Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 A ekziston miqësia e një djali dhe një vajze?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Albani
Administrator
Administrator



Numri i postimeve : 354
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Ferizaj - Kosovë

A ekziston miqësia e një djali dhe një vajze? Empty
MesazhTitulli: A ekziston miqësia e një djali dhe një vajze?   A ekziston miqësia e një djali dhe një vajze? EmptyThu May 28, 2009 9:06 pm

Kur është shoku i ngushtë që deklarohet i imponojmë vetes të gjithë problemet e botës.
Ndjenja e ngrohtësia që ndjejmë kundrejt tij është e ndryshme nga Dashuria e vertetë.
Sa herë, në mëndjen tonë, imagjinojmë që i Dashuri e zemrës të na përshpërisi në vesh këto fjalë magjike: " të dua dhe do të doja shumë që ti të bëhesh e dashura ime"? Padyshim shumë, madje shumë herë gjëndemi duke ëndërruar këtë moment të rrallë.
E megjithatë nuk është e thënë që, kur ëndërra bëhet realitet, ne jemi gati të përballojmë situatën.
Një deklaratë Dashurie, dihet, krijon gjithmonë një tronditje të thellë, por nqs Ai që deklarohet është djali i ëndërrave tona, është ai Djali për të cilin kemi mbushur ditarin me zemra të kuqe, atëherë pas momentit të parë të një turbullimi të forte, braktisemi me gjithë gëzim në këtë dashuri romantike. Ndërsa kur deklarohet është shoku ynë i ngushtë, shoku qe i kemi besuar gjithmonë sekretet tona, domethënë shoku me "SH" të madhe, çështja bëhet shumë më e ndërlikuar.
Le të themi të vërtetën: nga ai nuk prisnim asnjë deklarim dhe këtë jo se nuk e duam, por thjesht nga fakti se nuk kemi provuar të shohim te AI të Dashurin e zemrës.

Ndjenje e keqkuptuar
Ndjejmë për të një ndjenjë të sinqertë, ndoshta si ajo që ndjejmë për vëllain tonë, ndërsa AI ka keqkuptuar ngrohtësinë tonë dhe tani thotë të duhemi marrëzisht. Padyshim dëgjojmë fjalët e tij të pamëshirshme, dhe ndjehemi në siklet dhe ne të njëjtën kohë me gojë hapur.
Habitja është reagimi më natyral në këtë situatë kaq delikate dhe menjëherë pas habitjes vjen dyshimi. C'farë ti them? C'farë të bëj? Këto janë pyetjet e ankthshme që torturojnë zemrën dhe mëndjen e secilës prej nesh që është e detyruar të përballojë një moment kaq të vështirë. Pastaj kemi frikë të lëndojmë me një refuzim shokun që na ka ndenjur gjithmonë afër në momentet më të vështira. Në këtë pikë nuk na ngelet tjeter veçse të marrim një moment arsyetimi për të evituar të sillemi në mënyrë të gabuar dhe për tu përpiqur të kuptojme cilin rol në të vërtetë zë në jetën tonë shoku i dashuruar. Nqs ndjenja që na lidh me atë është vetëm miqësi e paster dhe e thjeshtë, atëherë, pa asnje dyshim, nuk mund të lidhemi me të për të filluar një histori dashurie.
KUPTIMI I DREJTE
Eshtë e mundur që të bëhesh e dashura e një djali që nuk e dashuron, dhe bëhet vetëm një lidhje e thyeshme, me pak pasion, që do të na bënte të pakënaqur ne dhe të palumtur atë. Gjithashtu historia nuk mund të zgjasi për një kohë të gjatë. Për të evituar të gjithë këtë atëherë është më mirë ti flasim me siqeritet, duke i thënë se për atë ndjehet vetem një ndjenjë e fortë miqësie dhe asgjë më shumë. Në fillim mund të mërzitet dhe të mos të flasi më, por nqs është një djalë i pjekur do ta kaloje dhe do të rikthehet të jetë shoku yt i ngushtë. Ndërsa nqs kuptojmë, se në fund të zemrës tonë ai eshte i rëndësishëm për ne dhe kuptojmë që miqësia ishte vetëm një mënyrë për të deklaruar nevojën tonë për atë dhe që në realitet që në fillim dëshironim të ishim diçka më shume se një shoqe për atë, atëherë nuk mbetet gjë tjeter për të bërë, por ta perqafojmë dhe ti japim një puthje të zgjarrtë.
PER TE MOS GABUAR
1. Mos i jep një përgjigje të nxituar. Merrni pak kohë për të rregulluar idetë tuaja pas deklaratës se tij jo "miqësore"
2. Jini të sinqerta me veten tuaj për të kuptuar çfarë në të vërtetë ndjeni per të.
3. Mos u kushtëzoni nga të tjerët dhe as nga frika për të humbur shokun më të mirë. Nqs është një shok i vërtetë sidoqofte do të rri me ty.
4. Përballoni realitetin me vendosmëri: nqs është vetëm një miqësi mos filloni asnjë histori dashurie, përkundrazi nqs është dashuri......
5. Përpiquni t'ia bëni të qartë që miqësia jote nuk do të mungojë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A ekziston miqësia e një djali dhe një vajze?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ekziston miqësia e një djali dhe një vajze?
» miqesia kthehet ne dashuri....por dashuria nuk kthehet kurre ne miqesi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Dashuria-
Kërce tek: