|
| Foshnja nuk "stërvitet" si këlysh | |
| | Autori | Mesazh |
---|
PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Foshnja nuk "stërvitet" si këlysh Sat May 30, 2009 1:30 pm | |
| Foshnja nuk "stërvitet" si këlyshdr. Linda SpahiuPo ju përshkruaj një tablo pastërtie, e cila, për fat të keq, do t'ju duket normale: Nëna e mirë, e edukuar dhe aftë të edukojë fëmijën me rregull dhe pastërti, e aftë ta mbrojë nga sëmundjet, mban një higjienë shembullore. Ajo shquhet për pastërti dhe nikoqirllëk. Fëmija i saj është gjithmonë i pastër, sa të vjen mirë ta përqafosh, ta puthësh dhe ta mbash në prehër. Ajo e ushqen fëmijën me gji sipas orarit. Sipas këshillës së mjekut, nuk e mban gjatë në gji dhe në kohën e duhur, kur fëmija i afrohet vitit, ia heq gjirin për ta bërë fëmijën të ushqehet në mënyrë të larmishme. Ajo nuk e tund fëmijën dhe nuk e mban hopa gjithë ditën, duke e mësuar keq. Nuk e lejon fëmijën ta fusë gishtin në gojë dhe, nëse ndodh, ia lidh gishtin me lecka të lyera me piper. Ajo e ndërron, e lan e shpëlan fëmijën menjëherë sapo ndotet. Nuk duron asnjëherë të lejojë që fëmija i saj të vijë erë. Të gjithë fëmijët e saj, qysh prej muajve të parë, i ka mbajtur për t'i mësuar refleksin e urinimit dhe jashtëqitjes. Që 8 ose 10 muajsh fëmijët e saj e tregojnë dhe nuk ndoten. Nuk urinojnë në krevat. Nuk prekin objektet me dorë nëse ato nuk janë sterile. Edhe natën e mban uturakun pranë krevatit të kontrolluar, të pastër, në vigjilencë të plotë. E vendos fëmijën në uturak, para dhe pas ushqimit, në orare dhe në rregull. Në shtëpinë e saj ka qetësi dhe rregull, lodrat e fëmijëve janë të paprishura dhe në vendin e duhur. Fëmijët e saj janë të urtë, nuk njohin të thonë "s'dua" dhe "jo". Fëmijët e saj nuk janë grindur kurrë dhe hanë çdo ushqim, duke mbaruar pjatën... | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Foshnja nuk "stërvitet" si këlysh Sat May 30, 2009 1:30 pm | |
| Ju përshkrova një nënë "model", që "di" të edukojë fëmijët, të rregullt dhe nikoqire. Ju duket vërtetë normale?! Në fakt ju kam përshkruar një situatë të rëndë dhe kushte të tmerrshme për rritjen e fëmijës. Gjithçka përshkrova më lart është gabim, fjalë për fjalë. Janë studimet që vërtetuan se edukimi i hershëm duhet shoqëruar me periudhën e kundërshtimit dhe të revoltës së foshnjës dhe fëmijës, kundër vullnetit të edukuesit, për plotësimin e nevojave natyrale. Kërkesa dhe synimi i nënës për ta edukuar fëmijën të pastër shumë shpejt është një obskurantizëm i trashëguar mëse dy shekuj e këtej nga nëna te vajza e kështu me radhë. Kjo sjellje e quajtur edukative është përverse, sepse bën edukimin e njeriut si një "stërvitje" të këlyshit të kafshët. | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Foshnja nuk "stërvitet" si këlysh Sat May 30, 2009 1:30 pm | |
| Procesi i jashtëqitjes bashkëshoqëron pulsionet e dëshirave të pjesëve fundore të trungut të trupit. Nëse nëna quan të këqija, i përjashton, i vigjëlon si armiq nevojat, para se vetë fëmija të ketë bërë diferencën se ai është një gjë e ndarë nga jashtëqitjet e veta, groposen pulsionet e dëshirave fundore për shkak të fajësisë, me të cilën ngarkohen të dyja proceset bashkë: dëshirat dhe nevojat. Kështu që një fëmijë 10 muajsh ose një vjeç, ende pa u bërë zot i vetes tregon kur i vjen për të dalë jashtë. Prindërit që e kanë stërvitur këtë fëmijë i kanë borxh statusin e prindit, i kanë borxh dëshirës së fëmijës për të lindur pikërisht nga bashkimi i tyre seksual. Duke e stërvitur që në këtë moshë të jetë i pastër, nuk e konsiderojnë të barabartë në vlera me veten e tyre, nuk e konsiderojnë njeri. Stërvitja e unazave të jashtëqitjes në mënyrë të hershme godet aftësinë e fëmijës për t'u bërë pronar i organeve të veta, sepse ia kërkojnë këtë përpara se fijet nervore që perceptojnë nevojat e jashtëqitjes të jenë formuar plotësisht. | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Foshnja nuk "stërvitet" si këlysh Sat May 30, 2009 1:31 pm | |
| Si edukohet fëmija në mënyrë të drejtë * Kur fëmija është ende foshnje ndodh që nëna ta nuhas në të ndenjura për të parë nëse është ndotur apo jo. Këtë gjest nënat e shoqërojnë me komente dhe pasthirrma: "Uf! E paska bërë!" Ky koment i shoqëruar me bezdi, mërzi dhe egërsi, i krijon fëmijës idenë se nevojat e tij janë diçka e keqe dhe e gabuar. Në këtë rast nëna i imponon me dhunë fëmijës sistemin etik të së mirës dhe të keqes. Të së bukurës dhe të shëmtuarës. Ky vlerësim ka në bazë atë që ka provuar nëna dhe jo atë çka mund të provojë fëmija. * Në moshën 4-5 muajshe fëmija duhet të jetë shoqëruar me fëmijë të tjerë moshatarë dhe më të mëdhenj në moshë. Sistemet e tij të komunikimit duhet të thithin sinjale dhe mesazhe në të gjitha nivelet. Në moshën 8-9 muajshe fëmija ka shumë nevojë për kontakte me njerëz të tjerë, veç prindërve. Ky zgjerim kontaktesh i pasuron gjuhën e shprehjes, të tingujve, mimikës, imitimit, zbulimeve si atmosferë e parë shoqërore me shkallë të larmishme emocionesh dhe vlerash. | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Foshnja nuk "stërvitet" si këlysh Sat May 30, 2009 1:31 pm | |
| * Nëse fëmija ecën, në moshën 11-12 muajsh, duhet të kalojnë të paktën tre muaj përpara se t'i propozohet (jo t'i kërkohet) të kryejë nevojat e tij. Ky edukim duhet të fillojë vetëm mbi një vjeç e gjysmë - dy, me kushtin që fëmija të ketë të njëjtën liri në të ushqyer, sipas dëshirës së tij në sasi, kohë dhe zgjedhje. | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Foshnja nuk "stërvitet" si këlysh Sat May 30, 2009 1:31 pm | |
| * Rreth moshës 20 muajshe, e quajtur moshë e fjalës, fëmijës i duhet thënë gjithçka me fjalë, i duhet thënë emri i çdo gjëje që atij i intereson, i duhet emërtuar çdo objekt i shtëpisë, si quhet dhe përse shërben. | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Foshnja nuk "stërvitet" si këlysh Sat May 30, 2009 1:31 pm | |
| * Gjithmonë duhet kërkuar pastërti në jashtëqitje vetëm te fëmijët që kanë arritur të ecin lirisht, të vrapojnë, të kacavirren. Vetëm pasi fëmija të ketë mësuar veprimet agresive: të gjuaj topin fortë, të përpunojë objekte me duar të shkathëta, të jetë pronar i lëvizjeve hip dhe zbrit, të paktën pesë shkallë, të bëjë sforcime, të luajë me trupin e tij, të mësojë të përdorë thikën dhe gërshërën, të ngrejë pesha "të rënda". | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Foshnja nuk "stërvitet" si këlysh Sat May 30, 2009 1:31 pm | |
| * Për një fëmijë që ende ecën këmba dorës (fëmijët gjithmonë duhen stimuluar para se të ecin në këmbë që të zvarriten) dhe një fëmijë që nuk është ende në gjendje që të ushqehet vetë, edukimi i jashtëqitjes duhet të jetë i ndaluar. | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Foshnja nuk "stërvitet" si këlysh Sat May 30, 2009 1:32 pm | |
| * Para periudhës së kopshtit, në ambientin e të cilit fëmijët që nuk tregojnë nevojat mund të ndjehen keq, duhet të vendosen në "miqësi" shoqërie me tre-katër fëmijë të tjerë moshatarë. Në këtë shoqëri fëmijët janë alegro, me besim, të dashur nga prindërit edhe kur janë të ndotur. Inteligjenca e tyre spontane në lojë e bën të hyjë në garë me fëmijët e tjerë më të shkathët se ai. Duke qenë i lirë ta bëjë këtë garë, ndërkohë që luan, i pastresuar nga konkurrimi, këngëzat dhe vjershëzat, përrallëzat dhe përkëdhelitë i pasurojnë të foluren dhe fjalorin. tjerë më të shkathët se ai. Duke qenë i lirë ta bëjë këtë garë, ndërkohë që luan, i pastresuar nga konkurrimi, këngëzat dhe vjershëzat, përrallëzat dhe përkëdhelitë i pasurojnë të foluren dhe fjalorin. | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Foshnja nuk "stërvitet" si këlysh Sat May 30, 2009 1:32 pm | |
| * Nga 18 muaj deri në 3 vjeç, pa pasur një preokupim të parakohshëm, i fëmijëve u mësohet fjalori. Ky fjalor duhet të shoqërojë iniciativat e lëvizjes dhe të lojës me shkëmbime me të rriturit dhe fëmijët në grup. Është lumturi e madhe për fëmijët identifikimi me fëmijët e vegjël. | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Foshnja nuk "stërvitet" si këlysh Sat May 30, 2009 1:32 pm | |
| * Rreth moshës dy vjeç fëmija njeh seksin e tij, falë mënyrës se si flasin për të, nëse është femër apo mashkull. Por ai nuk kupton domethënien e këtyre shprehjeve deri në ditën kur, duke vërejtur vetë diferencat seksuale konfirmon fjalët e të rriturve, të shprehura me terma të saktë anatomik dhe të shpjeguar se çfarë kuptimi kanë në jetën e rritur të burrit dhe të gruas. | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Foshnja nuk "stërvitet" si këlysh Sat May 30, 2009 1:32 pm | |
| * Kur fëmija të ketë mbërritur 3 vjeç, prindërit duhet t'i kenë treguar atij emrat e të gjitha pjesëve të trupit, sipas fjalorit, gjë që prindërit, një pjesë, nuk e bëjnë. Ndodh që fëmijët 5-vjetarë nuk njohin emrin e veçantë të gishtit dhe të thoit, ngatërrojnë qepallën me qerpikun, sytë me vetullën, gojën me buzët, ngjyrën e syve dhe të flokëve, emrin e organit të seksit të tij. Përfytyroni një fëmijë mashkull, të cilit, i është treguar emri "zogu", për të emërtuar organin e tij seksual. Pastaj vijnë edhe zogjtë në pemë dhe në dritare. Çfarë telashi! | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Foshnja nuk "stërvitet" si këlysh Sat May 30, 2009 1:32 pm | |
| * Pasi fëmija ka arritur të flasë, të zotërojë trupin, të luajë për kënaqësi pa u bërë me faj për sjelljet e tij, fillon të dëshirojë të identifikohet me sjelljet e të rriturve. Vjen momenti, kur fëmija fillon të interesohet për jashtëqitjet e të rriturve. Atëherë i shpjegohet gjithçka. Por është shumë e rëndësishme që të mos detyrohet edhe ai ta bëjë. Fëmija ka kënaqësinë ta dominojë sjelljen e tij për jashtëqitjen thjesht sepse "do edhe ai të jetë i madh". Ndjehet krenar kur ia arrin. Ngushëllohet nëse dështon. Lumturohet kur hiqet pampersi. Femrat ia arrijnë më shpejt, meshkujt më vonë. Është e rëndësishme t'u shpjegohet me fjalë fëmijëve se urina dhe nevoja janë të ndryshme. Gjithashtu fëmijëve meshkuj duhet t'u kërkohet ta bëjnë jashtëqitjen ulur, por urinimin në këmbë. | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Foshnja nuk "stërvitet" si këlysh Sat May 30, 2009 1:32 pm | |
| Deri në moshën dy vjeç fëmijët nuk dinë të bëjnë dy gjëra njëkohësisht. Nëse gjatë jashtëqitjes vërejnë një lodër që iu intereson, e lënë "punën" e parë , merren me të dytën. Ndaj nuk duhen qortuar kurrë. | |
| | | PllumExe Antar/e
Numri i postimeve : 540 Filloi me : 26/05/2009 Mosha : 27 Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ
| Titulli: Re: Foshnja nuk "stërvitet" si këlysh Sat May 30, 2009 1:33 pm | |
| * Ndodh që fëmijët, të cilët gabimisht janë edukuar shpejt për jashtëqitjet, në fillim të kopshtit ose në klasën e parë t'u shpëtojë pa dashur në klasë. Kjo ndodh sepse, fillimisht është edukuar për t'i bërë qejfin nënës. Por është dhunuar dhe brenda tij ka kundërshti. Kjo kundërshti si një reaksion, edhe i pandërgjegjshëm, do ta bëjë të refuzojë të drejtën për liri. Por liria ka ankth, rebelimi paguhet. Ai e humb kontrollin. Trauma e fëmijës është e madhe nëse në këtë incident tallet, fyhet, dënohet publikisht. Në këtë mënyrë është dënuar njeriu i lirë i rebeluar, është deziluzionuar nga vetvetja. Dënimi fatal shmanget duke i thënë fjalët shpjeguese. I njëjti mekanizëm ndodh edhe në rikthimin e urinimit natën, për të cilin prindërit duhet të "ç'interesohen" për të mjekuar fëmijën. Nënat që kërkojnë edukimin e jashtëqitjes në emër të pastërtisë moraliste duhet të përpiqen të shmangin shtresëzimet e arsyeve të vërteta për këtë qëndrim. Ndoshta një nënë e martuar me një baba mohues dhe moralist, d.m.th pa dinjitet, të ndërgjegjësuar për erotizmin e tij seksual, është e lumtur të kompensojë mohimin dhe mangësinë femërore me fetishizimin e trupit të fëmijës që ia ka dhënë zoti. Kështu, nga ana e saj, ajo kënaqet duke quajtur gjë të mirë dhe edukuese kufizimin e të provuarit natyral të fëmijës të kënaqësive të tij të nevojës, si një terren harmonik për diferencimin e dëshirave. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Foshnja nuk "stërvitet" si këlysh | |
| |
| | | | Foshnja nuk "stërvitet" si këlysh | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |