Kimia është shkenca ose me saktë ajo e degë e shkencave natyrore që merret me studimin e ndërtimit dhe vetive të materies dhe transformimeve të saj. Është studimi i vetive dhe strukturës së atomeve (duke përfshirë dhe izotopet e tyre të qëndrueshëm apo radioaktive), të përbërjeve dhe molekulave, të përzierjeve dhe të tretësirave, si elemente bazë të natyrës dhe se si ato kombinohen për të formuar stadet e ndryshme të materies që na formojnë në dhe çdo gjë që na rrethon. Njohja e strukturës elektronike të atomeve është baza e kimise konvencionale, ndërsa njohja e strukturës së bërthamës është baza e kimisë bërthamore. Prishja dhe formimi i lidhjeve mes atomeve dhe molekulave janë përgjegjës për transformimin e materies.
Disiplina të kimisë
* Kimia organike
* Kimia inorganike
* Kimia fizike
* Kimia analitike
* Biokimia
* Kimia farmaceutike
* Kimia industriale
* Kimia ushqimore
Disiplina të tjera
Ekzisitojnë shumë specializime dhe disiplina të kimisë, për shembull: kimia makromolekulare, kimia kombinatorike, astrokimia, inxhinieria kimike, kimia kompjuterike, elektrokimia, gjeokimia, inxhinieria e materialeve, shkenca e materialeve, biologjia molekulare, citokimia, histokimia, kimia klinike, kimia bërthamore, metalorganika, stereokimia, kimia e mjedisit, kimia e gjelbër, radiokimia, fotokimia, kimia radiofarmaceutike, aerotermokimia etj.
Konceptet bazë
Atomet dhe molekulat
Materia është e përbërë nga grimca shumë të vogla të quajtura atome: në natyrë ekzistojnë me qindra dhe çdonjeri prej tyre ka strukturë dhe veti të ndryshme. Kur atomet kombinohen me njëri tjetrin formojnë molekulat.
* Struktura e atomit
* Tabela periodike
* Numri atomik, masa atomike, numri i mases
* Metalet, Jometalet, Gjysmemetalet, Gazet e dobet
* Molekula dhe struktura molekulare
* Jonet, anionet dhe kationet
* Formula kimike, Izomeria, Kiraliteti
* IUPAC, Emertimi kimik
Lidhjet kimike dhe forcat tërheqëse ndërmolekulare
Atomet mund të lidhen me njëri tjetrin dhe forca që i mban të bashkuar quhet lidhje kimike. Ekzistojnë edhe forca ndërmolekulare jo aq të forta sa lidhja kimike, të cilat tërheqin atomet e molekulat mes tyre.
* Lidhja kimike
* Lidhja jonike
* Lidhja kovalente
* Lidhja hidrogjenore
* Forcat e Van der Valsit
Përbërjet kimike
Kur atomet lidhen mes tyre në sasi të përcaktuara përfitohen përbërjet kimike(për shembull uji,H2O) Agregatët e shumë përbërjeve quhen përzierje (për shembull çokollata.
* Përbërja kimike
* Përbërja molekulare
* Përbërja organike
* Përbërja jonike
* Acidet
* Bazat
* Oksidet
* Kripërat
Gjendjet agregate
Përbërjet kimike mund të shfaqen në shumë faza. Më të njohurat janë ato të ngurtë, e lëngët dhe ajo e gaztë: në temperaturë të ulët molekulat tërhiqen fort dhe nuk lëvizin, por "dridhen" dhe shfaqen në gjendje të ngurtë; me rritjen e temperaturës fitojnë energji dhe "rrëshqasin" mes tyre, duke kaluar në gjendje të lëngët; duke e rritur edhe më shumë temperaturën fitojnë aq shumë energji sa përhapen në të gjitha drejtimet duke formuar një gas.
* Gjendjet e materies
* Gazet
* Lëngjet
* Të ngurtat
* Tretësirat
Ligjet e kimisë dhe fizikës
Të gjitha reaksionet kimike dhe transformimet fizike ndodhin sipas ligjeve kimiko-fizike.
* Ligji i ruajtjes së masës
* Ligji i veprimit të masës
* Ligji i gazeve ideale
* Ligji i Hesit
* Ligji i Gei-Lysakut
* Ligji i Van der Valsit
* Ligji i Daltonit
* Ligji i Henrit
* Parimi Le Chatelier
* Ekuilibri kimik
Mekanika kuantike
Kimia fizike është një disiplin e ngjashme me fiziken. Mekanika kuantike është sektori i fizikës që i ka dhënë më shumë shtyse zhvillimit të kimisë, duke shpjeguar strukturën dhe karakteristikat e atomeve e duke krijuar bazat për trajtimin matematik të lidhjes kimike
* Elektroni
* Protoni
* Neutroni
* Orbitali
* Parimi i përjashtimit i Paulit
* Konfigurimi elektronik
* Mekanika kuantike
* Bërthama e atomit
Historia e kimisë
* Alkimia
* Zbulimi i elementeve kimike
* Historia e kimisë
* Historia e industrisë kimike