Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Barbituratet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dardani
Administrator
Administrator
Dardani


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

Barbituratet Empty
MesazhTitulli: Barbituratet   Barbituratet EmptySun Jun 07, 2009 8:31 pm

Barbituratet
Emra te tjere.
Barbs, downers.

Kategoria e droges.
Depresante te sistemit nervor qendror.

Potenciali per adaptim.Varesia.
Perdorimi per nje kohe te gjate mund te sjelle varesi ndaj tyre. Kjo mund te jete fizike dhe psikologjike.

Menyra e marrjes.
Nga goja ne forme kapsulash apo tabletash, nganjehere perzihen me uje dhe injektohen.

Perdorimi ligjor.
Ne te kaluaren jo te larget - barbituratet u dhane gjeresisht si barna
gjumi. Qe nga `60, megjiate ato jane zevendesuar nga benzodiazepinat -
te cilat mund te jene adiktive - por ka me pak shance qe te shkatojne
vdekjen nga overdoza.
Perdorimi me i perhapur i barbiturateve sot eshte ne anestezi
(Thiopentone) dhe ne epilepsi (phenobarbitone). Shumica e tyre jane nen
grupin B te drogave skeda III, ne legjislacionin per keqperdorimin e
drogave, por kjo varion ne shtete te ndryshme.

Efektet Afatshkurtra.
Jane te ngjashme me ato te alkoholit. Nje doze e vogel prodhon qetesim,
ndersa dozat e medha e bejne perdoruesin me te intoksikuar e te
pergjumur. Kordinacioni dhe te folurit preken e ka dallime te dukshme,
ngathtesia dhe konfuzioni mund te vijne me pas. Dozat e medha e ne
rritje mund te sjellin humbje te vetedijes, koma e vdekje e cila vjen
nga depresioni i mekanizmave te frymemarrjes se individit.

Efektet Afatgjata.
Rreziku me i madh nga barbituratet eshte varesia Fizike. Ne nje person
dependent ndaj tyre, ndalimi i menjehershem sjell simptoma te cilat
variojne per nga rendesia, varur kjo pjeserisht nga tipi i
barbituratit, doza dhe kohezgjatja e perdorimit, por ne menyre primare
nga gjetja, kerkimi dhe administrimi i trajtimit mbeshtetes, perfshire
dhe barnat e nevojshme. Simptomat mund te perfshijne irritim, gjume te
shqetesuar, enderra te frikshme, marrje mendesh, te vjella, dobesi te
pergjithshme dhe ankth te shtuar. Ndalimi i menjehershem, pas disa
muajsh perdorimi mund te sjelle konvulsione, delirium, ethe dhe koma qe
mund te zgjase deri ne nje jave. Ne kohezgjatje, perdorimi i shumte i
barbiturateve sjell rrezikun e overdozes aksidentale. Gjithashtu vihet
re qe keto persona jane ne rrisk te shtuar per infeksione te gjoksit,
pasi refleksi i kollitjes - eshte i supresuar (shtypur) nga perdorimi
per nje kohe te gjate i ketyre drograve. Gjate shtatezanise mund te
shkatojne abnormalitete tek fetusi dhe te marra rregullisht ne tre
muajt e fundit te saj, mund te sjellin adaptamin/varesine e foshnjes
ndaj tyre.

Shenjat e abuzimit.
Perdorimi per nje kohe te gjate i barbiturateve mund te shkaktoje
periudha te shpeshta intoksikimi, shoqeruar me humbje te kujteses,
neglizhim te paraqitjes personale e pergjegjesive qe ka individi,
personaliteti ndryshon dhe shihen episose te nje depresioni te rende.

Bashkeveprimi.
Barbituratet veprojne me mjaft ilace duke rritur rrezikun e sedatimit
me cdo ilac qe ka efekt sedativ ne sistemin nervor qendror. Ketu futen
ilacet kunder ankthit, analgjeziket opioide, antipsikotiket,
antihistaminat dhe anti-depresantet triciklike. Doza te larta te marra
me alkohol mund te cojne ne nje koma fatale.
Gjithashtu barbituratet rrisin aktivitetin e enzimave ne melci, duke
sjelle rritje ne shperbashkimin e disa barnave, pra reduktojne efektin
e tyre, ne kete menyre ndikohen disa antidepresante triciklike si
phenytoin, griseofulvin dhe kortikosteroidet. Tek njerezit qe marrin
barbiturate toksiciteti i overdozes me paracetamol eshte me i larte.

Pergatiti Dr. Lec Shiroka
burimi:
wikipedia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://riniafr.albanianforum.net
 
Barbituratet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Mjekësi :: Drogat dhe substancat abuzuese-
Kërce tek: