Emra te tjere.
Cocaine, Coke, crack, nose candy, snow.
Kategoria e droges.
Stimulant i sitemit nervor qendror e anastetik lokal.
Potenciali per adaptim.Varesia.
E marre rregullisht kokaina krijon varesi tek perdoruesit. Keta mund te
behen dependent nga ana psikologjike nen efektet e saj fizike e
psikologjike, e mund te vihet re nje rritje e dozes per mbajtur te
njejtat efekte (ose per ti rritur ato), gjithashtu per te parandaluar
nje ndjenje te lodhjes ekstreme e te depresionit qe mund te vije si
pasoje e ndalimit te kesaj droge.
Ky rrezik eshte me i larte tek nje forme e larte e kokaines qe ne e
quajme KRAK (Crack) ose qe njihet nga perdoruesit si "freebase" .
Menyra e perdorimit.
Pihet si duhani, thithet nga hunda, e me raste merret me injeksione.
Perdorimi ligjor.
Ne te kaluaren jo te larget Kokaina eshte perdorur gjeresisht si
anastetik lokal. Sot perdoret ngandonjehere per anastezi topikale ne
sy, goje e fyt perpara operacioneve te vogla kirugjikale ose te tjera
procedura. Megjithate, nisur nga efektet anesore te saj dhe potencialin
per abuzim, kokaina eshte sot pothuajse kudo nje droge e klasit A.
Efektet afatshkurter.
Kokaina eshte stimulant i sistemit nervor qendror. Ne doza te moderuara
antagonizon lodhjen dhe prodhon nje ndjenje te pergjithshme kenaqesie
dhe eksitimi. Oreksi reduktohet. Ne efektet fizike futen; rritje e
ritmit te zemres dhe presionit te gjakut, dilatatim i pupilave
(zgjerim), tremor dhe djersitje profuze. Dozat e larta mund te sjellin
agjitim, ankth, paranoje dhe halucinacione. Paranoia mund te prodhoje
nje sjellje agresive. Doza shume te larta te kokaines mund te sjellin
konvulsion dhe vdekje si pasoje e infarkteve kardiake apo kolaps te
zemres.
Efektet afatgjate dhe rreziqet.
Perdorimi i rregullt i kokaines mund te sjelle agjitim, pagjumesi,
hypereksitim, marrje mendesh e humbje ne peshe. Perdorimi i metejshem
mund te sjelle psikoza dhe paranoje. Thithja e perseritur nepermjet
hundes demton membranat e saj e me kalimin e kohes ka shkaterrim te
septumit (struktura qe ndan vrimat e hundes) .
Njerezit me semundje te zemres ose me nje gjender tiroide hyperaktive
te cilet jane perdorues te kokaines rrisin shancet per demtime te
zemres.
Shenjat e abuzimit.
Perdoruesi i kokaines ne dukje ngjan energjik dhe ekzuberant e po ashtu
tregon fare pak interes ne ushqim. Perdorimi per nje kohe te gjate i
saj sjell te perdoruesi:
Shqetesime ne ushqim dhe ne rutinen e gjumit. Agjitim, ndryshime ne
sjellje, po ashtu agresiviteti dhe dyshimet ndaj te tjereve mund te
jene shenja te nje personi qe perdor "rendshem" Kokainen.
Bashkeveprimi.
Ajo rrit presionin e gjakut, pra kundershton efektin e barnave
antihypertensive. Marre me MAOI-TE ( Inhibitoret e Mono Amine
oksidazes) shkakton nje rritje te rrezikshme te tensionit te gjakut. Po
ashtu rritet rrisku per efekte te padeshirueshme ne zemer kur merret me
disa anastetike te pergjithshem.
Ketu vlen te theksojme nje lajm te ri. Sot nga shkencetaret po punohet
per te krijuar nje vaksine per kokainen. Nisur nga fakti se shume
njerez te artit e muzikes e kane perdorur kete droge dhe shpesh mbas
lenies se tij i jane rikthyer kjo paraqet interes per kedo. Sot ne kemi
ne dipozicion vec dy menyra per ta luftuar kete: keshillimet
profesionale dhe klinikat e rehabilitimit. Pra lajmi i nje vaksine
eshte dicka teper me vlere. Faza e pare e kesaj ka perfunduar dhe po
punohet ne fazen e dyte te saj. Sie
Po punohet sipas ketij parimi.
Molekulat e kokaines jane teper te vogla, e si te tilla e pershkojne
barrieren e eneve te gjakut ne cipen mbrojtese te trurit, cipe kjo qe
mbron trurin nga agjentet e huaj. Pra shkencetaret po i kerkojne
"ndihme" sistemit imun ne kete rast, duke "shenuar " kokainen me kete
vaksine TA-CD, do behet e mundur qe antitrupat e sistemit mbrojes ta
Njohin molekulen e kokaines dhe ta rrethojne ate duke u ngjitur me te.
Kjo do sjelle qe masa e saj do rritet ndjeshem e nuk do kete mundesi te
kaloje barrieren e gjakut ne tru. Sado kokaine qe perdoruesi te marre
nuk do kete me efekt.
TA-CD ja eshte nje kombinim i molekules se kokaines dhe nje proteine te
madhe, e cila kur injektohet ne trup, eshte mjaftesisht e madhe qe te
njihet nga sistemi imun dhe ky i fundit te gjeneroje anti-trupa.
Kjo kompani, XENOVA tashme eshte ne fazen perfundimtare te kesaj
vaksine e cila natyrisht te con ne aplikimin e licences per perdorimin
e saj dhe ne nje forme te re shprese per shume vete qe vuajne nga
varesia ndaj
kokaines. Vlen per tu permendur ketu, meqenese kemi aferi molekulash,
molekula e Nikotines ashtu si ajo e kokaines eshte e vogel e pikerisht
kete parim po ndjek kjo kompani te luftoje varesine nga duhani, puna
per kete vaksine KUNDER DUHANIT fillon ne shtator te ketij viti.
Le te sqarojme dhe dicka per nje forme tjeter te Kokaines :
KRAK. ne anglisht CRACK.
Kjo forme teper potente e kokaines merret ne forme kristalesh, te cilat pihen si duhani.
Teper adiktiv Krak-u duket se ka efekt me te forte se te gjithe format
e tjera te Kokaines dhe perdorimi i tij eshte i shoqeruar me nje rrisk
gjithnje e ne rritje per ritme abnormale te zemres, goditje ne zemer,
hemorragji cerebrale e ne fund vdekje.
Konsekuencat afatgjata te perdorimit te Krak perfshijne: flegmen ne
ngjyre te zeze, teshtitje, demtime te pakthyeshme te mushkerive,
trashje te zerit e djegje permanente te buzeve, gjuhes e fytit nga
inhalimi i tymrave te nxehte. Deteriorimi mendor, ndryshime ne
personalitet, terheqje e izolim shoqeror, paranoia apo sjellja agresive
dhe tentativat per vetevrasje mund te shfaqen ne keto perdorues.
Pergatiti Dr. Lec Shiroka
burimi:
Revista Rruzull