Emra te tjere.
Speed, uppers, bennies, whiz, blues.
Kategoria e droges.
Stimulant i Sistemit nervor qendror.
Potenciali per adaptim. Varesia.
Perdorimi i rregullt i amfetaminave ose metamfetminave, ne menyre te
shpejte sjell Tolerance, pra doza akoma e akoma me te larta kerkohen
per te arritur te njejtin efekt. Perdoruesit behen te varur
psikologjikisht nga efektet e kesaj droge. Efekti toksik mund te ndodhe
dhe ne doza reltivisht te uleta.
Menyra e marrjes.
Zakonisht kaperdihet ne trajte tabletash ose si puder. Nganjehere merret nepemjet hundes ose perzihet me uje dhe injektohet.
Perdorimi ligjor.
Ne vitet `50 - `60 amfetaminat u perdoren gjeresisht si supresuese te oreksit.
Kjo metode eshte braktisur sot nga mjekesia sepse ekziston rreziku i abuzimit dhe i varesise ndaj ketyre substancave.
Gjithashtu jane perdorur nga shoferet e pilotet, ne menyre qe mos ti zinte gjumi.
Jepet sot nga mjeket per personat hyperaktive dhe per narkoleptiket. Klasifikohet si droge e klasit B .
Efekti Afatshkurter.
Ne doza te vogla amfetamina rrit vigjilencen mendore dhe energjite
fizike. Frymemarrja dhe ritmi i zemres rriten, pupilat zmadhohen,
oreksi bie dhe tharja e gojes eshte shenje e zakonshme. Largimin
gradual te tyre e ndjekin depresioni dhe lodhja. Marre ne doza te
larta, amfetamina mund te sjelle Tremor (dridhje), djersitje, dhimbje
koke, palpitacione dhe dhimbje ne gjoks. Ne doza shume te medha mund te
sjelle deluzione, konfuzion, halucinacione, delir, kolaps, sjellje
agresive, konvulsione, koma dhe vdekje.
Efekti Afatgjate dhe rreziqet.
Perdorimi i rregullt i saj sjell demtime te muskulatures, humbje ne
peshe dhe konstipacion. Gjithashtu keta persona mund te jene te
pastabilizuar nga ana emocionale. Depresioni dhe vetevrasjet jane te
shoqeruara me ndalimin e tyre ne menyre te pakontrolluar. Perdorimi per
nje kohe te gjate ul rezistencen e trupit ndaj infeksioneve dhe po
ashtu mbart rrezik per demtime ne zemer dhe ne enet e gjakut, duke
sjelle keshtu hemorragji dhe kolaps te zemres.
Marrja e amfetamines gjate shtatzenesise rrit rrezikun per difekte ne
fetus, veeanerisht ne zemren e tij, gjithashtu mund te eoje ne lindje
te parakoheshme dhe femije nen peshe.
Shenjat e abuzimit.
Perdoruesi i amfetamines mund te duket energjik, i gezuar dhe ka nje
ndjenje per te folur papushim, kur gjendet nen influencen e kesaj
droge. Levizja papushim, agjitimi dhe nje humbje aparente e interesit
ndaj ushqimit jane simptoma tipike; personaliteti ndryshon, ka reagime
psikotike dhe deluzione paranoide.
Perdoruesit e rregullt, mund te kene tipare te pazakonta ne lidhje me
gjumin, duke ndenjur zgjuar per 2-3 nete papushim, e me vone flene dhe
deri ne 48 ore. Ndryshimet e temperamentit jane te pranishme gjithashtu.
Bashkeveprimi.
Amfetamina bashkevepron me shume ilace e droga te tjera. Sjell nje
rritje te presionit te gjakut, duke kundershtuar keshtu efektin
anti-hipertensiv te shume barnave. Marre me MAOI-s, mund te sjelle nje
rritje te rrezikshme te tensionit te gjakut. Rrit rrezikun per ritem
abnormal te zemres me ilacet digitalis-, levodopa-n dhe disa anestetike
qe jepen me ane te inhalimit. Amfetamina kundershton veprimin e ilaceve
qe depresojne sistemin nervor qendror.
Pergatiti Dr. Lec Shiroka
burimi:
wikipedia.