Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Alkooli

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dardani
Administrator
Administrator
Dardani


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

Alkooli Empty
MesazhTitulli: Alkooli   Alkooli EmptySun Jun 07, 2009 8:33 pm

Pije (perfshire veren, birren, pijet me ose pa ngjyre) ne angl. booze / drink; gjithashtu njihet si alkoholi etilik ose etanol.


Kategoria e droges.
Depreson sistemin nervor qendror, sedative.

Potenciali per adaptim.Varesia.
Meqenese pergjigja individuale ndaj alkoholit varion shume eshte e
veshtire qe te masim potencialin e "kerkeses"- pra adoptimin. Por,
sigurisht qe ekziston nje semundje e quajtur Alkoholizem,e cila
karakterizohet nga pa-aftesia e personit per te kontrolluar sasine e
alkoholit qe merr. Pirja e alkoholit ne menyre te rregullt ose marrja e
tij ne sasira eksesive nuk eshte shkaktar i alkoholizmit por nje
indikacion qe ai mund te jete prezent. Ne alkoholizem perfshijme
VARESINE fizike e psikologjike, te evidentuar nga pirje e rregullt ne
sasi te medha ose ne menyre perodike.

Menyra e marrjes.
Nga goja ne forme vere, birre, pijesh te tjera apo likeresh.

Perdorimi ligjor.
Nuk ka kufizime ligjore ne perdorimin e tij, por shitja e tij ndalohet
(ose duhet te) ndaj personave nen 18 vjec. Ne vendet ku legjislacioni
ekziston e Zbatohet, prodhimi i alkoholit monitorizohet ne menyre
konstante, jo vetem se eshte burim taksash per shtetet, por dhe per
ndalimin e pijeve alkoholike qe permbajne Metanol (alkoholin metilik),
i cili eshte toksik e mund te shkatoje verbim apo dhe pasoja te tjera.

Ne Mjekesi.
Alkoholi kirurgjikal (alkohol i koncentruar me permbajtje metanoli)
perdoret si antiseptik perpara injeksioneve per te parandaluar rrezikun
e infeksioneve. Mund te perdoret tek personat qe qendrojne per nje kohe
te gjate shtrire per te parandaluar demtimet e lekures.

Efektet Afatshkurtra.
Alkoholi eshte nje depresant i sistemit nervor duke ulur ankthin,
tensionin apo inhibicionet sociale. Marre ne sasi te moderuara, krijon
nje ndjenje qetesie, e vetebesimi dhe personi behet me shoqeror e me i
cliret, por nuk ka rritje te aftesive mendore. Sasite e moderuara
gjithashtu dilatatojne (zmadhojne) enet e vogla te gjakut duke sjelle
skuqje ne lekure e nje ndjenje ngrohtesie. Me rritje te sasise kemi
ulje te perqendrimit e gjykim te kufizuar dhe reagimi normal shkon
drejt renies. Ka mundesi per aksidente, sidomos ato automobilistike dhe
drejtuesit e makinerive te tjera.
Me rritjen e nivelit te alkoholit ne gjak, sjellja agresive apo e
dhunshme eshte e mundur. Te folurit ndikohet dhe personi behet i
paqendrueshem, i merren mendte dhe mund te kete -double vision- po
ashtu ka te vjella e urinim pa vetedije. Humbja e vetedijes mund te
vije nga rritja akoma e me e tepert e perqendrimit te alkoholit ne
gjak, e rreziku i vdekjes eshte i pranishem - si rezultat i inhalimit
te te vjellave, ose ndalimit te frymemarrjes.

Efektet Afatgjata dhe rreziqet.
Konsumatoret e Rregullt te tij rrezikojne qe ne trupin e tyre te
zhvillohen semundje te ndryshme te melcise; si hepatit alkoholik,
kanceri i melcise, cirroza hepatike apo steatoza hepatike (melcia
yndyrore); Rritje te tensionit te gjakut (presionit) qe rrit incidenca
per hemorragjite cerebrale. Inflamacioni i stomakut - gastriti - dhe
ulcerat peptike jane me te perhapura ne alkoholiket, te cilet kane nje
risk me te madh qe te preken nga Dementia (deteriorim mendor i
pakthyeshem). Pirja masive dhe per nje kohe te gjate e alkoholit ne
pergjithesi shoqerohet me varesine fizike ndaj tij. Nje alkoholist mund
te mos duket i dehur dhe pas nje sezoni "maratone" me pijet, sepse ka
tolerance ndaj tij, por ne te ardhmen shihet dukuria e Tolerances
reversible - ku nje sasi relativisht e vogel alkoholi mund ta coje ne
gjendje intoksimi te plote.
Alkoholizmi jo vetem qe ka probleme per shendetin por dhe nje spekter te problemeve personale e sociale.
Alkoholiket vuajne nga ankthi dhe depresionin e meqenese shpeshhere ata
hane fare pak, jane ne rrezik nga semundje te ndryshme te deficences
ushqimore - e vecanerisht deficience te Tiamies (thiamine, Vit B1 ).
Marrja e tij gjate shtatezanise mund te sjelle abnormalitete tek fetusi
dhe zhvillim te dobet fizik e mendor tek femijet; bile dhe sasite e
moderuara mund te sjellin abort, femije nenpeshe apo prapambetje
mendore.

Shenjat e abuzimit.
Perdorimi i alkoholit mund te quhet jashte kontrollit nese disa nga
keto shenja jane te pranishme: pirja e tij heret ne mengjes, "kalimi"
nga birra tek pijet e forta, kur individi pi vetem, e perpara cdo
problemi pune sociale etj, ndryshime te personalitetit, periudha - ne
rritje - te intoksikimit te shoqeruara keto me humbje kujtese (
"blackouts" ) ndaj ngjarjeve qe ndodhin pergjate kohes se pirjes.
Simptomat fizike perfshijne, marrje mendesh, te vjella, te dridhura ne
mengjes, dhimbje abdominale, krampe (ngerc), skuqje dhe rritje te eneve
te gjakut ne fytyre, dobesi ne kembe e duar, paqendrueshmeri fizike,
memorje te ulet dhe inkontinence (jashteqitje e vetedijeshme). Nese ne
kete stad Ndalohet pija - POR nuk ka trajtim MJEKESOR kjo con ne
Delirium Tremens (dridhje te forta, konfuzion, halucincione, e
nganjehere konvulsione fatale) - TE CILAT FILLOJNE nga nje 1- 4 dite
pas lenies se alkoholit e zgjasin per tre dite. Pikerisht keto simptoma
mjekesia i kontrollon me ilace si klormetiazol, atenolol, ose
benzodiazepina-si valiumi, te cilat jepen per nje afat te shkurter nen
mbikeqyrje mjekesore.

Bashkeveprimi.
Alkoholi bashkevepron me nje sasi te madhe barnash. Ne vecanti rrit
rrezikun e sedatimit me cdo ilac qe ka veti sedative ne sistemin nervor
qendror. Ketu perfshihen ilacet kunder ankthit, ilacet per gjume,
anestetiket e pergjithshem, analgjeziket opioide, antipsikotiket,
antidepresantet triciklike, antihistaminat dhe disa ilace per
hipertensionin (klonidine e metildopa). Marrja e alkoholit se bashku me
substanca te tjera abuzuese, si opioidet, barbituratet apo solventet
mund te sjelle koma e ne disa raste eshte fatal.
I marre me aspirinen ose analgjezike te ngjashem rrit rrezikun per
gjakrrjedhje nga stomaku, vecanerisht ne njerezit me ulcera te stomakut.
Njerezit qe marrin disulfiram (Antabuse), nje ilac qe perdoret per te
mbajtur alkoholiket larg pijes, do kene reaksione teper te pakenaqeshme
- qofte dhe me nje sasi te vogel alkoholi si: skuqje ne fytyre, dhimbje
te forta ne koke, palpitacione, marrje mendesh e te vjella.
Alkoholi ne ekses mund te ngadalesoje Shperbashkimin e disa barnave (qe
merren nga goja) ne diabetiket ose antikoagulantet (te marre nga goja),
e sjell rritjen e efektit te tyre.
Marre me monoamine oksidaze inhibitors (MAOI s), disa pije alkoholike,
vecanerisht vera-mund te sjellin nje rritje te rrezikshme ne tensionin
e gjakut.

Keshilla Praktike.
Nese pini duhet te dini limitet tuaja te cilat variojne nga nje person
te tjetri, e kapaciteti juaj varet shume nga pesha trupore, mosha,
eksperienca po ashtu nga gjendja juaj mendore e emocinale. Megjithate
ju mund te perdorni nje rregull te thjeshte per te percaktuar aftesine
e trupit tuaj ne shpebashkimin e alkoholit. Ne pergjithesi trupi mund
te shperbashkoje nje UNIT alkohol ( p.sh.nje mase pijesh, nje gote
vere,ose 300 ml birre) per nje ore. Ne se ju pini me shpejt alkoholi ne
gjak do rritet mbi "limitin ligjor" per nisjen e makines.
Sasi te vogla te alkoholit ndikojne mbi gjykimin e alterojne kohen e
reagimit, keshilla me e sigurte ne kete rast do ishte: mos pini Fare
alkohol, nese keni ne plan te ngisni makinen.
Burrat nuk duhet te pijne me shume se 20 UNIT-e ne jave dhe grate jo me
teper se 15 UNIT. Nese ju jeni grua shtatezene ose po provoni te beni
femije rruga me e sigurte eshte te mos konsumoni alkohol.
Nese kuptoni se ju keni probleme per te kontrolluar pijen tuaj, kerkoni
ndihme, tek mjeku ose organizata te dedikuara per te ndihmuar njerezit
me probleme te tilla. Edhe nese nuk keni probleme me kontrollin, mos
pini ne sasi te shumta sepse alkoholi ka efekte te demshme ne pjese te
ndryshme te trupit, perfshire melcine dhe trurin.

Pergatiti Dr. Lec Shiroka
burimi:
Revista Rruzull
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://riniafr.albanianforum.net
 
Alkooli
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Mjekësi :: Drogat dhe substancat abuzuese-
Kërce tek: