Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Benzodiazepinat

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dardani
Administrator
Administrator
Dardani


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

Benzodiazepinat Empty
MesazhTitulli: Benzodiazepinat   Benzodiazepinat EmptySun Jun 07, 2009 8:30 pm

Benzodiazepinat









Emra te tjere.
Trankuilizues, qetesues, temmies.

Kategoria e droges.
Depresante te sistemit nervor qendror.

Potenciali per adaptim.Varesia.
Potenciali i tyre per adaptim eshte me i vogel sesa depresantet e tjere
te sistemit nervor qendror, si barbituratet. Megjithate, perdorimi i
tyre per nje kohe te gjate mund te sjelle varesi fizike e psikologjike
ne efektet e tyre sedative.

Menyra e marrjes.
Ne forme tabletash, kapsulash, apo me injeksion. Tamazepami eshte benzodiazepina me e abuzuar.

Perdorimi legjitim.
Benzodiazepinat jepen nga mjeku zakonisht ne trajtimin afatshkurter te
ankthit dhe stresit, po ashtu dhe ne raste pagjumesie. Ato perdoren ne
anestezi si barna paraoperatore dhe per te induktuar anestezine e
pergjithshme. Ne kurimin e alkoholikeve, ne kontrollin e epilepsise dhe
ne qetesimin e spazmave muskulare. Jane droga te klases C .

Efektet afatshkurtera.
Benzodiazepinat mund te ulin aktivitetin mendor. Ne doza te moderuara
kemi ulje te vigjilences, perqendrimit, e nje ulje te reagimeve normale
trupore, pra duke ulur aftesine e nje personi qe operon makineri e duke
rritur rrezikun per aksidente. Ne disa raste mund te sjellin amnezi -
humbje kujtese. Cdo benzodiazepine ne doza te mjaftueshme sjell gjume.
Dozat teper te larta mund te sjellin depresion te mekanizmave te
frymemarrjes.

Efektet afatgjate dhe rreziqet.
Me perdorimin e tyre per nje kohe te gjate, efekti u bie. Kjo sjell qe
perdoruesi te rrise drogen duke sjelle njekohesisht varesi fizike e
psikologjike. Te vjetrit mund te behen apatike ose konfuze kur marrin
keto ilace. Ne rastin e ndalimit te marrjes se tyre perdoruesit mund te
kene keto shenja: ankth, atake paniku, palpitacione, dridhje,
pagjumesi, dhimbje koke, marrje mendesh, dhimbje muskujsh, humbje te
oreksit dhe ngathtesi. Keto simptoma zgjasin nga 4 dite deri ne 1 jave.
Femijet e lindur nga nenat qe kane marre benzodiazepina gjate
shtatezanise mund te kene probleme varesie ne javen e pare te jetes se
tyre.

Shenjat e abuzimit.
Abuzimi mund te jete nepermjet injeksionit tek moshat e reja. Nje tip
tjeter abuzuesi gjendet ne moshat e mesme apo tek te vjetrit te cilet
mund ti kene marre keto barna per nje kohe relativisht te gjate nga
mjeku i tyre. Ai ose ajo e di problemin dhe mundet qe haptas ta pranoje
se po merr ilace per "nervat" ose per gjume, ne doza normale ose te
medha. Problemet zakonisht vijne kur njerezit tentojne te ndalojne
marrjen e tyre pa keshillim mjekesor.

Bashkeveprimi.
Ne bashkeveprim me cdo ilac qe ka efekt sedativ, benzodiazepinat e
rrisin kete efekt sedativ ne sistemin nervor qendror. Ketu futen ilacet
kunder ankthit e ato te gjumit, alkoholi, opioidet analgjezike,
antipsikotiket dhe antidepresentat triciklike po ashtu dhe
antihistaminat.

Keshilla praktike.
Normalisht benzodiazepinat duhen dhene per dy jave, ose me pak. Nese
keto jane marre per me teper se dy jave eshte mire qe te ulet doza
gradualisht, per te minimizuar rrezikun e efekteve te pakendeshme.Nese
ju keni marre
benzodiazepina per muaj me rradhe, eshte plotesisht e arsyeshme dhe e
nevojshme qe te njoftoni mjekun, per te percaktuar nje program
"terheqje" graduale nga efektet e ketyre barnave. Nese eshte e mundur,
do jete mire qe
t`ju tregoni familjareve dhe miqve tuaj, per te pasur mbeshtetje morale ne kete aksion.

Pergatiti Dr. Lec Shiroka
burimi:
Revista Rruzull

















Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://riniafr.albanianforum.net
 
Benzodiazepinat
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Mjekësi :: Drogat dhe substancat abuzuese-
Kërce tek: