Haxhi Zeka (Haxhi Zejneli, 20 dhjetor 1832 - 21 shkurt 1902) është
udhëheqës i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, luftëtar dhe
organizator i kryengritjeve popullore antiosmane në Kosovë. Ishte djali
i Mehmet Abedinit (Biberi) nga Shoshani dhe Zelfije Docit nga Deçani.
Lindi më 20 dhjetor në fshatin Shoshan të Malësisë së Gjakovës prej nga
u shpërngul me familjen në Pejë. Ishte një nga organizatorët e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit dhe njënga luftëtarët më të vendosur për
autonominë e Shqipërisë dhe mbrojtjen e tërësisë së saj territoriale.
Në Kuvendin e parë të Lidhjes, më 10 qershor 1878, u zgjodh anëtar i
Komitetit Qendror të saj. Mori pjesë, si komandant ushtarak, në krye të
forcave të Lidhjes në aksionin e Gjakovës, në shtator 1878 kundër
Mehmet Ali Pashës. Krahas udhëheqësve të tjerë politikë e ushtarakë të
Lidhjes luftoi në fund të 1879-ës dhe në fillim të 1880-ës për
mbrojtjen e Plavës dhe të Gucisë kundër forcave të Malit të Zi. Në
pranverën e vitit 1881 mori pjesë në betejat kundër ushtrisë së Dervish
pashës.
Së bashku me Sulejman Vokshin, Haxhi Zeka më 1884-1885 udhëhoqi
kryengritjet antiosmane të shqiptarëve të Kosovës, që synonin të
rimëkëmbnin Lidhjen dhe të vinin në jetë idetë e saj autonomiste. Më
1893. Haxhi Zeka me Bajram Currin organizuan kryengritjen që përfshiu
Pejën, Gjakovën e vise të tjera të Kosovës kundër dhunës ekonomike e
politike të sunduesve osmanë. Për veprimtarinë e tij atdhetare, më 1893
u thirr ne Stamboll ku u mbajt i arrestuar deri në vitin 1896.
Më 1896-1900 u vu në krye të luftës së popullit shqiptar për autonominë
e Shqipërisë dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit. Udhëhoqi
qëndresën e armatosur popuIlore që shpërtheu në Kosovë në vitin 1897
dhe themeloi "Besëlidhjen shqiptare"(1897). Në bashkëpunim me Komitetin
Shqiptar të Stambollit të kryesuar nga Sami Frashëri dhe atdhetarët e
tjerë brenda dhe jashtë atdheut, Haxhi Zeka organizoi më 23-29 janar
1899 Kuvendin e Pejës që themeloi Lidhjen Shqiptare të Pejës dhe u
zgjodh kryetar i Komitetit të saj. Në prill-maj 1899 mori masat për
thirrjen e një Kuvendi tjetër të përgjithshëm të Lidhjes Shqiptare
mbajtja e të cilit u pengua nga Porta e Lartë. Pa marrë parasysh
kundërshtimet e Stambollit dhe pengesat e Fuqive të Mëdha e të qarqeve
shoviniste fqinje, Haxhi Zeka i vazhdoi përpjekjet për forcimin e
Lidhjes gjatë gjithë vint 1900 derisa ushtria osmane e shtypi atë.
Më 21.2.1902 Haxhi Zeka u vra në Pejë pabesisht nga Adem Zajmi, një
agjent i vënë nga qarqet shoviniste serbe, që patën edhe përkrahjen e
autoritete osmane