Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 JA SE QA I NDODHI ISMAJL QEMAJLIT

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dardani
Administrator
Administrator
Dardani


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

JA SE QA I NDODHI ISMAJL QEMAJLIT Empty
MesazhTitulli: JA SE QA I NDODHI ISMAJL QEMAJLIT   JA SE QA I NDODHI ISMAJL QEMAJLIT EmptySat May 30, 2009 4:46 am

Ka qene ora 10:20 minuta e dates 24 Janar te 1919, kur Ismail Qemali
donte vetem tre dite te mbushte plot 75 vjee, doli para gazetareve ne
nje konference per shtyp te organizuar ne nje sallon hoteli ne Peruxha.
Hyrja e tij ne sallen e mbushur me mbi 100 gazetare dhe fotoreportere i
befasoi te gjithe te pranishmit qe kishin mbi dy ore qe prisnin
diplomatin e njohur te Shqiperise.

Ndersa ecte per teu ulur ne tavolinen ne krye te salles, ne fytyre i
fashitet nje eehre e verdhe qe sa vinte e i shtohej. Nuk kaluan shume
minuta dhe disa te dridhura i mberthyen trupin. Askush nuk po
pipetinte, vetem plaku mjekerbardhe, qe megjithe gjendjen qe po
kalonte, gjeti forca per te folur. Nga goja i dolen vetem pak fjale dhe
dukej qarte qe ai po mundohej tei lidhte me njera-tjetren. Ne ate east
kerkoi ndihme nga i biri Qamili, te cilin e mbante prane vetes si
sekretar. I kerkon qe te shkoje ne tualet. I biri, duke e kapur per
krahu, u kerkoi te falur gazetareve te pranishem dhe mori hapat drejt
deres se tualetit. Aty mesohet se sa vuri kemben per teu drejtuar te
lavamani filloi te shkumezonte dhe te dridhej me shume. Ajo gjendje nuk
zgjati shume. Ne pak easte zemra e tij pushoi se rrahuri. I biri del
para gazetareve ku u komunikon lajmin se i ati, te cilin para pak
eastesh e kishin ne tavolinen perballe, tashme nuk jetonte me. Ajo
situate ishte e rende per te gjithe. Aty dhimbja njerezore i kaloi
kufijte.

Situatat qe Ismail Qemali kishte kaluar ato dite ne Peruxha te Italise
i kishin shkaktuar nje gjendje te rende mendore dhe fizike. Edhe pse ne
ate gjendje, ai nuk kishte ngurruar te dilte para shtypit. Ai donte te
denonconte kreret e diplomacise italiane, ne ate kohe kur ne Paris
diskutohej fati i Shqiperise dhe ata kishin mundur ta hanin ne bese.
Megjithate, per eudine e tij, ajo konference ishte organizuar nga te
tjeret. Nuk u mesua asnjehere se kush i kishte thirrur gazetaret.
Plakut 75-vjeear i kishin thene se media kishte interes te degjonte nga
ai se perse ne ato momente nuk ndodhej ne Konferencen e Paqes ne Paris.
E keshilluan qe te hante mire pasi ne ate konference shtypi do tei
duhej te fliste gjate. Pikerisht pas ushqimit nuk vonoi shume, ai doli
ne sallen e takimit dhe ne ate moment jeta e tij filloi te shuhej. Keto
jane momentet e fundit te jetes se njeriut qe eshte njohur historikisht
si kryeministri i pare i shtetit shqiptar. Nderkohe qe opinioni eshte
njohur me shume hollesi te jetes diplomatike te plakut te meneur, mund
te jene shume pak ata qe i njohin momentet kur ai ka mbyllur syte.
Pikerisht per ato easte redaksia e gazetes ePanoramae, duke hulumtuar
ne shume dokumente dhe doreshkrime te dosjes se Ismail Qemalit ne
A.Q.SH. dhe duke u mbeshtetur ne deshmite gojore te njohesve kopetente,
ka arritur te zbardhe historine kur plaku diplomat mbylli syte. Nje
deshmi te plote per gazeten ka qene edhe ajo ish-komandantit te
Aviacionit Shqiptar Edip Ohrit dhe e ish-komandantit te Nendeteseve te
Pashalimanit, Dashamir Ohrit, i cili eshte edhe vellai i Edipit. Keta
dy vellezer djalin e Ismail Qemalit, Qazimin, e kane pasur njerkun e
tyre.

Ismail Qemali pritet ne bese nga kryeministri italian
eMe hengren ne bese!e bertiti Ismail Qemali sapo zbriti ne Peruxha te
Italise. Ai ishte nisur per nje vizite urgjente ne Rome, me ftese te
autoriteteve me te larta te vendit, nga kryeministri dhe ministri i
Jashtem. Kjo kishte ndodhur pas nje kerkese kembengulese te tij,
nepermjet nje telegrami te nisur per kete qellim. Synimi i diplomatit
shqiptar ishte qe te ndihmohej nga perfaqesuesit e Italise, te cilet do
te nderhynin prane autoriteteve me te larta te Konferences se Paqes qe
mbahej ne Paris, per te mundesuar qe delegacioni shqiptar te shtohej
edhe me tre perfaqesues te tjere. Ndersa Ismail Qemali kishte marre
pergjigje se kryeministri italian i asaj kohe, Orlando dhe ministri i
Jashtem, Sonino e prisnin ne Rome, ai pa humbur kohe u nis per te
realizuar takimin e kerkuar nga i cili shpresonte te dilte me rezultate
pozitive ne favor te Shqiperise. Por befasisht dhe euditerisht
diplomati 75-vjeear nga Shqiperia u perball sapo zbriti ne Peruxha me
pergjigje negative; kryeministri dhe ministri i Jashtem kishin shkuar
ne Konferencen e Parisit per te cilin interesohej edhe Ismail Qemali.
Kjo do te thoshte qe ai jo vetem se nuk do te ndihmohej edhe me tre
delegate te tjere, por madje as ai vete nuk do te merrte pjese ne te.
Diplomati shqiptar u bind menjehere se behej fjale per nje dredhi te
paster politike pikerisht nga ata qe ai i kishte konsideruar miq te
vendit te tij, por qe tashme kishin marre nismen per ta izoluar.
Tronditja qe pesoi pas marrjes se lajmit te papritur, se ishte
mashtruar qe ishte thirrur ne Itali, ishte e paperballueshme per moshen
e tij 75-vjeeare, prandaj edhe klithma e tij eMe hengren ne bese!e doli
shperthyeshem me dhimbje.

Si nisi historia tragjike

Ishte janari i vitit 1919. Ate muaj ne Paris do te zhvillonte punimet
Konferenca e Paqes, e cila fatkeqesisht do te hynte fuqishem dhe
dhimbshem ne historine e mevonshme te Shqiperise. Aty do te vendosej
edhe fati i saj.
eSot eshte dita vendimtare per Shqiperinee, shkruante Ismail Qemali ne
fillim te atij muaji. eDo te ngjallemi ose do te vdesime. Nen zjarrmine
e nje patriotizmi te jashtezakonshem qe i kishte mberthyer qenien,
kishte kohe qe luftonte me te gjitha mundesite dhe format per te
ndikuar mbi konkluzionet e konferences per te cilat ai ishte i
interesuar qe te ishin sa me afer interesave te bashkekombasve dhe
atdheut te tij. Per te arritur kete qellim ai zgjodhi partnerin kryesor
diplomatik, Italine, e cila duhej te mundesonte qe me delegacionin
shqiptar ne konference te shkonin se paku edhe tre apo gjashte delegate
me shume. Keta delegate do te ishin nga trojet shqiptare te cilet do te
bashkoheshin me ata qe vinin nga Amerika. eSikur te kisha te holla,-
vazhdon me tej ne ditarin e tij te atyre diteve Ismail Qemali, - do te
isha hedhur deri ne Amerike per nje marreveshje te plote me gjithe
atdhetaret e atjeshem. Por ne marreveshje me qeverine italiane e quaj
te nevojshme te shkoj ne Rome. Prej andej mund te bej nje marreveshje
me gjithe shqiptaret e Shqiperise per te vendosur nje aksion kombetar
ne nje moment kaq kritik e te rrezikshem, qe te mund te perpilojme
programin perfundimtar. Nga Italia kerkoj te nxis nisjen nga Shqiperia
veriore, qendrore dhe jugore te tre ose gjashte delegateve, ne menyre
qe se bashku me delegatet qe vijne nga Amerika te shkojme ne Paris te
gjithe se bashku per tei propozuar konferences kerkesat dhe te drejtat
e Shqiptarevee.

Per synimet qe i kishte vene vetes, diplomati shqiptar filloi menjehere
per te zbatuar ne menyre konkrete te gjithe programin e paramenduar.
Detyra e pare dhe me emergjente ishte takimi i menjehershem i tij me
diplomacine e Romes. Data 19 Janar 1919. Kryeministri italian Orlando
per pak dite do te nisej drejt Parisit per te marre pjese ne
Konferencen e Paqes. Ismail Qemali i dergon nje telegram urgjent, te
shkruar ne gjuhen frenge. Nje kopje te asaj letre ia dergoi edhe
ministrit Sonino. Ja efare shkruhej ne te:

eShkelqesise se tij Orlando, Kryetar i Keshillit te Ministrave Rome.
Pervee ndjenjave te mia te admirimit personal me cilesine e
perfaqesuesit te idealeve shqiptare, realizimit te te cilave u kam
kushtuar gjithe jeten time, ndjej detyren tei besoj shpresat e mia per
lirine e vendit tim ne mbeshtetjen dhe ne mbrojtjen e larte te Italise
I lutem shkelqesise Tuaj tei marre ne konsiderate serioze keto lutjet e
mia duke me transmetuar telegrafisht urdhrat dhe udhezimet tuajae. Ajo
promemorje e shkruar me aq urgjence nga Ismail Qemali ka arritur ne
Rome pikerisht mbremjen e 18 janarit, ku nga dokumentet e sotme
arkivore vertetohet se eshte regjistruar me 19 janar. Pas kesaj
korrespodence, Ismail Qemali ftohet nga ministri i Jashtem ne Rome, per
te marre pjese ne takimin e kerkuar nga vete ai, ku do tei ndodhte edhe
tragjedia me e madhe; do tei merrej jeta.

Sa zbriti ne Peruxha te Italise, Ismail Qemali njoftohet se autoritetet
italiane qe e kishin ftuar ishin nisur per ne Paris, duke mos e pritur
ate sipas njoftimit qe i kishin bere. Ata kishin lene njoftim qe Ismail
Qemali te priste deri sa ata te ktheheshin nga Konferenca e madhe e
Paqes. Ne kete moment, ai kuptoi se flitej per nje izolim te qellimshem
qe i qe bere. Kjo mesohet nga rrefimet e djemve te tij. Sapo mesoi
lajmin per pabesine, menjehere i erdhi nje goditje apopletike gje qe
per moshen e tij ishte shume e rende. Kane qene pikerisht ato momente
qe provokuan klithmen e tij te egersuar dhe te papermbajtur eMe hengren
ne bese!e. Situata ne te cilen ishte vendosur Ismail Qemali beri qe ai
jo vetem te mos realizonte planin qe tei shtonte delegacionit shqiptar
edhe tre apo gjashte delegate, por ne nje kohe qe ne Paris do te hidhej
per diskutim edhe eeshtja e Shqiperise, ai te mos merrte pjese as vete.
Ky fakt per te do te thoshte vdekje e parapergatitur. Gjithsesi, ne
kushtet qe i ishin krijuar, ai u detyrua te vendosej ne hotelin qe i
kishin rezervuar.

Pavaresisht se diplomati shqiptar nuk mundi te shkonte ne Paris, loja e
parapergatitur mbi te do te ndiqej deri ne fund. Ne nje nga ato dite,
kur gjithe qenien e tij e kishte pushtuar tensioni dhe ankthi, me 24
janar, pikerisht 3 dite para dates 27 kur ai mbushte plot 75 vjee, ne
Paris vazhdonte me intensitet punimet Konferenca e madhe Nderkombetare
me pjesemarrjen e shume shteteve, kur shtetet e medha vendosnin fatet e
shteteve te vogla, Isamil Qemalit iu provokua nje konference shtypi.
Ajo iu servir si deshire e gazetareve per te degjuar prononcimet e tij.
Ajo konference, pavaresisht se nuk ishte kerkuar nga vete ai, dukej se
ishte edhe ne deshiren e tij, sepse ishte momenti qe me shume se kurre
ai donte te denonconte mashtruesit dhe izoluesit e tij.

Pak kohe para se te fillonte konferenca e shtypit, Ismail Qemalit iu
servir fillimisht buka, me pretekstin se duhet te hante para
konferences. Pasi hengri, ai hyri ne sallen e rekomanduar, ku e prisnin
dhjetera gazetare e fotoreportere te ndryshem. Sipas rrefimeve qe djali
i Ismail Qemalit, Ethemi, i ka bere me vone kryetarit te Bashkise se
Tiranes, Ali Asllanit, mesohet se sapo hyri ne salle Qemalit i kaloi
nje eehre e verdhe ne fytyre. Nuk vonoi shume, ai u ul ne tavoline dhe
befasisht ne trup i kaloi nje vale rreqethjeje. Ndersa nisi te
belbezoje me veshtiresi, filloi te dridhej dhe nderkohe u konstatua se
nuk mundte tei lidhte dot fjalet. Pas kesaj situate, ai arriti te
kerkonte ta shoqeronin per ne banje. Kur arriti aty, e mbyti shkuma qe
nxirrte nga goja dhe te vjellet. Ne pak easte pulsi i tij pushoi se
rrahuri. Ne keto momente gazetareve te mbledhur per konferencen e
shtypit ne ate salle iu komunikua fakti qe Ismail Qemali, i cili pak
easte me pare kishte qene para tyre, nuk jetonte me.

Peripeci te tjera ishin planifikuar per trupin e pajete te diplomatit
te jashtezakonshem te Shqiperise, Ismail Qemali. Pas vdekjes se tij,
euditerisht ne mbare kancelarite diplomatike te botes pati nje
sensibilizim te veeante. Per vete jehonen e madhe qe pati vdekja e tij,
pala italiane me justifikimin qe ai kishte vdekur ne vendin e tyre,
donte tei bente enderimete qe meritonte nje diplomat i atij rangu. Ata
vendosen qe trupin e tij ta balsamosnin. Ajo kerkese dhe ai interesim i
pales italiane beri qe trupi pa jete i Ismail Qemalit te qendronte plot
dy jave ne Peruxha, ku ai kishte mbyllur syte.

Me gjithe perpjekjet e pales italiane dhe shume peripeci te tjera qe
dolen pas vdekjes se Ismail Qemalit, djemte e tij nuk reshten se u
perpjekuri qe babane e tyre ta sillnin ne Vlore, e cila e priste me
padurim per ta varrosur ne lartesine madheshtore te Kanines. Vdekja e
tij ne ate kohe kishte tronditur mbare kombin dhe grupe te shumta
shqiptaresh, te ardhur nga te gjitha trevat, po perqendroheshin ne
Vlore per tei bere nderimet e merituara diplomatit te famshem. Se
fundmi gjitheka u be realitet. Ishte pikerisht data 12 shkurt i vitit
1919, kur trupi pa jete i Ismail Qemalit, i shoqeruar nga tre djemte e
tij, Ethemi, Qazimi dhe Qamili, si dhe nga perfaqesuesit e Ministrise
se Jashtme italiane mberriti ne portin e vogel te Vlores. Ai ishte
transportuar fillimisht me tren dhe se fundmi me anijen e posaeme
italiane. Sipas bashkekohesve te atyre momenteve, sie ishin vete djali
i Ismail Qemalit, Qazimi apo edhe mikut te tij, Safet bej Vlores behet
e ditur se hyrja e arkivolit ne Vlore ka qene teper emocionuese. Te
qarat e njerezve dhe shkrepjet e armeve shkaktuan nje gjendje
emocionale te papershkrueshme. Gjithe rruget, kodrat dhe edo gje nxinte
nga pjesemarrja e jashtezakonshme ne ate varrim, i cili, ashtu sie
ishte menduar ne ate kohe u be pikerisht ne lartesite dominante te
Kanines.
Konkretisht per ato momente, ne shenimet e Safet bej Vlores, te
gjendura ne dosjen e posaeme te Ismail Qemalit ne Arkivin Qendror te
Shtetit shkruhet:

eNese e matim madheshtine e nje personazhi politik me dashurine e
popullit te thjeshte, duhet te pohojme se asnje nuk i afrohet Ismail
Qemal Vlores. Gjate ceremonise se varrimit te tij, asnje fshatar dhe
asnje qytetar nuk mbeti ne shtepi. Te gjitha faqet e maleve dhe te
brigjeve gjate rruges se kortezhit funeral ishin plot me njerez. Qe nje
apoteze madheshtore e mbare popullit, pa perjashtim, ndaj nje tribuni
qe i sherbeu vendit te tij deri ne frymen e fundite.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://riniafr.albanianforum.net
Dardani
Administrator
Administrator
Dardani


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

JA SE QA I NDODHI ISMAJL QEMAJLIT Empty
MesazhTitulli: Re: JA SE QA I NDODHI ISMAJL QEMAJLIT   JA SE QA I NDODHI ISMAJL QEMAJLIT EmptySat May 30, 2009 4:46 am

Dallget e Vlores

Atje ku dallga perplaset dhe thermohet pas shkembit dhe kthehet pas e
pafuqishme, tek Uji i Ftohte, prane tunelit te famshem, poshte te cilit
derdhen prej shekujsh ujerat e kristalta te burimeve fantastike, mes
preherit te gjelber te qeparisave dhe pishave haleshumta, vezullon ne menyre
dritheronjese, qyteti i Vlores.

Rralle ndodh qe ne nje hapesire te vogel gjeografike te gjenden te tere ata
elemente natyrore qe e shnderrojne vendin ne nje parajse tokesore. Gjiri i
mrekullueshem, laguna e Nartes, mali i Llogorase, grykat e lumit Vjose,
gadishulli i Karaburunit, ishulli i Sazanit dhe ai i Zvernecit. Rralle ndodh
qe ne bregun e nje qyteti te takohen dy dete krejt te ndryshem- Adriatiku,
me plazhet e gjata me rere dhe pyje pishe dhe Joni me brezare agrumesh,
ujera kristali, shkembinj dhe plazhe te bardha ekzotike.
Kjo ndodh vetem ne Vlore. Kush vizitoi Vloren dhe nuk u eudit me bukurite e
saj!

Pushime mahnitese
Te kalosh pushimet ne qytetin e Vlores sot, eshte me te vertete mahnitese,
pasi Vlora te ofron te gjitha kushtet dhe resurset e saj te pafundme. Nuk
jane te pakte ata pushues qe sapo kane prekur bukurite e Vlores, plazhe e
mrekullueshme, reren e nxehte, relievin e thyer dhe peisazhet mahnitese,
kane vendosur te mos i ndahen me ketij qyteti.
Vija bregdetare e Vlores eshte teresisht e paster me ujerat e detit te
kristalta, sidomos ne zonen e Plazhit te Ri, Ujit te Ftohte e me tutje, pasi
burimet e ujerave te embel i japin kesaj hapesire me teper pasterti dhe
siguri, vee bukurive qe nuk kane te krahasuar dhe qe kush ka qene aty dhe i
ka shijuar, veshtire se mund te ndahet lehte nga kjo parajse e
mrekullueshme. Vlora ka plazhe te bukura e te shumellojshme. Plazhi i
Zvernecit eshte krejtesisht i virgjer, plazhet unikale te Jonufres, Radhimes
dhe Orikumit, gjitheka eshte e prekshme dhe prone e te gjithe pushuesve.

Aty ku fillon riviera
Vlora me gjirin e hapur, me portin dhe plazhet e rrethuar me male, eshte nje
vend i rendesishem historik dhe fillimi i rivieres shqiptare. Udhetimi nga
Vlora drejt qytetit me jugor Sarande, kalon permes nje rruge te bukur
gjarperonjese ku nga njera ane jane malet, pemet me ullinj dhe pishat dhe
nga ana tjeter bregdeti i mrekullueshem me plazhe te paeksploruara dhe ujera
te kristalte, gjiri piktoresk i Porto Palermos me keshtjellen e braktisur.
Mund te qendrosh ne fshatrat bregdetar te Dhermiut dhe Vunoit, ne qytezen e
vogel te Himares dhe Piqerasit me rruget e ngushta, shtepite prej guri dhe
kopshtet e bukura.

Vlora, udha e pavaresise nisi ketu
Jo me kot Vlora eshte shpallur qytet hero. Ne qytetin e vjeter kane zene
vend shume ngjarje te rendesishme te perpjekjeve per liri e pavaresi ne te
gjitha koherat. Ne kohet e lashta qyteti njihej me emrin Aulon. Ne fillim ai
ishte thjesht nje port. Qyteti ishte i famshem per pemet me ullinj dhe per
veren. Pas renies se Apollonise dhe Orikumit, ky u be porti kryesor i
Ilirise. Ne shekullin e peste, Aulon ishte qender e dioqezes. Emigrimi i
barbareve e demtoi qytetin ne nje mase te konsiderueshme dhe beri qe banoret
e tij te terhiqeshin thelle ne fshatra. Gjate mesjetes qyteti ishte shkrire
brenda keshtjelles se Kanines, e cila ndodhet pak kilometra ne juglindje.
Ne vitin 1081 Vlora u pushtua nga Normanet dhe German Hohenstaufens, dhe ne
vitin 1272 u bashkuan ne mbreterine e Arberise. Ne shekullin e 14-te,
ushtrite bizantine e vizituan perseri, po ashtu dhe serbet dhe lordet
feudale te Balshajve nga veriu i Shqiperise. Ne shekullin e XIV-te ne
sundimin e Balshajve, qytei u be nje qender e rendesishme tregtare e njohur
pervee veres dhe kripes edhe per shpatat, anijet dhe mendafshin. Pushtuesit
turq te vitit 1417, me sulltan Sulejmanin ne krye ose ndryshe e i magjishmi-
ndertuan nje keshtjelle prane detit ne vitin 1531, e cila mendohet te jete
projektuar nga arkitekti i famshem shqiptar Sinan. Ne shekujt XVII dhe
XVIII-te, Vlora u be perseri nje port dhe qender e rendesishme ekonomike. Ne
vitin 1812, drejtimin e Vlores e mori nje prej figurave simbol te
shqiptareve Ali Pashe Tepelena.
NeVlore u mblodh asambleja qe e shpalli Shqiperine shtet te pavarur, duke
formuar edhe qeverine e pare kombetare te drejtuar nga Ismail Qemali ne 28
nentor te vitit 1912. Ne kete periudhe Vlora konsiderohej kryeqytet i
vendit.

efare mund te shohesh ne qytet
Xhamia e Muratit ngritur ne vitin 1542. Edhe kjo mendohet te jete projektuar
nga arkitekt Sinani ne urdherat e sulltan Sulejmanit, kur ky i fundit ishte
ne Vlore per te pergatitur nje sulm detar kunder Italise. Me mbylljen e
kishave dhe xhamive ne vitin 1967, ndertesa u perdor si muzeu i arkitektures
per zonen perreth.
Ne qender te qytetit ndodhet Monumenti i Pavaresise, ngritur ne vitin 1972.
Mbi kollonen e larte ne gur qendron figura e flamurtarit, ndersa poshte
paraqiten figu...



Rreth 15 mij turist vershuan kete te diel ne plazhet e Vlores duke u
dhene ketyre plazheve permasat e nje frekuentimi masiv shqiptar nga
veriu ne jug. Qysh ne oret e para te mengjesit karvane autobuzesh dhe
autoveturash me targa nga te gjitha qytetet ishin prezent ne rruget e
Vlores duke udhetuar drejte bregdetit te ketij qyteti, per tu shplodhur
dhe argetuar ne kete parajse qe Zoti dhe Natyra na kane falur me
bujari. Zonat me te frekuentuara ishin padyshim ato te Ujit te Ftohte,
te Radhimes dhe Orikumit. Rehabilitimi i Plazhit te Ri nga ana e
bashkise se Vlores, pastertia e reres dhe kushtet e tjera, qe nga
eadrat, tualeti, dushet, sherbimi tregetar ambulator etj, kane bere te
mundur rritjen masive te frekuentuesve te ketij plazhi, jo vetem nga
Vlora por edhe nga Fieri, Berati, Lushnja, Tirana, Mallakastra, Kavaja,
Tepelena e ndonje qytet tjeter me i larget deri ne qytetet shqiptare te
Kosoves. Urimi me i mire me kete rast behet per bashkine e Vlores dhe
kryetarin e saj zotin Shpetim Gjika, i cili ne krahasim me paraardhesit
e tij ka bere me te miren e mundshme per komunitetin, duke u kthyer
vlonjateve shpresen se me nje pune dhe perkushtim patriotik dhe vizion
drejte te ardhmes Vlora mund te zhvillohet dhe perparoj me shpejte nga
eeshte menduar.

Miratimi perpara disa ditesh i Studimit Urbanistik te Qendres se
Qytetit nga ana e KRRTRSH-se ka hapur rrugen e ritjes madheshtore te
Vlores drejte detit, duke i dhene asaj permasat e verteta te nje qyteti
bregdetar europian, por duke e ruajtur bregdetin nga betonimi i eger
dhe jashte kohes qe jetojme. Bashkia po ndjek me vemendje punimet e
tjera pergjate bregdetit, sie eshte trotuari mbrojtes i plazhit, apo
edhe lulishtja e re perpara pallatit te sportit.

Vee ketyre investimeve nga buxheti i bashkise dhe qe llogariten rreth
150 milion leke te vjetra, vet kryetari i bashkise se Vlores zoti
Shpetim Gjika po bene perpjekje te pareshtura per te thithur investime
per infrastrukturen rrugore te qytetit, e cila duhet thene se eshte
jashte fuksionit te saj. I njejti preokupacion mbetet edhe per
infrastrukturen mes lagjeve te qytetit ku rrugicat jane te shkateruara
dhe ujrat e zeza jane prezent. Kjo infrastrukture eshte shkateruar
gjate 14 viteve tranzicion si rezultat i kthimit te mjediseve te
banimit ne geto, ku dominojne muret rrethues, garazhet, lavazhot pa
leje dhe gardhet e kohes se Qemos.

Per te gjitha keto kerkohet nje pune shume e madhe, e cila ne fakt ka
filluar por qe nuk mund te zgjas shume vetem me perkushtimin dhe
angazhimin, por kerkohen edhe fonde financiare dhe mjete mekanike te
renda.

Te hedhesh syte nga Vlora do te thot ti besh nje sherbim te paemuar
kombit pasi ky qytet thelb i Shqiptareve pret me shume nga shteti dhe
duhet te kthehet ne nje model zhvillimi pas Tiranes, status te cilin ai
e ka fituar deri tani vetem me pune dhe angazhimin e drejtuesve te
pushtetit vendor. Vlora eshte nje amanet i patriotit Ismail Qemali.
Eshte nje amanet qe nuk e tret dheu dhe brezat pas tij duhet ta eojne
ne vend, jo vetem zhvillimin e Vlores por edhe te gjithe Shqiperise dhe
kombit shqiptar ne teresi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://riniafr.albanianforum.net
Dardani
Administrator
Administrator
Dardani


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

JA SE QA I NDODHI ISMAJL QEMAJLIT Empty
MesazhTitulli: Re: JA SE QA I NDODHI ISMAJL QEMAJLIT   JA SE QA I NDODHI ISMAJL QEMAJLIT EmptySat May 30, 2009 4:47 am

Ejani ne Vlore parajsen e zotit dhe natyres
Gjitheka eshte bere gati per nisjen e varganit te pushimeve ne qytetin
turistik te Vlores, kete qytet te lakmuar nga turistet vendas dhe te
huaj.

Pikerisht sot ne sallen e Teatrit "Petro Marko" u paraqiten dokumentari
mbi turizmin ne Vlore, nje prodhim i Bashkise se Vlores ne prag te
ketij sezoni ne Videokasete dhe CD me autor Arben Beqiri dhe Ilir
Rexho, si dhe Guiden turistike si nje udhezues tregetar dhe turistik te
autoreve Vangjel dhe Aferdita Maskaj.

E pra Vlora turistike bregdetare eshte tashme ne pritje te turisteve te
pare, nderkohe qe per cermonine e eeljes se sezonit te ri turistik do
te organizohen nje numer aktivitetesh dhe veprimtari te larmishme.

Eshte per tu theksuar fakti se per here te pare kryetari i Bashkise se
Vlores djaloshi me vrull Shpetim Gjika, kerkon ti jap nje fytyre krejte
tjeter qytetit te tij te lindjes.

Ne Bashki eshte eelur zyra e turizmit dhe eshte krijuar nje bord per
menaxhimin sa me te mire te tij. Jane bere programe dhe projekte ne
fuksion te ketij turizmi duke nderhyre ne infrastrukturen e qytetit, e
cila duhet thene nuk eshte ne kondicione te mira fizike dhe qe kerkon
edhe ndihmen e Qeverise Shqiptare.

Me dhjetra hotele e motele, bare e restorante i jane shtuar qytetit
gjate ketyre viteve, nderkohe qe qendra e Skeles i ka kaluar te gjitha
parashikimet duke te dhene pamjen e nje qyteti bregdetar me gradaeela
kur e sheh ate nga deti.

Plazhet e Vlores, sidomos ai prane Ujit te Ftohte jane sistemuar,
pastruar dhe mbushur me rere te paster. Kete vit te thone ne bashkine e
qytetit, turistet vendas dhe te huajt do te kene me shume kushte se nje
vit me pare. Pergjate vijes bregdetare nga ish turizmi i vjeter e deri
ne afersi te plazhit te ri po ndertohet nje tjeter trotuar emergjent, i
cili do te sherbej edhe si nje pengese per ruajtjen e pushuesve nga
ndonje automjet qe mund te perfundonte ne teritorin e plazhit, pasi
rruga automobilistike me bregdetin shkojne paralel me njera - tjetren.

Kane mbritur edhe mjetet e para te ushtrise te cilat do te kontribojne
per vazhdimin e mbushjes se plazhit me rere te paster te sjelle nga
dunat e mbuluara me bare dhe shkure te Zvernecit. Po ashtu keto mjete
do te angazhohen per heqjen e papastertive pergjate plazheve te qytetit.

Ne qytet kane mbritur edhe parashutistet nga e gjithe bota organizuar
nga Aernautika Shqiptare. Jane 70 parashutista nga vende te ndryshme te
botes te cilet do te leshohen nga Mali i Shashices mbi Vlore dhe nga
Llogaraja mbi Palase dhe Dhermi.

Shkollat e qytetit do te demostrojne gara sportive ne magjistralin
kryesor dhe ne teritorin e plazhin, nderkohe qe do te nisi zyrtarisht
edhe frekuentimi i ujrave te detit. Po ashtu, agjensite turistike,
hotelieret, restorantet dhe prodhuesit dhe tregetuesit e pijeve
freskuese do te marin pjese ne nje panair ne natyre pergjate vijes
bregdetare, ku grupe te ndryshme do te japin koncerte rinore.

Ne Hotel "Vlora Internacional" do te organizohet paraqitja e prodhimeve
te detit qe restorantet turistike te qytetit kane pergatitur enkas per
kete dite. Me pas do te behen vizita ne eksponatet e Panairit te Librit
"Vlora 2004" dhe ne qender te Skeles do te organizohen koncerte nga
kengetar dhe grupe te njohura te muzikes moderne.

Nje cermoni per ndarjen e emimeve te parashutistet me te mire do te
vazhdoj ne mbremje dhe cermonite do te mbyllen me nje buqete
fishekzjarresh ne qiellin e Vlores.

Per te paren here do te kemi nje eelje zyrtare te sezonin turistik ne
qytetin e Vlores i fiksuar perfundimisht per tu organizuar te shtunen e
dyte te muajit Maj per edo vit.

Ne qytetin e Vlores jane ndertuar lulishte te reja, sie eshte ajo
perpara Pallatit te Sportit "Flamurtari" dhe po rehabilitohen ato
ekzistuese si dhe po planifikohen per tu kthyer ne lulishte ato zona qe
u eliruan nga goditjet e para te aksionit "Per nje Vlore te Paster".
Aksion i cili parashikohet te zgjat ne kohe pasi ne Vlore ka zona mes
lagjeve qe jane kthyer ne geto dhe kryetari i Bashkise dhe stafi i tij
jane te angazhuar qe ti shkojne deri ne fund pastrimit te qytetit nga
ndertimet e paligjeshme.

Vlora, ky qytet i ullinjve, agrumeve dhe palmave eshte ndoshta me i
preferuari nga turistet, pasi vetem ketu mund ta gjesh detin dhe malin
te kuvendojne shekullisht ne ate mermerim paqesore dhe parplasje
egersuese te dallgeve me shkembin, ku dielli perflak horizonin ne ate
perendim te paperseritshem drejte neteve kontinentale.

Ejani ne Vlore, ku do te shijoni historine dhe kulturen e shqiptareve
ne shekuj, Kalane e Kanines se Gjergj Arjanitit, Manastirin e Shen
Merise ne Zvernec te ndertuar ne shek.XIII mes nje ishulli magjepes
qiparisash, ngjales se Lagunes se Nartes dhe veres se saj te njohur ne
mesdhe.

Ejani ne Vlore te shijoni historine dhe kulturen e lashte dhe te re, me
renojat e Aulones se lashte dhe Monumentit te Pavaresise Kombetare, te
muzeumeve dhe Universitetit, te varrit te babait te Pavaresise
Kombetare Ismail Qemalit, te shtatores se heroit Avni Rustemi, te
vendeve te kultit si xhami, kisha dhe teqeja e Kuzum Babait.

Ejani ne Vlore ku ndodhet e para dhe e vetmja Akademi Detare dhe ajo e
Aviacionit, ku polifonia e vjeter sa vet jeta e shqiptareve mbi
planetin qe quhet toke, oshetin ne Pallatin e Kultures "Laberia" dhe
vallja e burrave te Vranishtit drredh tabanin e skenave te qytetit, ku
Amantia e lashte dhe shpellat e velees te joshin, ku gadishulli i
Karaburunit fsheh Pashalimanin me nendeteset e Luftes se Ftohte, ku
shpella e Haxhi Aliut duket si nje Katedrale natyrore.

Ejani ne Vlore te vizitoni faltoren pagane te Marmiroit prane
Pashalimanit, te shijoni Kocen e Dukatit dhe kullat e Dervish Aliut, te
pushoni ne Parkum Kombetar te Llogaras, mishin e pjekur dhe Pishen
Flamur, Plazhin e eezarit, kalan e Himares dhe shpellen e Spiles ku
thuhet se Odiseu vrau qikllopin, Porto Palermon dhe plazhet e virgjer
te Rivieres, Kalan e Vasiliqise qe sundimtari Ali Pash Tepelena ja
dhuroj si prik. Te gjitha keto jane gati per te pritur turistet nga
vendi dhe bota, ashtu sie jane gati shume familje vlonjate, te cilat
leshojne ambjentet e tyre per turistet duke zhvilluar ne kete menyre
turizmin familjar aq shume te perhapur.

Vlora eshte e qete dhe gati per gjitheka, per edo sfide ne fushen e
turizmit dhe per kete edhe operatoret turistik, hotele, motele, bare
dhe restorante duhet te bejne kujdes me emimet e ofruara, te cilat nuk
duhet te jene me te larta se ato ne vendet e tjera turistike Korfuzi,
Mali i Zi apo gjetke ne Itali.
Ismail Qemali (1844-1919)
Udheheqes i shquar i Levizjes Kombetare Shqiptare dhe kryeminister i pare i Shqiperise se pavarur.Hero i popullit.
Lindi ne Vlore me 1844.

Vlora: Qytet i lashte dhe nje nga portet kryesore te Shqiperise.Ndodhet ne jugperendim te vendit,buze Adriatikut.
Ne lashtesi njihej me emrin Aulon.

Eqerem bej Vlora: Si e ka perjetuar shqiptari i shquar ngjarjen e bujshme te shpalljes se Pavaresise kombetare
Eqerem bej Vlora: E verteta e flamurit
eIsmail Qemalit i kerkova flamurin qe me fali Aleandro Kastriotie
Eqerem bej Vlora, jep variantin e tij, per historine e flamurit qe u ngrit nga plaku Ismail Qemali, me 28 Nentor te vitit 1912.
Ai thote shprehimisht: eE zgjata ca historine e ngritjes se flamurit,
sepse vitet e fundit kane qarkulluar variante krejt te paverteta
dhe une deshiroj qe ngjarja e sakte te pershkruhet e te mbetet njehere e
pergjithmonee. Ja se efare shkruan Eqerem Bej Vlora ne librin e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://riniafr.albanianforum.net
Sponsored content





JA SE QA I NDODHI ISMAJL QEMAJLIT Empty
MesazhTitulli: Re: JA SE QA I NDODHI ISMAJL QEMAJLIT   JA SE QA I NDODHI ISMAJL QEMAJLIT Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
JA SE QA I NDODHI ISMAJL QEMAJLIT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Historia-
Kërce tek: