Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Zahir Pajaziti

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dardani
Administrator
Administrator
Dardani


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

Zahir Pajaziti Empty
MesazhTitulli: Zahir Pajaziti   Zahir Pajaziti EmptySat May 23, 2009 12:13 pm

Zahir Pajaziti lindi më 1 nëntor të vitit 1962 në Turuqicë, Podujevë,
Kosovë, ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë Vushtrri,
Kosovë, ishte ushtarak i UÇK-s dhe Hero - dëshmor shqiptar i Luftës së
Kosovës.

Biografia
Zahir Pajaziti u lind në një familje bujare në fshatin Turuqicë të
Llapit më 1 nëntor të vitit 1962, ishte fëmiu i pestë i prindërve Qerim
Pajaziti dhe Fatime(Rudari) Pajaziti.

Nga dyert e kësaj familje kanë dalë ushtarakë që në Luftën e Parë dhe
të Dytë Botërore. Po ashtu edhe babai i Zahirit, Qerimi ishte
pjesëmarrës aktiv në forcat progresive të asaj kohe.

Zahiri që në fëmijëri ishte rritur në frymën e babait të tij për dashurinë ndaj atdheut.

Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij, kurse të mesmen, shkollën e
policisë, e regjistroi në vitin akademik 1976-‘77 në Vushtrri. Nga
shkolla u përjashtua me arsyetimin: sjellje të papranueshme ndaj
organit të shkollës, arsyetim që përdorej zakonisht për persona që
kishin pikëpamje tjera nga organi shkollor i asaj kohe.

Në vitin 1980, bashkë me dy bashkëpunëtorë të tij, Raif Sfishta dhe
Nexhmi Dabinofci kalojnë ilegalisht kufirin e Shqipërisë dhe për këtë
burgosen në Shkodër për 18 ditë. Pas kthimit në vendlindje ai burgoset
nga policia lokale e Orllanit dhe dënohet si i mitur me 15 ditë burg.

Pasi që kreu shkollën e mesme në Orllan, Zahiri në vitin 1981 fillon
ndjekjen e mësimeve në Fakultetit Filologjik të Universitetit të
Prishtinës drejtimin e gjuhës angleze. Po në këtë vit ai vijon
shërbimin ushtarak për 12 muaj dhe në vitin 1985 e vazhdon atë edhe për
tre muaj në Beograd.
Aktiviteti politik
Në vitin 1981, Zahiri fillon të marrë pjesë aktive në organizimin e
Demonstratave të 81-shit në Podujevë. Nga kjo kohë veprimtaria e tij
deri në vitin 1989 kryesisht është në organizimin e tubimeve
protestuese dhe shpërndarjen e trakteve të ilegales.

Kështu gjatë kohës së ndryshimit të kushtetutës së Kosovës 1988-‘89,
Zahiri rrit intensitetin e punës së tij duke u angazhuar në rrethe më
të gjera dhe organizon protestën e parë anti-jugosllave në Orllan.

Gjatë kohës së krijimit të partive politike në Kosovë, Zahiri merr
pjesë në themelimin e Parlamentit Rinor dhe formimin e degës së saj në
Orllan, e më vonë, në vitin 1994, kur Palamenti Rinor u shndërrua në
parti politike, themeloi degën e Partisë Parlamentare të Kosovës në
Orllan.

Zahir Pajaziti po ashtu ishte pjesëmarrës aktiv në tubimet e pajtimeve
të gjaqeve. Ai ndihmoi këto tubime dhe njëherit filloi formimin e
grupeve rinore me qëllim të aktivizimit të rinisë në aksione të
ndryshme shoqërore e më vonë pas shpalljes së Pavarsisë ë Kosovës edhe
në aksione ushtarake.

Aktiviteti ushtarak
Në rrethanat e krijuara gjatë grevave të përgjithshme në Kosovë të
mbajtura më 3 shator të vitit 1990, Zahiri dhe aktivistët tjerë
fillojnë të punojnë për ngritjen e një rrjeti sigurimi në Kosovë. Si
rezulltat i kësaj pune Zahiri dhe aktivistët e Orllanit krijojnë
Shtabin e Njësisë Guerile në Orllan.

Në vitin 1991 pasi që në Kosovë fillojnë që punët e ilegalës të
kordinoheshin me legalen Zahiri shkon në Shqipëri për qëllime
ushtarake. Me të kthyer në Kosovë në vitin 1992, grupi i tij zbulohet
dhe Zahirit i duhet të kalojë në ilegalitet për disa muaj. Deri në 1992
ai kontribuoi në furnizimin me armatim të shtabeve të krijuara në
rrethinën e Orllanit.

Gjatë vitit 1994, Zahiri filloi të angazhohet edhe në pjesë tjera të
Kosovës për krijimin e UÇK-së. Kështu, ai është një nga themeluesit e
Shtabit të Përgithshëm të UÇK-së dhe anëtar i tij nga fillimi, nga ku
fillon të bëhet koordinimi i aktiviteteve politike dhe ushtarake në të
cilat Zahiri luante një rol të madh si në zgjerimin e fushës së
ndikimit, po ashtu edhe në furnizimin me armatim. Zahiri shquhet në
këtë kohë si organizues dhe zbatues i shkëlqyeshëm i sulmeve guerile
ndaj forcave serbe në Kosovë, po veçanërisht në rajonin e Llapit.

Vdekja

Në janar të vitit 1997 grupi i tij zbulohet nga sigurimi serb. Më 31
janar Zahir Pajaziti ishte duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të
Vushtrrisë së bashku me bashkëluftëtarin dhe nipin e tij Hakif
Zejnullahu dhe bashkëluftëtarin tjetër Edmond Hoxha nga Juniku, forcat
serbe kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht
në luftë me ta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://riniafr.albanianforum.net
 
Zahir Pajaziti
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Historia-
Kërce tek: