Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Origjina e Ilir?ve

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Dardani
Administrator
Administrator
Dardani


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

Origjina e Ilir?ve Empty
MesazhTitulli: Origjina e Ilir?ve   Origjina e Ilir?ve EmptySat May 23, 2009 12:59 pm

Popujt qe u bene me te njohur ne
hisatorine e lashte te Ballkanit jane
greket, iliret dhe traket. Iliret, si trashegimtare te
pellazgeve, jane
nder banoret me te lashte te Gadishulit Ballkanik. Ata jane autoktone.
Kulturen, gjuhen dhe tiparet antropogjike iliret i formuan
ne vendin e
tyre, ne pjesen perendimore te Gadishullit te Ballkanit,
aty ku
shkrimtaret antike i permendin ne veprat e tyre. Trevat e shtrirjes se
popullsise ilire jane mjafte te gjera; ato perfshijne te
gjithe pjesen
perendimore te Gadishullit, ne veri, e diri te gjiri i
Ambrakise
(Preveze), ne jug, kurse ne lindje deri te tokat perreth
liqenit Lyhind
(liqeni i Ohrit). Grupe te veeanta iliresh u vendosen edhe ne
Italine e
Jugut. Keto jane fiset mesape dhe japige. Emri ietnik ILIR
shfaqet ne
veprat antike qe ne shek. V.p.K., kurse emrat e disa
fiseve ilire
fillojne e permendes qe ne shek.XII p.K. nga Homeri. Por
koha e
formimit te etnosit ilir eshte shume e lashte. Fillimet e
origjines
ilire jane qe ne mesin e mijevjeearit te dyte p.K., qe nga
periudha e
bronzit te mesem, kur fillojne te formohen tiparet etnike
ilire. Ne
epoken e hekurit (mijevjeeari i fundit p.K.) iliret u
formuan
plotesisht, duke trasheguar nga epokat me te hershme
eneolitike dhe te
bronzit tipare kulturore gjuhesore e antropologjike
etnike. Teoria e
vjeter qe i ben iliret te ardhur nga Evropa Qendrore, ne
shekujt XII-XI
p.K., eshte rrezuar nga studimet e kryera pas Luftes se
Dyte Boterore.
Vete fakti qe varrimet me urna, karakteristike per popujt
e Evroper
Qendrore, nuk jane tipike per trevat e shtrirjes se ilireve,
por
ndeshen vetem ne zona te kufizuara, te rralla, deshmon
kunder teorise
se ardhjes se ilireve ne Ballkan nga veriu. Gjurmet e
kulturave te
Evropes Qendrore, qe ndeshen ne Iliri, jane rezultat
i kontakteve
kulturore, tregtare e te levizjes se artizaneve te punimit
te metaleve.





2.Fiset kryesore Ilire


Nder fiset me te permendura ilirie jane taulantet, adrianet,
dardanet,
dalmaret, albanet, penestet, moloset, kaonet, thesproret
etj.

- TAULANTeT: Banonin ne zonen e Adriatikut, qe nga lumi
Vjosa, deri ne
prapatoken e Dyrrahut. Ky
fis luajti nje rol shume te rendesishem ne
historine ilire te shek. IV-III p.K., duke u vene ne krye
te shtetit
ilir, te cilin e kishin krijuar me pare enkelejte. Ne trevat e
taulanteve me vone shfaqet fisi i Albaneve dhe i Parthineve.

- ENKELEJTe: Banonin ne krahinat perreth liqenit te Ohrit.
Ata krijuan
dinastine e pare te Mbreterise Ilire, ne fund te shek. V
p.K. Nje nga
qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ata
nuk permenden
me. Ne trevat e fisit te enkelejve permenden edhe dasaretet.
Enkelejte
kane qene peshkatare te zote.

- DASARETeT: Jane nje fis i madh ne Ilirine Juglindore. Njiheshin
ne
lashtesi sidomos per prodhimin e dritherave te bukes. Nje
qytet me te
njohura ishte Pelioni (qyteza ne Selce te Poshtme te
Pogradecit). Qytet
tjeter i madh i ketij fisi ishte edhe Antipatra (Berati).

- ALBANeT: Banonin ne prapatoken e qytetit te Dyrrahut. Kryeqendra
e
tyre ishte Albanopoli (Zgerdheshi i Krujes). Fisi i albaneve
i dha
emrin e vet shqiptareve, gjate mesjetes se hershme, kur
ata njihen si
albane, arber.

- ARDIANeT: Fillimisht shtriheshin rreth gjirit te
Rizonit dhe te lumit
Neretva. Ardianet e shtrine pushtetin e vet ne te gjitha
krahinat e
tjera qe me pare ishin nen sundimin e taulanteve. Ardianet
luajten nje
rol shume te madh ne lufterat kunder pushtusve romake,
gjate
shek.III-II p.K., ne kohen kur sundoi dinastia ardiane e
Mbreterise
Ilire. Kryeqendra e ardianeve ishte Shkodra.

- DARDANeT: Ishin fisi me i madh ilir qe u vu ne krye te
Mbreterise
Dardane,, ne Ballkanin Qendror, kryesisht ne Kosove. Dy
fise te tjera
dardane te njohura ishin thunatet dhe galabret. Qyteti me
i rendesishem
i dardaneve ka qene Damastioni, i njohur si kryeqender e
nxjerrjes se
metaleve. Dardanet permenden si luftetare te forte xehtare
shume te
mire, blegtore dhe tregtare te njohur.

- DALMATeT: Banonin ne brigjet e Adritikut. Ishin blegtore
te njohur;
shquheshin per punimin e llojeve te ndryshme te veshjeve
prej liri e
leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika ne shekujt e pare
u perdor
edhe nga aristokracia romake, prej nga kaloi edhe ne
veshjen rituale
kishtare. Qyteti me i njohur i tyre ka qene Delmini.

- PENESTeT: Banonin ne luginen e Drinit te Zi e perreth
saj. Permenden
per here te pare ne vitet 170-169 p.K. Luajten rol te rendesishem
ne
Luften e Trete Ilire- romake. Perfshiheshin ne Mbreterine Ardiane.
Kishin 14 qytete e keshtjella, nder te cilat permenden
Uskana, Oeneu,
Draudaku etj. Meqenese pranuan garnizone romake ne qendrat
e
tyre,maqedonasit ua shkretuan vendin.

- MOLOSeT: Jane nje nga tri fiset kryesore qe banonin ne
qender te
Epirit antik dhe qe luajten nje rol shume te rendesishem
drejtues ne
historine e lindjes dhe te formimit te shtetit te Epirit.

- KAONeT: Ky fis epirot kishte shtrirje te gjere, qe nga
lumi Thyamis
(sot lumi Kallama), deri ne lugine e Drinosit, ne Gjirokaster,
Kryeqendra e kaoneve, Foinike (Finiqi i Sarandes), ne
shek.III p.K. u
be kryeqendra e gjithe shtetit te Epirit. Qytet tjeter i
madh i kaoneve
ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastres).

- THESPORTeT: Banonin ne Epir, ne jug te lumit te sotem
Kallama, deri
ne gjirin e Ambrakise. Permenden ne shkrimet e lashta qe
nga shek.
V.p.K., si fis qe sundoheshin nga dy kryetare te zgjedhur edo
vit nga
gjiri i parise.



3. Vendbanimet dhe varrezat Ilire


Vendbanimet ilire te periudhes se hekurit (shek.XI-V p.K.)
ndodhen ne
vende te ngritura kodrinore e malore, ku kishin edhe nje
mbrojtje te
sigurt natyrore. Perreth tyre kalonin rruget tradicionale
te
komunikimit. Disa prej tyre ishin vazhdim i bnimeve me te
lashta,
bronzit e fillimi i epokes se hekurit. Vendbanimet ilire
ishin te
fortifikuara dhe te hapura. Vazhduan te perdoreshin edhe
vendbnime te
tipit palafit. Tipi i pare i vendbanimit ishte i
fortifikuar me mure
prej guri ose me rrethim te drunjte. Kishte edhe
vendbanime te
rrethuara me ledhe prej dheu. Qteza e Gajtanit (ne afersi
te Shkodres)
eshte vendbanimi me tipik per trevat e Ilirise se Jugut.
Ajo eshte e
ngritur mbi nje lartesi jo te madhe. I gjithe vendbanimi eshte i
fortifikuar me mure guri te trasha rreth 3 m. Dy faqet e
murit jane te
punuara me mure guri te thyer. Fortifikimet ne kete
kohe nuk kane qene
te pajisura me kulla mbrojtese. Porta e vendbanimit te
Gajtanit eshte e
punuar me gure te medhenj, te latuar me mire. Banesat kane
qene prej
druri, ne trajte kasollesh, te ngritura ne faqet e malit,
brenda
sistemit fortifikues. Siperfaqja e ketyre vendbanimeve eshte
4-5 ha. Ka
edhe vendbanime me permasa me te medha, deri ne 15 ha. Vendbqanimet
e
kesaj kohe kane pasur ekonomi fshatare, me nje artizanat te
zhvilluar
te qeramikes e te metaleve. Menyra karakteristike e
varrimit per iliret
ishte varrimi ne tuma, ne kodra artificiale prej dheu. Permasat
e
ketyre tumabe shkojne ne lartesine 0,50-4 m, kurse
diametri nga 15-32
m. Ne mesi e edo tume ndodhej varri qendror, varrimi i pare.
Ai vihej
ne siperfaqe te tokes ose i futur ne taban. Here-here ky
varr rrethohej
me nje unaze te madhe prej guresh. E gjithe kjo siperfaqe
mbulohej me
dhe e gure, duke krijuar nje koder ku vazhdonin te beheshin
varrimet.
4. Kolonite
helene ne Iliri Helenet themeluan kolonite e para te tyre
ne brigjet e Jonit dhe te Adriatikut Lindor, ne shek. VIII
p.K. ne
Ambraki (Arte) dhe ne Korkyre (Korfuz), ku qene vendosur
tregtaret
librune, te cilet kishin zbritur nga viset veriore te Ilirise. Ne vitin
627 p.K. helenet themeluan Dyrrahun (Durresi), kurse ne
vitin 588 p.K.
themeluan Apolonine (Pojani i FIerit), mbi bazen e vendbanimeve
me te
vjetra ilire. Me vone themeluan edhe koloni te tjera si
Farin (Hvar),
Isen (Vish) dhe Korkyren e Zeze (korculla). Themelimi i
kolonive ndikoi
ne rritjen dhe ne zhvillimin e tregtise se ilireve me boten
helene dhe
ne futjen e kultures helene ne trevat e Ilirise. Dyrrahu,
qe mbante
edhe emrin Epidamm, qe ne shek. V p.K. u kthye ne nje
qytet-shtet
(polis) te zhvilluar. Interesat e medha qe kishte Greqia per
kete qytet
bene qe per shkak te grindjeve qe kishin plasur ne Dyrrah,
te fillonte
lufta e Peloponezit, e cila ferfshiu Greqine dhe vazhdoi per
30 vjet
rresht. Iliret lejoheshin te vendoseshin ne Dyrrah,
prandaj kjo koloni
pati nje numer te madh iliresh. Dyrrahu shume shpejt u
shnderrua ne nje
port te rendesishem dhe u njoh si porti me i madh i
Adriatikut. Qe ne
shek. V.p.K ky qytet preu monedhen e vet prej rgjendi. Cicerroni
i
thote se Dyrrahu u kthye ne koloni romake. Apolonia ishte
qyteti me i
madh nder 30 qytetet qe ne antikitet mbanin kete emer.
Edhe ky
qytet-shtet, qe ne shek. V.p.K. preu monedhen e vet te
argjende, e cila
u perhap shume ne Ballkan e jshte tij. Apolonia nuk ishte
vetem qender
e rendesishme ekonomike, por edhe qender kulture. Ketu
vinin edhe nga
vende te tjera per te mesuar. Cicerroni e quan Apolonine "qytet
i madh
e hijerende". Ketu, shtu si ne Dyrrah, lulezuan
skulptura, mazaiku dhe
muzika. Per rendesine e madhe qe kishte, Apolonia u be arne
luftimesh
ndermjet ilireve, epirioteve, maqedonasve e romakeve.


Edituar për herë të fundit nga Admin në Sat May 23, 2009 11:46 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://riniafr.albanianforum.net
H.iT
Webmaster
Webmaster



Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

Origjina e Ilir?ve Empty
MesazhTitulli: Re: Origjina e Ilir?ve   Origjina e Ilir?ve EmptySat May 23, 2009 11:06 pm

Te Lutem I zEvendeson ? me ë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
Albani
Administrator
Administrator



Numri i postimeve : 354
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 34
Vendodhja : Ferizaj - Kosovë

Origjina e Ilir?ve Empty
MesazhTitulli: Re: Origjina e Ilir?ve   Origjina e Ilir?ve EmptyTue May 26, 2009 5:18 pm

Nuk eshte me rendesi a e a ë me rendesi eshte qe ne por edhe anetaret e kuptojne temen se per qka po flitet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Origjina e Ilir?ve Empty
MesazhTitulli: Re: Origjina e Ilir?ve   Origjina e Ilir?ve Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Origjina e Ilir?ve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Origjina
» Origjina e Emrit KOSOV
» U zbulua origjina e smundjes AIDES(sida)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Historia-
Kërce tek: