ScientisT-BoY Antar/e
Numri i postimeve : 217 Filloi me : 27/05/2009
| Titulli: Të pathënat e Blerim Destanit Sat May 30, 2009 3:37 pm | |
| | Për shumë sh qiptarë është i njohur si aktor me famë dhe pjesëmarrjen e tij në mjaft filma në Hollivud, ndërsa për shumë të tjerë më tepër famë mori nga pjesëmarrja e tij ekskluzive në klipin më të fundit të Soni Malajt ‘Shpirti im binjak’. | Ky është Blerim Destani, aktori kosovar që ka fituar zemrën e shumë vajzave, mijëra fansave ndërsa vetë ndihet ‘i përkëdhelur’ nga suksesi që po korr. Në një intervistë për ‘Bluetooth’ Blerimi tregon gjithë angazhimet e momentit, bashkëpunimin me Sonin, duke zbuluar pak dhe nga jeta e tij private.
Ç’po bën së fundmi Blerimi. Ndonjë projekt në duar?
Momentalisht jam në fazën përgatitore për filmin belg “Dossier K”, ku unë luaj njërin nga rolet kryesore. Fazën e mësimit të gjuhës flamande e kalova dhe tani po vazhdoj provat intensive me kolegët belg dhe regjisorin. Për këtë rol edhe ushtrimet fizike që jam duke i kryer në mënyrë intensive janë pjesë përbërëse të përgatitjeve.
Je një aktor shumë i mirë dhe me mjaft famë. Çfarë të pëlqen më shumë nga profesioni që ke zgjedhur?
Shumëçka. Por më esencialja është se ky profesion më mundëson që në mënyrë permanente të hulumtoj vetveten. Ashtu siç thotë aktori ynë i madh Bekim Fehmiu - “Aktori është një minator që përherë gërmon brenda vetes”. Jam shumë dakord me këtë thënie të aktorit tonë të madh pasi pikërisht kjo edhe më jep kënaqësinë më të madhe.
Filmi i fundit që ke xhiruar? Na zbulo diçka rreth tij?
Unë do të kisha thënë: Filmi im më i ri që kam xhiruar është filmi “Get low”. Për mua ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme pasi pata mundësinë të luaj përkrah një ikone të aktrimit siç është Robert Duvall. Në “Get low” ishin të angazhuar edhe yjet: Bill Murray, Sissy Spacek, Scot Cooper, Lucas Black dhe Bill Cobbs. Filmi trajton jetën e një njeriu të moshuar, Felix Bush (Robert Duvall) i cili pas 45-vjetëve jetë në izolim në kasollen e tij në mes të pyllit, trondit qytetin me idenë që dëshiron të organizojë funeralin e tij. Dëshiron që vetë të jetë prezent gjatë funeralit të tij dhe ti dëgjojë gjithë fjalimet që do të mbahen për jetën e tij. Kjo, e ndan qytetin në përkrahës dhe kundërshtarë të idesë për një ceremoni të tillë. Gary, roli të cilin e luajta unë, është në anën e kundërshtarëve dhe mundohen ta pengojnë Plakun Bush.
Për shkak të punës që ke, udhëton mjaft në shtete të ndryshme. Cili është sadisfaksioni që ndjen, nga njëri shesh xhirimi në tjetrin?
Është një kënaqësi e pashpjegueshme. Që kur e lexoj skenarin dhe më pas kur përmbyllet marrëveshja e angazhimit unë në vete krijoj një imazh të procesit të punës që më pret, duke u nisur që nga sheshet te xhirimit e deri tek ekipi i produksionit. Deri më tani asnjëherë nuk më ka ndryshuar ai imazh me vet prezencën time fizike në sheshin e xhirimit. Më duhet të pranoj që përvoja ime paraprake në filmat: “Truth About Men” dhe “At World’s End”, ishte shumë dobiprurëse pasi ishin produksione më të vogla kështu që në mënyrë graduale u njoftova me atë industri kinematografike hollivudiane. Për mua të gjithë sheshet e xhirimit kanë një pikë të përbashkët, më mundësojnë që të udhëtoj në kohë dhe të përjetoj gjëra të ndryshme. Kjo është një satisfaksion i mrekullueshëm për aktorin.
Ju kemi parë pak ditë më parë në klipin më të fundit të Soni Malajt, ku vërehet prezenca ekskluzive e juaja. Si do ta cilësoje këtë bashkëpunim?
Ishte një kënaqësi e veçantë. Respekti që kisha për Soni Malajn para këtij bashkëpunimi vetëm sa është thelluar edhe më shumë.
Si vendose të jesh pjesmarrës në këtë klip?
Soni Malaj është një artiste që me punën e saj është imponuar në skenën muzikore duke dëshmuar vlera të mirëfillta artistike. Duke mos bërë shumë koketime me gjëra komerciale që zakonisht sjellin beneficione të tjera. Kjo më ka pëlqyer përherë. Këngën “Shpirti im binjak” e kisha dëgjuar dhe më pëlqente shumë. Ofertën e pranova me shumë kënaqësi pasi në vet ofertën ndjeva respekt reciprok që Soni kishte për mua.
Çfarë të pëlqeu më tepër nga Soni dhe me pak fjalë si do ta përkufizoje atë?
Soni është shumë e përkushtuar në punën e saj, kjo është dhe ajo që e mban atë në karrierën e saj. Me shumë kujdes i ruan ato që vet i ka krijuar. Është artiste me një ndjeshmëri të thellë, për ç’ka unë kam shumë respekt.
Duke qenë se klipi është mjaft i ndjekur këtu në Shqipëri, shumë fanse të tuat dëshirojnë të dinë diçka më tepër rrete teje. Si është e organizuar jeta e përditshme e Blerimit?
Çdo gjë varet nga ajo se në cilën fazë të përgatitjeve për punë jam. Pasi angazhimi im në punë është prioritet kryesor. Por, përherë gjej kohë për miqt e mi.
Mund te na zbulosh dicka me shume nga jeta private?
Unë nuk dua që para publikut të ofroj asgjë tjetër veçse punës dhe profesionit tim. Nuk më pëlqen që në opinionin publik të flitet për gjëra personale të mijat. Preferoj që jeta ime personale të ngelet vërtetë personale dhe vetëm e imja. Kuptohet përderisa nuk ka ndonjë lëvizje në kuptimin e asaj që do të më ndryshonte statusin që e kam tani - single. Në këtë drejtim është duke fryrë një erë, dhe ndoshta së shpejti me shumë kënaqësi edhe do i dorëzohem asaj ere që të më marrë me vete. Ndoshta... Atëherë kuptohet kjo do të bëhet publike.
|
| |
|