|
| Çaj për mëngjes dhe gjumë të ëmbël | |
| | Autori | Mesazh |
---|
PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Çaj për mëngjes dhe gjumë të ëmbël Sat May 30, 2009 1:15 pm | |
| Çaj për mëngjes dhe gjumë të ëmbëlDikur anglezët i kanë pasur vetëm dy shujta buke, mëngjesin dhe darkën, kështu që është dashur që urine e mesditës ta shtyjnë deri në mbrëmje. Kështu filluan të organizojnë “kohën e çajit” ku së bashku me të janë shërbyer edhe me sandviç dhe ëmbëlsira. Mirëpo, kjo ka ndodhur në shekullin XIX, përderisa sot ky ritual paraqet më tepër histori sesa realitet. Çaji ka prejardhje nga Azia. Për më shumë se mijëra vite kultivohet nga Kina, kurse më vonë ka filluar të kultivohet dhe në viset tjera të botës. Druri i çajit është shumë i qëndrueshëm, i gjelbër dhe në formë shkurreje, që mund të arrijë lartësi deri në 5 metra, edhe pse kultivuesit mundohen që gjatë kultivimit mos ta lejojnë të rritet më shumë se 1m në mënyrë që të lehtësohet vjelja e gjetheve të çajit. Gjethet duhet të jenë sa më të reja, të freskëta, që vlera e çajit të jetë e lartë. Gjethet janë me ngjyrë të gjelbër të mbyllur, pa erë, përderisa lulet janë të bardha, të mëdha dhe me erë të këndshme që i ngjasojnë jasminit. Ndiqni këshillat e mëposhtme, marrë nga “Imedica Family” për të vlerësuar rëndësinë e çajit në organizëm. | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Çaj për mëngjes dhe gjumë të ëmbël Sat May 30, 2009 1:16 pm | |
| Tipat kryesor të çajit janë: 1. Çaji i zi i cili është plotësisht i fermentuar dhe i oksiduar, për të cilën arsye ka edhe ngjyrë të errët, pihet kryesisht në Amerikë dhe Angli. 2. Çaji i gjelbër, nuk është i oksiduar, ka ngjyrë ari në të gjelbër, pihet në Azi, por jo edhe në perëndim. Ka aromë të këndshme dhe është mjaft i shëndetshëm. 3. "Oolong” paraqet përzierje të çajit të gjelbër dhe të zi. Tek ne, çajrat përgatiten kryesisht nga tipet bimore aromatike, apo edhe me shtesë të vajrave aromatike eterike. Çajrat paraqesin përzierje të pjesëve të bimëve të situra, apo të pa situra, të cilat përdoren për përdorim të jashtëm dhe të brendshëm. Çajrat janë përgatesa nga ekstraktet e bimëve. Ekstraktimi paraqet ndarjen e përbërësve shërues nga pjesët e bimëve (drogave bimore) me ndihmë të tretësve të caktuar dhe përdorimin e metodave për standardizim. Në mënyrë që një gotë me çaj të na ”kënaqë” dhe përmbushë nevojat e përdorimit të tij gjatë ditës, atë duhet përgatitur në mënyrë të drejtë: Infuzet – përgatiten nga pjesët e njoma të bimës, të cilat përmbajnë substanca termolabile (vajra eterik). Shumë lehtë mund të kuptoni se nga cilat bimë mund të përgatisni infuz, pasi që në rast të fërkimit të pjesëve aromatike të bimës ndjehet aromë e lehtë dhe e këndshme e vajit eterik (mentë, limon). Përgatitet në atë mënyrë që droga bimore (çaji) përvëlohet me ujë të valuar, mbyllet dhe lihet të qëndrojë për 10 minuta. Kështu përgatiten infuzet e kamomilit, mentës, sherbelës, blirit dhe të tjera. | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Çaj për mëngjes dhe gjumë të ëmbël Sat May 30, 2009 1:16 pm | |
| Dekoktet – përgatiten me ekstraktimin e drogave bimore në temperaturë të lartë. Për shembull marrim dekoktin e lule kaçës, i cili përgatitet ashtu që droga përvëlohet me ujë dhe lihet të valojë në temperaturë të lartë. | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Çaj për mëngjes dhe gjumë të ëmbël Sat May 30, 2009 1:16 pm | |
| Maceratet – përgatiten me ekstraktimin e drogave bimore në temperaturë të dhomës. Pra, pjesët e bimëve lagen me ujë të ftohët dhe lihen të qëndrojnë në temperaturë të dhomës. Në këtë mënyrë përgatiten drogat bimore të cilat përmbajnë substanca termolabile dhe tajuese (mullaga e bardhë). | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Çaj për mëngjes dhe gjumë të ëmbël Sat May 30, 2009 1:16 pm | |
| Përbërësit kryesor të çajit janë: kofeina, teobromina, teofilina, adenina, rutina, vajrat eterik, goma arabike, dekstrina, yndyrat, dyllërat, proteinat, tanina dhe shumë lëndë të tjera. Çaji i zi përmban vitaminën C, B1, B12, acid nikotinik dhe pantotenik, Paraqet antioksidues të fortë dhe përdoret tek shumë dieta ku duhet futur në organizëm sasi të madhe të lëngjeve varësisht nga aktiviteti fizik i organizmit.
Llojet më cilësore të çajrave përmbajnë më së shumti taninë. Vlera dhe cilësia e çajit matet me sasinë e substancës mjekuese në të – kofinës, në bazë të aromës dhe shijes. Mirëpo veprimi i çajit është më i fortë në rast se përmban më shumë kafeinë. Kafeina - Nxit cipën e trurit të madh, me ç’rast ulet dëshira për gjumë, gjegjësisht rritet mundësia për të qenë i zgjuar dhe qëndrueshmëria psikomotorike është në rritje e sipër. Ndikon edhe në sistemin kardiovaskular, relakson muskujt e bronkeve (që ka rëndësi terapeutike), rrit sekretimin e acidit klorhidrik ne lukth e me atë edhe diurezën. Pra, çaji zvogëlon dhe parandalon lodhjen dhe gjumin, sidomos ndikon si çlodhës tek lodhjet psikike. Çaji poashtu mundëson punën më të mirë të muskujve (përshpejton reflekset), gjë që ndihmon në punën e përditshme të sportistëve, pilotëve dhe drejtuesve të makinave. Përdorimi i shpeshtuar i çajit ngarkon punimin e mëlçisë. Prandaj preferohet të pihet çaj i ”duhur” në kohë të ”duhur”. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Çaj për mëngjes dhe gjumë të ëmbël | |
| |
| | | | Çaj për mëngjes dhe gjumë të ëmbël | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |