Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kaka: Shpresoj të bëj historinë e Realit”

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Dardani
Administrator
Administrator
Dardani


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

Kaka: Shpresoj të bëj historinë e Realit” Empty
MesazhTitulli: Kaka: Shpresoj të bëj historinë e Realit”   Kaka: Shpresoj të bëj historinë e Realit” EmptyWed Jun 10, 2009 6:11 pm







Konferenca e parë e Kakasë, pas zyrtarizimit me Real Madridin
“Largohem për arsyen e krizës që ka prekur Milanin”

Anonçimi
zyrtar dhe nga klubi spanjoll. Konferenca e parë: “Do më pëlqente të
qëndroja, faji i krizës. Raporti sentimental do vazhdojë”. Mungonte
vetëm anonçimi zyrtar. Ka mbërritur pak pas mesnate, presidenti i Real
Madrid, Florentino Perez, dhe ka anonçuar që Kaka është një lojtar i
merenges. Në mesnatë e përditshmja “As” dhe ajo “Marca” kanë raportuar
konferencën e Florentino Perez: ”Po , Kaka ka firmosur për 6 sezone”.
Kaka është shitur për një shifër të mundshme, për 65 milion euro: do
firmos një kontratë për 6 vjet, për 9 milion euro në sezon. Braziliani
i është nënshtruar me rezultat pozitiv, testit fizik me mjekimet e Real
Madrid që kishin marrë nga Recife. E shoqëronin Kakanë babai dhe
prokurori legal Bosco Leite. “Jam një mik i Runco, mjeku i Brazilit dhe
nacionales, dhe kam ardhur për të bërë një vlerësim global të Kakasë, i
cili ka negociuar në vazhdim me realin. Kolegët spanjoll janë këtu për
të transportuar rezultatet e testit.

Pas orës 2 të natës, Kaka ka prononcuar:
Fjalët
e tij të para si lojtar i Realit. “I uroj Milanit të fitojë
kampionatin. Madje të gjitha… Jo, të gjitha, të gjitha. Championsin do
provoj ta fitoj me Real Madridin”. Riki Kaka tenton të qeshë, por
paraqitja duket e dëshpëruar. Është nata e lamtumirës te Milan. “E di
që tifozët kuqezi janë të trishtuar. Ato qajnë, unë qaj, Milanit i
detyrohem gjithçka. Më ka sjellë në Evropë, më ka ndërtuar përreth një
projekt futbollistik dhe më ka ndihmuar të bëhem nr. 1 në botë. Me
Milanin kam fituar topin e artë. Me shoqërinë përfundon një raport
profesional por vazhdon një raport sentimental”.
Përse ka arritur në këtë ndarje?
“Në
botë po ndodhin shumë gjëra të rënda nga pikëpamja ekonomike. Kriza ka
qëlluar kompanitë dhe Milani është një kompani futbollistike. Paratë e
transferimit tim mund të ndihmojnë shoqërinë kuqezi për ta superuar
këtë moment vështirësie dhe për të ndërtuar një të ardhme dhe më të
rëndësishme”
Po Reali?
“Është një klub
legjendar. Kur më është thënë propozimi që mund të shkoja tek Reali,
kam pranuar menjëherë. Është një sfidë e bukur. Një derë tjetër që
hapet. E di shumë mirë që kur erdha te Milani asnjë nuk më kërkonte
asgjë speciale. Në Madrid duhet të bëjë diçka speciale.
Presidenti Florentino Perez, i ka propozuar të veshë fanellën me nr. 5, atë të Zidan
“Do
mendohem, Zidan ka qënë një kampion. Ka bërë histori te Real Madrid.
Gjithsesi unë dua të kontribuoj për të fituar diçka të rëndësishme.
Presidenti Perez më ka ilustruar një projekt ambicioz. Por në Real
tashmë janë shumë kampionë. Mendoj për Raul, për Kasijas”.
Kujt ia le trashëgimi fanellën kuqezi?
“Patos.
Është lojtari ideal për të ardhmen. Por te Milani nuk po lë vetëm
kampionë por dhe miq. Mendoj për Gatuzon, Nestën, Sedorf, Roneldinjo.
Dikush prej tyre më ka ndihmuar për tu bërë Kaka”.
Po Leonardo?
“Do tregoj që është një trajner i madh”.
Një përshtypje për kuqezinjtë?
“Me Berluskonin kam patur një rapport të shkëlqyer dhe me Galeanin ka qënë gjithmonë qartësi dhe ndershmëri”.
Ke firmosur një kontratë për 6 vjet?
“Koha për të hyrë në historinë e Realit është mbase për të fituar Botërorin me Brazilin në 2014.
Kaka
kështu ka mbyllur kapitullin me Milanin që erdhi tek kuqezinjtë në
vitin 2003 nga San Paulo. Me Milanin Kaka ka luajtur për 6 sezone, ku
ka zhvilluar në total 270 ndeshje dhe ka shënuar plot 95 gola. Në seria
A ka luajtur 193 ndeshje dhe ka shënuar 70 gola. Me kuqezinjtë ka
fituar një kampionat në 2003, superkupën e Italisë në 2004, Champions
League në 2007, 2 super kupa Evrope 2003, 2007, dhe kupën e botës për
klube 2007. Kaka me Milanin ka fituar dhe shumë trofe personale, ku më
i rëndësishmi është topi i artë në vitin 2007. Kaka ndeshjen e fundit
me Milanin e luajti kundra Fiorentinës ku shënoi dhe një gol që ishte
dhe i fundit me Milanin.

Goditjet e mëdha nga Florentino Perez

Zidan 78 milion euro
Blerja
e Zinedin Zidan është “kryevepra” e Florentinos në mandatin e tij të
parë si president i Realit. Me 78 milion euro të paguara ndaj
Juventusit, kjo vazhdon të jetë edhe sot blerja më e shtrenjtë e
historisë.
Kaka 65 milion euro

mandatin e tij të dytë si president i Realit, Florentino Perez bën një
tjetër goditje që tronditi opinionin sportive, ku ai pagoi plot 65
milion euro Milanit për të sjell në Madrid yllin brazilian Kaka.
Figo 61 milion euro
Florentino
vendosi të paguante klauzolën e lëshimit të Figos, duke e shndërruar
portugezin në blerjen e tij të parë, si dhe kartën elektorale që e
solli në pushtet. Edhe sot, kalimi i Luis Figos nga Barcelona
konsiderohet si tradhëtia më e madhe.
Ronaldo 43 milion euro

bazë të premtimit për të sjellë çdo vit një futbollist të madh në
“Bernabeu”, Florentino bleu Ronaldon në vitin e tij të tretë të
drejtimit, në 2003-in, duke përfituar nga mosmarrëveshjet e “Fenomenit”
me Interin.
Bekam 35 milion euro
Bekam
mbërriti në “Bernabeu” në vitin 2004, për “vetëm” 35 milion euro nga
Mançesteri, por u shndërrua në suksesin më të madh të marketingut në
histori, duke i siguruar skuadrës të ardhura të panumërta nga fanella
dhe e drejta e imazhit.
Robinjo 30 milion euro
Robinjo
ishte blerja e fundit e madhe e Florentinos para se të jepte dorëheqjen
në 2006-ën. Pas disa bisedimeve që zgjatën me muaj, talenti brazilian
iu bashkua klubit nga Santosi, duke u shndërruar në shitjen më të
shtrenjtë të klubit të Santosit.


Kombëtarja, sot në kërkim të fitores me Gjeorgjinë
Kuzhe, me shumë ndryshime nga ndeshja me Portugalinë
Pas
humbjes dinjitoze me Portugalinë (1-2), me një gol në minutat shtesë
(Alvez në të 93’), Shqipëria (në një version “Junior”) do të luajë
kundër Gjeorgjisë (të mërkurën, 10 qershor, 19:00) miqësoren e parë nën
drejtimin e teknikut Josip Kuzhe. Një takim ku kroati do të ketë lirinë
e plotë për të eksperimentuar, duke filluar që nga porta (në vend të
Hidit do të luajë Ujkani), mesfusha (Hyka dhe Bylykbashi në vend të
Skelës e Duros) e deri të vija e parë (Kapllani e Salihi në vend të
Bogdanit e Berishës). Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit,
Armand Duka, mbeti i kënaqur nga performanca e lojtarëve kundër
Ronaldos e skuadrës, ashtu si në mjedise konfidenciale, pohoi se
trajneri Josip Kuzhe, me atë që tregoi në drejtimin e skuadrës kishte
bërë një punë profesionale në vetëm pak ditë. Edhe pse kombëtarja
shqiptare përjetoi humbjen e tretë rresht në eliminatoret e Botërorit
2010 (me Hungarinë, Danimarkën e Portugalinë, dy në shtëpi e një në
transfertë) dhe të katërtën në tetë ndeshjet e zhvilluara (përfshirë
dhe atë me Hungarinë në Budapest), gjithsesi dha sinjale se është në
rrugën e duhur për të mbyllur me seriozitet fushatën kualifikuese të
Kupës së Botës, për të nisur përgatitjet për atë të Euro 2012, që siç
tha edhe Kuzhe, është i gatshëm të punojë për të ndërtuar një skuadër
finaliste të Europianit të Ukrainës e Polonisë. Shqipëria vetëm katër
ditë pas ballafaqimit zyrtar me Portugalinë (1-2) do të presë po në
“Qemal Stafa” në një ndeshje miqësore Gjeorgjinë (10 qershor, ora
19:00), një kundërshtar shumë i njohur për vendin tonë, ndaj së cilës
do të zhvillojmë sfidën e 11 historike midis dy vendeve, ku përfshihen
ato zyrtare, miqësore dhe turne ndërkombëtarë, por që fatkeqësisht kemi
bilanc negativ, 3 fitore tonat kundrejt 6 të gjeorgjianëve (një
barazim).

Çelsi, 3 yje për të marrë Ibrahimoviç
Largimi
i Kakas nga Seria A mund të pasohet nga një tjetër yll i madh. Bëhet
fjalë për Zllatan Ibrahimoviç, emri i të cilit është përfolur shumë
kohët e fundit në ambjentet e Barcelonës. E reja më e fundit nuk është
kjo, por hyrja në garë e skuadrës së Çelsit që ka ofruar plot 3 lojtarë
luksi për të marrë në “Stamford Bridge” yllin suedez me origjinë
boshnjake. Pas 5 kampionateve të fituar në po kaq sezone tek Interi,
Ibra mendon të largohet pasi nuk ka më stimuj dhe Chelsea e ka kuptuar
mirë këtë. Abramovich vendos në pjatën e marrëveshjes treshen e pëlqyer
nga Mourinho, Drogba-Carvalho-Deco. Bosi rus i londinezëve ka nxituar
menjëherë sapo ka marrë vesh se Eto’o dhe Iniesta nuk pranuan të
largohen nga Barcelona për të ndezur dritën jeshile për Ibrahimovic.
Lajmin e ofertës së Chelsea e ka dhënë gazeta italiane “Tuttosport” që
thekson se mbrojtësi portugez Carvalho nuk hyn në planet e trajnerit
Ancelotti, por e njëjta gjë vlen edhe për bashkëkombasin e tij, Deco.
Përsa i përket sulmuesit Didier Drogba, ai është një nga arsyet e mëdha
që mund të bëjnë presidentin Moratti të ndryshojë mendje.
Berluskoni: Kaka ndikoj në humbjen e zgjedhjeve
Pak
orë pas zyrtarizimit të Brazilianit Kaka me fanellën e Realit, vijnë
dhe reagimet e para nga bota e sportit. Kryeministri italian, Silvio
Berlusconi e ka cilësuar largimin e fantazistit jo vetëm si një humbje
të Milanit por edhe të partisë së tij në zgjedhjet për Parlamentin
Europian. “Largimi i Kakasë ndikoi edhe në humbjen e terrenit të
PDL-së”, shprehet presidenti kuqezi në një intervistë për “Corriere
Della Sera”. Nga ana tjetër, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta e ka
cilësuar këtë transferim si një “çmenduri” të Florentino Perez. “Të
paguash 64.5 milionë euro është çmenduri. Këto shifra nuk ecin paralel
me merkaton”, shprehet Laporta, i cili ritheksoi dëshirën e klubit të
tij për të reklamuar fushatën e “Unicef”, edhe pse nuk sjell asnjë
përfitim ekonomik për klubin blougrana.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://riniafr.albanianforum.net
H.iT
Webmaster
Webmaster



Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

Kaka: Shpresoj të bëj historinë e Realit” Empty
MesazhTitulli: Re: Kaka: Shpresoj të bëj historinë e Realit”   Kaka: Shpresoj të bëj historinë e Realit” EmptyWed Jun 10, 2009 9:23 pm

Shum Keq Veq Ka Bo qe osht ik..:S
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
 
Kaka: Shpresoj të bëj historinë e Realit”
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 30 vdekjet me te quditshme ne historine e botes...
» Trezeguet në listën e Realit
» Galliani: Kaka ose shkon te Reali ose mbetet te Milan
» Barca dëshiron t’ia ‘vjedhë’ Villan, Realit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Sport-
Kërce tek: