Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Mesoni si ta lidhni televizor me kompjuter

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dardani
Administrator
Administrator
Dardani


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

Mesoni si ta lidhni televizor me kompjuter Empty
MesazhTitulli: Mesoni si ta lidhni televizor me kompjuter   Mesoni si ta lidhni televizor me kompjuter EmptyFri May 22, 2009 2:29 am

Mesoni si ta
lidhni televizor me kompjuter





Lidhja e
kompjuterit të shtëpisë me televizorin po bëhet gjithnjë e më popullore ndërsa
sistemet për kryerjen e kësaj lidhjeje, gjithnjë e më te përsosura. Më poshtë
kam përgatitur një përshkrim për fillestarët se si të kryejnë lidhjen në fjalë.





Pse ta lidh
kompjuterin me televizorin ?


Kompjuterin e
shtëpisë mund ta lidhësh me televizorin për rastet kur mendon se ekrani i
kompjuterit tënd është tepër i vogël dhe nuk të jep kënaqësi kur don të shohësh
një film/video të shkarkuar nga interneti, një film/video që ke në cd apo një
disk dvd nga lexuesi dvd i kompjuterit tënd. Kur don të shohësh një stacion
televiziv që transmeton përmes internetit apo të regjistrosh një film/video nga
kompjuteri në videoregjistruesin e shtëpisë.





Mënyrat e lidhjes
së kompjuterit me televizorin


Mënyrat e lidhjes
janë të shumta por unë do të përshkruaj vetëm lidhjen me të të thjeshtë, më
popullore dhe që jep rezultate të kënaqshme përmes funksionit që njihet me
emrin "TV out" apo "video out". Kjo lidhje bën atë që
ekrani i televizorit të mund të zëvendësojë atë të kompjuterit.





Kushtet që duhen
plotësuar për të kryer lidhjen e kompjuterit me televizorin


Televizori yt
duhet të ketë hyrjen për kabëllin scart (pjesa më e madhe e televizorëve e
kanë). Aq më mirë nëse ka edhe hyrjet SVHS dhe RCA.


Nëse televizori
yt nuk ka hyrje për kabëllin scart mund të kryesh lidhjen e mëposhtme përmes
videoregjistruesit, gjithnjë nëse ky ka hyrjen scart.


Ndërsa kompjuteri
yt duhet të ketë një kartë video (kartë grafike) me funksionin që njihet si
"video out" apo "TV out". Për të parë nëse kompjuteri yt e
ka këtë funksion mund t'i hedhësh një sy faturës që ke marrë me kryerjen e
pagesës ku përmenden përbërësit kryesorë të kompjuterit tënd. Shih nëse
shkruan diçka mbi "video out" apo "tv out". Duhet të
ndodhet në të njëjtin rresht ku flitet për llojin e kartës grafike (kartës së
videos).





Mënyra tjetër është hedhja një sy pjesës së prapme të vetë
kompjuterit. Shiko nëse ka ndonjë prej daljeve në figurë që njihen si RCA
Composite dhe S-Video (disa kompjutera i kanë të dyja). Sa më i ri të jetë
kompjuteri aq më të mëdha janë gjasat që kompjuteri yt të ketë "video
out". Mund të them nga përvoja ime se rasti më i mirë do të ishte ai kur
kompjuteri do të kishte RCA composite.Zakonisht kartat e videos që kanë 60 Mb
kujtesë e sipër kanë edhe "TV out".


Nëse kompjuteri yt nuk ka ndonjë nga daljet e përmendura
atëherë duhet të vësh në njërën pjatë të kandarit ekonominë tënde dhe në
tjetrën dëshirën për të parë video/filma nga kompjuteri në televizor. Fut tek pjata e parë edhe instalimin e
kartës së re brenda në kompjuter.


Ndërkohë që një
kartë e mirë video është e nevojshme edhe për luajtjen e lojrave më të reja.


As mos e sill
ndërmend lidhjen e kompjuterit me televizorin nëse kompjuteri yt është aq i
vjetër sa që nuk mund të luajë fare video apo stërmundohet kaq shumë derisa
ngecën gjatë luajtjes së tyre (këtu nuk është fjala për "ngecjen"
gjatë parjes së programeve televizive drejtpërdrejtë nga interneti e cila është
e një lloji tjetër dhe për të cilën Rruzull.net do të flasë në një shkrim
tjetër).





Lidhja përmes
daljes RCA Composite


Kjo dalje për
mendimin tim, mundëson lidhjen më të përkryer, më të thjeshtë dhe më të lirë. E
gjitha që duhet të blesh është një kabëll njëfishësh që njihet si "RCA
Composite cable" aq të gjatë sa të arrijë televizorin.


Zakonisht gjendet
në gjatësitë 1m, 5m dhe 10m. Një kabëll 5 metërsh duhet të mjaftonte. Kabëlli
10 metërsh mund të sillte humbje të kualitetit të figurës.


Ky kabëll lidhet
nga njëra anë tek dalja RCA Composite e kompjuterit tënd dhe nga ana tjetër tek
hyrja "Video In" e televizorit tënd. Nëse televizori yt nuk ka
"Video In" duhet të blesh një Scart Adapter apo akoma më mirë të
blije një paketë që do të përmbante kabëllin RCA, Scart Adapter si dhe kabëllin
e zërit.





Lidhja përmes
daljes S-Video


Ndonëse thuhet se
formati i videos S-Video jep një kualitet më të mirë të figurës përmes kabëllit
që quhet "S-Video cable", mua nuk më ka dalur kështu, por kjo mund të
ketë të bëjë me llojin e televizorit si dhe me aftësitë e programeve që kam
përdorur për të mposhtur sinjalin bllokues Macrovision të daljes S-Video që ka
karta jote e videos dhe që është vendosur në kompjuterin tënd për të mos lejuar
kopjimin e filmave të formatit dvd në videoregjistruesin e shtëpisë. Kjo lidhje
jep një figurë të mirë nëse televizori yt është aq i ri sa që ka hyrje
"S-Video In" (SVHS).





Kabëlli që
konverton SVideo në RCA


Nëse televizori
yt nuk ka "SVideo In" apo ndryshe "SVHS" - që zor se mund
ta ketë - të këshilloj të blesh një kabëll konvertuese që bën kthimin nga
"Svideo out" në "RCA", në vend që të përdorësh një kabëll
Svideo për ta lidhur drejtpërdrejtë tek Scart Adapter...





Si të shoh
figurën nga kompjuteri në televizor ?


Nëse ia ke
arritur të lidhesh më në fund kompjuterin me televizorin, mënyra më e thjeshtë
për të parë figurën nga kompjuteri në televizor është heqja e kabëllit që lidh
kompjuterin tënd me ekranin e kompjuterit (monitorin) e cila duhet të kryhet
pas fikjes më parë të kompjuterit. Gjatë rindezjes, kompjuteri yt e zbulon
automatikisht ekranin e televizorit.








Televizori duhet
vendosur në kanalin VCR nëse lidhja është kryer përmes hyrjes Scart të
televizorit. Zgjidh kanalin Svideo apo RCA, nëse lidhja është kryer përmes
ndonjërit prej tyre.








Kujdes: Ekrani i
televizorit nuk është aq i qartë sa ai i kompjuterit, duke e bërë të vështirë
leximin e germave apo parjen e figurave të fushës së desktop-it që mund të
sjellë vështirësi në gjetjen e programeve që don të hapësh apo edhe të vetë
butonit të fikjes së kompjuterit. Nga ana tjetër, ndonëse mund të duket
paradoksale, është pikërisht kjo paqartësi që bën videot/filmat me rezolucion
të ulët të duken më mirë në televizor sesa në kompjuter duke mbuluar disa
turbullira që mund të shfaqeshin në ekranin e kompjuterit gjatë luajtjes së
tyre (parasëgjithash parjes së transmetimeve televizive përmes internetit).


Nuk e kam testu kkeshtu qe eshte Copy Passt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://riniafr.albanianforum.net
 
Mesoni si ta lidhni televizor me kompjuter
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mesoni Anglisht?
» Blloko faqet qe sdo me tu qel ne kompjuter tanin
» Per te pare çfare codec kemi ne kompjuter.
» Mesoni se si te barten gjitha Contactet Ne NJe Email tjeter

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Mësime dhe Tutoriale-
Kërce tek: