PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Kriteriet e PTSD Sat May 30, 2009 8:49 am | |
| Kriteriet për dhëniën e diagnosës se Çrregullimit të Stresit Post-Traumatik sipas DSM-IV. A. Personi i është ekspozuar një ngjarjeje traumatike, në të cilën kanë qenë të pranishme të dy situatat e mëposhtme:
- Personi ka përjetuar, ka qenë dëshmitar, ose është përballuar me një/disa ngjarje ë përfshinin vdekje aktuale apo kërcenim për vdekje apo një dëmtim serioz, apo kërcënim ndaj integritetit fizik të vetes dhe të tjerëve
- Reaksioni i personit përfshinte frikë të thellë, ndjenjë pamundësie për të dhënë ndihmë, apo ndjenjë tmerri. (Shënim shtesë: Tek fëmijët kjo mund të shprehet përmes një sjellje të çorganizuar dhe të ngacmuar)
B. Ngjarja traumatike ripërjetohet vazhdimisht në një (apo më shumë) mënyrat e mëposhtme: <LI class=MsoNormal style="MARGIN: 0cm 0cm 0pt; tab-stops: list 36.0pt">Rikujtime stresuese dhe të vazhdueshme të mendimeve, imazheve apo perceptimeve, që lidhen me traumën. Shënim: Në fëmijët e vegjël, mund të shfaqet loja e përsëritur në të cilën shprehen aspekte të ndryshme të traumës
Ëndrra të vazhdueshme mbi ngjarjen. (Shënim shtesë: Fëmijët mund të kenë ëndrra të frikshme pa një përmbajtje të njohur apo të kuptueshme) Të vepruarit apo të ndjerët sikur ngjarja traumatike po përsëritet (përfshin një ndjenjë ripërjetimi të përvojës, iluzioneve, halucinacioneve dhe episodave disociative të së kaluarës, duke përfshirë edhe ato që ndodhin kur zgjohen, ose kur janë të intoksinuar). (Shënim shtesë: Tek fëmijët e rritur mund të ndodhë një riaktivizim specifik i traumës) Stres intensiv psikologjik, si pasojë e ekspozimit ndaj stimujve të jashtëm dhe të brendshëm, të cilat simbolizojnë apo ngjajnë me një aspekt të ngjarjes traumatike Reagueshmëri fiziologjike (trupore) si pasojë e ekspozimit ndaj stimujve të brendshëm apo të jashtëm, të cilët simbolizojnë apo ngjajnë me një aspekt të ngjarjes traumatike C. Evitimi i vazhdueshëm i stimujve të shoqëruara me traumën dhe mpirje të reagueshmërisë së përgjithshme (jo të pranishme para traumës), siç tregohet nga tre (apo më shumë) situata në vijim:
- Përpjekje për të evituar mendimet, ndjenjat apo bisedat të lidhura me traumën.
- Përpjekje për të evituar aktivitete, vende apo njerëz, që risjellin ndërmend traumën
- Paaftësi për të rikujtuar një aspekt të rëndësishëm të traumës
- Rënie e theksuar e interesit apo pjesëmarrjes në aktivitete domethënëse
- Ndjenja largimi apo tu huajtësimi nga të tjerët
- Nivel i kufizuar emocionaliteti (si p.sh.: paaftësi për të pasur apo provuar ndjenja dashurie)
- Ndjenja të një ardhmeje të shkurtër (si p.sh.: nuk mendon se mund të bëjë karrierë, të martohet, të ketë fëmijë, apo të ketë një jetë normale)
D. Simptoma të qëndrueshme të nxitshmërisë së lartë (jo e pranishme para traumës), siç tregohet nga dy (apo më shumë) situata si vijon:
- Vështirësi në rënie apo ndjenjën në gjumë
- Irritim ose shpërthim zemërimi
- Vështirësi në përqendrim (koncentrim)
- Hipervigjilencë
- Gjendje alarmi e ekzagjeruar
E. Kohëzgjatja e shqetësimit (simptomat në kriteret B, C dhe D) është më shumë se një muaj. F. Shqetësimi shkakton stres klinikisht domethënës apo dëmtim në fushat sociale, të punësimit apo në fusha të tjera të rëndësishme të funksionimit. | |
|