Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lajme te reja nga Sporti

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti EmptyFri May 29, 2009 11:22 am

Cristiano Ronaldo kritikon taktiken e Ferguson
Cristiano Ronaldo nuk mund ta pertype humbjen e djeshme ne finalen e Champions League dhe per kete deshtim ai ka nxjerre nje fajtor. Topi i Arte 2008 e drejton gishtin ndaj trajnerit Alex Ferguson, duke kritikuar skemen e skocezit ...


Edituar për herë të fundit nga PllumExe në Fri May 29, 2009 11:23 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti EmptyFri May 29, 2009 11:22 am

Bajerni mohon transferimin e Riberise tek Celsi
Bajerni i Mynihut mohon të gjitha spekulimet e fundit për një marrëveshje me Çelsin për futbollistin Frank Riberi. Mediat angleze publikuan se londinezët kanë arritur një marrëveshje prej 50 milionë eurosh me klubin bavarez.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti EmptyFri May 29, 2009 11:24 am

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka pranuar humbjen duke thënë se Barcelona ishte ekip më i mirë dhe meritoi të fitojë finalen e Ligës së Kampionëve.
Një gol i Samuel Eto'o dhe një tjetër nga Lionel Messi, i sollën edhe titullin e tretë të sezonit Barcelonës, dhe Ferguson mendon se kjo ishte plotësisht e merituar

“Mendoj se goli i parë ishte vrasës, sulmi i parë që ata patën, shënuan, dhe kjo ishte një fillim i keq i ndeshjes për ne. Filluam shkëlqyeshëm, me shumë besim, por u nervozuam ca më pas dhe kur ata shënojnë, ata mund ta mbajnë topin gjithë natën dhe ne thjesht nuk e kishim mjaftueshëm”, ka thënë Ferguson për Sky Sports.

“Kishin disa gjysmë-raste të mira në pjesën e dytë, dhe mbase mund t’ia kishim dalë më mirë, por me të drejtë ne u mposhtëm nga një ekip më i mirë. Nuk ishim në formën më të mirë, por pas golit të parë ishte edhe më vështirë”, ka shtuar skocezi pas ndeshjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti EmptyFri May 29, 2009 11:24 am

Pep Guardiola sigurisht se është i kënaqur që ka fituar edhe trofeun më të rëndësishëm të sezonit dhe në mesin e fjalëve të tij, ka thënë edhe se këtë ia dedikuar futbollit italian dhe Paolo Maldinit.

Barcelona mposhti Manchester United me rezultat 2-0 në finalen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në kryeqytetin Italia, Romë.

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, vikendin e kaluar luajti ndeshjen e fundit para tifozëve të rosonerëve, kur u fye nga një pjesë e fansave, por ai ka një fans shumë të veçantë, pikërisht Guardiolën.

“Ia dedikoj këtë futbollit italian dhe Paolo Maldinin, i cili nuk duhet të shqetësohet pasi ka adhurues nëpër gjithë Evropën”, ka thënë Guardiola për RAI Sport
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti EmptyFri May 29, 2009 11:24 am

Lacio mësohet se ka bërë një ofertë prej gjashtë milionë eurosh për mesfushorin Blerim Xhemaili. Lajmi bëhet publik nga “Calciomercato”, ku thuhet se futbollisti zviceran me origjinë shqiptare ka tërhequr vëmendjen e kryeqytetasve me paraqitjet e tij këtë sezon tek Torino.
Kontrata e 23-vjeçarit me Torinon skadon në vitin 2012, por futbollisti kërkon kalimin tek ndonjë skuadër e madhe e Serisë A, sidomos nëse bie Torino në Serinë B. Torino rrezikon seriozisht t’i lajë duart me elitën e futbollit italian, për më tepër që në ndeshjen e fundit do të përballet me Romën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti EmptyFri May 29, 2009 11:25 am

Agjenti i Ryan Babel ka reaguar për të fundosur thashethemet e fundit për klientin e tij, duke thënë se 22-vjeçari nuk do të largohet në afatin kalimtar veror.
Ditët e fundit është spekuluar se trajneri i Të Kuqve, Rafael Benitez, i ka thënë holandezit që mund të largohet në drejtim të një skuadre tjetër, pasi që nuk ka vend në formacionin kryesor të Liverpooolit, mirëpo agjenti i lojtarit, Winnie Haatrecht, thotë se Babel nuk planifikon të largohet nga Anfield.

“Së shpejti do të takohemi me Benitezin për të diskutuar për sezonin e ardhshëm. Ryan u largua nga Ajaxi për të fituar trofe me Liverpoolin, dhe këtë nuk e ka arritur ende. Ai akoma nuk është i gatshëm të largohet nga Liverpooli, sepse dëshiron të sigurojë vend në formacionin bazë të skuadrës”, ka thënë Haatrecht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti EmptyFri May 29, 2009 11:25 am

Pas shume zerash per nje largim te mundshem te Lorik Canes nga Olimpiku i Marsejes ne fund te ketij sezoni, ne drejtim te futbollistit te Kombetares tashme kane filluar te mberrijne ofertat konkrete.

Dje eshte bere publik interesimi i Arsenalit te Arsen Venger, i cili synon te fitoje garen treshe te klubeve angleze (se bashku me Liverpulin dhe Evertonin) per te marre sherbimet e mesfushorit shkaterrues te Shqiperise.

Lajmi eshte bere i njohur dje nga mediat britanike, te cilat theksonin: “Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, eshte i gatshem te fitoje konkurrence me teknikun e Evertonit per afrimin e mesfushorit Lorik Cana, shkruante ‘Tribalfootball.com’.

Numri nje i pankines se Evertonit eshte vene prej kohesh ne ndjekje te yllit te Marsejes dhe te Kombetares se Shqiperise, dhe eshte i gatshem te ofroje nje shifer prej 8 milione sterlinash per te blere mesfushorin 25-vjeçar, i cili pelqehet edhe nga trajneri Rafa Benitez i Liverpulit. Por Venger nuk e ka mbajtur kurre seket admirimin e tij per Canen dhe pritet te nise tratativat per afrimin e tij ne merkaton e kesaj vere”.

Po sipas shtypit anglez, duket se Venger ka ndermend te ofroje 12 milione euro per te bere te vetin futbollistin shqiptar, nje shifer me e larte se ato qe duan te ofrojne klubet e tjera te interesuara per lojtarin. Vete Cana ka deklaruar ditet e fundit se do t’i pelqente te luante ne Premier League ose ne Bundeslige.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti EmptyFri May 29, 2009 8:19 pm

Guardiola i jep mbështetje Maldinit


Lajme te reja nga Sporti Paolo_maldini
Pep Guardiola sigurisht se është i kënaqur që ka fituar edhe trofeun më të rëndësishëm të sezonit dhe në mesin e fjalëve të tij, ka thënë edhe se këtë ia dedikuar futbollit italian dhe Paolo Maldinit.
Barcelona mposhti Manchester United me rezultat 2-0 në finalen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në kryeqytetin Italia, Romë.

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, vikendin e kaluar luajti ndeshjen e fundit para tifozëve të rosonerëve, kur u fye nga një pjesë e fansave, por ai ka një fans shumë të veçantë, pikërisht Guardiolën.

“Ia dedikoj këtë futbollit italian dhe Paolo Maldinin, i cili nuk duhet të shqetësohet pasi ka adhurues nëpër gjithë Evropën”, ka thënë Guardiola për RAI Sport.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti EmptyFri May 29, 2009 8:19 pm

Ferguson: Barcelona e meritoi fitoren


Lajme te reja nga Sporti Alex_ferguson_2
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka pranuar humbjen duke thënë se Barcelona ishte ekip më i mirë dhe meritoi të fitojë finalen e Ligës së Kampionëve.
Një gol i Samuel Eto'o dhe një tjetër nga Lionel Messi, i sollën edhe titullin e tretë të sezonit Barcelonës, dhe Ferguson mendon se kjo ishte plotësisht e merituar

“Mendoj se goli i parë ishte vrasës, sulmi i parë që ata patën, shënuan, dhe kjo ishte një fillim i keq i ndeshjes për ne. Filluam shkëlqyeshëm, me shumë besim, por u nervozuam ca më pas dhe kur ata shënojnë, ata mund ta mbajnë topin gjithë natën dhe ne thjesht nuk e kishim mjaftueshëm”, ka thënë Ferguson për Sky Sports.

“Kishin disa gjysmë-raste të mira në pjesën e dytë, dhe mbase mund t’ia kishim dalë më mirë, por me të drejtë ne u mposhtëm nga një ekip më i mirë. Nuk ishim në formën më të mirë, por pas golit të parë ishte edhe më vështirë”, ka shtuar skocezi pas ndeshjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti EmptyFri May 29, 2009 8:20 pm

Kaka: Është me rëndësi të luajmë sërish në LK


Lajme te reja nga Sporti Kaka_2
Superylli i Milanit, Ricardo Kaka, e ka shprehur shqetësimin e tij për formën e dobët të Rossonerëve, para ndeshjes së të dielës kundër Fiorentinës, pasi që fitorja është e domosdoshme për ta mbajtur pozitën e dytë në tabelë, me qëllim të kualifikimit direkt në Ligën e Kampionëve.
“Kjo është një javë shumë e veçantë dhe delikate. Po kalojmë nëpër një periudhë të vështirë dhe duhet doemos ta tejkalojmë këtë dhe të rikthehemi në Ligën e Kampionëve”

“Finalja e djeshme ndërmjet Barcelonës dhe Manchester Unitedit na motivoi edhe më shumë, sepse dëshirojmë t’i kemi sërish ato emocione dhe atë presion, dhe të fitojmë sërish”.

“Na ka mbetur vetëm një ndeshje dhe nuk duhet të shmangemi nga objektivi ynë, sepse është shumë me rëndësi të luajmë sërish në Ligën e Kampionëve”, është cituar të ketë thënë braziliani për faqen zyrtare të Rossonerëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti EmptyFri May 29, 2009 8:20 pm


Skela do të shpërblehet për mbijetesën e Cottbusit


Lajme te reja nga Sporti Ervin_skela
Skuadra e Ervin Skelës, Energie Cottbus, do të zhvillojë dy ndeshje kundër Nurnbergut (Bundesliga 2) në luftën për të mbetur në elitën e futbollit gjerman- Bundesliga 1.
Cottbus të enjten (18:00) do ta zhvillojë ndeshjen e parë kundër skuadrës nga Liga e Dytë gjermane, ndërsa të dielën zhvillohet ndeshja e kthimit.

Që nga fitorja kundër Hannoverit, drejtuesit e Cottbusit u kanë premtuar premi nga 5.000 euro secilit lojtar për secilën fitore të Cottbusit, nëse skuadra qëndron në Bundesliga 1.

Kjodo të thotë se në pesë ndeshjet e fituara së fundmi janë grumbulluar 25.000 euro për secilin lojtar, ndërsa nëse i fitojnë edhe dy ndeshjet kundër Nurnbergut (+ 10.000 €) lojtarët, ku përfshihet edhe Ervin Skela, do të marrin nga 35.000 euro shpërblim. /tch/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti EmptyFri May 29, 2009 8:20 pm

Bayerni nuk ka arritur marrëveshje me Chelsean për Ribery


Lajme te reja nga Sporti Franck_ribery_2
Gjiganti bavarez Bayern Munich ka mohuar spekulimet se ka arritur marrëveshje me Chelsean për shitjen e Franck Ribery.
Të enjten është raportuar se Blutë kanë arritur marrëveshje me skuadrën gjermane për transferimin e francezit për vlerën prej 50 milionë eurosh.

Mirëpo, një përfaqësues i Bayernit ka mohuar këtë gjë duke thënë se gjermanët planifikojnë t’ia zgjatin kontratën 26-vjeçarit.

“Ai ka kontratë deri në vitin 2011 dhe ne dëshirojmë t’ia zgjatim atë”, është cituar nga BBC përfaqësuesi Bayernit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti EmptyFri May 29, 2009 8:21 pm

City i gatshëm të shpenzojë për Eto’o


Lajme te reja nga Sporti Samuel_etoo
Manchester City është duke përgatitur një mega-ofertë për sulmuesin e Barcelonës, Samuel Eto’o, njërin nga heronjtë e Blaugranëve në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Unitedit.
Gazeta spanjolle “Marca” njofton se ‘pasanikët’ janë duke përgatitur një ofertë serioze për ta bindur kampionin e ri të Evropës që të heqë dorë nga sulmuesi kamerunas.

28-vjeçarit i ka mbetur edhe një vit në kontratën e tij me Barcelonën, prandaj katalunasve do t’u konvenonte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti EmptyFri May 29, 2009 8:21 pm

Maicon mund të largohet nga Inter


Lajme te reja nga Sporti Maicon_2
Mbrojtësi i Interit, Maicon, i cili ka qenë i lidhur me një transferim të mundshëm te Real Madridi, mund të largohet nga Nerazzurët gjatë afatit kalimtar veror, thotë agjenti i tij Antonio Caliendo.
“Maicon është nga ata lojtarë, të cilët të gjithë i dëshirojnë. Gjatë afatit kalimtar (veror) besoj se do të ketë shumë lëvizje, sidomos te Real Madridi dhe Barcelona”.

“Gjithçka është e mundur, por kjo varet nëse Moratti do të jetë i kënaqur me ofertat të cilat do t’i pranojë”, ka thënë Caliendo për tuttomercatoweb.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti EmptyFri May 29, 2009 8:23 pm

Nedved vazhdon edhe një vit?


Lajme te reja nga Sporti Pavel_nedved
Mediat italiane përcjellin lajmin se veterani Pavel Nedved me siguri do ta vazhdojë marrëveshjen me Juventusin edhe për një sezon tjetër.
36-vjeçari çek në shkurt pohoi se në fund të sezonit do të tërhiqet nga futbolli, megjithatë duket se ndeshja e të dielës ndaj Lazios nuk do të jetë paraqitja e tij e fundit me biankonerët.

“Nëse Nedved do të vazhdojë të luajë? Asgjë nuk është e pamundur, por për këtë duhet ta pyetni Juventusin”, ka thënë agjenti i lojtarit në një intervistë për La Stampa.

Sportmediaset shkruan se vetë lojtari është rimenduar rreth pensionimit dhe është i gatshëm ta vazhdojë marrëveshjen edhe për një vit tjetër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti EmptyFri May 29, 2009 8:23 pm

Messi fiton përballjen e parë me Ronaldon


Lajme te reja nga Sporti Ronaldo_vs_messi
Lionel Mesi është ndoshta njeriu më i pëlqyer këto dy ditë në Romë. Skuadra e Barcelonës arriti ditën e djeshme në aeroportin e kryeqytetit italian, ku sonte do të ketë përballjen gjigante me Mançesterin për finalen e Ligës së Kampioneve.
Të gjithë fotoreporterët dhe fansat italianë ishin të fokusuar tek futbollisti më i mirë i Barcelonës, Lionel Mesi. Në këtë drejtim argjentinasi ka arritur të fitojë betejën e parë me Kristiano Ronaldon, i cili është më i preferuari nga futbollistët e Mançester Junaited.
Përballja mes gjigantëve të Barcelonës dhe Mançesterit do të ketë edhe disa nënpërballje, njëra prej të cilave është edhe ajo Mesi-Ronaldo. Gjithçka mbetet për t’u shijuar në super përballjen e kësaj mbrëmjeje në stadiumin “Olimpiko” të Romës./Info-Kosova/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti EmptyFri May 29, 2009 8:24 pm

Sir Alex Ferguson me Mançesterin kërkon të hyjë në histori


Lajme te reja nga Sporti Alex_ferguson
Sir Alex Ferguson kërkon të shkruajë sonte emrin e tij dhe të Mançesterit në historinë e futbollit për të disatën herë. Kjo është finalja e dytë radhazi për ekipin anglez, I cili përballë do të ketë gjigantët e Barcelonës.
Ekipi I fundit që ka arritur të mbrojë titullin evropian është Milani, në sezonet 1989/90 dhe 1990/91. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për Mançesterin për të mbrojtur titullin
“Kjo është një mundësi për ne që të vendosemi në krah të shumë klubeve evropiane. Nëse shikoni të kaluarën, ekipe si Ajaksi, Milani dhe Bajerni I Munihut vazhdimisht kanë fituar në sezone të njëpasnjëshme”, deklaron Ferguson.
“Është I pazakontë fakti që askush nuk ka arritur ta mbrojë atë që kur ka filluar Liga e Kampionëve, por ne jemi të mirë kur është fjala për t’i bërë gjërat për herë të parë dhe kjo është mundësia jonë”, thekson trajneri skocezi./Info-Kosova/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti EmptyFri May 29, 2009 8:25 pm

Romë, fillon shiten bileta false për finalen e Liga e Kampionëve


Lajme te reja nga Sporti Stadio_olimpico_roma
Fenomeni i shitjes së biletave false është kthyer në një shqetësim për organizatorët e finales së Ligës së Kampioneve, e cila do të zhvillohet nesër në kryeqytetin italian, Romë. Policia e këtij vendi ka filluar operacionet për kapjen e kontrabandistëve, dhe ditën e sotme ka arritur të arrestojë një Izraelit.

Personi i arrestuar ishte duke shitur bileta false në sheshin e Romës, dhe kishte arritur t’i “hiqte” nga duart disa prej tyre. Autoritetet italiane bënë të mundur arrestimin dhe paraburgimin e izraelitit pas kallëzimeve që kishin marrë. Në të njëjtën kohë, italianët i kanë kërkuar edhe policisë angleze të ushtrojë kontrolle të forta për parandalimin e shitjes së këtyre biletave./Info-Kosova/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti EmptyFri May 29, 2009 8:25 pm

Kush të luajë në finalen e madhe


Lajme te reja nga Sporti Cl_romaTë mërkurën mbrëma (27 maj) në Stadio Olimpico të Romës zhvillohet superfinalja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Manchester Unitedit dhe Barcelonës.
Është një ndeshje për të cilën secili lojtar ëndërron të luajë, dhe tash kur iu është dhënë mundësia lojtarëve të këtyre dy skuadrave, padyshim që të gjithë dëshirojnë të përfshihen në formacionin bazë, ose që së paku të shijojnë disa minuta nga kjo finale e madhe.

Nga ekspertët e futbollit konsiderohet si finalja e dy skuadrave më të mira në botë për momentin dhe të gjithë presin të shohin futboll të bukur dhe spektakël.

Unitedi lufton për ta mbrojtur titullin e fituar në sezonin e kaluar dhe për të hyrë në histori, ndërsa Barcelona dëshiron ta kompletojë këtë sezon të shkëlqyer duke fituar të gjitha trofetë e mundshme.

Veç tjerash, kjo finale do të jetë një përballje direkte e dy superyjeve, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Më poshtë do të shënojmë listën e lojtarëve të të dyja skuadrave të cilët pritet të inkuadrohen nga minuta e parë të mërkurën, ndërsa ju jepni komentin tuaj për formacionet më të mira me të cilat të dyja skuadrat duhet të zbresin në fushë.

Manchester United: Van der Sar; O'Shea, Ferdinand, Vidic, Evra; Scholes, Carrick, Anderson; Ronaldo, Rooney, Park.

Barcelona: Valdes; Puyol, Toure, Pique, Sylvinho; Xavi, Keita, Iniesta; Messi, Eto'o, Henry.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti EmptyFri May 29, 2009 8:25 pm

Berlusconi do të detyrohet ta shesë Kaka-n


Lajme te reja nga Sporti Kaka_3
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, mund të detyrohet ta shesë syperyllin brazilian Kaka, pasi që familja e tij kërkon stabilitet më të mirë financiar të Rossonerëve, shkruan “Il Corriere Dello Sport”.
Kaka është njëri nga lojtarët më të paguar në Serie A dhe njëkohësisht njëri nga lojtarët i cili ka vlerën më të madhe në treg.

Real Madridi është i gatshëm të ofrojë një shumë të majme parash për të fituar shërbimet e brazilianit, ndërsa familja e Berlusconit është duke bërë presion te shefi i Milanit që ta shesë atë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti EmptyFri May 29, 2009 8:25 pm

Edhe një vit futboll për Scholes


Lajme te reja nga Sporti Paul_scholes
Mesfushori veteran i Manchester Unitedit, Paul Scholes, ka thënë se sezoni i ardhshëm mund të jetë i fundit për karrierën e tij futbollistike.
Scholes ka edhe një vit në kontratën e tij me Djajtë e Kuq dhe është shprehur se pasi t’i përfundojë kontratë do të heqë dorë nga futbolli aktiv.

“Mendoj se viti i ardhshëm, sipas të gjitha gjasave, do të jetë i fundit për mua. Më ka mbetur edhe një vit në kontratën time, por ky sezon nuk ka qenë i mirë për mua (si pasojë e lëndimeve) dhe nuk e di si do ta kaloj sezonin e ardhshëm”, ka thënë Scholes për “Daily Telegraph”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti EmptyFri May 29, 2009 8:27 pm


[b]Tre kandidatë për trajner të Realit



Lajme te reja nga Sporti Jorge_valdano
Jorge Valdano, i cili pritet të jetë krahu i djathtë i Florentino Perezit (nëse zgjidhet president i Real Madridit), ka deklaruar se janë tre kandidatë potencialë për ta fituar postin e trajnerit të Mbretërve në sezonin e ardhshëm duke mos përmendur emra.
“Gjithmonë kanë ekzistuar tre opsione për ne, mirëpo nuk do të them se cili është i pari, i dyti apo i treti”.

“Ata janë trajnerë të cilët kanë stil unik të punës, janë të qëndrueshëm dhe ne do të vendosim se cilin do ta angazhojmë”, është cituar Valdano nga “Marca”.

Shumë emra janë lidhur me mundësinë për ta fituar postin e trajnerit te Los Blancos, me Manuel Pellegrinin dhe Michael Laudrupin, si favoritët kryesorë.

Jose Mourinho është përjashtuar nga lista pas vazhdimit të kontratës me Interin, ndërsa Arsene Ëenger është shprehur se do t’i qëndrojë besnik Arsenalit.

Manuel Pellegrini, njëri nga kandidatët e mundshëm për trajner të Real Madridit.
[/b]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti EmptyFri May 29, 2009 8:29 pm

Adebayor dëshiron të mbetet te Arsenali


Lajme te reja nga Sporti Emmanuel_adebayor
Sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, ka shprehur dëshirën për të mbetur te Topçinjtë, mirëpo nuk e ka refuzuar as mundësinë e largimit nga Emirates.
“Kam thënë gjithmonë se ndjehem mirë këtu dhe jam lodhur duke e përsëritur të njëjtën gjë. Kjo skuadër ka një të ardhme të ndritshme dhe ne secilin sezon po përparojmë”.

“Wenger është njeriu i cili i merr vendimet në skuadër dhe nëse ai më thotë se unë nuk bëj pjesë më në planet e skuadrës, atëherë do të kërkoj një skuadër tjetër”.

“Un kam kontratë me Arsenalin dhe dëshiroj të fitoj trofe këtu. Ndërsa në të ardhmen nuk i dihet”, ka thënë sulmuesi nga Togo për gazetën spanjolle “Marca”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti EmptyFri May 29, 2009 8:30 pm

Gerrard dëshiron rolin e James Bondit


Lajme te reja nga Sporti Steven_gerrard_2
Futbollisti anglez Steven Gerrard planifikon karrierë në aktrim pasi t’i jap fund karrierës si futbollist.
Gerrard ka shprehur dëshirën që veç roleve tjera të paraqitet edhe në rolin e agjentit sekret James Bond.

Mesfushori i Liverpoolit u ka thënë gazetarëve në Festivalin e Filmit në Kanë se planifikon të ndjekë hapat e Eric Cantona dhe Zinedine Zidane, kështu që në të ardhmen të paraqitet në role të ndryshme filmike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti EmptyFri May 29, 2009 8:30 pm

Rooney: Jemi afër për të bërë histori


Lajme te reja nga Sporti Wayne_rooney
Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, thotë se ai është i kënaqur me formën e fundit të cilën e gëzon dhe shpreson se United do të bëjë histori duke fituar edhe këtë sezon Ligën e Kampionëve.
“Ky është një moment i sezonit kur vërtet dëshiron të jesh në formën më të mirë dhe të shijosh futbollin tënd, dhe unë po e bëj këtë për momentin. Jemi në një pozitë të shkëlqyeshme në ligë dhe jemi afër për të bërë histori (duke mbrojtur titullin e Ligës së Kampionëve)”, thotë Rooney.

“Kishim për qëllim që në fillim të sezonit për t’i mbrojtur të dy trofetë dhe shpresoj se do të mund ta bëjmë këtë. Finalja (kundër Barcelonës) do të jetë një ndeshje e vështirë, por duhet të koncentrohemi në vetvete dhe të luajmë mënyrën tonë”.

“Nëse e bëjmë këtë dhe luajmë në mënyrën me të cilën e dimë se mund t’ia dalim, jam i sigurt se gjithçka do të jetë në favorin tonë”, shton anglezi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajme te reja nga Sporti Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme te reja nga Sporti
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 4Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» Lajme nga sporti
» 22 Trike te reja per Windows XP
» Komanda te reja per windows Xp
» NOKIA PREZANTON TRI MODELE TË REJA
» Estelle mezi pret këngët e reja

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Sport-
Kërce tek: