Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Është koha e Batman!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
H.iT
Webmaster
Webmaster



Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

Është koha e Batman! Empty
MesazhTitulli: Është koha e Batman!   Është koha e Batman! EmptySat May 30, 2009 1:11 pm


Është koha e Batman! 1225083528-batmanSuperheroi
Batman rikthehet. Ndonëse në titullin e filmit nuk e ka emrin, në
poster është sim boli i tij i përflakur dhe i pangatërrueshëm, që të
fton të shikosh edhe një seancë më shumë të betejës së pafundme mes së
mirës dhe së keqes. Pasi theu të gjitha rekordet e mundshme të
arkëtimeve, pasi tronditi botën e kinemasë dhe fansave me rolin e
fundit të aktorit Heath Ledger, The Dark Knight shënon edhe stacionin e
tij shqiptar. Përgjithmonë Batman Ose vdis si hero, ose do të jetosh aq
gjatë sa të shikosh si shndërrohesh në një kriminel.
Ky
është lajtmotivi që shënon rikthimin e Batmanit në ekranin e madh tre
vjet pasi historia e tij filloi (Batman Begins). Në filmin e parë të
regjisorit Kristofer Nolan (Christopher Nolan), heroi rrëfente fillimin
e tij, rrugëtimin drejt fuqive dhe konsolidimin e karakterit të tij.
Tani në "The Dark Knight", ai nuk është më një fillestar, por një
bilioner me emrin Brus Uejn (Bruce Wayne), i plotfuqishëm jo vetëm me
para, por edhe me bindjen e sigurinë e plotë për atë që bën. Por
pikërisht këtu fillon dilema e Batmanit. I njohur ndryshe si kalorësi i
zi i qytetit të Gotham-it, ai mbetet mes idesë për të gjetur një
mbrojtës të denjë dhe pa maskë për banorët dhe dëshirës për të
ndëshkuar deri në fund kriminelët. Me pak fjalë, qyteti ka nevojë të
shpëtohet dhe ka nevojë për kalorësin e tij të bardhë, atë që nuk
fshihet pas një maske. Por nuk ka ardhur ende çasti i duhur.

Krimi
i organizuar në qytet është shumë i fortë dhe prokurori Harvi Dent,
pavarësisht dëshirës së tij për të vendosur paqen te banorët, nuk ia
del dot. Falë aleancës dhe lidhjes me disa personazhe të tjerë, Batman
do të përpiqet të ndalojë të keqen që ka mbërritur në Gotham nën formën
e një klouni psikopatik. Është Xholi që rikthehet në luftën e tij me
Batman, vetëm se këtë herë palaçoja është më i sofistikuar se në filmat
e tjerë dhe nuk i intereson asgjë përveç shkatërrimit të qenies
njerëzore. Sfida është mes të dyve dhe një finale surprizë të bën të
mendosh jo vetëm për aksionet spektakolare të Batmanit me makinën e
motorin e tij, por edhe për luftën mes së mirës dhe së keqes. Madje
mund të thuhet se është një dyluftim psikologjik po aq i pëlqyer sa dhe
shpikjet e superheroit. Një superprodhim i supershikuar Kur studio
"Warner Bross" vendosi të rifillonte xhirimet e "The Dark Knight", e
dinte mirë se miti i Batmanit vazhdonte të kishte sukses, e për më
tepër "Batman Begins", i shfaqur në vitin 2005, kishte vërtetuar se
simpatia e publikut për kalorësin e zi nuk ishte shterur, pavarësisht
kalimit të viteve. Kështu që 2006- ën, studio kërkoi sërish regjisorin
Kristofer Nolan, i cili në fund të "Batman Begins" ishte shprehur i
bindur se nuk do të kishte një vijim të historive të Batmanit.

Por
në fakt, funksionoi thënia "Kurrë mos thuaj kurrë". Regjisori, së
bashku me vëllanë e tij, Xhonatan Nolan (Jonathan Nolan), shkruan
skriptin e filmit të ri. Në shkrimin e historisë së filmit dha
kontributin edhe David S. Goyer, por ky, pasi pa filmin e përfunduar u
shpreh: "Nuk mund ta besoj që emri im është në një film kaq të mirë".
Më 31 korrik 2006, "Warner Bross" lajmëroi zyrtarisht fillimin e
xhirimeve për një vijim të "Batman Begins" me titullin "The Dark
Knight", i pari film që nuk ka në titull emrin e Batmanit. Studioja
vendosi të xhironte në Çikago për 13 javë, sepse Nolan kishte shënuar
"një përvojë të admirueshme" gjatë filmit të parë. Siç ndodh rëndom me
filmat e shumëpritur, në kohën e xhirimeve, filmit iu dha titulli i
rremë "Rory‘s First Kiss", për të punuar të qetë nga paparacët. Por
filmi shënoi edhe shumë sheshe xhirimi, si në Los Anxhelos, Hong Kong e
Londër, madje pikërisht këtu është realizuar një shpërthim në
"Battersea Power Station".

Për pasojë, disa rezidentë lokalë
telefonuan në polici, duke thënë se një sulm terrorist kishte nxjerrë
jashtë funksionit stacionin. Por në të vërtetë, ishte vetëm një nga
skenat e filmit "Batman 2 - Kalorësi i Zi" . Produksioni i filmit
mbaron dhe studioja fillon një fushatë të fortë promocionale, por
fushata nuk ishte asgjë para efektit që shkaktoi te fansat vdekja e
papritur e aktorit Heath Ledger. Aktrimi në "The Dark Knight" është i
fundit i jetës së tij, më i ploti dhe ndoshta më i arriri. Filmi i
kalon të gjitha parashikimet në arkëtime, por edhe nga kritika mbledh
shumë vlerësime të mira. Sajte të tëra në internet ngërthyen fansat që
ende vazhdojnë të mbajnë gjallë mitin e Batmanit së bashku me
kundërshtarin e tij të fortë, Xholi. Deri tani, arkëtimi i "Batman 2 -
Kalorësi i Zi", siç vjen me titullin në shqip "The Dark Knight", shënon
mbi 526 milionë dollarë në të gjitha kinematë e botës, një audiencë që
vetëm "Titanic" e kalon. Christian Bale, Batman me kostum të ri
Rikthimin e tij në rolin e Batmanit, Kristian Bejl (Christian Bale), e
quan një konfirmim të suksesshëm të rolit të parë në "Batman Begins".

Duke
iu referuar rolit të tij, Bejl thekson se "tani publiku nuk ka më para
vetes një djalë të ri që kërkon përgjigje, por një burrë me fuqi, i
cili kërkon të bëjë dallimin mes zotërimit të fuqive dhe përdorimit të
tyre". Bejl mendon se roli i Xholit nuk e eklipson aspak Batmanin, pasi
në filmin e parë, karakteri i tij është ndërtuar më së miri. "Nuk kam
probleme me konkurrencën që mund të bëjë ndonjë personazh tjetër. Dhe
kjo e bën filmin më të mirë". Ai filloi të stërvitej sërish për rolin e
tij, por, në fakt, nuk ishte e nevojshme që të vinte shumë muskuj si në
filmin e parë, pasi kostumi i ri i Batmanit ishte më praktik dhe i
lejonte të kryente më shumë lëvizje. Kostumi i Batmanit në këtë film
është më i sofistikuar, ashtu si makina dhe motori i tij. Ai është i
përbërë nga 200 pjesë plastike, metalike dhe materiale të tjera si
najloni.

Kostumografët i shtuan edhe lentet e bardha, të cilat
e bënin Batmanin më joshës në errësirë dhe duke e bërë të ngjashëm me
fumetet ku ka lindur personazhi. Ndonëse kostumi i ri peshonte tetë
paund më shumë se i vjetri, Bejl është shprehur se ndihej më mirë me
veshjen e re, pasi ishte më e lehtë për t‘u veshur. Ka dhe një tjetër
gjë për të cilën adoleshentët çmenden pas Batmanit, mjeti i tij
lëvizës, që në këtë film është një "Batpod", një rikrijim i "Batcycle".
Dizajnuesit modeluan gjashtë të tillë për të pasur motorë rezervë gjatë
incidenteve të ndryshme në sheshxhirim. Heath Ledger, "Oskar"
post-mortum As kostumi i ri i Batmanit dhe as "Batpod"- i i tij nuk
mund të lënë në hije Xholin. Regjisori dhe skenaristët vendosën të mos
eksploronin origjinën e Xholit, por ta portretizonin karakterin e tij
si absolut. Për këtë rol, kishin shfaqur interes Robin Williams, Lachy
Hulme, Paul Bettany dhe Adrien Brody. Por regjisori kishte përzgjedhur
Heath Ledger. Kur e pyetën Kristofer Nolan, se "përse Heath Ledger për
Xholin?", ai u përgjigj: "Sepse është trim".

Për t‘u
përgatitur për rolin e Xholit (Joker) Hedh Lexher (Heath Ledger)
jemuaj, duke formuluar psikologjinë e karakterit, sjelljen dhe zërin e
tij (ky i fundit më i vështiri). Ai filloi një ditar, në të cilin
shkroi mendimet e ndjenjat e Xholit, për të udhëhequr veten gjatë
xhirimeve. Madje, ai lexoi dy librat komikë "Batman: The Killing Joke"
dhe "Arkham Asylum: A Serious House on Serious Earth". Lexher mori
frymëzim gjithashtu nga filmi "A clockwork orange". Dhe në fakt,
performanca e Hedh Lexher është nga më të mirat e vitit, aq e fortë, e
frikshme dhe e përsosur saqë ka lënë pas edhe Xholin e Xhek Nikolson.
Një nga aktorët e filmit, Majkëll Kejn (Michael Caine), tregon se,
gjatë xhirimit të një skene me Xholin, ka shtangur aq shumë nga frika
sa ka harruar fjalët e dialogut. Shumë kritikë vlerësojnë veçanërisht
Hedh Lexher dhe kjo, jo për shkak të vdekjes së papritur dhe në moshë
të re. Me të drejtë, disa prej tyre shkruajnë se Lexher ka shumë
mundësi që të fitojë me Xholin e tij një "Oskar" pas vdekjes. Fansat ia
kanë dhënë tashmë. Dhe nuk do të harrojnë fytyrën e tij të lyer prej
klouni, të cilën Lexher e ndërtoi me mund e sakrificë.

Vetë
regjisori, pas vdekjes së Lexher, më 22 janar 2008, ia kushtoi filmin
kujtimit të tij dhe të teknikut Conway Wickliffe, i cili vdiq gjatë
xhirimeve në një aksident me makinë që po e përgatiste për një skenë
aksioni. Dy fytyrat e Aaron Eckhart Është edhe një protagonist i tretë
në "Batman 2 - Kalorësi i Zi". Është ai që vetë Batman e quan një
kalorës të bardhë, Kryeprokurori i qytetit, Harvey Dent, që duhet të
ndalë krimin dhe të kthejë besimin e njerëzve te ligji dhe rregullat e
një shoqërie. Matt Damon ishte zgjedhja e parë e regjisorit për këtë
rol. Para se të vendosej për Aaron Eckhart, në garë ishin Hugh Jackman,
Ryan Philippe, Live Schreiber, Jake Gyllenhall dhe Josh Lucas.
Regjisori kërkonte një fytyrë të denjë për një gjykatës amerikan, por
kishte edhe dëshirë që me këtë personazh të ravijëzonte idenë e
njerëzve të mirë, që padashur shkojnë në rrugë të keqe.

Vetë
Aaron Eckhart e përshkruan portretizimin që i ka bërë Harvey Dent si
një ardhje simultane nga të qenit pjesë e së njëjtës botë me Batman
(Dent është kalorësi i bardhë i Gotham). Ai shprehet se, për krijimin e
personazhit të tij, ka kërkuar "ngjashmëritë dhe tensionin mes të dyve,
për të gjetur çfarë e bashkon dhe e ndan nga Batmani". Në krah të
"dyfytyrëshit" siç quhet në film, luajnë edhe shumë aktorë të tjerë të
njohur, që i shtojnë pasurinë filmit. Është Morgan Freeman e Michael
Caine, që janë krahu i djathtë i Batmanit, Gary Oldman dhe vajza e
dashuruar nga dy kalorësit, Maggie Gyllenhaal në rolin e Rejçëlit të
luajtur më parë nga Katie Holmes.

Christian Bale: E vërteta që njerëzit nuk e dinë

Fillojmë
duke folur për personazhin tuaj. Nga një pikëvështrim, Bruce Wayne
duket sikur ka të gjitha veset dhe virtytet e një njeriu të shoqërisë
moderne. Duket sikur ka dyshimet që bota në të cilën jetojmë i ngjall
te njerëzit. A jeni i një mendjeje? Unë do ta përkufizoja më shumë
klasik se modern, është më i ngjashëm me një hero të mitologjisë greke.
Nuk besoj se ka tek ai ndonjë lidhje me kohën tonë, pasi nuk shikoj
shumë njerëz të ngrenë krye si ai dhe të luftojnë për atë që besojnë.
Është diçka e pazakontë për kohët tona. Nuk ka shumë njerëz që
sakrifikojnë ekzistencën e tyre për një ideal apo për altruizëm. Për më
tepër, është një personazh dual, pra më klasik se modern, sepse pjesa
më e madhe e njerëzve të sotëm nuk e pranojnë dualitetin. Njerëzve nuk
u pëlqen që të kenë një anë të fshehtë dhe të errët, ndërsa në fakt,
duhet ta kenë atë. Për pasojë, është shumë joshëse të shohësh dikë që
lufton me anën e vet të errët. Ky Batman ka një zhvillim ekstrem të
dhunës, ka një dëshirë të fortë për urrejtje, por nga ana tjetër, ka
një dhunti altruizmi të fortë, një ndjenjë që kërkon ta kultivojë në
nder të prindërve të tij.

Ashtu
si në filmin "Batman Begins", edhe te "The Dark Knight" Batman/Bruce
duhet të përballet me pasojat e zgjedhjeve që bën në jetën private dhe
publike...


"Batman Begins" ishte një film më i thjeshtë.
Bruce ishte një i ri i inatosur, naiv, me shumë dhimbje dhe zemëratë,
që kërkonte të ndryshonte gjërat, që donte të bënte mirë, por që e
dinte se nuk kishte aftësi për ta bërë këtë. Nisej në një udhëtim për
të marrë fuqi dhe për t‘u kthyer me përvojë e i ndryshuar. Tani ka
arritur gjithçka, tani është mendja e tij ajo që duhet të luftojë. Si
kundërshtar ka Xholin, një personazh shumë inteligjent, i përkushtuar
ndaj kaosit dhe shkatërrimit, që përpiqet t‘i tregojë Batmanit dhe
qytetit të Gotham-it se të besuarit në rregulla e hipokrizi është e
kotë, sepse nuk bën pjesë në natyrën njerëzore. Kërkon ta shtyjë
Batmanin që të thyejë kodin e tij moral: të mos vrasë. "The Dark
Knight" është një film më inteligjent dhe më simbolik se i pari.

Fundi
i filmit duket sikur të çon te hipokrizia, duke thënë se shoqëria e
njerëzit nuk janë gati për t‘u përballur me të vërtetën?



fakt kështu mbaron, me personazhin tim që thotë se e vërteta nuk mund
të bëhet e njohur për njerëzit. Batman është një njeri i gatshëm për të
marrë fajin, edhe kur nuk ka faj. Është një veprim shumë i fisëm, një
finale e bukur, sepse është e zgjuar. Veprimi i tij është i fisëm,
sepse ai gënjen. Është një kontradiktë e madhe, që Chris Nolan e ka
realizuar mrekullisht, sepse ajo duket e besueshme.

Po ju çfarë qëndrimi mbani kundrejt kësaj kontradikte në film?

Eh,
shpreson gjithmonë që jeta të jetë më e thjeshtë se kaq. Shpreson
gjithnjë që e vërteta të dalë në shesh dhe duhet të dalë. Mund të duket
e çuditshme të thuash që njerëzit shpesh nuk e dinë të vërtetën, por
kjo ndodh shpesh. Është një çështje shumë impenjative, interesante. Do
të të pëlqente që gjërat të mos ishin kështu, por nuk mund t‘ia mohosh
vetes. Dhe filmi e demonstron këtë më shumë se një herë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
 
Është koha e Batman!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: V.I.P & Show Biz-
Kërce tek: