Emra te tjere.
Ectasy, E, MDMA, XTC, e plot pseudonime te tjera nga vendi ne vend.
Kategoria e droges.
Stimulant i sistemit nervor qendror.
Potenciali per adaptim.Varesia.
Ashtu si dhe me amfetaminat e tjera perdorimi i rregullt i saj sjell
rritjen e dozes per te pasur te njejtin efekt. Perdoruesit mund te
behen te varur nga ana psikologjike nen efektet e kesaj droge dhe
menyra e jeteses e shoqeruar me te.
Menyra e perdorimit.
Nga goja si tablete apo kapsule.
Perdorimi legjitim.
Megjithese ka pasur pretendime qe ekstazia mund te kete vend ne
psikoterapi, nuk ka perdorim legjitim mjekesor. Eshte droge e
klasifikuar ne klasen A te drogave.
Efektet afatshkurtra.
Ekstazia zakonisht perdoret ne klube, mbremje, bare e diskoteka per ti
dhene mundesi perdoruesit te vallezoje nen ritmin e nje muzike te
shpejte dhe per ore te tera. Kjo stimulon sistemin nervor qendror, ben
te mundur qe perdoruesi te rrije zgjuar dhe te kete energji - e arritur
kjo nga supresioni i ndjenjes se etjes, gjumit dhe lodhjes. Mund te
sjelle shtrengim te pavullnetshem te nofullave dhe ne muskuj te tjere.
Rrit ritmin e zemres dhe presionin e gjakut. Komplikacione te ndryshme
mund te ndodhin; nga supresimi i ndjenjes se etjes - personi dehidrohet
dhe atij mund ti bjere "pika" pasi trupi ka humbur nje sasi te
patolerueshme lengjesh, kjo sjell demtime muskulare, insuficience
renale, probleme me mekanizmat e mpiksjes se gjakut, konvulsione dhe ne
fund vdekje. Ne disa raste kemi nivele shume te uleta te Natriumit nga
marrja e shumte e lengjeve por personi nuk leviz shume "vallezon" e kjo
sjell qe sasia e tepert e lengjeve nuk mund te dale jashte me ane te
djerses e kjo humbje e Na-se (Natriumit) sjell edema te trurit (fryrje
ose enjtje). Perdoruesi mund te kete te vjella, dhimbje koke, marrje
mendesh. Jane vene re dhe demtime te meleise e hemorragji cerebrale.
Efekte afatgjata dhe rreziqet.
Pak dihet per keto efekte. Ne disa raste jane raportuar semundje
psikiatrike, si skizofrenia apo depresioni, plus shqetesime me gjumin,
probleme me dhembet dhe nje tip adiktimi ndaj eokollates.
Ne eksperimente me kafshet ekstazia ka sjelle demtime ne disa qeliza
nervore, e mendohet se dhe vite mbas lenjes se kesaj droge ekziston
rreziku per depresion.
Shenjat e abuzimit.
Perdoruesi mund te kete humbje ne peshe, demtime dhembesh (nga shtengimi i pavetedijeshem i tyre )dhe ankth.
Bashkeveprimi.
Ndodh me nje varietet te larmishem barnash, nese merret me moamine
oksidaze inhibitoret (MAOI-s ), ekstazia mund te sjelle nje rritje te
rrezikshme te tensioni te gjakut. Me ilacet - digitalis - levodopane
dhe disa tipe te ndryshem ilacesh te anestezise te marra me inhalim.
Ekstazia tenton te kundershtoje efektet sedative te barnave qe
depresojne sistemin nervor qendror, e efektet e tyre ne tru reduktohen
.
Pergatiti Dr.Lec Shiroka
burimi:
Revista Rruzull