Albani Administrator
Numri i postimeve : 354 Filloi me : 18/05/2009 Mosha : 34 Vendodhja : Ferizaj - Kosovë
| Titulli: Shenjat e pikësimit Wed May 20, 2009 11:15 pm | |
| Shenjat e Pikesimit
Shenjat kryesore te pikesimit jane : pika(.), pikepyetja(?), pikecuditja(!), tri pikat(...), presja(,), pikepresja(, dy pikat(, thonjezat(" "), viza lidhese(-) .
Pika , pikepyetja , pikecuditesja , dhe tri pikat perdoren ne fund te fjalise per te shenuar pushimin qe ndan dy fjali ne gjuhen e folur .
Pika shenon intonacionin zbrites qe shoqeron zakonisht fundin e fjalise deftore : Nikolla erdhi vone ne shtepi (.) Pikepyetja shenon gafikisht intonacionin ngjites qe karakterizon pyetjen gjate te folurit : Nga na vjen o djale (?) Pikecuditja shenon grafikisht intonacionin ngjites dhe intensitetin e vecante qe karakterizon shprehjen e nje emocioni ( nje e papritur , kundershtim , zemerim , gezim ) : Merre lahuten dhe na kendo nje kenge trimash (!) Tri pikat tregojne qe fjalia permban nje nentext ose qe mbetet e pambaruar : Komandanti i urdheroi ushtaret te dilnin roje se shejtani bese s'ka (…)
Presja , pikepresja , kllapat perdoren brenda fjalise .
Presja shenon grafikisht nje pushim te shkurter brenda fjalise . Ajo sherben per te vene ne dukje : - nje fjale a nje grup fjalesh ne rolin e nje gjymtyre te vecuar : Artani (,) djali me i madh(,) punonte ne tregeti … Nje fjale a nje grup fjalesh ne rolin e nje gjymtyre homogjene : Skenderbeu misheronte vetite me pozititve te popullit : urtesine (,) mencurine e trimerine . Fjalet e togjet e fjaleve te ndermjetme : Pali (,) per cudi (,) nuk shkoi larg . Pjeset e nje fjalie te perbere Sancoja (,) pasi rregulloi kafshet (,) shkoi aty ku zienin ca copa mishi mbi zjarr .
Pikepresja shenon grafikisht nje pushim me te gjate se presja . Ajo ndan ne pergjithesi pjese te ndryshme te pavarura te nje fjalie te perbere : Ata qe me donin , erdhen (;,) ata qe s'me donin , nuk erdhen .
Dy pikat shenojne nje pushim qe zgjat pothuajse sa pikepresja , por ndryshe prej saj dy pikat kane nje vlere , lajmerojne nje shpjegim , nje varg shembujsh etj . Ishte paralizuar; nuk levizte dot asgje (: )as duart, as kembet. Disa peme p.sh.(: ) portokallat, limonat , mandarinat i pjekin frutat ne dimer .
Kllapat shenojne nje pushim te shkurter si presja e sherbejne per te dalluar , shquar dhe vecuar nje grup fjalesh qe shprehin nje sqarim ose nje mendim te ndershtene : Te fusha e kuqe ---( ajo quhej keshtu , se ne mes te saj nje shkemb i kuq )--- Besen e priste Nikolla .
Thojezat dhe vizat . Thonjezat dhe viza sherbejne per te rrethuar fjalet e nje ose me shume bashkebiseduesve ne nje ligjerate te drejte . (") Zemra e prindit nuk genjehet aq kollaj(") , - tha plaku .
Thojezat sherbejne gjithashtu per te shenuar emertimet e rrugeve , institucioneve, titujt e librave , revistave , gazetave etj .: Banon ne rrugen (")Naim Frasheri(").
Shkurtimet Nje numer fjalesh te gjata qe perdoren shpesh, shkruhen te shkurtuara sipas nje menyre te caktuar. Keto fjale quhen shkurtime. Shkurtimet me te perdorshme jane: emrat e gjate te shteteve, oganizatave, institucioneve, shoqatave etj. : --RSh-- (Republika e Shqiperise), --PD-- (Partia Demokratike), --ATSh-- (Agjensia Telegrafike Shqiptare). Keto shkurtime shkruhen me shkronja te medha, pa vene pike, as ndermjet, as pas tyre; emrat e personaliteteve te njohura: N.Frasheri, A.Gj.Fishta, F.Konica etj. Ne keto raste pas shkurtimeve vihet pike; Disa fjale qe perdoren shpesh: d.m.th. (domethene), p.sh. (per shembull), etj. (e te tjere), fq. (faqe), e.r. (era e re), shek. (shekulli), vell. (vellimi) etj. Ne kete rast pas cdo shkurtimi vihet pike; Njesite qe tregojne mase: 10 cm, 30 m, 70 km, 2 m, 3 m, 20 gr, 40 kg, 56 kv, etj. Pas shkurtimit ne keto raste nuk vihet pike.
Fjalet qe shkurtohen lexohen te plota. Disa prej tyre mund te lexohen edhe sipas tingujve te shkurtuar: ATSh (atesheja), OKB (okebeja).
| | |
| |
|