ALBUMET E JAVËS NË MUZIKË
Më poshtë janë prezantimet
e albumeve të reja të nxjerra në treg, të hartuara nga publikimet
muzikore Billboard, njësi e VNU Media.
Blackout! 2 (Errësirë)- METHOD MAN & REDMAN
Yjet
e komedisë së 2001-shit "How High" po i drejtohen 40 vendeve të para të
hiteve pak më shpejt sesa do të dëshironin, por dyshja dinamike duket
po aq vitale në albumin ndjekës të bashkëpunimit tyre të parë, sa edhe
në albumin e tyre debutues të 1999-ës "Blackout!" Duke u bërë homazh
ditëve të vjetra në çdo mundësi, koleksioni prej 17 këngësh nuk përmban
tinguj të gjeneratës së re si Lil Wayne ose T-Pain. Por Meth dhe Red i
largohen tendencave të hip-hop-it të sotëm dhe i qëndrojnë besnikë
shokëve të hershëm si Erick Sermon i EPMD në këngën e stilit Soul "Mrs.
International," Ghostface Killah dhe Raekwon në këngën e pisët "Four
Minutes to Lock Down" dhe legjendarit Pete Rock, i cli merr pak nga
kënga e Phyllis Hyman "Magic Mona" për himnin e shpejtësisë "A-Yo", ku
luan edhe DJ-ji i Toronto-s MC Saukrates. Ky album duhet të jetë
konkurruesi më i fortë për të rinjtë T.I. dhe Flo Rida kësaj vere, jo
vetëm në pistat e vallëzimit, por edhe në berberhanet e zezakëve.
Soul of My Soul (Shpirt i shpirtit tim)- MICHELLE SHOCKED
Dashuria
dhe urrejtja bashkëekzistojnë në jetë, por në muzikë ato mund të ndezin
art inovativ. Kështu ndodh edhe me albumin e 13-të të Michelle Shocked,
i cili lundron me shkathtësi midis dy emocioneve të kundërta. Në anën e
‘dashurisë’ Shocked celebron partnerin e saj, artistin David
Willardson, me pjesëza akustike rrëfyese si "True Story" dhe e mprehta,
e stilit Bonnie Raitt, "Love's Song." Për anën e nevrikosur të
ekuacionit kemi himnin ç rrënjosës "Ballad of the Battle of the Ballot
and the Bullet Part 1: Ugly Americans", e cila fajëson pa kompromis
tetë vitet e fundit. Gjejmë gjithashtu "Other People," që, në mënyrë të
fshehtë, duket e ëmbël dhe mashtruese nga lirikat. Është kënga e
ndarjes që detajon ri-ekzaminimin e marrëdhënies së qytetarit me
shtetin e tij.
Further Complications (Komplikacione të mëtejshme) - JARVIS COCKER
Prodhimi
i famshëm, i papërpunuar, origjinal, i Steve Albini nuk duket se është
shija e parë për Jarvis Cocker, ish-drejtuesi i grupit Pulp,
inteligjenca e ligë e të cilit kërkon edhe hilet e studiove. Por albumi
i dytë solo i tij është shumë i fortë dhe dëgjimi i tij lëviz shpejt
midis ‘pse-së’ dhe ‘pse jo-së’. Cocker luan me stile të ndryshme në çdo
këngë, që nga ‘blues rock’ i cepave të errët i "Homewrecker" deri te
‘garage pop-i’ i "Angela," dhe funk-u i orëve të vona i "You're in My
Eyes (Discosong)." Kënga "I Never Said I Was Deep" e gjen mërmëritësin
pseudo-fajtor në një univers tjetër, ndërsa deklarata e Cocker
në"Leftovers" se “dua të jem i dashuri yt” tingëllon po aq tërheqëse sa
edhe lirikat Borscht-Belt “e takova atë në muzeun e paleontologjisë,
por nuk mërzitem për këtë”. Temat e shpeshta të albumit mbi seksin,
pendesën (dhe përsëri seksin) duket se fitojnë më shumë mprehtësi me
njoftimin e divorcit të Cocker në prill, megjithëse nuk është nevoja të
jenë kaq të ngarkuara (mund t’i besojmë çdo fjalë të tij).
Relapse - EMINEM
Nuk
ka pse çuditemi nëse albumi i vetëm i Eminem në këto pesë vjet, sillet
në linjat e atij të 1997-ës që reperi e shkroi me Dr. Dre. Eminem me
shkathtësi i godet të gjitha synimet e tij: "3 a.m." për filma porno
dhe dhune, "My Mom" për të nxjerrë të palarat e familjes, "Beautiful"
për slogane carpe-diem dhe e famshmja "We Made You" për të tallur
vip-at dhe për të shokuar fansat e rap-it, që ndjekin lajmet rreth
çiftit Jennifer Aniston/ John Mayer. "Bagpipes for Baghdad" nga titulli
kërcënon të kthehet në një kthesë të errët të realitetit, por që
rezulton të jetë mbi Mariah Carey dhe Nick Cannon, dhe pjesa e shkurtër
"Paul" ka një shaka të Christopher Reeve në të, përsëri. Por ka edhe
disa momente frymëzimi. Brutalja "Deja Vu" ka një impakt emocional. Nuk
është gjë e mirë që një repist i kaq shumë ‘gjimnastike verbale’ akoma
bën shakara të Perez Hilton, por më e keqja se recetat e shakarave të
Eminemit për dhunën dhe homoseksualët, tingëllojnë si të kaluara.
Jazz in the Garden - STANLEY CLARKE TRIO
Talenti
i Stanley Clarke në bashkëpunimet me Chick Corea ( kënga Return to
Forever) dhe George Duke (Clarke/Duke Project) ka pasur sukses, prandaj
çuditemi që ai nuk ka nxjerrë një album krejtësisht akustik në
karrierën e tij të katër dekadave. Dhe e shohim ta rikuperojë këtë në
albumin e tij të Heads Up, "Jazz in the Garden." Në albumin e 2007-ës
"The Toys of Men," Clarke solli melodi akustike solo, të shoqëruara me
rrahje takash, duke paralajmëruar kooperimin e trios me bateristin
Lenny White dhe shokun e ri , pianistin Hiromi. Ajo që të tërheq
vëmendjen është sesi liriku i ‘bluzit’, Clarke, luan me origjinalet,
standardet dhe pjesët e improvizuara, duke evidentuar instrumentin e
tij si zëri drejtues dhe duke krijuar ritme e linja melodie. Pjesët më
të mira: Dueti i improvizuar me Hiromi ("Global Tweak"), ri-prodhimi
këngës së Duke Ellington "Take the Coltrane" dhe frymëzuesja e Clarke
"Paradigm Shift (Election Day 2008)."