Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lajme te reja nga Sporti

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 EmptyFri May 29, 2009 8:46 pm

Arsenali në garë për Canën


Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Lorik_cana_2
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është afër të mposhtë menaxherin e Evertonit, David Moyes, për të nënshkruar me mesfushorin kosovar, Lorik Cana.
Mediat angleze që më herët shkruan se Moyes ishte në kërkim të mesfushorit të kombëtares shqiptare, për të cilin interesim kishte shprehur edhe Liverpooli.

Evertoni u raportua se ishte i gatshëm të ofrojë deri në 10 milionë funte për 25-vjeçarin, por duekt do të ketë konkurrencën e Arsenalit në këtë synim.

Wenger nuk e ka fshehur dëshirën e tij për kapitenin e Marseillet dhe mund të bëjë përpjekje të angazhojë shqiptarin gjatë kësaj vere.

Edhe vetë Cana, në një koment të bërë ditë më parë, nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’u larguar nga ekipi francez, veçanërisht pasi në sezonin e ardhshëm nuk do të ketë trajner Erik Gerets, i cili do të zëvendësohet nga Didier Deschamps.

“Do të flas me familjen dhe drejtuesit e klubit në fund të sezonit. Nuk do ta përfundoj karrierën këtu, por nuk do të ngutem. Nuk dua të largohem pa fituar diçka me Marseille. Anglia dhe Gjermania janë dy kampionate që më interesojnë”, pati thënë Cana.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 EmptyFri May 29, 2009 8:49 pm

Zizu favorizon Riberyn para Ronaldos


Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Franck_ribery
Legjenda franceze Zinedine Zidane ka deklaruar se po t’i jepej mundësia të zgjidhte ndërmjet superyllit të Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, dhe anësorit të Bayern Munichut, Franck Ribery, ai do ta zgjidhte të dytin si lojtarin më të mirë.
“Cristiano është një lojtar i shkëlqyer, kuptohet, ai e ka fituar Topin e Artë dhe mund ta fitojë sërish këtë sezon. Ai është një lojtar mjaft i rrezikshëm”.

“Por nëse më pyetni mua se kë e preferoj, është e shumë e qartë, Riberyn”, ka thënë Zidane, i cili ka shtuar se nëse Perez zgjidhet president i Real Madridit, ai do të jetë pjesë e drejtuesve të Los Merengues, që do të thotë një mundësi më shumë që bashkëvendësi i tij, Franck Ribery, ta vesh fanellën e Los Blancos.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 EmptyFri May 29, 2009 8:49 pm

Ronaldo: Nuk ia kam frikën Messit, por e respektoj


Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Ronaldo_messiManchester Unitedi dhe Barcelona do të ndeshen të mërkurën mbrëma në Stadio Olimpico të Romës për finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa kjo ndeshje do të jetë edhe përballje direkte ndërmjet dy superyjeve, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
“Nuk është mirë të hysh në fushë dhe t’ia kesh frikën dikujt, megjtihatë unë e respektoj Messin”.

“Ai ka një stil të shkëlqyer të lojës dhe mendoj se edhe ai do të jetë i emocionuar në finale, sikurse unë”.

“Këtë vit do të zhvillohet finalja ndërmjet dy skuadrave më të mira në botë dhe mendoj se do të jetë një spektakël të cilin e dëshirojnë tifozët e futbollit, ka thënë Ronaldo për “News of the World”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 EmptyFri May 29, 2009 8:49 pm

Henry dhe Iniesta përfshihen në listën e Barcës


Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Henry_iniesta_etoo
Barcelona ka përshirë Thierry Henryn dhe Andres Iniestan, në listën e lojtarëve të cilët do të jenë pjesë e finales së Ligës së Kampionëve më 27 maj në Romë.
Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcës, janë stërvitur të hënën me pjesën tjetër të skuadrës duke i dhënë kështu shpresë të madhe trajnerit Pep Guardiola, i cili edhe ashtu do të ketë mungesë të disa lojtarëve kyç në finalen e madhe kundër Manchester Unitedit.

Henry nuk luan që nga ‘El Clasico’ në Bernabeu, pasi ishte dëmtuar nga mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ndërsa Iniesta është lënduar në ndeshjen kundër Villarrealit.

Të dy lojtarët kanë dhënë maksimumin për të qenë pjesë e skuadrës katalunase në finalen e Romës, ndërkohë që ata do t’u nënshtrohen testeve në seancën e fundit stërvitore dhe pastaj Guardiola do të vendose nëse do t’i inkuadrojë dhe kur do t’i inkuadrojë në lojë.26-05-2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 EmptyFri May 29, 2009 8:50 pm

Ferguson: Rio do të luajë në finale


Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Rio_ferdinand
Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka thënë se mbrojtësi kryesor i Djajve të Kuq, Rio Ferdinand, do të jetë në gjendje të rikuperohet për finalen e të mërkurës mbrëma të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.
“Rio po rikuperohet shpejtë. Ai është stërvitur gjatë vikendit me lojtarët tjerë. Mendoj se ai do të arrijë të rikuperohet deri të mërkurën”, ka thënë Sir Alex për UEFA.com

Skocezi ka shtuar se edhe dy mbrojtësit tjerë, Rafael dhe wes Brown, të cilët kanë pësuar lëndime të vogla, do të jenë të gatshëm për finalen e madhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 EmptyFri May 29, 2009 8:51 pm

Sylvinho: Do ta ndaloj Ronaldon


Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Sylvinho
Mbrojtësi i Barcelonës, Sylvinho, beson se nëse luan në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Unitedit, ai do të arrijë me sukses që ta markojë superyllin portugez, Cristiano Ronaldo.
Eric Abidal, Dani Alves dhe Rafa Marquez nuk do të luajnë për Balugranët në finalen e 27 majit, që do të thotë se Sylvinho do të luajë në mbrojtje.

“Nuk e konsideroj pozitën time (mbrojtës i krahut të majtë) si pikën e dobët të Barcelonës”.

“Nuk kam luajtur në shumë ndeshje, mirëpo kur më është dhënë mundësia, mendoj se kam luajtur mirë”.

“Cristiano Ronaldo ka shumë talent dhe është vështirë për ta ndaluar. Ai bën gjëra të cilat as nuk mund t’i imagjinosh. Mendja e tij është e shpejtë, por mendoj se e imja është edhe më e shpejtë”, u ka thënë braziliani gazetarëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 EmptyFri May 29, 2009 8:52 pm

Galata do ta transferojë Nistelrooyn?


Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Ruud_van_nistelrooy
Mediat turke njoftojnë se Galatasaray ka arritur marrëveshje për ta transferuar sulmuesin e Real Madridit, Ruud van Nistelrooy.
Sulmuesi holandez ka munguar thuajse në të gjithë sezonin 2008/2009 për Los Merengues, ndërsa me caktimin e presidentit të ri pritet largimi i tij.

“Milliyet” njofton që drejtori i Galatasarayt, Haldun Ustunel, ka udhëtuar në Holandë dhe ka arritur një marrëveshje verbale me lojtarin.

Ndërsa tani mbetet që skuadra turke të diskutojë termet e transferit me Realin, me ç’rast do të mund të realizohet transferimi gjatë këtij afati kalimtar veror.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 EmptyFri May 29, 2009 8:55 pm

Real Madrid vazhdon turpërimin


Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Juande_ramos
Ish-kampioni i Spanjës, Real Madrid, vazhdon me formën e dobët së fundmi, pasi pësoi humbje e rezultat 3-1 edhe në ndeshjen e sotme para tifozëve të vet nga Real Mallorca.
Reali kaloi i pari në epërsi me golin e sulmuesit argjentinas Gonzalo Higuain në minutën e 20-të të lojës, por vendasin nuk ishin në gjendje ta ruajnë rezultatin. Pas gjashtë minutash tjera mysafirët barazuan me anë të kapitenit Juan Arango.

Pjesa e dytë u takoi mysafirëve, të cilët shënuan edhe dy gola të tjerë për të thelluar krizën e madrilenëve.

Cleber Santana ishte ai që i dha epërsinë e parë Mallorcas në minutën e 58-të të ndeshjes, ndërsa rezultatin e vulosi Alhassane Keita, 20 minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes.

Humbja është e katërta radhazi dhe mbase më e vështira për Real Madridin, pas humbjeve ndaj Barcelonës (2-6), Valencias (3-0) dhe Villarrealit (3-2).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 EmptyFri May 29, 2009 9:11 pm

Newcastle eliminohet nga Liga Premier


Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Alan_shearer
Newcastle United është eliminuar nga Premier League pasi është mposhtur me rezultat minimal 1-0 nga Aston Villa në Villa Park.
Goli vendimtar i cili përcaktoi fatin e keq të Newcastle erdhi pas 38 minutash lojë, kur pas një harkimi nga këndi topi arriti tek Gareth Barry, goditja e të cilit pësoi një devijim nga Damien Duff dhe përfundoi prapa rrjetës së portierit Steve Harper.

Me Hull Cityn që humbte në shtëpi të vet nga Manchester United, një gol i vetëm do të ishte i mjaftueshëm të ruante Newcastlen në elitën e futbollit anglez, ku gjendet tashmë 16 vite.

Por të zgjedhurit e trajnerit Alan Shearer dështuan të shënojnë edhe në pjesën e dytë, duke i thënë lamtumirën Ligës Premier.

Newcastle këtë sezon ka shënuar vetëm shtatë fitore nga 38 takimet, ndërsa nën drejtimin e Shearer ka fituar një nga tetë takimet dhe mbledh 34 pikë në pozitën e 18-të. Hull City, që ishte po ashtu i rrezikuar, përfundon sezonin në vendin e 17-të me një pikë më shumë, 35.

Nga Liga Premier po ashtu eliminohen edhe West Bromwich dhe Middlesbrough.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 EmptySat May 30, 2009 8:09 am

Roma mposht Milanin në San Siro

Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Francesco_totti_2
Në një ndeshje dramatike të zhvilluar në San Siro, Roma ka mposhtur Milanin me rezultat 3-2, për të siguruar pozitën e gjashtë të tabelës, që dërgon në Kupën UEFA.
Të zgjedhurit e trajnerit Luciano Spalletti kaluan në epërsi dy herë, por të dyja herët rosonerët barazuan. Megjithatë një gol i shënuar nga Francesco Totti doli të ishte vendimtar për tre pikët e reja të Romës.

John Arne Riise ishte i pari që i dha epërsinë Romës pas 36 minutash lojë, me një goditje nga gjuajtja e lirë, e cila përfundoi në këndin e majtë të sipërm të rrjetës së portierit Dida, e që ishte goli i vetëm i pjesës së parë.

Fundi i pjesës së dytë ishte pjesa më interesante e ndeshje, me katër gola të realizuar. Milani së pari arriti të barazojë me anë të Massimo Ambrosini në minutën e 75-të të lojës, por mysafirët rikthyen avantazhin shumë shpejt me anë të Jeremy Menez (79’).

Rosonerët megjithatë ruajtën ritmin dhe barazuan edhe një herë pas dy minutash tjera, sërish me anë të Ambrosinit, i asistuar nga Leite Kaka (81’).

Seria e golave në këto minuta të fundit të ndeshjes nuk ndaloi, me Francesco Tottin që shënoi një gol të shkëlqyeshëm nga gjuajtja e lirë, këtë herë në këndin e majtë të poshtëm të portierit Dida (85’).

Lojtarëve vendas kërkuan një penalti tre minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes, pasi Gianluca Zambrotta u ndalua në zonën e rreptësisë, por rosonerët mbetën me 10 lojtarë, me Amrosinin që u largua nga ndeshja me kartonin e dytë të verdhë, për shkak të reagimit.

Milani vazhdon të mbajë pozitën e dytë në tabelë me 71 pikë, pavarësisht humbjes, por që rrezikohet nga Juventusi dhe Fiorentina. Biankonerët me fitoren ndaj Sienës kanë barazuar pikët me Milanin, por qëndrojnë në pozitën e tretë për shkak të diferencës më të pakët të golave.

Fiorentina në anën tjetër, sot barazoi në fushë të ekipit të fundit të tabelës, Lecce, dhe mbetet në pozitën e katërt me tre pikë më pak se Milani dhe Juventusi (68), kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje deri në fund të kampionatit. Fiorentina do të presë pikërisht Milanin në derbin e javës së fundit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 EmptySat May 30, 2009 8:09 am

Kampioni mposhtet nga Cagliari


Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Robert_acquafresca
Interi ka pësuar me rezultat 2-1 në fushë të Cagliarit, në ndeshjen e parafundit të Serie A.
Nerazurët, të cilët siguruar titullin që në javën e kaluar, kaluan në epërsi mjaft herët në ndeshje, me anë të Zlatan Ibrahimovic.

Por vendasit së pari barazuan 11 minuta para fundit të pjesës së parë me anë mesfushorit Andrea Cossu (34’), për të marrë avantazhin në pjesë të dytë me anë të sulmuesit të huazuar pikërisht nga Interi, Robert Acquafresca (71’).

Humbja është vetëm e katërta për Interin këtë sezon në Serie A, por e dyta në pesë takimet e fundit, pasi një muaj më parë u mposht edhe nga Napoli.

Interi megjithatë është i paprekshëm në pozitën parë me 81 pikë dhe tashmë ka festuar titullin e këtij sezoni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 EmptySat May 30, 2009 8:09 am

Juventusi fiton nën drejtimin e trajnerit të ri


Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Alessandro_del_piero
Juventus i udhëhequr nga trajneri i ri Ciro Ferrara, ka shënuar fitore bindëse me rezultat 3-0 në fushë të Sienas, për të barazuar pikët me Milanin, që u mposht në fushë të vet nga Roma.
Kapiteni legjendar Alessandro Del Piero hapi rezultatin për biankonerët pas 18 minutash lojë, ndërsa rezultatin që në pjesë të parë e dyfishoi mesfushori Claudio Marchisio (39’).

Del Piero shënoi edhe golin e tij në dytë në fund të pjesës së parë, për të vulosur me fitore debimin e trajnerit Ciro Ferrara me ekipin e Juventusit.

Juventusi me tre pikët e reja mbledh 71, sa ka edhe Milani që mban pozitën e dytë falë diferencës më pozitive të golave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 EmptySat May 30, 2009 8:10 am

Pique: Ronaldo më i kompletuar se Messi


Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Gerard_pique
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, e vlerëson ish-bashkëlojtarin e tij të Manchester United, Cristiano Ronaldon, si një lojtar ‘më të kompletuar’ se Lionel Messi.
Në prag të finales së Ligës së Kampionëve që zhvillohet të mërkurën në Romë në mes të ish-skuadrës së tij, Manchester United, dhe skuadrës aktuale, Barcelonës, Pique ka thënë se portugezi është një lojtar më i kompletuar se argjentinasi.

“Ronaldo është më i kompletuar për faktin se ai është i mirë në ajër, i mirë në goditje dhe është i shpejtë dhe i fuqishëm”, ka thënë Pique.

“Por kur Leo e ka topin, ai mund ta krijojë sulmin i vetëm dhe mund të ju bëjë nyjë i vetëm”, ka shtuar spanjolli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 EmptySat May 30, 2009 8:10 am

Ronaldo: Manchester është shtëpia ime


Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Cristiano_ronaldo_4
Anësori i Manchester United, Cristiano Ronaldo, ka dhënë shenja të qarta se edhe në sezonin e ardhshëm dëshiron të luajë në Old Trafford, duke thënë se klubi anglez është shtëpia e tij.
Ronaldo një kohë të gjatë është cak i spekulimeve të cilat e lidhin me një kalim në Real Madrid. Klubi mbretëror edhe verën e kaluar pati një tentim për të angazhuar portugezin, por anglezët iu bënë ballë të gjitha sulmeve të spanjollëve.

“Kjo është shtëpia ime. Mendoj se njerëzit do të vazhdojnë të flasin për ardhmërinë time, edhe nëse them se zemra ime qëndron këtu. Por ky është vendi ku dua të luaj”, ka thënë Ronaldo.

“Jemi pjesë e një prej periudhave, e cila mund të hyjë në histori për shkak të mënyrës me të cilën luajmë dhe trofeve të cilat i fitojmë. Trajneri beson në këtë ekip, si edhe ne. Dhe këtu është vendi ku dua të jem. Manchester United tash është shtëpia ime”, ka shtuar portugezi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 EmptySat May 30, 2009 8:10 am

Wenger i hapur për rikthimin e Henry


Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Thierry_henry_3
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se dëshiron që Thierry Henry të të ardhmen sërish të jetë pjesë e klubit anglez.
Pas tetë viteve të shkëlqyeshme në Arsenal, Thierry Henry vendosi të transferohet në radhët e Barcelonës në vitin 2007.

Pas një sezonit të kaluar jo aq të mirë në Camp Nou, këtë sezon Henry ishte i shkëlqyeshëm me Barcelonën, duke iu afruar formës që kishte me Arsenalin.

“A mund të rikthehet ai në Emirates? Sigurisht se ka shanse. Shpresoj klubi të ketë lojtarë të kualitetit të tij. Do të jetë vështirë pasi në vitin 2010 ai do të jetë 33 vjeçar. Ende bisedoj me të”, ka thënë Wenger.

“Thierry nuk lëshon asnjë ndeshje të Arsenalit, madje i përcjell edhe rezervat. Ai ka një lidhje të fuqishme me klubin. Ai kishte ndikim të madh këtu, ndërsa edhe klubi kishte ndikim të madh në karrierën e tij”, ka shtuar francezi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 EmptySat May 30, 2009 8:11 am

Barcelona feston titullin me humbje


Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Barcelona_kampione</U>
Barcelona ka festuar me humbje titullin e kampionit të Spanjës, pasi ka pësuar për të dytën herë radhazi pasi siguroi titullin, kësaj here me ekipin rezervë që pësoi me rezultat minimal ndaj Osasunas në Camp Nou.
Pep Guardiola vendosi të pushojë të gjithë ekipin e parë të tij në prag të ndeshjes më të rëndësishme të sezonit, finales së Ligës së Kampionëve, që zhvillohet të mërkurën në Romë, ku Barcelona do të ketë përballë Manchester United.

Të vetmit që u përfshinë nga formacioni bazë ishin sulmuesi kryesor, Samuel Eto’o, i cili mbajti edhe shiritin e kapitenit, por u bllokua shumë mirë nga mbrojtja e Osasunas, dhe mbrojtësi i majtë Erik Abidal, i cili do të mungojë në finalen e Romës.

Por ekipi rezervë i blaugranëve, që megjithatë përbëhej edhe nga yje si Bojan Krkic, Alieksandr Hleb e Eidur Gudjohnsen, dështoi të japë shkëlqimin dhe emocionin që sjell zakonisht Barcelona.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Walter Pandiani, i cili mposhti portierin e dytë të Barcelonës, Jose Manuel Pinto, në minutën e 25-të të lojës.

Dhjetët minutat e fundit të ndeshjes vendasit e luajtën pa Marc Muniesa, i cili u përjashtua me karton të kuq (81’).

Por mbrëmja i takoi Barcelonës, që pas ndeshjes ngriti trofeun e kampionatit spanjoll, i pari që nga viti 2006. Dy sezonet e fundit La Liga i takoi Real Madridit.

Osasuna në anën tjetër me tri pikët e fituara ruan shpresat për të mbijetuar në ligën e parë spanjolle.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 EmptySat May 30, 2009 8:11 am

Wolfsburg kampioni i ri i Bundesligës


Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Wolfsburg_kamion
Ekipi i Wolfsburgut ka shënuar suksesin më të madh në historinë e ekzistimit të klubit, pasi arriti ta fitojë për herë të parë titullin e Bundesligës, duke mposhtur me rezultat të thellë prej 5-1 ekipin e Werder Bremenit, në javën e fundit të kampionatit gjerman.
Pjesa e parë

Kampionët e rinj shënuan tri herë dhe pësuan vetëm një gol në pjesë të parë, për të shkuar të qetë në pauzën mes pjesëve. Zvjezdan Misimoviq shënoi një gol të hershëm, pas vetëm 6 minutash lojë, ndërsa pas nëntë minutash tjera Grafite dyfishoi rezultatin.

Golashënuesi më i mirë i Bundesligës ishte edhe protagonist i golit të tretë për vendasit, pasi goditja e tij u devijua nga mbrojtësi i Werderit, Sebastian Prodl, dhe përfundoi në rrjetën e mysafirëve (25’).

Pas gjysmë ore lojë, Werderi shënoi me anë të Diego, për të ngushtuar në 3-1 rezultatin.

Pjesa e dytë

Të zgjedhurit e trajnerit Felix Magath nuk u mjaftuan me tre gola, për të shënuar edhe dy të tjerë në këtë festë të madhe të tyre.

Ishte sërish Grafite që shënoi 10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, ndërsa sulmuesi tjetër i shquar i ekipit, Edin Dzeko, shënoi golin e pestë për Wolfsburgun (74’), duke vulosur kështu rezultatin e ndeshjes.

Titulli është i pari në 64 vite histori të klubit të Wolfsburgut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 EmptySat May 30, 2009 8:11 am

Reali ofron €80m të parefuzueshëm për Kaka


Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Kaka_2
Superylli i Milanit, Ricardo Kaka, vazhdon ta shpreh vendimin e tij për të qëndruar në San Siro, mirëpo një mega-ofertë nuk do ta refuzonte presidenti Silvio Berlusconi, i cili dëshiron të krijojë fonde për ta rimëkëmbur skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm.
“Il Corriere Dello Sport” njofton se Real Madridi po përgatit një ofertë prej 80 milionë eurosh për “ta detyruar” brazilianin që të transferohet në Bernabeu, përkundër pohimeve të tij të fundit që dëshiron të mbetet te Milan.

Pasi të sigurojë pëlqimin e Milanit, gjiganti spanjoll do të duhet të veprojë për ta joshur lojtarin që t’u bashkëngjitet Los Merengues.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 EmptySat May 30, 2009 8:11 am

Trezeguet te Lyoni, Benzema te Juventus


Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 David_trezeguet
Juventusi e ka caktuar sulmuesin e Lyonit, Karim Benzema, si zëvendësuesin e përsosur të David Trezeguet, kështu që pritet të bëhet një ofertë e cila do t’i shihte dy sulmuesit e spikatur duke i ndërruar vendet.
Sipas “Tuttosport”, presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, ka dëshirë të madhe ta transferojë Trezeguet, i cili ka kontratë me Juven deri në vitin 2011.

I njëjti burim pohon se Lyoni do t’ia ofrojë Juventusit shërbimet e Benzemas dhe për shkëmbim do të kërkojë Trezegolin, ofertë e cila padyshim që do të mirëpritet në Torino.

Megjithatë tifozët bardhezi duhet të presin deri në fund të sezonit të ardhshëm për ta parë Banzeman me fanellën e Juves, pasi që kjo marrëveshje pritet të arrihet në fund të sezonit të ri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 EmptySat May 30, 2009 8:12 am

Drogba dëshiron të mbetet në Chelsea


Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Didier_drogba2
Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë në Stamford Bridge deri sa ta duan atje.
Pas incidentit në ndeshjen kundër Barcelonës, spekulimet për një largim të tij nga Chelsea janë më të shpeshta. Megjithatë sulmuesi i bluve deklaroi edhe një herë se është i lumtur dhe se dëshiron të qëndrojë në Stamford Bridge.

“Besoj se e ardhmja e Chelseat do të jetë e shkëlqyeshme pasi kemi bërë diçka për të cilën shumë futbollistë dëshirojnë të vijnë këtu. Ata e dinë se nëse vijnë këtu, çdo vit do të luftojnë për trofe”, ka thënë Drogba.

“Ky klub tashmë ka qenë historik, por është bërë edhe më shumë. Jam krenar që jam pjesë e gjithë kësaj dhe dua të mbetem këtu derisa të më dëshirojnë”, ka përfunduar sulmuesi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 EmptySat May 30, 2009 8:12 am

Hiddink: UEFA nuk dëshironte finalen angleze


Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Guus_hiddink_2
Menaxheri i përkohshëm i Chelseat, Guus Hiddink, mendon se UEFA është ‘e kënaqur’ për shkak se finalja e Ligës së Kampionëve nuk është në mes dy ekipeve angleze.
Strategu holandez ende është i zemëruar për shkak të eliminimit skandaloz të bluve në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pas dy barazimeve kundër Barcelonës.

“Mendoj se UEFA nuk dëshironte një finale angleze të Ligës së Kampionëve edhe këtë vit dhe ata janë të kënaqur për këtë”, ka thënë Hiddink.

“Para së gjithash, ne duhej të arrinim më shumë se një gol në shtëpi, por në të njëjtën kohë ndjej zemërim dhe padrejtësi. Arbitri ishte i papërvojë. Ai kishte probleme në të kaluarën, por ishte edhe i papërvojë”s, ka shtuar holandezi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 EmptySat May 30, 2009 8:12 am

Ancelotti do të qëndrojë te Milan?


Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Carlo_ancelotti_2
Njëra nga çështjet më të përfolura te Milani është mundësia e largimit të trajnerit Carlo Ancelotti, i cili mund të marrë drejtimin e Chelseat vetëm pas disa javësh.
Mirëpo, sipas njoftimeve të fundit nga Tuttomercatoweb, Ancelotti ka vendosur të mbetet në San Siro, pasi që u ka thënë miqve të tij se nuk do të largohet nga Milani.

Ndërkohë, pas ndeshjes së të dielës kundër Romës, pritet që një delegacion i skuadrës i udhëhequr nga Adriano Galliani, të takohet me presidentin Silvio Berlusconi për ta bindur atë se Ancelotti është njeriu i duhur për Rossonerët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 EmptySat May 30, 2009 8:12 am

Del Piero: Maldini është simbol i Milanit


Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Delpiero_maldini
Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, këtë fundjavë do ta luajë ndeshjen e fundit në San Siro dhe padyshim që do të jetë një ditë mjaft emocionuese,si për lojtarin, tifozët dhe udhëheqësit e klubit.
Maldini ka marrë lëvdata të shumta nga bashkëlojtarët e tij dhe nga dashamirësit e futbollit anekënd botës, ndërsa të premten njëri nga rivalët historik të Maldinit, kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka thënë fjalë të mëdha për dikur bashkëlojtarin e tij në përfaqësuesen e Italisë.

“Ti je vërtetë i pari! Ka lojtar të mëdhenj dhe ka lojtarë të klasit botëror, dhe pastaj ka lojtarë të cilët i kalojnë këto kufij- Paolo është shembulli i përsosur për këtë”.

“Ai është simboli i Milanit, ai ka arritur ta tejkalojë madje edhe (legjendën tjetër të Milanit, Franco) Baresin dhe të gjithë lojtarët tjerë të mëdhenj”.

“Ai ka arritur objektiva mbresëlënëse gjatë karrierës së tij dhe po ashtu ka krijuar një imazh të shkëlqyer te skuadra e tij dhe te futbolli italian dhe ai ndërkombëtar”, ka thënë ikona e Juves në një intervistë për “Milan Channel”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 EmptySat May 30, 2009 8:12 am

Xavi: Barcelona ka luajtur futbollin më të mirë në Evropë


Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Xavi_hernandez_2
Mesfushori i kampionit të ri të Spanjës, Xavi Hernandez, beson se Barcelona meriton të fitojë në finalen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet të mërkurën në Romë.
Xavi mendon se Barcelona ka luajtur futbollin më të mirë në Evropë këtë sezon dhe thotë se meriton të fitojë titullin e kampionit evropian.

“Besoj se do të ishte një shpërblim për futbollin të cilin e kemi luajtur këtë vit. Ekipi e meriton atë, ne kemi luajtur futbollin më të mirë në Evropë dhe mendoj se e meritojmë, por është finale dhe futbolli nuk i dallon këto gjëra”, ka thënë mesfushori spanjoll për Marca.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e



Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 26
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 EmptySat May 30, 2009 8:13 am

Maldini: Kaka duhet të jetë kapiten i Milanit


Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Kaka_maldini
Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, do t’i japë fund karrierës së tij të gjatë si futbollist aktiv në fund të këtij sezoni, ndërsa ndeshja e fundjavës kundër Romës do të jetë e fundit në stadiumin San Siro para tifozëve të Milanit, me ç’rast pritet t’i bëhet një nderim i madh karrierës fantastike të mbrojtësit italian.
“Aktualisht jam duke përjetuar shumë emocione. Këtë kohë po e shijoj me kënaqësinë më të madhe”.

“Shpresoj ta kem fuqinë të shfaq një ndeshje të mirë dhe të fitojmë (kundër Romës), dhe pastaj të festoj me të gjithë ata që më kanë uruar”.

“Vjen një moment në jetë kur dikush duhet të marrë më tepër përgjegjësi, dhe Ricardo (Kaka) duket se do të qëndrojë këtu për një kohë të gjatë. Është e natyrshme që ai ka aspirata të bëhet kapiten dhe ai është personi i duhur për t’u bërë”, ka thënë Maldini për “Milan Channel”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Lajme te reja nga Sporti - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme te reja nga Sporti
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» Lajme nga sporti
» 22 Trike te reja per Windows XP
» Komanda te reja per windows Xp
» NOKIA PREZANTON TRI MODELE TË REJA
» Estelle mezi pret këngët e reja

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Sport-
Kërce tek: