Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Nënë Tereza

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Dardani
Administrator
Administrator
Dardani


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

Nënë Tereza Empty
MesazhTitulli: Nënë Tereza   Nënë Tereza EmptyTue May 19, 2009 8:21 pm

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26
gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi),
ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://riniafr.albanianforum.net
Dardani
Administrator
Administrator
Dardani


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

Nënë Tereza Empty
MesazhTitulli: Re: Nënë Tereza   Nënë Tereza EmptyTue May 19, 2009 8:22 pm

Biografia

Gonxhja ishte fëmia e tretë e Kole Bojaxhiut (Nikollë Bojaxhiu) me
origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Barnaj)
nga Novo Sella e Gjakovës. Lindi në Shkup, të Perandorisë osmane, sot
Maqedoni, më datë 26 gusht 1910. Një ditë pas lindjes u pagëzua në
kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm Dom Zef Ramaj.
Kola dhe Drania kishin 5 fëmijë, dy u vdiqën në fëmininë e hershme.
Frikë të madhe kishte nënë Drania mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas
lindjes, sepse me trup dukej e dobët dhe shëndetligë.
Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër. Vëllai quhej Lazër Bojaxhiu dhe
studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe
politike emigroi qysh herët në Itali. Kurse motra quhej Age Bojaxhiu.
Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe
patriotë shqiptarë. Mësimet e para i bëri në një shkollë shqipe në
Shkup, ndërsa gjimnazin, po në atë qytet, në gjuhën serbo-kroate.
Pasionet e saj të rinisë ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe
të recitonte poezi, të kompozonte dhe të luante muzikë. Emrin Tereza e
mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.
Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të
Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të
shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë
letër drejtuar tezes së saj: “Shkup 12. 09. 28 E dashtuna Tezja Lis! Më
26 t’kti mujit po nisem prej Shkupit. S’po muj mos me ju shkrue dy tri
reshta tuj da prej jush. Lamtumir; e dishroj qi Zoti ju nep shka tju
dishron zemra. Pritni t’faluna ma t’përzemerta Gonxhja”.
Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas
30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe
motra Age, shkuan në “atdhe”, në Shqipëri, qysh para Luftës së Dytë
Botërore.
Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe
shume shpejt drejtore e shkollës së vajzave. Nënë Tereza e Kalkutes e
quajtën kur themeloi urdhrin "Misionaret e Dashurisë" (1951) për t'u
shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe
gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë
bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Por Shqipëria heshte.
Republika Popullore Socialiste e Shqiperisë nuk i kishte dhënë vizë
nobelistes së ardhshme as sa për të parë nënën e saj që jetonte në
Tiranë, as për te marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as... për të
parë varrin. Madje këtë vizë nuk ia dhane as kur fama e saj kishte
marrë dhenë në të katër anët e botës deri ne fillim të viteve '90.
Shqiptarja trupvogel ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Ajo ishte
nënë kujdestare e 7 500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte
960 000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe
trajtonte 47 000 viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3 400
pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte
birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të
viteve '80. Deri sa Nënë Tereza ishte gjallë dhe sot e kesaj dite
shifrat kanë ndryshuar shumë.











__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://riniafr.albanianforum.net
Dardani
Administrator
Administrator
Dardani


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

Nënë Tereza Empty
MesazhTitulli: Re: Nënë Tereza   Nënë Tereza EmptyTue May 19, 2009 8:22 pm

Nënë Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri.
Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose
Road, të ndërtuar rishtas në një lagje të zhurmëshme dhe çjerrëse, të
stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe
tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe
lëngështrydhësit. Këtu, mu në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i
përgjithshëm i Rregullit, „Shtëpia e Nënës", pranë portës të së cilës
qe vendosur një tabelë druri ku shkruante: „Mother Teresa. IN/OUT".

Në shtëpinë e Nënë Terezës kishin hyrë edhe vetë mbretëresha britanike,
pastaj njerëz të tillë siç janë kryetari amerikan Georg Bush, ish
kryetari amerikan Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shumë
të tjerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://riniafr.albanianforum.net
Dardani
Administrator
Administrator
Dardani


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

Nënë Tereza Empty
MesazhTitulli: Re: Nënë Tereza   Nënë Tereza EmptyTue May 19, 2009 8:23 pm

Mirënjohjet

çmimi Damian Dutton
1962 – çmimi Ramon Magsaysay
1973 – çmimi Templeton
1978 – çmimi Balzan
1979 – çmimi Nobel për Paqe
1980 – çmimi Bharat Ratna
1985 – çmimi Medal of Freedom
1996 – qytetare nderi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
1996 – Dekorata Qytetar Nderi i Kosovës
2003 – shpallet e lumturuar
Aeroporti i Tiranës mban emrin e saj që nga viti 2003. Në hyrje të këtij aeroporti më 2007 u inagurua busti i saj.


Pagëzime

Medalja humanitare Nëna Tereze, Kosovë
Urdhri "Nënë Tereza", Shqipëri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://riniafr.albanianforum.net
Albani
Administrator
Administrator



Numri i postimeve : 354
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Ferizaj - Kosovë

Nënë Tereza Empty
MesazhTitulli: Re: Nënë Tereza   Nënë Tereza EmptyTue May 26, 2009 5:20 pm

E vetmja shqiptare qe ka qmimin Nobel!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Nënë Tereza Empty
MesazhTitulli: Re: Nënë Tereza   Nënë Tereza Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nënë Tereza
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Historia-
Kërce tek: