Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Origjina e Emrit KOSOV

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dardani
Administrator
Administrator
Dardani


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

Origjina e Emrit KOSOV Empty
MesazhTitulli: Origjina e Emrit KOSOV   Origjina e Emrit KOSOV EmptySat May 30, 2009 3:45 am

Pasi e pashe qe ishte bere pyetja rreth origjines se emrit Kosove e
gjeta nje artikull ne internet dhe po e postoj ketu shpresoj qe ky
artikull t'i sqaroj keqkuptimet rreth emrit KOSOVe.


Truda, Terdevci dhe Tushila jane forma shume me te hershme se horonimi
Kosovo, qe, nga sa duket, eshte vetem nje calque linguistique i tyreo
Te burimit latin jane dhe toponimet Vragoli, Smolice, Smolushe, Slovi,
(E)Skivian, Glogovia, etj.

Mendojme se nga toponimet e para qe meriton nje trajtim te denje eshte
emervendi i fshatit Vragoli, i cili, nga sa mund te shihet, pesoi
pernderrime nga me te euditshmet. Megjithate, po te vihet ne nje
kontekst me te gjere toponimik, mund te vihet re lehte se trajtja e tij
e kryehershme ka qene Oracola me kalimin e o-se nistore te latinishtes
ne vo-/va-, si dhe ve- (khs. oleum > voj/vaj, orphanus > i
vorfen/i varfen, orbus > i verber, opus, -eris > veper, qe ka
prekur edhe sllavizmin ubog> i vobek>i vapek).

Por, derisa ne toponimine shqiptare ai u ruajt ne nje forme me
konservative tek emervendi Frakull, ne Kosove, ai pesoi ndryshime te
ndjeshme, duke iu pershtatur se pari ndjenjes gjuhesore sllave, qe e
kishte lidhur ate me fjalen vrag 'djall', kurse me vone ndjenjes
gjuhesore turke me prapashtesen -li. Gojedhenat e ndryshme sllave se
aty paska qene vendi i djajve jane vetem gojedhana, sepse nuk dihet,
qofte ne toponimine sllave, qofte ne ate boterore se djalli ka mundur
te jete baze motivuese e ndonje emervendi, kurse, sie deshmon toponimi
shqiptar Frakull < Farakull, si dhe realiteti historik, orakujt kane
luajtur nje rol tejet te madh ne jeten shpirterore, madje dhe ushtarake
e politike te popujve antike. Te kjo baze motivuese dyshojme se do euar
edhe kerkimi i etimonit te emervendit tjeter ne Shqiperi, Vrakes <
Varaka < Oracullum e jo nga bara 'kenete' sie mendojne studiuesit
sllave. Tekefundit, ekzistenca e kishave te vjetra ne dhe prane ketyre
lokaliteteve eshte edhe nje deshmi e forte e ekzistimit edhe te
tempujve te ndryshem antike.

Nje toponim, qe ka terhequr qe moti vemendjen tone eshte emervendi i
fshatit Trude, i cili, me sa duket, ka qene baze motivuese e kalkimit
ne gjuhet sllave te horonimit Kosove. Ne dokumentet osmane permendet
trajta me metateze Trudna (Pulaha, 670), sajuar nga shumesi i shqipes
ne -na (khs. uj + -na, vaj+ -na, drith + -na), e po kete e pohojne edhe
te ashtuquajtur studiues sllav (Urosheviq, 142), qe nuk eshte kurrfare
baze motivuese per nje emervend. Ekzistimi i Trudes se Vjeter me
mikrotoponimet Arat e Kishes, Kroi i Kishes dhe fakti se ky vendbanim
qe i banuar qe prej kohesh me te lashta me shqiptare te fisit shale dhe
se vetem pas Serbise se Pare ne te u vendosen dy-tri shtepi
kolonistesh, tregon se kemi te bejme me nje jo fshat, por katund te
hershem mesjetar, i cili, sikunder dhe emri i fshatit, ngjitur me te,
Prugovc < Purg+ -ovac , pesoi metatezen e njohur te likuideve u - r
> r - u. Pra, forma e kryehershme e emervendit Trude qe Turdna.
Forma me metateze eshte me e re dhe, fale saj, nuk kemi evoluimin e
grupit -rd- > -rdh-.

Te dokumentuar per here te pare historikisht ne formen e tij te vertete
e gjejme ne letren e sundimtarit te Vilajetit te Kosoves, Jashar Pashe
Gjinollit, ketij Justiniani te dyte shqiptar, drejtuar sulltanit me 19
shkurt 1832, ne formen TORDINA (KPV, 138).

Trajta sllave, Trudna, qe eshte nje trajte me metateze e Turd + -na,
duket te jete me e vjeter se trajta Tord + -ina, sepse Turdus eshte nje
fjale e latinishtes klasike, kurse tordo 'mellenje' dhe tordela
'mellenjez' jane fjale te leksikut neolatin. Po ketu do kerkuar edhe
burimi i kuptimit te fshatit te Kosoves Terdevc < Turd +
prapashtesen sllave -evac. Erresimi i zanores u ose o ne e u krye per
shkak te zhvendosjes se theksit ne rrokjen e fundit. Nje trajte
gjuhesisht me e lashte ruhet tek emervendi Tushile < Turdus + prap
-ile, qe eshte nje prapashtese zvogeluese, perftuar me gjase nga ajo
latine -ella. Kete e verteton edhe toponimi i kalkuar i fshatit ngjitur
me te Tica < Ptica. Per ekzistimin e kesaj trajte deminutivale
deshmon edhe italianizmi i cekur me siper - Tordela. Te gjitha keto
rrenje latine dhe neolatine na shtyjne te perfundojme se toponimi
Kosove eshte ne te vertete nje kalk i toponimeve te shumta krijuar me
apelativa latine dhe neolatine. Ne traditen toponime shqiptare ekziston
edhe emervendi Zogaj, qe sipas mendimt tim duhet te kete dale nga
togfjaleshi Zog i Zi 'turdus merula' (khs. anglisht blackbird 'zog i
zi, turdus merula').

Tekefundit, sikunder pohon edhe Nushiq (f. 10), ne dokumentet latine te
shekullit XIV, vendi ku mendohet se u zhvillua Beteja e Kosoves me
1389, njihet si Campus turdorum dhe Campus merularum. Gjuhetari kroat,
P. Skok, emrin Kosovo e sheh si nje emerzim te gjinise asnjanese nga
forma mbiemerore ne -ov kosov (f. 160). Sipas studiuesit turk Hasan
Eren, si fjala gjermane Amselfeld, si ajo latine Campus Turdorum, si
ajo hungareze Rigomezo jane nje calque linguistique e togfjaleshit
sllav Kosova Polje.(www.tdk.tr).
Me kete rast po theksojme se ne sallnamet (vjetaret) e ndryshem osmane,
kryesisht te shekullit XIX, perdoret togfjaleshi Kosova Ovase 'Fusha e
Kosoves'.

Por, nese e pranojme faktin e pamohueshem historike se shume perpara
sllaveve ne keto troje ishin romaket, te cilet, pas nje sundimi te
gjate ia dolen pjeserisht te krijojne nga popullsia autoktone, fale
ndikimit te fuqishem edhe te fese katolike, elemente latinishtfoles,
atehere vihet re lehte se forma shume me te lashta jane toponimet e
krijuara nga apelativat latine.

Ky toponim, qe mori me vone karakter horonimi, u politizua teper shume.
Per shkallen e politizimit te tij, po permendim nje citat te profesorit
te degjuar te se drejtes nderkombetare prof.dr. F. Myncel nga studimi i
tij "Pavaresia e Kosoves sipas se drejtes nderkombetare", qe tronditi
perfaqesuesit e propagandaes gjenocidale serbe ndaj Kosoves: "Keshtu
psh. Radomir Lukic: "Rendesia e betejes se Fushekosoves, Pravni Zivot
[gazete e fakultetit juridik te universitetit te Beogradit] 1989/6-7,
fq.957. Sipas "Mitit" heronjte serbe te rene ne Fushekosove jane kthyer
ne Mellenja dhe vajtojne ne kengen e tyre disfaten. Prej atje na vika
edhe emri Fushekosove (kos eshte fjala serbe per mellenje), qe nuk
paskesh asgje shqiptare dhe kjo provokesh se Kosova qenka toke serbe.

Sidoqofte ne "fushen e mellenjave" nuk ka fare mellenja, ata deri para
ca kohesh nuk kishin ardhur kurre kaq ne jug sepse jane zogj pyjesh.
Kurse "fusha e mellenjave" eshte nje toke e rrafshet pjellore dhe e
kultivuar. Emri Kosove ka shume me teper mundesi te vije nga fjala
"kosit/kositi", e cila ka pothuaj te njejtin kuptim ne te dy gjuhet. Ne
shqip kjo eshte fjale e huazuar nga serbishtja (nje prove tjeter e
kontakteve te gjata mes popujve). Historia e mellenjave tregon se
"Miti" eshte shpikur nga persona qe nuk i njihnin aspak as zogjte e
Kosoves dhe as vete Kosoven.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://riniafr.albanianforum.net
 
Origjina e Emrit KOSOV
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» DIsa Linka Per Desinger Te Emrit
» Origjina
» Origjina e Ilir?ve
» U zbulua origjina e smundjes AIDES(sida)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Historia-
Kërce tek: