Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Gjuha SHqipe (hyrje)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
H.iT
Webmaster
Webmaster



Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

Gjuha SHqipe (hyrje) Empty
MesazhTitulli: Gjuha SHqipe (hyrje)   Gjuha SHqipe (hyrje) EmptySat May 30, 2009 2:28 am

Gjuha Shqipe

Shqipja është gjuhë e folur dhe e shkruar. Ajo përdor tingujt (gjuha e folur)
dhe shkronjat (gjuha e shkruar), fjalët dhe rregullat gramatikore me
anë të të cilave fjalët lidhen në fjali dhe marrin një kuptim të
caktuar. Fjalët dhe rregullat e kombinimit të tyre formojnë një sistem,
çdo pjesë e të cilit është e lidhur me pjesët e tjera. Tërësia e
rregullave të lidhjeve të fjalëve formon strukturën e këtij sistemi.


Gjuha shqipe i përket familjes së gjuhëve indoevropiane. Shqipja formon
një degë më vete në familjen e gjuhëve indoevropiane, pra nuk ka lidhje
birësie me asnjërën nga gjuhët e sotme idoevropiane.



Gjuha
shqipe sot flitet në Shqipëri dhe jashtë kufijve të saj në Kosovë, në
territorin ndëmjet Shkupit, Gostivarit, Tetovës dhe Dibrës, në
Preshevë, në Bujanovë dhe në Medvegjë, në Krajë, në Ulqin me rrethina
deri në Tivar dhe në Camëri. Shqipja, pra flitet në viset perëndimore
të Ballkanit, aty ku kryqëzohen rrugët që lidhin Lindjen me Perëndimin,
pikërisht në atë rajon që ka qenë djepi i qytetërimit antik evropian.[/size]
[b]



Rreth dy mijë fjalë të shqipes janë me origjinë indoevropiane: kokë, ditë, natë, dimër, ujë, ha, pi, jam, kam, zog, dem, elb etj.



Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve dhe gjuha shqipe pasardhëse e
ilirishtes. Nga kjo gjuhë na kanë mbetur veçse pak fjalë të cilat mund
të shpjegohen me gjuhën shqipe: sika=thika, peli=pleq, aspetos=i
shpejtë. Dhe disa emra gjeografikë dhe emra personash Ilirë mund të
shpjegohen me fjalë të shqipes. Kështu p.sh. Dardania është shpjeguar me fjalën shqipe dardhë, Dalmatia me shqipen del me, dele, Ulkin me shqipen ulk, ujk, Dimalum me shqipen di mal, dy male, Bardhul me shqipen i bardhë, Daz me shqipen dash.




Në vitin 168 para erës sonë, Iliria u pushtua nga romakët. Filloi
kështu një periudhë që zgjati për më shumë se pesë shekuj. Në shekullin
e VII Shqipëria u pushtua nga sllavët, kurse në shekullin XV nga turqit
otomanë. Pushtimi otoman vazhdoi pesë shekuj deri më 28 nëntor 1912.




Gjatë kësaj periudhe të gjatë pushtimi, gjuha dhe kultura shqiptare
kanë qenë nën ndikimin e gjuhës dhe kulturës latine, greko-bizantine,
sllave e turke
Gjenden në shqipe fjalë me origjinë
nga greqishtja e vjetër latinishtja, greqishtja bizantine, sllavishtja,
turqishtja etj. Nga
greqishtja e vjetër kanë hyrë fjalë të tilla si: drapër, lakër, qershi, shpellë; nga latinishtja: arë, kalë, mbret, furkë, ungj; nga greqishtja bizantine: fis, ikonë, kollogjer, manastir; nga sllavishtja: gjobë,
lopatë, pushkë, opingë, rob, si dhe toponime: Berat (bel grad), Dropull
(Drino polje), Konispol (kon polje), Velipojë (velike polje), Zadrimë
(za Drin), Zagori (za gor); nga turqishtja: tepsi, pazar, cohë, bahçe, oxhak, sobë, jastëk, ilaç etj.


Është e vërtetë që shqipja ka pësuar ndikime nga gjuhët e huaja sidomos në leksik
,
po është po kaq e vërtetë që ajo ka shfaqur aftësi për ti asimiluar dhe
ndryshuar sipas modelit të vet huazimet, duke treguar forcën dhe gjallërinë e saj. Kështu fjalët e greqishtes së vjetër drapanon, kerasia, spileon, në shqip dalin drapër, qershi, shpellë; në
latinisht arvum, vicinium, impertorem në shqip arë, fqinj, mbret; në sllavisht glob, opanak, ravnica në shqip gjobë, opingë, rrafshë.




Gjithsesi gjatë periudhës që vendi ynë, kultura jonë, gjuha jonë, ishin
nën influencën e kulturës e të gjuhës latine, greko-bizantine, sllave,
turke
gjuha
shqipe ka ruajtur origjinalitetin e vet si gjuhë indoevropiane me
strukturë fonetike, gramatikore e leksikore të veçantë.




Në historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve Rilindja shqiptare (XIX-XX)
zë një vend të veçantë
Gjatë
kësaj periudhe, problemet e gjuhës u bënë pjesë përbërëse e programit
të Rilindjes shqiptare, e cila, me alfabetin e Shoqërisë së Stambollit
(1878) hodhi bazat për zgjidhjen e problemit të alfabetit të gjuhës
shqipe, i cili përfundimisht u zgjidh në Kongresin e Manastirit më
1908. Në bazë të alfabetit të gjuhës shqipe është alfabeti latin.



Dokumentet e para të shkruara të shqipes i përkasin shekullit XIV

Libri i parë i shkruar është "Meshari" i Gjon Buzukut që i përket
gjysmës së dytë të shekullit XVI(1555). Ka mundësi që tradita e
shkrimit të shqipes të ketë qenë më e vjetër. Shqipja është shkruar në
dy dialekte kryesore, në gegërisht dhe në toskërisht. Vepra e parë
toskërisht është "E mbësuame e krieshterë", shkruar nga Lukë Matrënga
dhe botuar në Romë më 1592. Shqipja ka vazhduar të shkruhet në dy
dilekte deri më 1972, kur toskërishtja letrare u shpall gjuhë letrare
kombëtare ose gjuhë letrare e njësuar ose më mirë gjuhë standarte.
[/size]



[/b]
këtë rubrikë të faqes sonë do të merremi kryesisht me trajtimin e
MORFOLOGJISË dhe të DREJTSHKRIMIT të shqipes pasi mendojmë se janë
kollonat kryesore të gjuhës. Pjesët e tjera që marrin pjesë në
strukturën e gjuhës si Fonetika që merret me studimin e veçorive të
artikulimit të tingujve, Leksikologjia që merret me studimin e fjalëve
dhe lidhjeve që ato kanë ndërmjet tyre. Semantika që merret me kuptimin
e fjalëve dhe kuptimin e thënieve që rrjedh nga përdorimi i këtyre
fjalëve dhe nga ndërtimi i tyre sintaksor. Sintaksa që merret me
studimin e funksioneve dhe strukturave.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
 
Gjuha SHqipe (hyrje)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indo-evropiane
» Dialektet e gjuhës shqipe
» Studimet për gjuhën shqipe
» Fillimet e shkrimit të gjuhës shqipe
» Ketu postoni POEZI shqipe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Gjuha Shqipe-
Kërce tek: