Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shkenca e të ankuarit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
H.iT
Webmaster
Webmaster



Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

Shkenca e të ankuarit Empty
MesazhTitulli: Shkenca e të ankuarit   Shkenca e të ankuarit EmptySat May 30, 2009 1:05 pm


Shkenca e të ankuarit 1243332821-vetem-ankimeKa
njerëz që ankohen vazhdimisht, të tjerë që do të dëshironin ta bënin,
por nuk kanë guxim, shumë të tjerë provojnë, por pa rezultat dhe shumë
pak të tjerë që ia arrijnë qëllimit, siç ndodh zakonisht në një
restorant, kur një person pasi ka pirë një shishe verë, thërret
kamerierin dhe i thotë:
"Më
falni, e di që jam bërë tapë, por më sillni edhe një shishe tjetër". Të
ankuarit është një prej zakoneve të përditshme më të përhapura: u ndodh
të gjithëve, në restorant, supermarket, butik, teatër, kinema, stadium,
me miqtë, prindërit dhe eprorët. Arsyet janë nga më të ndryshmet:
padrejtësi, mungesë respekti, gabime, por nxisin gjithmonë të njëjtin
reagim: ankimin.

Tashmë një libër dhe një sajt interneti anglez,
japin këshilla mbi argumentin në fjalë përmes një manuali, i cili kryen
në një farë mënyre edhe rolin e drejtuesit dhe këshilluesit (për
shembull si të kemi sukses pas ankimit). Një psikolog anglez shpjegon
në librin e tij "The joys of complaining", të publikuar këto ditë,
shumë faktorë që lidhen me ankimin. Shpesh të ankuarit i bën mirë
shëndetit, madje të jep një ndjesi lehtësimi dhe nëse nuk të kënaq, të
paktën të bën të ndihesh mirë. James Walker, paladin i të drejtave të
konsumatorëve, ka hapur një faqe interneti për çështjen ankimin
"Disputer. com", ku përmes një forumi, njerëzit mund të përballen me
njëri-tjetrin dhe qahen në mënyrë arsyeshme dhe produktive.

Këshillat
e përmbledhura nga gazeta angleze "Observer", që para dy ditësh i
kushtoi një artikull fenomenit janë të shumta dhe të ndryshme. Njëra
prej tyre është: "Prit çastin e duhur, mos humb kohë; mos ngurro, por
fillo menjëherë të qahesh". Një këshillë tjetër duket sikur të mëson të
kundërtën, por në të vërtetë plotëson të parën: "Ki durim. Mos e lësho
veten, mos u dëshpëro, mos hiq dorë, nëse shikon që ankesat e tua të
para nuk kanë efekt: shumë kompani ndjekin një politikë precize për
çështjen në fjalë, të mos u përgjigjen protestave të para, sepse janë
të bindur se konsumatori do të lodhet dhe pas pak kohësh nuk do t‘i
shqetësojë më". Një tjetër këshillë është që të mos e humbisni durimin,
të mos nxeheni, të mos inatoseni dhe kryesorja të mos ofendoni të
tjerët, sepse nëse ndodh kjo atëherë, ajo e juaja nuk do të quhet më
"ankesë", por fyerje. Nuk duhet të harroni që hakmarrja është një pjatë
që serviret gjithmonë e ftohtë.

"Kompanitë e ndryshme nuk
tremben nga inati i një konsumatori", thotë psikologu. "Ankthi i tyre
është se mos besimi i një konsumatori të zakonshëm thyhet. Kështu, kur
të paraqisni ankesën tuaj, jepini kohë palës tjetër t‘ju bëjnë për
vete. E vetmja gjë që duhet të bëni është t‘u thoni: ‘Nga unë nuk do të
merrni më asnjë qindarkë‘. Qëndroni indiferentë ndaj ofertave të tyre
dhe do të shihni se sa shumë kompani të tjera do të bëjnë çmos për të
rifituar besimin tuaj". Gjithashtu, duhet të jeni gjithmonë të qeshur:
një batutë, edhe pse nuk ju bën për të qeshur, ka efekt më të mirë sesa
një e bërtitur ose kërcënim.

Libri dhe faqja e internetit ju
kujtojnë se, zakonisht mënyra më e mirë për të formuluar një ankesë
është letra, e dërguar me postë (jo me e-mail), me sistemin e dikurshëm
të komunikimit. Funksionon më shumë sesa një ankesë e dërguar përmes
postës elektronike e-mail, e bërë me telefon apo ballë për ballë.
"Letra perfekte e dhimbjes së barkut", thekson krijuesi i faqes së
internetit "Disputer.com" përmban elementë të ndryshëm. Këshilla e parë
është të hiqeni sikur jeni të mirinformuar. Pala tjetër lehtësohet kur
kupton se konsumatori nuk është i informuar. Këshilla e dytë: tregohuni
të besueshëm për të tjerët. Thojuni që "ju keni qenë gjithmonë
kompania, restoranti, zyra e preferuar". Firmat e ndryshme e dinë se
është më mirë të bësh për vete një klient të ri sesa të ruash një të
vjetër. Këshilla e tretë është të zbuloni se si administrohet një
firmë, restorant ose dyqan për të cilin dëshironi të ankoheni. Nëse pas
10 ditësh nuk merrni përgjigjen e parë, atëherë mos hiqni dorë derisa
të shkoni te drejtori i përgjithshëm. Nëse nuk funksionon as kjo
mënyrë, këshilla e fundit është t‘i drejtoheni avokatit. Nëse gjërat
nuk zgjidhen as me këtë të fundit, të paktën avokati do t‘iu
ngushëllojë për gjithçka që keni nevojë, madje edhe për paratë e
humbura.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
 
Shkenca e të ankuarit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Sociologji-
Kërce tek: