Mariuana
Cannabis, grass, pot, dope, reefers, weed, hash, ganja, skunk, skunkweed.
Kategoria e droges.
Depresant i sistemit nervor qendror, halucinogjen, anti-emetik * .
Potenciali per dependence.Varesia.
Ka evidence qe perdoruesit e rregullt te Mariuanes mund te behen fizikisht e psikologjikisht te varur nga efektet e saj.
Menyra e perdorimit.
Zakonisht pihet si duhani ose me "bong pipe" (si tip cibuku a llulle). Mund te hahet-e futur ne kek a biskota, ose pihet si caj.
Perdorimet ligjore.
Pergatitja e bimes se Cannabis (mariuana) eshte ne perdorim qe 2000
vjet te shkuara. Prezantuar ne mjekesine perendimore ne mes te
shekullit te 19, mariuana jepej per nje game te gjere ankesash,
perfshire rastet e pagjumesise, shqetesimeve reumatizmale, migrene,
menstruacioneve te dhimbshme, helmimeve me Striknine dhe ne rastin e
lenies se Opiateve.
Sot, derivate te mariuanes - p.sh. Nabilone - mund te jipen per te
vjellat qe vijne nga perdorimi i barnave anti-kanceroze. Eshte droge e
klases B, por ne shume shtete kjo varion.
Efektet afatshkurtera.
Keto varen nga efektet qe priten nga perdoruesi po ashtu nga sasia dhe
koncentrimi i preparatit te perdorur. Disa tipe mariuansh sot (si
skunk) jane me te fuqishme se pak vite me pare. Ne doza te vogla, kjo
droge sjell nje ndjenje qetesie e mireqenie, zmadhon perceptimet
auditive e vizuale, dhe rrit ndjenjen per te folur. Oreksi zakonisht
rritet. Megjithate ne disa individe kjo droge mund te kete pak ose
aspak efekt.
Nen influencen e saj, mund te kemi crregullim te kujteses se shkurter
dhe aftesia per te perdorur makineri si dhe perqendrimi ulen se
tepermi. Mund te shihet konfuzion, tronditje emocionale e humbje e
sensit te Kohes, ne keta individe. Halucinacionet mund te jene te
pranishme ne raste te rralla. Efektet zgjasin per 1-3 ore pas pirjes se
Mariuanes (ne trajte cigareje) dhe per afro 12 ore pasi eshte ngrene,
por koha e reagimit te personit mbetet e ulet per rreth 24 ore pas nje
doze te vetme te droges. Nuk njohim ndonje rast me vdekje nga mbidoza
/overdoza.
Efektet afatgjate.
Pirja e Mariuanes, ashtu si dhe duhani, rrit rrezikun per bronkit e
kancer te mushkerive. Perdoruesit e rregullt mund te behen apatike dhe
letargjike, dhe neglizhojne punen apo studimet si dhe paraqitjen e
jashtme te tyre. Ne njerez me shqetesime "te fjetura" mendore,
perdorimi me teprice, mund te sjelle nje shqetesim psikotik te
perkohshem. Disa mjeke mendojne se marresit e Mariuanes, kane me shume
shance te eksperimentojne me droga te tjera.
Meqe kjo droge mund te ule presionin e gjakut e te rrise ritmin e
zemres, njerezit me shqetesime te zemres - mund te jene ne rrezik nga
efektet e saj. Perdorimi i rregullt i Mariuanes, mund te ule
fertilitetin ne te dy sekset, e nese merret gjate shtatezanise, mund te
sjelle lindje te parakohshme.
Shenjat e abuzimit.
Perdoruesit e saj mund te duken teper "llafazane" ose si te pire nen
influencen e saj. Oreksi rritet. Perdoruesi mund te behet defensiv ose
dhe agresiv nese pyetet se a eshte perdorues droge.
Tymi i mariuanes ka nje ere te qarte e cila ngelet ne floket e rrobat e
atij qe e peror. Vende te djegura mund te shfaqen ne rroba si rezultat
i renies se nje cope kanabisi nga cigarja.
Bashkeveprimi.
Mariuana, mund te rrise efektet sedative te barnave ose drogave qe kane
efekt sedativ ne sistemin nervor qendror. Ketu futen barnat kunder
ankthit, barnat e gjumit, anestetiket e pergjithshem, analgjeziket,
opioidet, antipsikotiket, antidepresantet triciklike, antihistaminat
dhe alkoholi.
Shenim.
* Anti-emetike - jane nje grup barnash te cilat perdoren per te
parandaluar ose trajtuar te Vjellit. Ne rastin tone eshte perdorur per
te thene se nje nga efektet e mariuanes ngjan me efetin e ketij grupi
ilacesh.
Pergatiti Dr. Lec Shiroka
burimi:
Revista Rruzull