Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 E rrrallë në Fier, 14 vjet, rastësisht me një burrë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
H.iT
Webmaster
Webmaster



Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

E rrrallë në Fier, 14 vjet, rastësisht me një burrë Empty
MesazhTitulli: E rrrallë në Fier, 14 vjet, rastësisht me një burrë   E rrrallë në Fier, 14 vjet, rastësisht me një burrë EmptySat May 30, 2009 1:10 pm


E rrrallë në Fier, 14 vjet, rastësisht me një burrë 1241003647-rastesisht-ne-fierRastësisht
me burrë! Është titulli i një filmi humoristik, po në këtë rast nuk
bëhet fjalë për film, po për një histori reale me vendndodhje në
qytetin e Fierit.
Ju
ka ndodhur ndonjëherë që papritur të zbuloni se dikush është martuar me
ju, por ju nuk e dini?! Madje, pas disa vitesh martesë, të zbuloni
emrin e bashkëshortit e më pas të merrni vesh se jeni një njeri i
paregjistruar në asnjë copë letër të regjistrave?

Me siguri që
nuk ndodh përditë. Por zonjusha M., e datëlindjes 1971, lindur dhe
banuese në Fier, lagjja "16 Prilli", ka zbuluar se para 14 vjetësh
"ishte martuar". Pa dijeninë e saj. Ngjarja e habitshme që ka marrë më
pas rrugën gjyqësore, u zbulua rastësisht para disa muajsh, kur M. ka
shkuar në zyrën e gjendjes civile të këtij qyteti për t'u pajisur me
një certifikatë dhe ka marrë përgjigje negative nga punonjësi i kësaj
zyre.

Ai i ka thënë se ajo nuk e kishte emrin aty, pasi
rezultonte "të ishte shpërngulur pas martesës më 25 gusht të vitit
1995". Madje, në dokumente ishte edhe emri i bashkëshortit. Quhej
Asllan Sh. nga fshati Dermenas i Fierit. Pas ankimit të 38-vjeçares, ka
qenë prokuroria që ka ngritur një padi ndaj zyrës së gjendjes civile të
qytetit të Fierit dhe asaj të komunës Dermenas. Objekti i padisë ishte:
"Konstatimi i pavlefshmërisë absolute të aktit të martesës".

Pas hetimeve të njëpasnjëshme të kryera nga grupi hetimor, rezultoi se,
sipas dokumenteve, kjo "martesë" është lidhur në zyrën e gjendjes
civile të Bashkisë Fier, me numër akti 107, datë. 25.08.1995, si
vendbanimi i njërit prej bashkëshorteve të ardhshëm. Historia
zhvendoset në Dermenas. Është bërë verifikimi edhe në zyrat e gjendjes
civile të kësaj komune, si vendbanim i bashkëshortit të saj dhe ka
rezultuar se ky shtetas nuk figuron në regjistrat e kësaj zyre.

Pra, shtetasja M. H është ç'regjistruar nga regjistri i gjendjes civile
të Bashkisë Fier, për shkak të martesës së saj, dhe nga ana tjetër nuk
figuron e regjistruar gjëkundi. Fakt tjetër është se as bashkëshorti i
saj "imagjinar" nuk figuron i regjistruar në regjistrat e kësaj komune
dhe as të rrethit të Fierit.

E gjitha të ngjan më një histori
telenovele, por që ka ndodhur. Nuk është zbuluar se kush e ka martuar
vajzën dhe pse ia ka bërë këtë "dhuratë", por është e sigurt se dora e
një njeriu e ka çregjistrua dhe e ka martuar atë. Më tej janë bërë
verifikime për rregullsinë e aktit të martesës së këtij çifti. Siç
pritej, janë vërejtur parregullsi edhe në këtë "lidhje martese". E para
është se nuk ka pasur dëshmitar, gjë që është e detyrueshme sipas kodit
të familjes (përveç bashkëshortëve të ardhshëm, duhet të marrin pjesë
dy dëshmitarë madhorë dhe nëpunësi i gjendjes civile).


fund të gjykimit, me vendimin nr. 210, të datës 10 shkurt 2009,
gjyqtari Taulant Banushi, ka vendosur në favor të paditëses M., duke e
liruar atë nga "burri" që nuk ekzistonte.

"Gjykata, në bazë
të nenit 306 K. Pr. Civile, vendosi: Pranimin e padisë, konstatimin e
pavlefshmërisë së martesës të lidhur me aktin nr. 107, dt. 25.08.1995,
në zyrën e gjendjes civile, Bashkia Fier", - thuhet në vendimin që i
jep fund kësaj çudie të gjendjeve civile shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
 
E rrrallë në Fier, 14 vjet, rastësisht me një burrë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rastesisht milionere, cifti ne kerkim nga policia
» SHBA: Niveli i papunësisë më i larti në 25 vjet
» Modelja angleze Katherine Dalton ndërron gjinien, bëhet burrë.!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: V.I.P & Show Biz-
Kërce tek: