhe
që t'i merrte sytë sikur para ceremonisë ta kishin fërkuar me triko leshi. Aq
shumë shkëlqente ajo "dëshmi" e kulturës së lashtë shqiptare të para
Krishtit.


Deklaratat për këtë arritje të madhe të institucioneve
shqiptare ia linin vendin sa njërës tjetrës, sipas hierarkisë së autoritetit,
nga ministri i Kulturës, tek drejtori më i thjeshtë i muzeut, ku koka e
Asklepit-Zeus ndoshta nuk do të kthehet më, në Butrinit.


"Çështja
mbetet për t'u diskutuar", - tha asaj dite ministri Turku. "Do të rrijë këtu apo
do të kthehet në Sarandë, do ta bisedojmë", - si për të ngritur sërish peshën e
entuziazmit të fillimit, ndërkohë që kamerat kishin shterur së filmuari para e
pas, majtas e djathtas, vlerën e kulturës shqiptare që, mbas 18 vjetësh, ishte
kthyer në atdhe.


Para asaj arke qelqi ku ishte futur koka me krela
mermeri, mjekër dhe pa hundë, ministri kishte thënë: "Shqipërisë i kthehet një
nga objektet më të rralla arkeologjike, Koka e Zeusit-Asklepius, grabitur nga
Muzeu Arkeologjik i Butrintit në vitin 1991. Ky objekt është rikthyer në
Shqipëri pas një kohe të gjatë përpjekjesh të autoriteteve të MTKRS-së,
Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe institucioneve të tjera shqiptare e të
huaja...


Koka e Zeusit, që sot i përket shtetit shqiptar si poseduesi
ligjor i tij, është një nga shembujt më të spikatur të këtij trafiku të
paligjshëm, por që sot e tutje do të jetë edhe një nga shembujt e spikatur të
angazhimit serioz dhe përkushtimit të një shteti palë të Konventës së UNESCO-s,
siç është Italia dhe Shqipëria".


Aty, ministri Turku, krah për krah
drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, Kasem Biçoku, u pyet për gjendjen kritike
dy kate më sipër të trashëgimisë së artit bizantin.


Ministri pa nga
drejtori, të dy panë njëri-tjetrin. Gjendja është shumë e mirë, u përgjigj
drejtori dhe shihte me cep të syrit eprorin e radhës, i cili po me cepin e vetë
të syrit kishte konfirmuar fjalët e drejtorit.


A mund të shohim
gjendjen e ikonave të shekullit XII-XIX, ishte pyetja. "Jemi institucion
varësie", - tha drejtori, tani me njëfarë sigurie se vërtet fjala e fundit i
takonte ministrit, dhe ky edhe për respekt të moshës nuk kishte për t'ia
prishur.


Atëherë ministri nuk pa më me bisht të syrit - të dy nuk
panë më me bishtat e syve - dhe tha se në asnjë muze të botës nuk ndodh që
gazetari të lejohet të shohë "arshivat". Dhe e mbylli me një, "ju
paragjykoni".


Po të ishte ndonjë nga paraardhësit e Turizmit,
Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do kish thënë: ju gënjeni, ju shpifës, faktet, ku
i keni faktet ju shkarrashkrues, ju zemërhudhër, ju mosmirënjohës, ju mohues të
djersës së qeverisë së filanit dhe fistëkut.


Ose mund të thoshte
hajdeni dhe ngjitemi bashkë tek ikonat, por tek shkallët do t'i vinte një zile
nga shefi i qeverisë, që i kërkon urgjent të organizojë ekspozitën "Rruga e
kombit", kushtuar ndërtimit të rrugës më të rëndësishme kombëtare Durrës -Morinë
dhe i duhet të ftojë të rinjtë - këto quhen politika rinore - të shprehin veten
brenda datës 3 qershor, jo më vonë se populli fillon të zgjedhë të
besuarit.


Plakja e problemit

"Shqiptarët nuk janë të
ndërgjegjshëm për pasurinë që kanë. Këto probleme janë shprehje e injorancës që
nuk tregon interes ndaj vlerave", - thotë Mustafa Arapi, alarmet e të cilit, në
këto tre vjet, për gjendjen e ikonave e mallëngjejnë opinionin aq sa i
mallëngjen autoritetet problemi real.


Bëhet fjalë për 500 ikona dhe
për 200 objekte liturgjike që ndodhen në fondet e katit të tretë të Muzeut
Historik Kombëtar. Aty ndodhet edhe Pavijoni i Ikonave. Pavijon i thonë! Ai që
duhej ta fuste vizitorin në magjinë e artit ikonografik dhe misteret e shpirtit,
më shumë se gjysma është në errësirë. Një poç ndezur, katër
djegur.


Për të njëzetën herë, Arapi, si specialist me përvojë
30-vjeçare për veprat e artit mesjetar kishtar, si ish-shef i Departamentit të
Artit në Institutin e Monumenteve të Kulturës, thotë se në kushtet e mungesës së
sistemit të mikroklimës, parametrat që duhet të jenë konstantë, lagështia 40%
dhe temperatura 18 gradë, është e pamundur për kushtet e këtij muzeu, ku gratë e
shërbimit i bëjnë ballë vapës që sa ka nisur me freskun e
ventilatorit.


Në dimër temperatura në Muzeun Historik Kombëtar shkon
edhe -2 gradë, ndërsa në verë tek Pavijoni i Ikonave, një pjesë e të cilit është
shumë i ekspozuar ndaj temperaturave, sepse ndahet me peçikllas, shkon mbi 40
gradë.


Në këto kushte, ikona nis e bëhet si tjegull dhe shtresat
piktorike shkërmoqen si petë byreku. Këto janë krahasimet që gjen Arapi dhe që
ilustrohen nga këto dy fragmente "Krishti dhe Shën Mëria" nga ikona "Deisis"
(Lutja - qendra e baldakinit të ikonostasit) realizuar nga Onufër Qiprioti,
rreth vitit 1604.


Në laboratorin e Restaurimit të Shkollës, që është
ngritur brenda Institutit të Monumenteve të Kulturës, Edlira Çaushi na tregoi
rastin e "efektit tjegull", mbi të cilin specialistët po punonin. Është një nga
ikonat e fondit të muzeut. Për këtë dhe për dy tjera ka shtatë muaj që po
punohet.


Pa llogaritur kohën që ka ngrënë burokracia e autoritetit të
Muzeut Historik Kombëtar, i cili nuk e lejon kollaj daljen e objekteve për tek
laboratori i institutit. Ideja për një laborator në muze është po aq e vjetër sa
problemi i ikonave.


Edlira thotë se specialistët restauratorë janë
Qendra e Konservimit dhe e Restaurimit, që lindi si projekt i UNESCO-s, vazhdon
të krijojë kontigjentë, "por po të jetë dëshira, bën gjëra shumë të
mira.


Para pak ditësh kam vizituar Pavijonin e Ikonave dhe nuk mund
të thuash që gjendja me ikonat është shumë e mirë. Gjendja është kritike" dhe
përfundon: "Një drejtor ka shumë në dorë".


Ndërkaq, Mustafa Arapi ka
hedhur idenë e muzeut të artit bizantin, e një qendre të artit bizantin. "Ikonat
s'kanë pse të rrinë në atë muze, ai është muze historik, nuk është muze arti.
Them se muzetë e ikonave që kemi në Berat apo në Korçë, me një pasuri të tillë
të shpërndarë, duhen rikonceptuar.


Por e keqja e madhe është se
drejtorët ndërrohen çdo vit dhe një iniciativë nuk çohet asnjëherë deri në fund.
Është e nevojshme që ministri i Kulturës, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar
dhe Instituti i Monumenteve të bëhen njëherë bashkë dhe të gjejnë një zgjidhje
për këtë çështje".


Po të bëhej një klasifikim për gjithë ikonat e
fondit, të cilat Arapi i ka kataloguar, patjetër që nga ajo mori, 200 janë
vërtet të çmuara. Janë shkollat e Onufrit, të Onufër Qipriotit, Kostandin
Shpatarakut, Johan Athanasit, janë Çetirët, të cilët kanë së paku 30 punë, gjen
aty Zoograf.


"Krishti më i bukur që kam parë në jetën time ndodhet në
ato fonde. Është i shekullit XII, dru i punuar në ar, autor anonim. Ka ikona
ruse të shekullit të 17-të me shumë vlera. Dhe ta dinë shqiptarët që aty ka
ikona nga shek. XII deri në shek. XIX. Brezat që do të vijnë do të na
shajnë".

Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://riniafr.albanianforum.net
Dardani
Administrator
Administrator
Dardani


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

Koka e Asklepit, më e vogël se e propagandës Empty
MesazhTitulli: Re: Koka e Asklepit, më e vogël se e propagandës   Koka e Asklepit, më e vogël se e propagandës EmptySat May 30, 2009 3:35 am

Koka në tepsi
Bota Shqiptare


Tani që të
gjithë ia rrahën çaçkën me krrela të mermerta, e ngritën si trofe, e mbajtën në
duar për të bërë foton e radhës e nga Roma në Tiranë ia bënë pas ministrit me
valixhe diplomatike që të kryente edhe ai ritualin e fotos, por kësaj radhe
brenda një sarkofagu të qelqtë, Asklepi do të gjejë prehje. Perëndi e shërimit
siç është, do të dijë ajo kokë guri e dërrmuar nga njerëzit dhe mijëvjeçarët, të
tërhiqet në hyjësinë e vet.


Veç po e lanë të qetë. Pasi vetia
shëruese që i mvishet hyut nga lashtësia, adhuruesit e rinj që po i rreshtohen
përbri për një foto a video, fort po shpresojnë që ta ushtrojë për t'u dhënë
edhe atyre pak nga rrezatimi i tij amëshues.


E ndoshta për këtë
arsye, mes pezullisë së arkeologëve që ende s'e kanë ndarë mendjen se kujt i
përket ajo kokë pa trup, këtyre anëve, në Ambasadën Shqiptare të Romës, e quajnë
veç Zeus, kryeperëndi.


Asklep apo Zeus, tashmë është kthyer në
Shqipëri. Aty ku 2400 vjet më parë e patën ngritur e adhuruar, 80 vjet më parë e
patën nxjerrë nga varri i kohës, 18 vjet më parë e patën
grabitur.


Ajo kokë që, për më se 24 shekuj nuk kishte lëvizur nga
Butrinti, në pak kohë ka bredhur kushedi sa vende për të përfunduar udhëtimin e
vet në një ankand anglez, e nga aty, më 1996-ën, në Romë, në piedestalin e
shtëpisë së një koleksionisti italian, i dashuruar pas asaj koke që nuk e njihte
as si Asklep e as si Zeus, por i dukej i bukur.


Ndaj e pat blerë në
ankandin anglez, si "kokë burri" për 40 milionë lireta, deklaron. Porse për t'ia
kthyer të zotit, domethënë Shqipërisë, pronari-blerës me të drejtë ka kërkuar
një shifër blerjeje. Simbolike, e quan ambasadori Kola. Janë 20.000 euro, ose 40
milionë lireta. E këtu zë fill edhe shpërdorimi i Asklepit.


Që një
vepër arkeologjike e vjedhur t'i kthehet vendit që i përket, është tashmë
prerogativë e vendeve demokratike. E veprat arkeologjike, më shumë se çdo gjë
tjetër kanë qenë, të paktën në 70 vitet e fundit, protagoniste të marrëdhënieve
diplomatike mes Shqipërisë e Italisë.


Lista më e gjatë që Shqipëria i
vë përpara Italisë në Konferencën e Paqes të Parisit, përbëhet nga poçe balte e
koka mermeri të sjella në Itali nga arkeologët italianë, të njëjtë që i kanë
zbuluar.


Njëra prej tyre, kokë burri, Apolloni ndoshta, e mbiquajtur
edhe ajo si Dea, Perëndeshë e përgjithshme, do të shndërrohej përveçse në simbol
të bukurive arkeologjike shqiptare, edhe në temë të çdo bisede diplomatike për
gati 40 vjet rresht, deri më 1982-shin, kur qeveria italiane ia kthen
Shqipërisë, duke sjellë jo pak trazim mes senatorëve
nacionalistë.


Njëri prej tyre, përçmues ndaj shqiptarëve, "90%
analfabetë" sipas tij edhe më 1984-ën, citon Papa Piun për mënyrën pse iu dha
kaq lehtë shqiptarëve "E il modo ancor ci offende".


Edhe ne sot, jo
më analfabetë për italianët, nuk parafrazojmë Papën, por Danten: "è il modo
ancor m'offende". Por duke iu drejtuar përfaqësuesve tanë.


Pikërisht,
mënyra na fyen. Mënyra se si kthimi i një vepre që i takon shtetit shqiptar, një
vepër që na takon të gjithëve si pasuri kombëtare, blihet me para nga vetë
shteti shqiptar. Dhe lajmi i paradokohshëm gati turpëron shtetin shqiptar për
mënyrën dhe shpejtësinë me të cilën mbylli këtë operacion triumfant për
kamerat.


Lajmi ishte se kokën e patën blerë dy privatë, Igli Tare dhe
Lorik Cana, dy futbollistë të kombëtares, të cilëve xhepi dhe dinjiteti ua lejon
të blejnë me paratë e tyre, e më pas t'ia dhurojnë vendit të vet një vepër arti
grabitur nga Shqipëria.


Do t'ia blinin koleksionistit, patën madje
depozituar çekun, si një operacion mes privatësh, një vepër
dinjitoze.


Por janë kopertinat e gazetave shqiptare e italiane që
nderuan këtë gjest dinjitoz të Tares e Canës që nuk u gëlltitën lehtë nga
qeveritarët shqiptarë, të cilëve iu duk se u iku për duarsh një rast i mirë
reklame përdëllimi për veprat e artit.


E aq i lartë qe ky përdëllim,
sa nxorën krejtësisht jashtë loje dy sulmuesit, e u hodhën vetë të paguajnë
privatin. Shteti pra, bleu veprën që i takon, duke paguar një koleksionist që ka
blerë një vepër të vjedhur, duke mos pritur mbarimin e hetimeve ndaj Christie's
.


Edhe pa mbaruar hetimet, nëpërmjet ligjit që u sekuestron privatëve
veprat e vjedhura të blera edhe me mirëbesim, do të ishte koleksionisti italian
që do të trokiste dyerve të Christie's për të kërkuar paratë dhe madje
dëmshpërblimin e vet.
Por u zgjodh rruga e pagesës. Shpejt e
shpejt.


Duke nxjerrë jashtë dy privatët, Tare e Canaj. Për një arsye
mjaft të thjeshtë: jemi në fushatë zgjedhore. Një gjest dinjitoz, ai i Tares dhe
Canës shkelet me këmbë për hir të dy flasheve fotografikë në albumin qesharak të
ballëlartëve faqe gazetash e reportazhesh televizive. Një arritje e madhe,
gjetja e një vepre arti që i takon Shqipërisë, blihet me para nga vetë
shteti.


Është fyes, ky teatër i trishtë i ballëlartëve që i shtrijnë
kamerave tepsinë me kokën e Asklepit të vjedhur dhe të blerë me para.
Gazeta
e shqiptarëve të Italisë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://riniafr.albanianforum.net
 
Koka e Asklepit, më e vogël se e propagandës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Miu më i vogël kompjuterik në botë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Shkenca të tjera-
Kërce tek: