Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Jul Variboba

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dardani
Administrator
Administrator
Dardani


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

Jul Variboba Empty
MesazhTitulli: Jul Variboba   Jul Variboba EmptyTue May 19, 2009 3:14 am

Jul Variboba
(1724-1788)


Jul Variboba - shkrimtari i parë shqiptar, që botoi një vepër thjesht letrare.
Arbëresh, lindi në katundin Mbuzat të Kozenca ( Kalabri - Itali).

Mësimet e para i mori në Kolegjin Shqiptar të San Benedetos Ulanos, të
themeluar nga Klementi XII me 1735 për arsimimin e të rinjve shqiptare
të Kalabrisë. Pas studimeve u kthye në vendlindje, u bë prift dhe u
shqua për nje veprimtari te jashtezakonshme mësimore e fetare.
Kaloi nje jetë jo të qetë e të zakonshme. Studiues e krijues letrar. U
trasferua në Romë, ku shkroi veprën "Gjella e Shen Merise se Virgjer"
të cilën e botoi me 1762. Vepra përmban dy poema të lidhura: "Gjella e
Shen Merise" ( Jeta e Shën Mërisë) dhe "Gjella e Shen Bambinit"
(Jeta e Shën Bambinit), që nuk përbejnë me shumë së gjysmën e veprës.
Këto dy poemë dallohen për një strukturë poetike të brendshme.

E para në fillim këndon e hymnizon virtytet e Shën Mërisë së Virgjër,
pastaj me një rrjedhoje të natyrshme këndon jetën e saj që nga lindja e
deri në frytnimin e shenjtë dhe lindja e Krishtit, gjithnjë duke u
mbështetur në pikat kryesore të tregimit biblik për këtë figurë dhe
episode konkrete të jetës popullore arbëreshe.

Në këtë vështrim Shën Mëria e Varibobës del si një virgjëreshë
arbëreshe e vetëdije poetike, filozofike e lirike.Shën Mëria shfaqet e
provohet në jetën e përditshme arbëreshe si grua e thjeshtë e nënë,
kurse Shën Mëria shfaqet e provohet në jetën e përditshme arbëreshe si
grua e thjeshtë e nënë, kurse Shën Bambini si djalë i pëlqyeshëm, me
fantazine djaloshare të vërtetë të autorit.

E dyta i këndon Shën Bambinit, në fillim nëpërmjet të të tjerëve për
të, madje edhe të vashave; dhe kalon në çaste themelore të jetës së
Krishtit, si:
tradhtia që i bëhet, kryqëzim dhe trajtimin e Shën Bambinit Jul
Variboba ka ftuar pasionin djaloshar të moshës së shkrimit me këtë
subjekt.
Vlerësimet për veprën e Jul Varibobës janë të ndryshme: disa e ngrenë
në nivelin më të lartë, kurse të tjerët e mohojnë pothuaj tërësisht atë.

Pjesa tjetër e veprës përbëhet nga vjersha të rastit dhe nuk i lidh gje
midis tyre, veç frymes se perjithshme shpirterore, keshtu kjo veper ka
pamjen e nje permbledhe poetike me nje lidhje tematike.Kjo vepër u
botua në 1984 me perkthim në italisht nga studiuese arbëresh Italo
Fortino.
Gjella (Jeta) nis me nje letër drejtuar Shën Mërise që për të është figura me e adhuruar fetar e letrare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://riniafr.albanianforum.net
Dardani
Administrator
Administrator
Dardani


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

Jul Variboba Empty
MesazhTitulli: Re: Jul Variboba   Jul Variboba EmptyTue May 19, 2009 3:15 am

Gjella e Shën Mërisë virgjër

Oj jet' e ëmbël,o Shën Mëri,
vjershin e ri ea na mbiso;
si do shurbier,si ti t'pëlkier,
ti bashk' mene nga e këndo.

Na ning dimi ti të vandonjim,
ti të nderonjim si meriton;
se je fanmirë se na do mirë,
këta ti thomi,këjo baston.

Cili njeri sa i lart' je,
sa gracje ke,mund nimëronjë?
Vet' Zoti inë ti di vandinë,
jatër gjuhë s'di ti këndonjë.

Nd'atë dikret çi fjet karta,
vetëm sa lart ti qeve vënë;
neve të tjerët të bjerrt',të mjerët,
gjarpri mëkatat na pat ngrënë.

E bër' aposta për Tënzonë,
shkele Dimonë,i re pir mort;
ti vetëm qeve porsa u leve,
ndi trut' ia ngjoke,ia ngjoke fort.

Jot ëm' Shin Ana me Shin Xhakinë
fimilë s'kinë e,pjot me lot,
e shertëruan,e agjëruan,
ashtu ti bjetin ka Inzot.

Me vute e meshë e raciuna,
me divuciuna e me hjidhi,
të kunçipirti,të parturti
Shin Ana e mirë ndi pjakëri.

Kur ti u leve,e qiell e dhe
bëri hare ndir gjith' kundat;
haret' i solle kur ti dolle,
dolle si dielli e pamëkat.

Tri vjet u mbille ndi një kuvend
bëre kutiend ti Tënëzon';
i dhe nji lule,nji trëndafile,
i dhe të virgjrit çi lulëzon.

Andaj Zotinë tij t'u prejar,
t'u namurar e mir' të dish:
e të bekoi,të shëjtëroi,
e shpirti kurmin t'e bëri kish'.

Nj'ëmgjëll aposta të suall mbashatën,
të suall uratën ndi kit modh';
- O e lumja grua,Ti si e thua?
Ti Zoti in' për ëm' të zgjodh.

Ti rispëndove:- U'jam e virgjër
Si nji e virgjër mund jetë ëmë?
Këjo mbashatë ning ësht' uratë;
pir nji të virgjër ësht' më se nëmë.

Ëngjëlli foli:- Jo,se Zotin'
tek vete hin,ning e danon
virgjinitatet e puritatet;
tek më e nget,më e ngjaron.

Si pasikiri tek dielli hin,
ai ning e nxin,e dritëson.
Mos kij pahur,mos kij timur:
vet' Shpirti shëjt' vjen e të mbjon.


(1762)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://riniafr.albanianforum.net
 
Jul Variboba
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Letërsia shqipe dhe botërore-
Kërce tek: